Forumi Horizont Gjithsej 13 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 126 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Zgjedhjet Parlamentare 2013 (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18743)


Postuar nga Vizioner datė 15 Maj 2013 - 18:27:

Zgjedhjet Parlamentare 2013

Sontazh - Diskutime - Opinione


Postuar nga Vizioner datė 15 Maj 2013 - 18:43:

Ja kandidatet e mundshem per 12 Qarqet

Lista e kandidateve te PD, PS, LSI, FRD e AK per zgjedhjet e 23 qershorit 2013


Postuar nga lezhjani-82 datė 15 Maj 2013 - 22:24:

Bravo vizioner sot po mendoja te hapja nje sondazh per ke mendoni se do fitoj ose per ke do votoni do ishte me mire, se FRD dhe AK nuk mund te bash pytjen se a do fitojn. AZ se mora vesh ca esht...pastaj mund te kishim vendosur kualicioni i majte i djathte, FRD dhe AK.


Postuar nga Piktor datė 15 Maj 2013 - 23:29:

Besoj sipas llogarive te mia te fitoje e majta, nejse qofsha i gabuar.
Duke llogaritur qe Ps nuk merr asnje pike me shume se ne 2009 dhe faktor rrites artificial mbetet Lsi. Shoh nje rezultat te ngushte 71 apo 72 deputete Ps, lsi dhe pbdnj.
Nese pbdnj arrin te beje dy deputete dhe lsi ruan performancen e 2009.
66+4+2
Nese lsi nga demi qe mund ti shkaktoje Prifti merr vetem 3 deputete dhe pbdnj konfirmon vetem 1 deputet duke pare dhe rrezikun e votave qe mund te marre Malaj ne Vlore rezultati mund te dale barazim. 70 me 70 dhe vetem nese Topi arrin te behet deputet ne Tr mund te ndryshoje balancen ne favor te opozites.
Ne Vlore, Fier dhe Berat ku pritshmeria ishte me e madhe per mandat plus jane reduktuar teper, prej Malaj, Priftit dhe Braces se spostuar.
Ky ligj zgjedhor nuk prodhon mazhoranca absolute. Ideale max eshte 75 deputete, rralle mund te beje 77 dhe pothuajse kurre 80.
Gjithsesi varet nga koalicionet mazhoranca dhe kurre nga nje parti e vetme.


Postuar nga kurt datė 16 Maj 2013 - 01:29:

As sja haberrin si behen kto zgjedhjet ne shqiperi.
A do thote se do zgjedhet nje kryeminister i ri ksaj radhe!?


Postuar nga Fajtori datė 16 Maj 2013 - 05:51:

Domethene qe me 24 qershor do plasi sherri per zgjedje te vjedhura dhe me 25 do bien te gjithe dakort qe ligji zgjedhor duhet ndryshuar.

me ligjin aktual kane imituar Italine e Berluskonit ku njerezit votojne per kapon dhe kapo vendos fatin e zi te servileve qe i shkojne prapa. Deputeti eshte vetem nje ushtar i emeruar dhe zgjedhur nga kryetari. Ligji qe kishim me pare ishte shume me i hajrit, krijonte figura te qarta ne parlament dhe jo ushtare bensike si parlamenti aktual apo ai qe do vije.


Ne aspektin moral (jam pak jashte teme po s;ka teme tjeter per zgjedhjet) keto zgjedhje krijojne vazhdimesi per batakcinjte. Njerez si Ilir Meta qe tani duhet te ishin ne burg po dalin me te forte se kurre nga levizjet politike. Plus po shihen levizje makabre ne politike nga njerez pa asnje princip moral, koka qe levizin nga nje parti tek tjetra si tregu i gjese se gjalle. Socialiste ne listat e demokrateve, kuqezinj ne listat e socialisteve, legena qe kane ndryshuar 100 here flamur per nje post (Nard Ndoka, Nikolle Lesi, etj), dhe sidomos vazhdimesi e partise-njeri. Cdo parti identifikohet me nje kryetar dhe kryetari eshte vete partia. Sidomos ne partite e vogla duket hapur, Paskal Milo ka partine e tij, Kreshnik Spahiu te tijen, Vangjel Dule te tijen, Gjinushi te tijen, Nard Ndoka te tijen. Ne fund bejne numer tek koalicioni qe i duhet Berishes ose Rames. Asnje nga partite e vogla nuk ka pesuar zhvillim ose ndryshim, kush hap nje parti e ka si biznes privat, nuk mendon kurre te ndertoje dicka te madhe qe shkon pertej prones se vet.

Kjo panorame politike nuk sjell asgje te mire. Berisha kesaj rradhe po lumturon shqiptaret me idene se Amerika do behet pa vize. Thua se shqiptaret kane xhepat plot me leke dhe mezi po presin te bejen turizem ne SHBA. Shqiptari do Ameriken qe te iki pergjithmone, prandaj eshte ironike qe premtimi me i madh eshte krijimi i mundesise qe shqiptaret te ikin nga Shqiperia. Kur njerezit jane te lumtur se politikani do i krijoje mundesi te ikin nga vendi ku ai qeveris, kjo eshte komedi politike dhe tragjedi kombetare.

Nejse, muhabet i gjate.


