Forumi Horizont Gjithsej 75 faqe: « E parė ... « 10 11 12 13 14 15 16 17 18 [19] 20 21 22 23 24 25 26 27 28 » ... E fundit »
Trego 75 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shqiperia, traditat kulturore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=114)
-- 100 vjet pavarėsi apo 100 vjet vetmi? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18694)


Postuar nga Misha datė 22 Nëntor 2012 - 10:52:

Fytyra e pistė e Pavarėsisė


Do mė pėlqente qė sheshi i koncertit tė Pavarėsisė tė mbetet bosh. Si vetė festa. Tė mbesnin vetėm fytyrat e Pavarėsisė mes 1000 deshėve tė therur, paēka se 4 desh mund tė mjaftonin nė atė Bulevard). Por, druaj se askush nuk do t’i rezistojė tundimit pėr njė dozė xhamadani patriotik falas.

Nga Koloreto Cukali

Vendi ku gjej emocionin mė tė madh atdhetar sė fundmi janė lokalet me muzikė live (pub-e a club-e, rrallė janė tė identifikueshme qartė se ē’“zhanri” i pėrkasin). Njerėz tė djersitur nga avujt e alkolit dhe tė tollovisė bėrtasin me zėrat e ngjirur “xhamadanin vija-vija”. Nė momentin e duhur, kur eksitimi ka arritur nė tavan, del edhe njė flamur i madh qė tundet. Brohorima e xhamadan, aq sa tė tėrė i kap njė pėrlotje patriotike.

Pyes veten, pse kėndojnė? Pse bėrtasin e pėrloten pėr Shqipėrinė nė lokal? Kur tė dalin nga ajo sallė tė tėrė do shkojnė nė shtėpitė e tyre, pėr tė vazhduar jetėt e tyre tė mbushura me zgjedhje (jetėsore) tė korruptuara. Nesėr, do t’i kthehen rutinės sė tyre duke u bėrė pjesė e ingranazhit qė e ka shqyer Shqipėrinė si njė rreckė vija-vija. Nesėr do ngrihen herėt t’u bien pas masterave tė rremė a CV-ve tė rreme; tė kapin miqtė pėr tė rregulluar “ato gjėrat” qė i dinė vetė ata; tė shohin mos bėjnė ndonjė lek; tė shohin a ka mbetur ndonjė vrimė e sistemit pa ngulur pipėn pėr tė thithur padrejtėsisht pėrfitime. Ajo qė e kujtojnė ‘pipė’ dhe ajo qė u duket si ‘sistem’ lehtėsisht i abuzueshėm, nė fakt ėshtė trupi i Shqipėrisė. S’po ju them se ēfarė thithin ato pipa. Shoh njerėzit qė tėrbohen me patriotizėm nė lokale (pub-e a club-e, rrallė janė tė identifikueshme se ē’“zhanri” i pėrkasin) dhe shoh pastaj fytyrat me tė cilat po shkojmė drejt 100 vjetorit tė Pavarėsisė.

Emblema e pushtetit

Unė nuk preferoj tė merrem me individė, sepse e keqja e kėtij vendi shkon pėrtej individit. Ama, tė paktėn 1 herė nė 100 vjet mund tė bėjmė njė rezyme njerėzore, e tė merremi pak dhe me figurat. 1 herė nė 100 vjet, mund ta shohim veten nė sy e tė pranojmė se e liga nė kėtė vend pėrfaqėsohet nga disa njerėz, mė saktė nė mėnyrėn sesi e pėrdorin pushtetin ata njerėz. Nuk mė harrohet njė mik qė mė thoshte qė Berisha ėshtė tip interesant tė rrish tė bėsh bisedė tė lirė (qė nuk e di nėse bėn mė, ja se nuk i kanė mbetur mė bashkėbisedues qė t’i rrinė afėr pėr tė shijuar biseda tė lira, ja se vetė termi “i lirė” duhet t’i japė tension). Unė e besoj kėtė. Por, pėrtej njeriut interesant e inteligjent Berishė (mė inteligjenti nga tė gjithė, thoshte njė plak nė autobus – dhe po, unė eci dhe me autobus) ėshtė mėnyra sesi ai pėrdor pushtetin.

Dhe nė kėtė kuadėr, fytyrat e Pavarėsisė tonė janė tė pista

1 herė nė 100 vjet, ėshtė mirė tė mos merremi me sistemin por me njerėzit, me mėnyrėn si ata pėrdorin pushtetin. Nė kėtė moment qartėsie, meqenėse unė nuk kėndoj xhamadan e nuk pėrlotem nė lokal pėr Shqipėrinė, mund ta shoh qartė si po shkojmė drejt pavarėsisė. Ne po shkojmė me Sali Berishėn, me Ilir Metėn, me Edi Ramėn, me Fahri Balliun, me Lulzim Bashėn, dhe nuk e keni vėshtirė pėr ta vazhduar vetė listėn nėn secilin. Ēfarėdo pėrpunimi t’i bėhet “xhamadanit” kėta mbeten realisht fytyra e Pavarėsisė. Pėr tė ditur se ēfarė pėrfaqėsojnė, njė analizė tė thjeshtė pėr kėto 100 vjet mund ta bėjė kushdo.

