Forumi Horizont Gjithsej 196 faqe: « E parė ... « 27 28 29 30 31 32 33 34 35 [36] 37 38 39 40 41 42 43 44 45 » ... E fundit »
Trego 196 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Besimi fetar te shqiptarėt. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4426)


Postuar nga Indrit datė 26 Prill 2004 - 08:53:

Sa per kuranin ai nuk mund te jete veper e muhammedit per shuem shkaqe.
shiko se perse:


Me sa folur me njerez te ndyshem kam vene re pajtohen me mua se Kur’ani ėshtė libėr i vlefshėm. Por, thone pse ai tė mos jetė vepėr e Muhammedit, sepse njeriu me urtėsinė e Muhammedit nuk do tė paraqiste kurrfarė ēudie me shkrimin e njė vepre siē ėshtė Kur’ani apo e nje tjeter njeriu. Kjo me sa kam pare une ju duket mė e logjikshme se sa tė thuhet qė Kur’ani ėshtė vepėr e Zotit, libėr i shpallur.Po ashtu me thone qe ne nuk e kemi parė Zotin qė tė lėshojė dicka nga qielli. Dhe po ashtu jetojmė nė kohėn kur ėshtė shumė vėshtirė ta bindish njeriun nė ekzistimin e engjullit me emrin Xhibril i cili lėshohet nga qielli me librin i cili i ėshtė shpallur dikujt.
Ketyre njerezve ne ju themi:
E gjithe e verteta eshte keshtu dhe pėrkundrazi, jetojmė nė kohėn kur ėshtė shumė lehtė tė besohet se ekzistojnė engjujt si qenie tė padukshme dhe se tė vėrtetat mund t’i pėrcillen njeriut me anė tė Shpalljes. Sot ėshtė aq e popullarizuar ēdo bisedė pėr disqet fluturuese tė cilat, tė drejtuara nga disa trupa qiellorė tė largėt, aty-kėtu lėshohen nė sipėrfaqe tė planetit tonė, biseda pėr rrezet e padukshme tė cilat kanė veprim vdekjeprurės, pastaj radiovalėt tė cilat vendosin caqe dhe i qėllojnė. Aty janė edhe fotografitė tė cilat nė rreze transformohen nė vibracione tė cilat mė vonė i kapin aparatet e vogla tė madhėsisė sė kutisė sė duhanit, pastaj lloje tė ndryshme kamerash tė cilat me sukses i xhirojnė hijet, sytė tė cilėt shohin nė terr, njeriun i cili ecen nė sipėrfaqe tė Hėnės, anijen kozmike mbi Mars etj.
Sot nuk ėshtė fare ēudie tė dėgjosh se Zoti. ia ka dėrguar engjullin - qenien e padukshme, me Shpallje njėrit prej Tė dėrguarve tė Tij. Ekzistimi i engjullit tė quajtur Xhibril sot mė pak habit prej asaj qė pėr ēdo ditė e dėgjojmė dhe e shohim.
Sa i pėrket pohimit Islam se Kur’ani nuk ėshtė vepėr e Muhammedit a.s. ky pohim bazohet, pėrveē tjerash, nė kete:
Kur’ani sipas formės, shprehjeve, shkronjave tė tij dhe vetė pėrmbajtjes si tė tillė, sipas bukurisė sė tė shprehurit, saktėsisė sė gjuhės, paraqet diēka tė pamundur pėr mundėsitė njerėzore. Nėse kėsaj ia shtojmė edhe atė se vetė Muhammedi a.s. ka qenė "ummijj’, do tė thotė nuk ka ditur tė shkruajė e tė lexojė e as qė ka mėsuar nė shkollė, nuk ka rėnė nė kontakt me civilizimet tjera, sepse nuk e ka braktisur kurre Siujdhesėn Arabe, atėherė bie poshtė mundėsia e ēdo dyshimi dhe shtruarjes sė kėsi lloj pyetjeve. Zoti. u pėrgjigjet kėshtu atyre tė cilėt thonė se Kur’ani ėshtė vepėr e njeriut:
"Thuaj: Pėrpiloni njė kaptinė e cila do tė ishte e barabartė me kaptinat e Kur’anit dhe ftoni pėrveē All-llahut, ata tė cilėt mendoni se do t’ju ndihmonin nė kėtė", (Jūnus, 38), do tė thotė thirrni nė ndihmė xhinnėt, melekėt dhe tė gjithė gjenitė e mendimit njerėzor dhe pėrpiloni sė paku njė kaptinė tė ngjashme.
