Forumi Horizont Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 »
Trego 34 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Feja krishtere (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=184)
-- Pse adhurohen njerez ? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3474)


Postuar nga ThE_MaStEr datė 26 Dhjetor 2003 - 05:58:

Question Pse adhurohen njerez ?

HEj doja qe ndonje nga ju te me thoshte pse ne disa kisha katolike apo ortodokse adhurohen njerez (te ndryshem nga jezusi ) si psh Maria apo apo Moisiu mua nuk me duket nje gje e mire sepse ne fund te fundit vetem perendia duhet te adhurohet si dhe ato figurat ne mur qe vendosin ne kisha qe njerezit ven dhe i puthin jane me shume idhuj se sa paraqesin perendine se shume njerez besojne se vetem duke vajur njehere ne vit ne kishe dhe duke puthur ate pikturen zoti do ja beje mbare.


Postuar nga rambo datė 17 Qershor 2004 - 11:28:

nuk duket shume e drejte te adhurosh njerez edhe pse se ata mund te kene qene njerez te mire.

Nuk e kuptoj pse te krishteret i luten Marise ose shenjtoreve.Kam lexuar pak biblen dhe me aq sa di aty nuk thuhet gje qe te adhurojme asnje pervec Zotit.

Nganjehere me duket se te krishteret nuk e respektojne biblen ne kete drejtim.


Postuar nga volter datė 17 Qershor 2004 - 11:32:

P.s Rambo me kete qe the me duket se ra ne lumin e Nilit Po ti adhuron ndonje njeri?!


Postuar nga kaltersia datė 17 Qershor 2004 - 11:37:

Smile Pse adhurohen disa njerez?

Duhet te jesh shume besimtar qe te adhurosh dike, duhet te jesh shume idealist per ta bere kete, une jam rritur materialiste dhe kete ide nuk e kam, nuk adhuroj asnjeri pervec nenes time dhe djalit tim, por por, dashuroj thellesisht dhe kjo eshte e bukur, sepse sipas mendimit tim, askush nuk eshte aq perfekt sa per t'u adhuruar.
Pershendetje te gjitheve nga Tirana


Postuar nga rambo datė 17 Qershor 2004 - 13:19:

Plloshtan , nuk di cfare doje te thoje me renien ne lumin e Nilit(me fal per injorancen),une thjeshte vura ne dukje nje realitet qe shoh tek dy fete me te medha , katolike dhe ortodokse.
Eshte nje fakt i pamohueshem qe ata adhurojne shenjtore qe dikur nuk kane qene vecse njerez prej mishi dhe prej gjaku.

Disa arsyetojne qe ata kur i luten shenjtoreve ,adhurojne Zotin qe fshihet pas tyre,por mua kjo gje nuk me bind.

Pse u dashka qe ne te adhurojme Zotin nepermjet te tjereve dhe jo drejtperdrejt?

Mos valle Zoti eshte i anshem qe te mbaje me hater disa duke u dhene titullin e shenjtorit e ne kete menyre te krijoje lidhjen dhe me pjesen tjeter te njerezve?


Postuar nga i_krishteri datė 18 Qershor 2004 - 17:16:

Teme e goditur ne shenjester

Eshte vertet shume e bukur si teme sepse ne fakt nje qe thote se eshte i krishtere, duhet edhe te njohi ate qe thote Bibla apo jo?! Keto gjera(qe adhurojne njerezit)ndodh vetem ne ata persona qe nuk njohin Fjalen e Perendise edhe pse thote ose pretendojne te jene te krishtere. I krishtere je kur zbaton urdherimet e Jezusit dhe i zbaton urdherimet e Jezusit kur e lexon Biblen..asnje nuk mund te njohi personalisht ate qe Zoti deshiron prej nesh nqs nuk lexon Biblen..

kam vene re nje gje nder njerezit tani..Kur vjen momenti qe ju thua qe te lexojne Biblen sepse atje do te gjeje Zotin, te pergjigjen: "Keto jane perralla.." etj etj. Kur ndodhen ne nje situate te keqe, nuk kane kurajo ti drejtohen Zotit por shkojne tej te shenjtet apo ku ta di une(mendojne se shkojne tek te shenjtet).. Ju garantoj nje gje te gjitheve se kush i lutet nje te shenjti, nuk lexon perdit Biblen dhe nuk i lutet Zotit perdite.

