Forumi Horizont
Trego 7 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Tė qeshim pak... (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=132)
-- Skender Sallaku dhe humori i tij ne vite (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4183)


Postuar nga Keni datė 14 Shkurt 2004 - 01:28:

Skender Sallaku dhe humori i tij ne vite

Ne kete teme une do te mundohem t'ju sjell disa pjes humoristike nga humoristi i madh Skender Sallaku.
Keto jan pjese qe ndofta Skender Sallaku nuk i ka luajtur kur ne sken por qe her pas here i nxirte nga xhepi per te kenaqur shoqerin e tij.
Me rane ne dore rastesisht dhe thash ti ndaja me ju.

Nje her aty nga viti 1946, kur ne vendin ton zhvilloheshin kurset kunder analfabetizmit qe ishte aq shume i perhapur, ne nje shtepi trokiti nje aktivist qe regjistronte njerzit per ne kurset e mbremjes. Porten e hapi nje bur me syze, i veshur me pizhame. - Urdheroni - i tha aktivistit. Aktivisti peshtyu lapsin dhe ber gati listen. - Emrin - i tha aktivisti. - Pse e do emrin tim? -pyeti burri. - Emrin - i dha urdher aktivisti, - dua te regjistroj ne kursin e analfabetizmit! Po, shikoni - i tha i zoti i shtepise - ka nje keqkuptim. Une kam kryer nje universitet, jashte shtetit!....
Aktivisti peshtyu lapsin dhe i tha universitarit:
- O i zoti i shtepis! Thuaje emrin! Beje dhe kete kurs se qarr e ke! E kush ka pare keq nga shkolla! Pthtu: Emrin.


Postuar nga Keni datė 14 Shkurt 2004 - 01:40:

Ne periferi te Tiranes, nje fshatar ka therur nje vic dhe ua shet mishin e fresket qytetareve, qe vijne deri aty me bicikleta.
- Sa e mban kg? - pyet nje qytetar fshatarin.
- Pesqin leke. o la!
- Tmer! - Ja ben qytetari. - Ke qen ndonjeher ne dyqanet e shtetit, ti xhaje? Njeqind e pesdhjet, e shet shteti! Kaq e mban cmimin shteti! Ekur e mban......
- Mir o cun, - e nderpreu fshatari, - shko ne dyqan te shtetit!
- Po atje nuk ka mish.....
- E di si osht puna o cun?..... Edhe una, po te mos kisha mish, njeqin e pesdhjet lek kisha me e mbajt cmimin!......


Postuar nga Keni datė 14 Shkurt 2004 - 01:50:

....mbi ata dy oficeret e sigurimit, qe rine e shullehen mbi reren e plazhit gjat pushimeve. Te dy ne heshtej, te dy ne mendime. Befash njeri nga ata, Raqi, i kthehet shokut:
- O Vaske, a te te bej nje pyetje?
- Fole! - i thot Vaska.
- Cmendim ke per punin qe po ben partia per lumturine e popullit?
Vaska e sheh shokun ne bebe te syrit. Pyetje delikate, jo llafe.
- Une, o Raqi, kam....... po ate mendim qe ke dhe ti.
Raqi kur degjon pergjigjen nuk u beson veshve.
- Degjo Vaske, - i thot prere. - Po pate vertet mendimin qe kam dhe une..... Une..... une te pushkatoj ne vend!.......


Postuar nga Keni datė 14 Shkurt 2004 - 19:50:

Bisedojne dy vete.
I pari: - A mund te me thuash se ku eshte ndryshimi mes dyqaneve te mishit te periudhes se mretit Zog dhe te kohes se Partis?
I dyti: - Ndryshimi eshte i dukshem, ne tabelat, tek porta dhe brendaj: Ne kohen e Zogut, tabela mbi porten e dyqanit shkruante KASAP, hyje brenda, gjeje mish. Tani tabela shkruan MISH e brenda gjen vetem........ kasapin.


Postuar nga Keni datė 14 Shkurt 2004 - 19:54:

Sallaku, paska vizituar Pallatin e Madhe te Kultures, ne mes te Tiranes, nje mrekulli e vertet, e paska dal i mahnitur qe andej..... E kur e kan pyetur "si tu duk pallati(?)", paska then: - kur hyra brenda, mu duk sikur isha jashte e kur dola jashte, e kuptova qe isha brenda!....


Postuar nga Keni datė 14 Shkurt 2004 - 20:10:

Ne nje rajon policie jan mbledhur te arestuarit e mbremjes dhe presin pyetjet e para te shkeljeve ligjore qe kan bere: dikush eshte zen duke vjedhur , nje i dehur ka zbrazur parullat kunder shtetit, dikush eshte spiunuar per degjim radjostacionesh te huaja e keshtu me radhe.
Nje prej tyre eshte zene duke bere urinen ne park. Ai nuk ben shoqeri me asnje nga ata qe ka mbledhur aty policia (dhe sidomos nuk i afrohet hic atyre qe jan zene per shkaq politike dhe i ka zen tmeri qe ne paradhome). Ky ben vetem varavinga ne sallen ku kan grumbulluar shkelesit e rendit dhe mban nxier nga pantallonat mikun. E mban ate sa me dukshem jashte pantallonave dhe kujdeset qe te duket sa me mire e sa me qarte.
- Perse te kan zen ty? - e pyet dikush.
- Po beja ujte e holl ne parkun e qytetit. Aty paska qen e ndaluar......
- Po ate mikun pse e mban jashte?
- Dua ti kem gjerat aēik. Ketu kan sjell plot te arestuar per vjedhje, per politik, per agjitacion e propogande kunder qeveris, .......... Une nuk dua te ngaterohem. Me kete me zune keshtu po ri!..... Jashte do ta mbaj!..... Ate krim kam bere dhe ky eshte mjeti i krimit!....... Ta marin vesh te ter se nuk jam ketu per politike!....


Postuar nga Keni datė 14 Shkurt 2004 - 20:16:

Dolen keto pullat e reja me fytyren e E. Hoxhes. Nje muaj asnje leter nuk sillnin postieret! Hej dreq, cfar po ndodhte. U shqetesua vete i madhi dhe thiri drejtorin e postave, qe e ka njeriun e vet dhe i tha: - Do te me thuash te verteten. Mos nuk duan ti blejne njerzit pullat me fytyren time? - I blejne dhe shume shoku Enver, - ju pregjigj drejtori, - e do cop ti? Pullat nuk ngjisin, se njerezit ne vend qe ti peshtyjne ato nga ana e ngjicit i peshtyjne ketej nga keni vene fytyren!....


 
Trego 7 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.