Kjo thirrje akoma ėshtė aktuale. Mirėpo, ende askush asnjėherė nuk arriti tė bėjė asgjė.
Nėse Kur’anin e shikojmė nga njė aspekt neutral dhe objektiv, do ta eliminonim ēdo mundėsi tė autorėsisė sė Muhammedit a.s. pėr shumė arsye:
- E para: Sikur tė ishte Kur’ani vepėr e tij, atėherė ai nė tė do ta fuste vetveten; brengat, dėshpėrimet e tij, sepse e dimė se Muhammedi pėr njė vit i humbi bashkėshorten Hatixhen dhe xhaxhain Ebu Talibin, tė cilėt i pati mbėshtetje tė vetme kur filloi tė ftojė nė Islam. Dhembja e tij pėr ta ishte e madhe, sepse vdekja e tyre ishte humbje e pakompensueshme. Por, megjithatė, nė Kur’an nuk theksohet asnjė lajm i vetėm. Gjithashtu Muhammedit a.s. i vdes djali i tij Ibrahimi. Ky atij i dhimbet dhe qanė pėr tė, por nė Kur’an pėr kėtė s’ka kurrfarė gjurme. Kur’ani ėshtė plotėsisht i abstraksionuar nga personaliteti i Muhammedit.
Jo vetėm kjo. Ndodh, pėrkundrazi, tė shpallet ndonjė verset porosia e tė cilit ėshtė e kundėrt me atė qė e vepron dhe mendon Muhammedi a.s. Ndonjėherė vjen vargu si qortim pėr ndonjė qėndrim tė tij, si rasti i cili i ndodhi me njeriun e verbėr nga i cili ai e ktheu kokėn derisa zhvillonte bisedė me liderėt kurejshitė. Kur’ani pėr kėtė thotė:
"U vrenjt dhe ktheu kokėn pėr arsye se i ka ardhur i verbėri. Ēka di ti, ndoshta ai i verbėri do ta pastrojė veten ose do ta pranojė kėshillėn e cila do t’i sjelle dobi..." (Abese, 1-4).
Shpeshherė Kur’ani i urdhėron Muhammedit a.s. qė t’u thotė ithtarėve tė tij edhe atė tė cilėn nuk do tė mund t’ua thoshte sikur tė ishte ai autor:
"Thuaj! Unė nuk jam zanafillė e pejgamberėve dhe nuk e di se ēdo tė bėhet me mua dhe me ju..." (El-Ahkāf, 9).
Nuk ka pejgamber i cili vullnetarisht vetvetiu do t’u thoshte ithtarėve tė vet: unė nuk e di se ēdo tė bėhet me mua dhe me ju. Nuk mundem vetes sime t’i sjell as dėm as dobi e as juve kėtė nuk mund t’ua bėj. Sepse, kjo do tė ishte e mjaftueshme qė prej tij tė largohen ithtarėt e tij.
Kjo pikėrisht edhe ndodhi. Ēifutėt e morėn kėtė varg si shkas pėr qėndrimin e tyre ndaj Tė dėrguarit duke thėnė: Ēfarė dobie ka nga ky pejgamber i cili nuk di se ēka do tė bėhet me tė dhe me ne. Prej tij njeriu nuk ka kurrfarė dobie.
Versetet e kėtilla dhe tė ngjashme ėshtė e pamundur qė t’i pėrpilonte Pejgamberi sikur Kur’ani tė ishte vepėr e tij.
- E dyta: Nėse pas kėsaj e shikojmė tekstin kur’anor, do tė shohim se ai ėshtė unikat nė pajtueshmėrinė, strukturėn dhe nė teknikėn e tij tė tė shprehurit. Nuk ka shembull as nė letėrsinė arabe, nė atė klasike dhe tė re. Gjuha e tekstit kur’anor ėshtė e atillė saqė tė duket se ai ndahet nė poezi, prozė dhe Kur’an. Gjendesh para tė folurit i cili ėshtė i pėrpiluar dhe thurur nė mėnyrė tė veēantė, i cili mė nuk ėshtė as prozė e pastėr e as poezi. Muzika e poezisė ėshtė e kushtėzuar me metrikėn dhe rimėn.

