Forumi Horizont Gjithsej 21 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 209 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shqiperia, traditat kulturore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=114)
-- Gjelle tradicionale shqiptare (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3903)


Postuar nga trojani datė 28 Janar 2004 - 17:30:

gjelle tradicionale shqiptare

Do te deshiroja te dija pak me shume per gjelle tradicionale te krahinave te ndryshme Shqiptare.
Shpesh kur ulem me shoket ne ndonje restorant ndodh jo rralle qe ndokush pyet: cila eshte gjella me karakteristike Shqiptare.

Nje dite thashe: fasule, dhe nje anglez desh mu hodh ne fyt "beans and bacon" eshte gjelle angleze, te njejtin diskutim pata dhe me nje amerikan i cili me tha "rice and beans" eshte pa diskutim gjelle amerikane.

Dhe c`te them une i shkreti tani???

Dje hengra pace, ishte me te vertete fantastike.

Tani do t`ju pyesja te gjithe ju te vinit me ndonje sugjerim, mundesisht dhe me ndonje recete te ndonje gjelle apo kombinimi shijesh. Se duam apo s`duam ne kulinarizmi eshte nje pjese e tradites, zakonit, dhe identitetit te nje populli.

Pershendetje trojani


Postuar nga jom seksi datė 29 Shkurt 2004 - 09:51:

gjelle ....

trojano gjelle tradicionale shqiptare ka sa t`dush mer,p.sh.mb
s`ma ha menja se tava e kosit (elbasonit) eshte e glezve apo e `merikonve.
tava me pistil(elbasonse)
tava tironse ose e dheut sic i thon ne n`ryshe,
fli kosove
ne ajo pacja qe ke ngron ti ,gjelle e jona osht
comlek me qepushka te vogla
tasqebap
po deshe noi recet m`thuj ok
po te shkosh ne restorant grek do shikosh se ka ne menu gatim "tradicionak greek" ,musaka.... mish i gatuar ne vere me qepe
bakklava ,kadaif ,
por k`to i kena dhe ne ,tani si i bohet hallit?
kur isha ne greqi dhe kur grekckat me flisnin per gatimet e tyre i thash se :
k`to i kena dhe ne ,dhe un e di se k`to jane me preardhje turke.
PO me thote nje greke ashtu eshte ,po atehere si sgpjegohet qe ju i keni pervetsu si te juaja keto gatime(k`tu nuk du me fut se dhe veni jon apo bullgaria qipro iran etje i kan tradit k`to gatime)
thjesh menoj se ne bote ka disa gatime ku perfshihen brenda saj disa shtete,pra... gatim mesdhetar ... gatim oriential ,... gatim indian
..kinez .... italian .... anglez....
njehere bile pashe ne nje emision qe jepte greku PLANET,si me ta thon un tyna qe ta kuptosh ,vende e popuj,tradita kultura e tjere e tjera ,ate dite po fliste per canadan , dhe vura re se kur po fliste per gatimin pashe se ne ato e kishin musakan te teren ,por e thrisin me emer t`nryshem ,ne i thashe asaj greqkes , he mi e shef se ne kanadaja e ka tradit gatimin gjelle MUSAKA....
pranaj thuju atyne glezve apo m`erikonve trin urt se gatim tradicional i tyne osht vetem s`kuqme vese beikon chipsa fisha ,bizele pure patete ,...ah ne ate roston e porkun .Kur ftum i here i gleze per uikend ,u habit ka mikpritja jone ,lene masnaj per t`ngron sa sy shkly e thu se skishte ngron e shkreta gjith jeten e saj,ne spushonte duke thon ,u aaaa sa mire qe gatu ti ma bonte ,e po shipo i thashe ,
ne meqi doli muhabeti po t`them i gjo
se i gru shqipatre oshte per bure ,per shpi ,per fmi ,por ne per shoqni.
Duke shpresu qe t`kam nimu i cik po e myll ne flasim prap ,ok.
pacim.


Postuar nga abcd datė 29 Shkurt 2004 - 13:25:

Jom seksi: qeke rob zoti!

Dakort 100% me ty. Gjellet shqiptare jane te shumta, por me te fortet bojne gjithmon historine dhe pervetesojne ē'do gjo...Merikonet dhe anglezet sa per dijeni s'kane guzhine fare...gjera te huazuara, perzierje te ēuditshme qe nuk i ha as qeni!

Ne nje teme dikush fliste per guzhinen amerikane!!!? Te shoqeruar dhe me fotografi! Eshte per te vdek gazit...
Sigurisht , per noi katnar qe ka honger gjithe jeten buke e gjize e noi qep,
kur zbulon bollikun dhe shumllojshmerine ne amerik i duket parajse...ē'do njeri sistemin e vet te referimit...


Postuar nga ENISS datė 01 Mars 2004 - 12:23:

Shume nga guzhina jone jane nga guzhina turke, psh kadaifi, bakllavaja, gjellrat e indyrshme ...
Likot dhe recelrat kam pershtypjen se jane nje menyre e vecante e pergatitur nga ne. Ato i bejne shume te mira nga Permeti.
Disa lloj turshish, jane tonat kam pershtypjen per nga pergatitja. Nuk e di ne jam e sakte, mbase dikush nga anetaret sjell nje pergjigje me te sigurt.
Trahana, ose terhane i thone ne disa zona, eshte gatim i yni i pergatitur per mengjes ne shume qytete si Korce, Gjirokaster.... Petkat i bejne nga Korca gjithashtu; kam ngrene ne ''Vila Themistokli'' per mengjes ku gatuhej guzhine karakteristike e atyre aneve.
Tave e dheut eshte karakteristike per sofren tiranase, ne fshatrat perreth e gatuajne shume.
Nese me kujtohet dicka tjeter po shkruaj perseri...