Postuar nga Fajtori datė 16 Maj 2013 - 06:26:

Citim:
Po citoj ato qė tha Piktor

Duke llogaritur qe Ps nuk merr asnje pike me shume se ne 2009



Nuk ka asnje aresye llogjike per te menduar se partia e opozites nuk ka asnje ndryshim ne vota ne 4 vjet. Eshte statistikisht e provuar qe nje parti ne qeveri per 8 vjet behet bajate dhe njerezit duan ndryshim. Kjo ndodh ne Amerike si ne Shqiperi. Ne rastet ku partia tejkalon 8 vjetet dhe rri per 12 apo 16 vjet ne qeveri situata sociale dhe poltike eshte renduar gjithmone e me shume.

Sidoqofte, une kam ndjekur zgjedhjet qe para 2005 dhe ne asnje votim PD nuk ka marre me shume vota se PS ne rang partie. Jane aleancat dhe marifetet teknike qe kane mbajtur PD ne pushtet, duke filluar ne Dushku i 2005 qe solli Berishen ne pushtet.

P.s. Ne llogarite qe ke bere ke harruar FRD-ne e Topit qe deri tani ka treguar pjekuri dhe deklarata te matura te denja per ta votuar. Ndersa Berisha dhe Rama bejne loje emocionale me elektoratin, i pari se do mjegull, i dyti se eshte i trashe dhe s'e kupton qe po ben lojen e te parit.


Postuar nga kurt datė 16 Maj 2013 - 06:30:

Thnx faje per info.


Postuar nga Vizioner datė 16 Maj 2013 - 07:43:

Citim:
Po citoj ato qė tha lezhjani-82
AZ se mora vesh ca esht...


Gabimi im, Lezhjani.

I lutem Moderatorit te zones, t'a korrigjoje nga "AZ" ne "AK".

-Faleminderit-


Postuar nga Vizioner datė 16 Maj 2013 - 08:47:

Une mendoj dhe parashikoj qe, zgjedhjet ne Shqiperi do te zhvillohen dhe trajtohen si te gjitha zgjedhjet e viteve me pare.
Pa diskutim me probleme, dollovere, vjedhje, pagesa-blerje votash, sterzgjatje te procesit-numerimit, sharje e akuza te ndersjellta etj. etj.

Jo vetem rotationi i deshirueshem, llogjikisht-politikisht, kur nje Parti apo Kualition qeveris per mbi 8-vjet, eshte faktori dominant ne shqiperi por, me shume eshte shaketerrimi i Sistemit diktatorial te instaluar nga S. Berisha.
Shkaterrimin e atij Sistemi dhe njekohesisht rinovimin-ndertimin e Sistemit pluralist te mirfillte demokratik ku, cdo Institution ka varesine si dhe pavaresine e tije ne varesi te ligjit dhe zbatimit te tij.
Fenomene qe ne Shqiperi mungojne ne cdo aspekt.

Edhe pse jam pro PS-se, edhe pse jam qe Diktatori te zhduket nje here e mire nga jeta Politike ne shqiperi dhe kjo kjo me cdo menyre prap, nuk e perkrah lidhjen-kualicionin me LSI-ne - Ilir Meten.
Une, me bindjet e mija, nuk mund ta pranoj moralisht nje lidhje te tille, edhe pse mund t'i sherbeje rrezimit te diktatures.
Nuk mund ta pranoj nje lidhje me njeriun i cili beri te mundur mbajtjen ne qeveri te S.Berishes, qe direkt, si Parti bashkeqeverisese forcoji instalimin e Korrupsionit, ndihmoji ne ndertimin e strukturave korruptive, zaptimin e te gjitha institucioneve te pavarura (Gjykate, SHIK etj.), qe eshte FAKTORI kryesor per te cilin u demostrua dhe u vrane 4 domostrues te pafajshem nga Diktatori-bashkeqeverises me Ilir Meten!
Ai njeri, ate qe beri ne 2009, nga "armik" i S.Berishes para votimeve u kthye ne nje Mik per interesa te ngushta.
Jam i bindur qe, te njejten gje (mund" do te beje me PS-ne n.q.se ja kerkon nevoja, tani, nga "Miq" shume shpejt mund te nderroje krah.

Ilir Meta e ka vendin ne Burg. Ashtu si dhe S.Berisha, Basha, Mediu e shume te tjere.

Ai, Ilir Meta, nuk ka per t'i sherbyer hic PS-se me ndonje Vote apo mandat. Edhe ato qe mori ne 2009-ten, ishin te vjedhura, te blera nga S.Berisha.
Kurse tani, mendoj, ska asnje shanc (po nuk i bleu PS-ja elektoratit ndonje vote per te), te fitoje ndonje mandat qe mund te ndihmonte Opoziten.

Morali: Si mund te behet tani Edi Rama me Ilir Meten MIK, qofte edhe per hir te rrezimit te Diktatorit, kur, per-kundra ketije njeriu demostroji dhe u vrane 4 njerez!?
Si e justifikon gjakun e tyre POR, edhe ndjenjen time dhe te atyre qe kerkojne Nje shtet-Sistem demokratik pluralist pa Korrupsion dhe Institucione te pavarura ne varesi te ligjit!!!???


  Gjithsej 13 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 126 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.