Pra muzika formohet prej pjesėve dyfish tė rimuara dhe prej rimės nė "dal" tė gjatė. Kjo ėshtė muzika e jashtme e vargut. Ndėrkaq, ajo e Kur’anit ėshtė muzikė e brendshme.:

Ky lloj ngjyrshmėrie nė gdhendjen e fjalėve, nė ndėrtimin e fjalive, nė ritmin e vetė fjalėve me kuptimet dhe ndjenjat nė Kur’an, e arrin kulmin dhe gjithnjė vjen nė vendin pėrkatės, pa asnje ngarkese dhe shtrėngim.
- E treta: Nėse shkojmė nė analizė mė tė thellė (tė tekstit kur’anor), do ta zbulojmė precizitetin e pėrkryer dhe ligjshmėrinė e mrekullueshme. Secila shkronje ėshtė nė vendin e saj pėrkatės pa kapėrcim pėrpara e as vonim. Asnjė fjalė nuk mund tė zėvendėsohet me tjetrėn e as shkronjat e tė mos humbet radhitja, harmonia etj., qė e bėjnė tė pėrkryer vetė tekstin. Sikur secila fjalė me kandarin mė tė saktė tė jetė zgjedhur prej milion e mė tepėr fjalėve. Ky precizitet kulminant, siē do tė shohim mė vonė, ėshtė i papėrsėritshėm.
- Ke kuran ndodhet ky verset: "Dhe ne leshuam ererat pllenuese"
- Nė tė kaluarėn ky ajet komentohej si alegori: erėrat i shtyjnė retė e bie shi i cili tokėn e bėn pjellore. Sot megjithatė, ėshtė fakt i njohur se era i shtyn retė me elektricitet pozitiv dhe ato ndeshen me retė e elektrizuara me elektricitet negativ. Atėherė shkaktohet vetėtima, murmurima dhe fillon tė bie shi. Ja, edhe nė atė mėnyrė erėrat kryejnė njė lloj pllenimi. E dimė, po ashtu, se era e shpėrndanė pluhurin pjalmues prej lules nė lule me ē’rast e bėnė pllenimin nė kuptim tė plotė.
Ne kėtu pra, jemi para njė fjale e cila vėrtet e kryen funksionin e vet nė kuptim tė bartjes me kuptim tė vėrtetė e shkencor. Ka mundėsi qė kjo fjalė nė mėnyrė mė tė bukur tė pėrdoret nė format artistike dhe letrare. Ajo ka edhe ritėm mjaft tė harmonishėm.
Saktėsinė e pėrkryer nė zgjedhjen e fjalės e cila nė mėnyrė mė tė bukur do ta transmetonte kuptimin, porosinė, mendimin e caktuar etj., e gjejmė edhe nė shumė ajete tė tjera si psh. ky tė cilin po e citojmė vetėm nė pėrkthim:
"Mos ia hani pasurinė njėri-tjetrit nė mėnyrė tė palejuar dhe mos u shkoni gjykatėsve dhe administruesve qė nė atė mėnyrė ta grabitni pasurinė e huaj dhe padrejtėsisht ta hani e kėnaqeni, e veēmas kur e dini se ėshtė ashtu..." (El-Bekare, 188). Nė ajetin e theksuar ėshtė pėrmendur fjala "tudlu". Edhe pse ai tė cilit i jepet pasuria (ai i cili merr kapital) ėshtė "lart" e jo "poshtė", Kur’ani ēdo gjė e vė nė vendin e merituar dhe thotė "dora e cila merr korrupsjon ėshtė dorė e poshtėr", po edhe nė qoftė se ajo ėshtė dora e sundimtarit. Prandaj, nė kėtė ajet thuhet "tudlu biha ilel hukkami" dhe kėshtu me njė stil tė pėrsosur ėshtė thėnė pėr gjithė ligėsinė e atij i cili pranon rryshfetin si dhe pėr poshtėrsinė e tij.
Dihet qe Muhammedi ka qene kryetar shteti, si thua do e thonte kete per veten?
Ajeti i cili flet pėr vrasjen e fėmijėve prej frikės nga varfėria, ka ardhur nė dy forma tė ndryshme:
"Mos i vritnii fėmijėt tuaj pėr shkak tė varfėrisė. Ne ju furnizojmė edhe juve edhe ata." (El-En’ām, 151).
"Mos i vrisnii fėmijėt tuaj duke ju frikėsuar varfėrisė. Ne i furnizojmė ata, edhe juve." (El-Isrā 31).
Ndryshimi nė mes tė dy ajeteve nuk ėshtė bėrė rastėsisht, por pėr shkaqe tė arsyeshme. Nė ajetin e parė kemi tė bėjmė me varfėrinė e cila ėshtė e pranishme. Do tė thotė, njerėzit janė tė varfėr, andaj Kur’ani u drejtohet me fjalėt "Ne ju furnizojmė edhe juve edhe ata".