Ketu nuk po them se te shenjtet nuk jane asnje gje biles jane vertet figura qe Zoti i vendosi per te marre nje shembull por jo qe te marrim ata si vet Perendia. ah mos harroni gjithashtu se te shenjte jane te gjithe ata qe pranojne sakrificen e Jezusit ne jeten e tyre(dhe fillojne te kene nje mardhenje me Zotin te perditshem)..

me respekt i kristeri..
Zoti ju bekofte


Postuar nga kontinenti datė 16 Prill 2005 - 16:44:

I Krishteri...duhet te adhurohen njerzit apo jo ?


Postuar nga kalikuq datė 21 Korrik 2005 - 03:29:

Nese respektohen shkrimet e bibles aty nuk thuhet per te adhuruar asnje njeri pervec zotit. Ato qe bien permbys dhe puthin ikona apo dru e gur te latuar kan merthif nga ment e kokes.


Postuar nga kalorsi_i_kuq datė 21 Korrik 2005 - 17:08:

Une mendoj se pyetje e drejte do ishte: Apo adhurohen njerezit te pikturuar kur i puth ne IKONA??
Adhurim eshte me shume kur ti praktikon dicka, psh ne kohet e lashta kur njerezit adhuronin IDHUJT ata ulnin koken poshte ose vrisnin te afermit etj etj. Por une mendoje se kur puth ikonen eshte me shume si PERSHENDETJE ose RESPEKTIM per shenjtore qe jane shembuj te shkelqyer per njerezimin.

Gjithashtu kjo vjen qe ne kohet kur kristjanizmi sa kishte filluar edhe disa njerez me TALENTE te medha artistike kerkonin ti shperblenin Zotit me dicka. Keshtu qe kisha pranoj qe ata ta perdorin Talentin e tyre duke Krijuar statuja por me PERMBAJTJE FETARE. si psh statuja e DAVIDIT qe eshte statuja e profetit david.

Gjithashtu, ne ate kohe Biblat nuk ishin shume te perdorura edhe prifterinjte punsonin artiste ta tregojne HISTORINE E BIBLES ne imazhe a figuara a statuja, keshtu qe njerezit te mesonin biblen. Ndoshta ne kete kohe moderne duket sikur ikonat po ADHUROHEN por ne te vertet jane si shenje respekti, peshendetje apo Kujtimi per shenjtoret.

Gjithashtu edhe ne Fene Islame, ka piktura te profetit Muhamed kur shkon ne 9 katet e Parajses edhe pse ne Kuran ndalohet pikturimi i profetit. NE fene islami eshte shume e ndaluar sepse ARABET ne ate kohe ishin IDHUJTARE te flakte edhe nese lejohej te beheshin figura, frika qendronte se ata do ktheheshin prap ne traditat e PRINDERVE TE TYRE.

Besoj se iku Keqkuptimi i IKONAVE!!


Postuar nga SEND_ME_AN_ANGEL datė 03 Janar 2007 - 01:48:

Dhe une ashtu mendoj, shenjtoret nuk adhurohen nga te krishteret e vertete, thjesht nderohen dhe nqs ju lutemi, ju lutemi si ndermjetes mes nesh e Zotit. Eshte e vertete edhe origjina e rikrijimit artistik te shenjtoreve dhe te temave biblkie e ungjillore ne piktura, afreske apo skulptura, e cila me shume se per te dekoruar kishen, behej per tju treguar besimtareve ndodhi nga Librat e Shenjte, ndodhi qe nuk kishin si ti kuptonin ndryshe per faktin se mesha deri ne shekullin e 20 ne shume vende katolike thuhej ne latinisht.


  Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 »
Trego 34 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.