Postuar nga unforgiven datė 01 Mars 2004 - 14:21:

Persa i perket Guzhines Shqiptare do shprehesha se eshte nje kombinim i autentikes dhe asaj te huazuar ( ose me sakte te ndikuar nga guzhina greke dhe ajo orientale). Kam patur rastin te jem ne te dy keto vende si ne Turqi dhe ne Greqi, dhe kam konstatuar se ka shume huazime nga keto guzhina, me perjashtim te perdorimit te erezave , esencave, farerave, ngjyruesve, dekoracioneve qe ne guzhinen tone jane me shume kursim.

Persa i perket gatimeve tradicionale per vit te Ri, kam vene re se kane qene pothuajse te njejtat gatime si ne Tavolinen greke, Turke dhe ate Shqiptare. Mishi i pjekur, pilafi, sallatrat, bakllavaja....
Persa i perket likove gjithmone kam menduar se jane tradite shqiptare kryesisht e Permetit, por kur kam qene ne greqi kam pare qe likoja ishte po ajo qe ishte dhe ne permet. Po keshtu dhe me turshite e ndryshme , tradite e korcareve gjendeshin pa asnje lloj ndryshimi dhe ne Greqi.

Dhe mendoj se kur jeton ne komshillek, merr dhe jep me recetat e gatimit, e pas nje kohe te gjate nuk arrin te mbash mend ne ka qene i huazuar kjo recete apo ka qene e jotja.

Por s'mund te themi te huazuara per
* taven e kosit Elbasanase
*taven e dheut Tiranase
*Shqeton e Permetit
* Shendetline e Permetit
* Gjellen me Rroshnica te Korces
* Bollokumet e Elbasanit
* Taven me pace te Korces
* Persheshi me Gjel Deti i Tepelenes
*Mesniku kryesisht ne Jug.
* Kollofacet e Permetit................e dhjetra e dhjetra qe ndoshta modernizimi i diteve te sotme po i le ne harrese..

Po keshtu mund te konkludojme per Pijet:
Rakija eshte padiskutim pije shqiptare, karakteristike per llojet e ndryshme te saj:rrushi (mbreti i rakise), mani (kurativ), kumbulle, marre, thane...
Po dhe per vererat ne kemi specialitet shqiptare qe jane te paperseritshmeino Nero e Leskovikut qe mban record, Vera e permetit ....

hej shoke te Forumit me keto lloj temash e fillojme javen te ngopur duke lexuar, e varfer ne te shijuar..


Postuar nga Lozonjare datė 01 Mars 2004 - 14:33:

hej Njerėz ka aq shum specialitet shqipria ne gatim te gjellrave sa une nuk i mbaj mend me emra,por fatkeqsisht jane shum te yndyrshme,dhe mua nuk me pelqejne shum,une peronalish me shum ha ushqimet e detit,ndersa tava etj.....jane te pa preferuara,p.sh me hahet shum byreku,dhe nje fare FLI qe me shum e gatuajne zonat verilindore mmmmmmmmmm ajo eshte e shishme.
Tani mjaft se po me vjen uri


Postuar nga studente datė 11 Mars 2004 - 12:56:

Hej trojan

Ka shume gjera karakteristike shqiperia por fasulja eshte e pergjithshme. cudi se anglezet kane ca fasule te shpifura dhe nje guzhine pa guzhine nuk dine te gatuajne
do te them dy gjera te vecanta
Pastermaja qe eshte e shijshme dhe specifike per tu bere
Fli-eshte nje lloj byreku qe behet ne zjarr, perdoret nga veriu ka nje shije te vecante dhe te ngjashme me tiganica ose omlete, por qe eshte peta peta


Postuar nga agata datė 30 Maj 2004 - 13:34:

specjalitet shqiptare...

Pershendetje te gjitheve.
me pelqen te ushqehem mire dhe ne menyre te eqilibruar.
edhe pse i kushtoj gatimit 1 ore ne dite mendoj se munyra ime e te gatuarit nuk eshte ne nivelin e duhur...
do te doja qe ne kete teme te shkruajme disa menura te gatuarit te specjaliteteve shqiptare dhe ato qe jan perhapur me teper kohet e fundit.
gjithashtu dhe disa ushqime dietetike...
ju lutem te mirekuptohemi, do te deshiroja vertet specjalitete shqiptare dhe jo te huaja, sepse ketu ku jam nuk me mungojne librat "si te gatuajme..."

(ps do te deshiroja qe ne kete forum te kishte nje nenforum ku ti kushtohej guzhines shqiptare...)

nese tema ime nuk eshte hapur ne nenforumin e duhur i kerkoj falje moderatoreve dhe nese ju duhet ta spostoni kete teme, nuk kam asnje kundershtim...

me respekt sabina.


Postuar nga hirushja datė 30 Maj 2004 - 14:25:

Sabina

Ta nisim me vezen e skuqur ne fillim?.

Veza e skuqur, behet ne tigan me vaj ose me gjalp (une per vete e pelqej me gjalp me shume)
Marim tiganin, hedhim pak gjalp dhe e lem qe te shkrihet. Kujdes nuk duhet qe gjalpi te digjet!
E thyejm veze dhe e hedhim ne tigan.
Tani disa e preferojn te skuqur shume e disa jo shume.
Me kaq mbaroj.....


Postuar nga agata datė 30 Maj 2004 - 15:30:

jeni shume e sjellshme dhe me humor e dashur hirushe, por kjo nuk hyn tek specjalitet...
megjithate per djemste beqare mund te jete e nevojshme...

ju lutem anetareve te tjere te jene me serjoze.


  Gjithsej 21 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 209 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.