Ndėrkaq, nė ajetin e dytė fjala ėshtė pėr varfėrinė si mundėsi, prandaj Kur’ani u drejtohet fėmijėve dhe qartė ua bėn te ditur qė "Ne i furnizojmė ata, e edhe juve". Vetėm Kur’ani ka mundur kėshtu t’i precizojė gjėrat dhe askush tjetėr.
Nė situatat e nxjerrjes sė njė fjale para tjetrės dhe anasjelltas, gjithmonė shohim se ajo ėshtė bėrė me arsye dhe urtėsi. Fjala vjedhės psh. nė varg ka ardhur para fjalės vjedhėse, ndėrsa fjala lavire, nė ajetin nė tė cilin flitet pėr imoralitetin, ėshtė nxjerrur para fjalės lavir. Kjo ėshtė bėrė kėshtu sepse mashkulli mė tepėr i ėshtė nėnshtruar vjedhjes se sa femra, ndėrsa nė rastin e prostitucjonit femra e merr iniciativėn dhe me vetė pamjen e jashtme tė saj mashkullit ia pėrgatit kurthin:
"Laviren dhe lavirin, secilin prej tyre goditini me 100 te rrahura"
"Vjedhėsit dhe vjedhėses pretnia doren (si dėnim)." (El-Māide, 38).
Po ashtu nė Kur’an tė dėgjuarit ėshtė vėnė para tė pamurit nė mė tepėr se 16 vende:
"U ka dhėnė veshėt, sytė dhe zemrat..." (En-Nahl, 78).
"U kemi dhėnė juve dėgjimin, pamjen dhe zemrat." (El-Ahkāf, 26).
"Sa mirė, ata ēdo gjė do ta dėgjojnė dhe do ta shohin." (Merjem, 38).
"Vėrtet pėr veshėt, sytė, zemrat, pėr tė gjitha kėto do tė jepet pėrgjegjėsi." (El-Isrā, 36).
"A nuk do tė fshiheshit ju sikur kundėr jush tė mos dėshmonin veshėt e juaj dhe sytė e juaj." (Fussilet, 22).
"Atij asgjė nuk i pėrngjet. Ai ėshtė Ai i cili ēdo gjė dėgjon dhe sheh." (Esh-Shūrā, 11).
Gjithmonė pra, sė pari ėshtė pėrmendur tė dėgjuarit e pastaj tė pamurit. Dėgjimi ėshtė, pa dyshim, mė i ndijshėm dhe mė i pėrkryer se sa tė pamurit. Xhindėt i dėgjojmė e nuk i shohim. Pejgamberėt e Zotit e kanė dėgjuar Zotin se si flet, kanė biseduar me Tė, por asnjė pejgamber nuk ka mundur ta shohė Atė. Muhammedi a.s. Kur’anin e ka pranuar me anė tė dėgjimit. Nėna e dallon vajin e fėmijės sė saj nė ndonjė turmė tė madhe femijesh edhe nėse nuk e sheh me sy. Tė dėgjuarit nuk e lėshon njeriun edhe gjatė kohės sė gjumit, pėrderisa sytė flejnė veshėt janė tė zgjuar. Ai qe ka lexuar per anatomine e di mjaft mirė qė veshi ėshtė mė preciz se syri.
E njėjta gjė ėshtė edhe me nxjerrjen e fjalės pasuri para fjalės fėmijė.
"Atė ditė nuk sjell dobi pasuria e as fėmijėt. Vetėm do tė jetė i shpėtuar ai i cili i vjen All-llahut me zemėr tė pastėr." (Esh-Shūarā, 88).
"Vėrtet pasuritė tuaja dhe fėmijėt tuaj janė provė, ndėrsa te All-llahu ka shpėrblim tė madh..." (Et-Teg’ābun, 15).
"A mendojnė ata se do t’i ndihmojmė me pasuri dhe fėmijė dhe se do t’ua shpejtojmė tė mirat. Ata nuk ndiejnė." (El-Mu’minūn, 55).
"Dine, vėrtet jeta e kėsaj bote ėshtė vetėm lojė, zbavitje, stolisje dhe garim i ndėrsjellė nė shtimin e pasurisė dhe fėmijėve, sikurse shiu i madh pas tė cilit bima rritet..." (El-Hadīd, 20).