Fytyra e kartėmonedhės 100-she

Pas 100 viteve, ne kemi bjerrur. Me pėrjashtim tė televizorėve dhe elektrifikimit, gjithēka duket mė keq. Pas 100 viteve, Shqipėria nuk ėshtė e jona. Shqipėria u pėrket njė grushti njerėzish. Malet, lumenjtė e lisat nuk janė mė ato tė Naimit; pas 100 vitesh, janė rrethuar, mbuluar e masakruar me pėrbindėsha prej betoni. Para 100 vitesh, njė burrė ishte i barabartė me njė burrė. Sot, edhe 1 fėmijė mund tė jetė i pabarabartė me 100 mijė burra, varet se fėmija i kujt ėshtė. Deri dhe gjakmarrja tani pas 100 vjetėsh ėshtė mė keq, mė paburrėrore, mė e ligė. Ajo ėshtė kthyer nė njė mjet dhune e shantazhi nė vend se njė peshore kanunore e sė drejtės. Edhe pas 100 vjetėsh, feja e shqiptarit nuk ėshtė shqiptaria.

Pas 100 vitesh, jemi ende anės sofrės sė pangrėnė, anės lumit tė palarė, anės dijes… madje mė keq, i kemi mbushur mendjen vetes se jemi tė ngopur, tė pastėr e tė ditur. Para ndonja 100 vitesh kishte njė grup idealistėsh qė ėndėrronte, shpresonte dhe punonte duke falur veten pėr Shqipėrinė. Tani, “Punėtorėve tė Rilindjes” ua kemi hequr dhe emrin te rruga, pėr t’ia vėnė dikujt qė ka interes Partia. U deshėn 100 vjet pėr tė vrarė idealizmin. Vrasėsit janė fytyrat me tė cilat po shkojmė drejt 100 vjetorit tė Pavarėsisė.

Fytyra qesharake e Pavarėsisė

Standarti i ri shoqėror i sheh idealistėt si budallenj. Nė rastin mė tė mirė si naivė. Ata qė korruptohen, dhe janė shumė, tallen herė me tė keq e herė me dashamirėsi me ata qė nuk duan tė pėrlyhen. Dhe po flas pėr korrupsion tė shpirtit, jo thjesht pėr videon me bllok shėnimesh. Kalamajtė qė pinė cigare pėrpiqen me ēdo mėnyrė t’ua mėsojnė dhe shokėve tė tyre qė nuk e shkelin rregullin, thjesht se i bezdis prania e dikujt qė ėshtė moralisht mė superior (tek cigarja, tė paktėn), me tė njėjtin entuziazėm 3 milionė tė korruptuarit e kėtij vendi pėrbuzin ata pak qė nuk konformohen nė korrupsion. Fytyra e tyre, fytyra e idealistėve, e atyre qė besojnė tek njė Shqipėri e mirė, janė fytyra qesharake e Pavarėsisė.

Mė praktikėt e shohin se ēfarė po ndodh. Nesėr, kur pushteti tė bėjė rotacionin e vet, gjithēka e bėrė deri mė sot do tė konsiderohet si “janė bėrė ca gabime”. Tė tjerėt qė do vijnė, do vijnė pėr tė bėrė dhe ata “gabimet” e tyre. Pas rotacionit, dėshira pėr “vendetta” do bjerė, vjedhjet e abuzimet do tė parashkruhen, ata qė morėn copat e xhamadanit do tė vazhdojnė t’i gėzojnė. Pragmatistėt dhe inteligjentėt e parashohin qė kėshtu do ndodhė. Nė njė spirale qė nuk mbaron kurrė, pėr poshtė.

Entuziazmi patriotik me flamuj, me kombėtare e me xhamadanin vija-vija, ėshtė njė show perfekt i asaj qė jemi. Na pėlqen qė tė marrim njė dozė tė lehtė e tė padėmshme dashurie pėr Shqipėrinė nė pub a club (rrallė janė tė identifikueshme qartė se ē’ “zhanri” i pėrkasin) si puna e atyre qė firmosin njė peticion kundėr dhunės nė Internet, pėr tė menduar se e bėnė pjesėn e tyre. Prandaj habiten kur i shohin qė ngjiren nė lokalet live. Ne nuk kemi asgjė pėr tė gėzuar nė kėtė Pavarėsi. Asgjė pėr tė kėnduar. Asgjė pėr tė festuar. Ne, jemi ende nė pikėn 0.

Zeitgeist

Unė mendoj se ka vetėm njė rrugė pėr tė rifilluar nga zero. Nėse ėshtė e vėrtetė ajo qė thotė Konica qė kėtė vend e ndėrtuan idealistėt… unė nuk shoh rrugė tjetėr pėrveē kėsaj. Nuk mund tė ketė asnjė rilindje nėse nuk ka brenda idealizėm tė pastėr (budalla e naiv, siē e konsiderojnė shumica). Kjo kohė ndoshta nuk ka ardhur akoma. Me sa shoh, askush nuk e konsideron idealizmin si armė pėr tė bindur votuesit e pėr tė ndėrtuar pushtetin. Por, ky vend nuk mund tė rilindė nėse nuk vendoset njė frymė e re, e bazuar mbi idealizmin e sado pak vetėve, edhe pėrkundrejt njė shumice tė korruptuar. Shqipėria nuk bėhet me kompromise. Ēdo justifikim ėshtė vetėm dredhė pėr tė mos i shkuar deri nė fund.

Koncerti i “Bulevardit”

Do mė pėlqente qė sheshi i koncertit tė Pavarėsisė tė mbetet bosh. Si vetė festa. Tė mbesnin vetėm fytyrat e Pavarėsisė mes 1000 deshėve tė therur (4 desh mund tė mjaftonin nė atė Bulevard). Por, druaj se askush nuk do t’i rezistojė tundimit pėr tė marrė njė dozė xhamadani patriotik falas. Prandaj, mirupafshim nė Shqipėrinė e lirė, siē thotė njė miku im aktor: “e lirė”, nė kuptimin “cheap”.


  Gjithsej 75 faqe: « E parė ... « 10 11 12 13 14 15 16 17 18 [19] 20 21 22 23 24 25 26 27 28 » ... E fundit »
Trego 75 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.