Forumi Horizont Gjithsej 213 faqe: « E parė ... « 197 198 199 200 201 202 203 204 205 [206] 207 208 209 210 211 212 213 »
Trego 213 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Kuriozitete mjekesore (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2834)


Postuar nga AngelDevil datė 11 Nëntor 2010 - 12:09:

Shkencėtarėt piketojnė jetėn pas vdekjes

Nė rreth 18 spitale nė SHBA dhe Britaninė e Madhe, kėrkuesit shkencorė kanė vendosur disa fotografi nė dhomat e urgjencės.

Arsyeja ėshtė testimi i pacientėve qė risillen nė jetė pas atakėve kardiakė dhe ndalimeve tė zemrės. Ata thonė qė zakonisht, kur kanė eksperiencėn e pothuaj-vdekjes, ndihen sikur dalin nga trupi i tyre dhe ngjiten lart nė ajėr.

A mund t’i shohin ata fotografitė, pasi ato mund t’i shohėsh vetėm po tė jesh mbi nivelin e shtratit tė operacionit, aty ku ėshtė shtrirė trupi yt?
Ky udhėtim jashtė trupit ėshtė shumė i vėshtirė pėr t’u vėrtetuar, kėshtu qė n.q.s. i shohin pikturat e vendosura pėr kėtė qėllim, i bie tė jenė shkėputur vėrtet nga trupi.
“Ne i kemi vendosur kėto foto si matės lartėsie”, - thotė Sam Parnia, njė fizikan i cili ėshtė edhe drejtuesi i programit studiues, studim i cili pėrfshin rreth 1500 pacientė. Parnia refuzon tė tregojė nė i ka parė deri tani ndonjė njeri fotot, por thotė se vitin tjetėr do t’i bėjnė publike tė gjitha tė dhėnat e studimit.
Studimi organizohet nga Southampton University School Of Medicine nė Angli dhe ėshtė njė nga sfidat mė tė fundit dhe mė tė pamundura tė shkencės… studimi i pranė-vdekjes. Nė njė sondazh tė bėrė rreth 15 milionė amerikanė tė rritur mbi 18 vjeē deklarojnė se kanė pasur eksperienca pranė-vdekjeje dhe numri do tė rritet akoma mė shumė, sepse teknologjia nė mjekėsi ka ecur shumė dhe gjithnjė e mė shumė njerėz kthehen nė jetė nė dhomat e urgjencės. Shumė thonė se shohin njė tunel tė errėt me njė dritė nė fund, ndihen tė qetė dhe me njė paqe tė madhe, ndihen tė lumtur dhe shumica thonė se takojnė tė afėrmit e tyre tė vdekur, tė cilėt u thonė se nuk ka ardhur akoma ora e tyre, pastaj kthehen nė trupin e tyre, i cili pak mė parė ishte i vdekur.

Por prapė, me gjithė dėshmitė e njerėzve, shkencėtarėt mbarė botės janė ndarė nė dy grupe…

- tė parėt mendojnė se kėto shenja janė vėrtet dyert e jetės tjetėr,
- tė tjerėt mendojnė se kėto janė halucinacione qė vijnė si rrjedhojė e mungesės sė oksigjenit nė tru.

“Ka gjithnjė skeptikė, por ka miliona njerėz qė e kanė kaluar kėtė eksperiencė qė e dinė shumė mirė ēfarė u ka ndodhur dhe nuk e vrasin mendjen se ēfarė thonė skeptikėt”, - thotė Dian Crocoran, presidentja e institutit qė studion rastet e pranė-vdekjes. Crocoran, e cila ėshtė njė ish-kolonele e ushtrisė, e dalė nė pension, thotė se gjatė luftės sė Vietnamit ka folur me qindra ushtarė tė plagosur, tė cilėt kanė pasur eksperienca tė tilla, por nuk flisnin qė tė mos i fusnin nė ēmendi.
Disa kėrkues thonė se gjėja mė e ēuditshme nė kėtė mes ėshtė se pavarėsisht nga raca, mosha, feja apo shtetėsia, tė gjithė njerėzit qė kanė pasur kėto eksperienca, thonė se kanė parė tė njėjtat gjėra.
Nė librin e tij “Jeta pas vdekjes”, Jeffrey Long, njė radiolog onkologjisė nė Luiziana, analizon plot 613 raste dhe del nė njė pėrfundim: “Njerėzit qė shmangin vdekjen pasi kanė vdekur, udhėtojnė nė pėrmasa tė tjera, por skeptikėt thonė se gjėra tė tilla janė qesharake dhe e shpjegojnė fenomenin nga ana neurobiologjike. Nė vitet 1980, neuroshkencėtarja britanike Susan Blackmoore hodhi teorinė se mungesa e oksigjenit nė tru ėshtė shkaku qė shohin tė tilla halucinacione dhe theksoi se edhe pilotėt qė udhėtojnė shumė shpejt, me shpejtėsi marramendėse, nė lartėsi tė mėdha, shohin njė tunel me njė dritė nė fund.

Kėtė vit, njė studim i 52 ndalesave tė zemrės nė Slloveni, u publikua nė tė pėrditshmen e shėndetit dhe thoshte se nė tė gjitha rastet gjaku i pacientėve kishte pasur njė sasi tė lartė tė dioksidit tė karbonit, i cili shkakton halucinacione. 

G.Standart

_________________________

Mu duk interesante si perralle me mbret dmth


  Gjithsej 213 faqe: « E parė ... « 197 198 199 200 201 202 203 204 205 [206] 207 208 209 210 211 212 213 »
Trego 213 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.