Shembuj tė nxjerrjes sė pasurisė pėrpara fėmijėve nė Kur’an ka shumė. Sekreti i kėsaj qėndron nė faktin se pasuria te shumica dėrrmuese e njerėzve paraqet thesar mė tė madh se sa fėmijėt. Pra indjotesia e njerezve materialiste ka bere qe me shume te kujdesen per pasurine sesa per femijet e tyre.
Ateherer tie marrim edhe vargjet nė tė cilat flitet pėr tė folurit e Ibrahimit a.s. pėr Zotin xh.sh.:
"I cili mė bėn tė vdes, pastaj mė ngjall." (Esh-Shūrā, 81).
"I cili (Ai) mė ushqen dhe mė jep ujė." (Esh-Shūrā, 79).
Nė ajetin nė tė cilin flitet pėr tė ushqyerit, pas pėremrit lidhor ėshtė pėrmendur pėremri vetor "Huve - Ai" qė nuk ėshtė rasti me ajetin nė tė cilin flitet pėr dhėnien e vdekjes dhe ringjalljen. Ku ėshtė arsyeja? Gjithmonė do tė gjenden tė atillė tė cilėt do tė thonė se ata janė tė cilėt ushqejnė (furnizojnė) dhe japin ujė ndėrsa askush nuk do tė ketė guxim tė pohojė se mund tė shkaktojė vdekjen apo ringjalljen e dikujt. Tė tilla janė edhe vargjet nė tė cilat All-llahu xh.sh. u drejtohet muslimanėve dhe ithtarėve tė "Librave tė shenjtė". Ėshtė shumė evident ndryshimi nė vetė drejtimin. Nė rastin e parė kemi:
"Ju vetėm Mua mė pėrmendni dhe vetėm Mua mė pėrkujtoni, e edhe Unė juve do t’ju pėrkujtoj", (El-Bekare, 152), ndėrsa nė tė dytin.
"Pėrkujtoni begatitė e Mia tė qe ju kam dhuruar." (El-Bekare, 40). I njėjti rast ėshtė edhe kur Kur’ani u drejtohet atyre qė kuptojnė dhe atyre qė nuk kuptojnė:
"Frikėsomuni Mua, o ju tė menēur!" (El-Bekare, 197), thotė Kur’ani duke iu drejtuar atyre qė kuptojnė. Tė tjerėt i porositi:
"Ruajuni zjarrit, lėndė djegėse e tė cilit janė njerėzit dhe gurėt", (El-Bekare, 24), sepse kėta vetėm zjarri mund t’i frenojė.
Precizitetin e pėrmendur nė zgjedhjen e fjalėve me tė cilat mė sė miri do tė shprehet mendimi i dėshiruar, e gjejmė edhe nė vargjett nė tė cilat Djalli i betohet Zotit se do t’ia dalė qė t’i mashtrojė njerėzit:
"Betohem nė fuqinė Tėnde, tė gjithė do t’i shmang nga rruga dhe do t’i bėjė tė varur." (Sād, 82). Djalli betohet nė fuqinė e Zotit, e jo me tjetėr gjė. Me kėtė ai vėrteton diturinė dhe mendjemprehtėsinė e tij. Mėshira e Zotit ėshtė mbi ēdo gjė tjetėr, pra Zotit askush dhe asgjė nuk i nevojitet. Andaj dhe kush do le tė besojė nė Tė, e kush s'do, mos tė besojė. Atij askush dhe asgjė nuk mund t’i bėjė gjė. Ai nė nje hadihtikudsijj thotė: "Kėta janė pėr xhehennem dhe Unė s’mėrzitem, kurse kėta pėr xhennet dhe Unė prapė s’mėrzitem". Kjo i takon fuqisė dhe madhėrisė sė Zotit xh.sh. Kjo ėshtė ajo e cila djllit i lė hapėsirė pėr veprimin e tij. Ai mund t’i largojė nga rruga dhe t’i shpjerė nė mashtrim, sepse Zoti xh.sh. askėnd nuk do ta detyrojė qė tė besojė apo tė mos besojė. Prandaj dhe djalli betohet me fjalėt: "Betohem nė fuqinė Tėnde se tė gjithė ata bashkė do t’i largoj nga rruga":
".. Unė do t’ua vendos kurthin nė mėnyrė qė t’i shmang nga rruga e drejtė. Do t’u viė nga para dhe nga prapa, nga e djathta dhe nga e majta..." (El-A’raf, 16-17). Kėtu mund tė shihet se djallii i ka pėrmendur tė katėr anėt. Mirėpo, nuk ka pėrmendur se njerėzve do t’u vijė "nga lart" dhe "nga poshtė" (fevka - tahte), sepse "lart" ėshtė sundimi ndėrsa "poshtė" devotshmėria. Ai i cili i ėshtė pėrulur Zotit, atii (djallit) assesi nuk mund t’i afrohet.
