Forumi Horizont Gjithsej 14 faqe: « E parė ... « 3 4 5 6 7 8 9 10 11 [12] 13 14 »
Trego 14 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Sporte tė tjera (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=14)
-- Atletika (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5488)


Postuar nga qershor13 datė 19 Korrik 2004 - 11:02:

Kupa e Shqipėrisė, tė dielėn nė "Qemal Stafa"

Atletikė: "Mbretėresha" e sporteve mbyll tė dielėn aktivitetet e vitit 2004.


Kupa e Shqipėrisė nė atletikė, e cila ishte parashikuar pėr t'u zhvilluar mė 15 korrik, do tė zhvillohet mė 18 korrik. Ky ėshtė dhe aktiviteti i fundit kombėtar pėr kėtė vit i Federatės Shqiptare tė Atletikės. Ky aktivitet do tė shėrbejė dhe si njė ceremoni mbyllėse pėr tė gjithė kampionėt e tė gjitha moshave dhe kategorive tė vitit 2004. Atletėt shqiptarė do tė kenė mundėsinė e fundit pėr tė arritur rezultatet e tyre mė tė mira, qė do tė shėnohen nė statistikat e FSHA-sė. Sipas drejtuesve tė Federatės Shqiptare tė Atletikės, garat e kėtij aktiviteti do tė zhillohen brenda njė dite nė ndryshim nga gara qė zhvillon kjo federatė. Por pista e stadiumit "Qemal Stafa" do tė jetė e gjitha pėr atletikėn, pasi garat do tė fillojnė qė nė orėn 9.00 tė mėngjesit me disiplinėn e hedhjes sė ēekiēit, garat e sė cilės zhvillohen nė kompleksin sportiv "Dinamo", pėr tė vazhduar nė orėn 16.00 me garat e vrapimit dhe tė kėrcimeve qė do tė zhvillohen nė pistėn e stadiumit "Qemal Stafa". Nga ky aktivitet do tė shpallen dy ekipet fituese si pėr meshkuj dhe pėr femra. Nė kėtė kupė do tė marrin pjesė tė gjithė sportistėt shqiptare dhe tė gjitha ekipet me sportistėt e tyre mė tė mirė, pėr t'u dhėnė shansin e fundit pėr ndonjė pėrmirėsim nė rezultatet e tyre. Konkretisht, ekipet pjesėmarrėse janė: Tirana, Studenti, Partizani, Mjeshtėria Sportive Durrės, Vllaznia, Skėnderbeu, Flamurtari, Elbasani, Besėlidhja etj. Ky aktivitet zhvillohet vetėm 10 ditė para kampionatit ballkanik tė tė rinjve, qė zhvillohet nė Banja Luka tė Bosnjė Hercegovinės. Madje pėr tė gjithė tė rinjtė do tė jetė njė test mė vete pėr tė pėrfaqėsuar mė pas kombėtaren shqiptare nė kėtė kampionat ballkanik. Femrat e Skėnderbeut, pretendente pėr kupėn Ekipi i Skėnderbeut nė Kupėn e Shqipėrisė do tė jetė njė nga pretendentėt kryesorė pėr fitimin e saj, sidomos pėr femra. Siē mėsohet, Skėnderbeu do tė pėrfaqėsohet tė dielėn nė pistėn e "Qemal Stafės" me njė ekip tė plotė dhe synon tė marrė trofeun e fundit tė vitit. Vetė kryetrajneri i Skėnderbeut, Juxhin Ēili, nė prag tė Kupės sė Shqipėrisė, pėr gazetėn do tė pohonte: "Ėshtė e vėrtetė qė do tė pėrfaqėsohemi nė kėtė aktivitet tė fundit pėr vitin 2004 me njė ekip tė plotė, madje me sportistėt mė tė mirė. Do tė synojmė nė radhė tė parė qė shumė atletė tė arrijnė rezultatet e tyre mė tė mira dhe mė pas tė pretendojmė pėr mė shumė. Ky ėshtė njė shans i mirė edhe pėr atletėt e rinj, qė do tė marrin pjesė nė kampionatin ballkanik tė tė rinjve, ndaj shpresoj tė jetė njė aktivitet mė rezultate tė mira. Pėr Skėnderbeun, gjithēka ėshtė gati dhe rezultatet do t'i tregojė pista e stadiumit "Qemal Stafa" ditėn e diel. "Me pak fjalė, "mbretėresha" e sporteve, atletika, nė kėtė fundjavė do t'u japė fund aktiviteteve kombėtare nė Shqipėri, pėr tė arritur mė pas nė konkluzionin se ēfarė ka arritur tė bėjė nė vitin 2004. Kupa e Shqipėrisė ėshtė shansi i fundit pėr tė gjithė sportistėt shqiptarė.


  Gjithsej 14 faqe: « E parė ... « 3 4 5 6 7 8 9 10 11 [12] 13 14 »
Trego 14 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.