Djallii mė tutje thekson se do ta pėrdorė gjithė shkathtėsinė e tij pėr t’i larguar nga rruga e drejtė, pastaj edhe prej sjelljeve tė mira dhe prej adhurimit. Ai qe nuk eshte stolisur me virtyte t e mira as qė i nevojitet djalli, sepse ai mashtron vetveten dhe e largon nga rruga e drejtė. Djallii ėshtė vjedhės shumė mendjemprehtė dhe i menēur i cili nuk humb kohėn e shtrenjtė pėr t’i vizituar shtėpitė e zbrazėta e tė rrėnuara.
Nė versetett kur’anore pastaj gjejmė se kur ėshtė fjala pėr faljen dhe dėnimin, mėshirėn dhe hidhėrimin, falja dhe mėshira janė tė theksuara para dėnimit dhe hidhėrimit. Kėshtu nė suren Fātiha thuhet se Zoti xh.sh. "Ėshtė i Gjithėmėshirshėm dhe Mėshirėplotė" para se tė thuhet se Ai ėshtė "Sundues i Ditės sė gjykimit". Nė vendet ku flitet se Zoti ia fal kujt tė doje , ndėrsa e dėnon kė tė dojė, falja ėshtė pėrmendur para dėnimit.. Precizitetin e lartpėrmendur e gjejmė edhe nė verset nė tė cilat flitet pėr kohėn. Ardhmėria pėrmendet nė kohė tė kaluar. Kėshtu ngjarjet e Ditės sė gjykimit janė theksuar sikur tashmė tė kishin ndodhur:
"I ėshtė fryrė burisė (surit)." (El-Kehf, 99).
"Edhe qielli ėshtė ēarė dhe fuqia e tij atė ditė ka rėnė." (El-Hākka, 16);
"Dhe xhehennemi u ėshtė dėftuar tė humburve." (Esh-Shuarā, 91);
"Dhe janė paraqitur para Zotit tėnd tė radhitur." (El-Kehf, 48).
Tė gjitha kėto ajete i pėrkthyem nė kohėn e shkuar ashtu siē qėndrojnė nė tekstin kur’anor, edhe pse ėshtė i njohur fakti se kėtu koha e ardhshme ėshtė shprehur me kohė tė shkuarr. Sekreti i kėsaj qėndron nė atė se tė gjitha ngjarjet, tė tashmet dhe tė ardhmet, tashmė kanė ndodhur nė diturinė e Zotit e cila ėshtė absolute dhe si e tillė nuk ėshtė e pėrkufizuar as me kohė as me hapėsirė. Kėshtu nė njė varg gjejmė tė flitet pėr dy kohė plotėsisht tė ndryshme, andaj na duket se janė kontradiktore, nė ēka edhe gabojmė: "Caktimi i Zotit ka ardhur, andaj mos e ngutni-shpejtoni." (En-Nahl, 1). Caktimi ka ardhur dhe ka ndodhur. Zoti xh.sh. u thotė njerėzve qė mos ta ngutin caktimin e Tij, si tė mos kishte ndodhur. Pra, caktimi ka ardhur nė diturinė e Zotit, por ende jo edhe nė tė njerėzve. Nuk ėshtė fjala, siē shihet qartė, pėr kundėrthėnie dhe kontradikta, por pėr saktėsi tė stėrholluar nė shprehje, pėr ligjshmėri, pėr fshehtėsi, zbulim dhe gjetje tė urtėsive, sekreteve dhe tė vėrtetėsive tė kuptimeve tė thella kur’anore.
Kėtu solla vetėm disa shembuj tė cilėt mjaft qartė flasin pėr saktėsinė e pėrkryer tė Kur’anit nė zgjedhjen e fjalėve, ndryshimin e tyre, nė zgjedhjen e vetė shkronjave etj. Askund nė tekstin kur’anor asgjė nuk ėshtė e tepėrt e as e mangėt. Gjithēka ėshtė nė vendin e vet pėrkatės.


  Gjithsej 196 faqe: « E parė ... « 27 28 29 30 31 32 33 34 35 [36] 37 38 39 40 41 42 43 44 45 » ... E fundit »
Trego 196 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.