Forumi Horizont Gjithsej 53 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 525 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqėrore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Cfare duan grate ?????? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=579)


Postuar nga Fajtori datė 15 Mars 2003 - 01:06:

Cfare duan grate ??????

Me kete histori te marre nga libri "Omen" i Raul Cremones pershendes gjithe vajzat qe e lexojne.


#################################

Nje dite mbreti Artur u kap rob nga nje mbret tjeter gjate nje lufte. Duke e pare moshen e vogel te mbretit Artur mbreti tjeter vendos tja fale jeten me kusht qe ti pergjigjej nje pyetjeje shume te veshtire: "Cfare duan ne te vertete grate? Arturi kish nje vit kohe per te gjetur pergjigjen dhe, nese nuk jepte nje pergjigje te kenaqshme, do ti pritej koka.

Nje pyetje e tille do linte pa fjale edhe burrin me te mencur, prandaj Arturit ju duk nje sfide e humbur pa nisur akoma. Megjithate, duke pare se alternativa ish vdekja, pranoi propozimin dhe u kthye ne mbreterine e tij.Sapo mberriti aty filloi te pyese kedo: princeshen, prostitutat, prifterinjte, pleqte, sherbyeset ...e keshtu me rradhe. Por askush nuk dinte ti jepte nje pergjigje te hajrit. Ajo qe me se shumti i keshillonin ishte te shkonte tek nje shtrige e vjeter. Vetem ajo mund t'ja gjente pergjigjen, edhe pse duhej paguar shtrenjte sepse shtriga ish e njohur per gjerat e medha qe kerkonte ne shkembim.

Koha kalonte dhe erdhi dita e fundit e vitit, nderkohe qe mbreti nuk kish zgjedhje tjeter vecse te shkonte tek shtriga tashme. Shtriga pranoi te pergjigjej ne shkembim te dores Pirros, kavalierit me te mire te mbreterise, te cilin donte ta martonte. Mberti e kish shok te ngushte Pirron dhe i erdhi ndot nga ky propozim i felliqur... Shtriga kishte nje gunge ne kurriz, nje grep ne vend te dores, nje dhemb te vetem ne mes te gojes, dhe binte ere e qelbur. Mbreti nuk kish takuar ndonjehere nje krijese kaq te shpifur, prandaj nuk pranoi te fuste shokun ne kete mesele qe do i shkaterronte jeten.

Me te marre vesh propozimin Pirro flet me mbretin per ta lejuar te martohej me shtrigen. Asnje sakrifice nuk do ish shume e madhe per ti shpetuar jeten shokut dhe mbretit te tij.

Martesa u shpall dhe shtriga ju pergjigj pyetjes shume thjesht:
"Ajo qe nje grua do vertet eshte te jete e lire te jetoje jeten e saj.

Te gjithe e pranuan se nga goja e shtriges doli nje e vertete e madhe dhe ne fakt mbreti tjeter ja fali jeten Arturit.

Po martesa e Pirros me shtrigen si vajti ?
Pirro sillej si gjithmone, xhentil dhe me miresjellje. Shtriga nderkohe tregoi anen e saj me te shemtuar, hante me duar, bente gogesima dhe pordha. Erdhi dita e marteses dhe naten e pare Pirro po mundohej te merrte kurajo per te kaluar ate nate te hidhur. Ne fund i vendosur hyn ne dhomen e gjumit dhe ...ē'te shohe!!!!!

Ne krevatin martesor qendronte gruaja me e bukur qe kish pare ndonjehere. Pirro mbeti i shtangur dhe pasi mori veten per pak minuta e pyeti shtrigen se cfare kish ndodhur. Shtriga ju pergjigj se ai kish qene aq xhentil sa shtriga kish vendosur ti shfaqej ne formen e saj te bukur, te cilen askush nuk e njihte. Ne fakt shtriga gjysmen e dites ishte e shemtuar dhe gjysmen tjeter e bukur.

Duke qene keshtu shtriga pyet Pirron cilen pamje donte te kishte naten dhe cilen te mbante diten.
Pirro filloi te mendonte ē'te zgjidhte: Nje grua te mrekullueshme gjate dites, kur ai ishte me shoket, dhe nje gje te shemtuar naten? Apo te kalonte diten me shoqerine e shtriges per te patur gjate nates momentet e intimitetit me nje femer te mrekullueshme.


Ju cfare do kishit bere ??????????

Zgjedhja e Pirros gjendet disa rrjeshta me poshte. Mos e lexoni pa vendosur me pare vete !!!!!!!!!










Pirro i mire ju pergjigj shtriges se e linte zgjedhjen ne doren e saj. Sapo e degjoi shtriga qeshi dhe i tha se do te rrinte e bukur gjithemone, pikerisht sepse ai e kish lene te lire te zgjidhte per jeten e saj.



#####################
Libri ku eshte marre kjo histori eshte per te qeshur. Prandaj po ju tregoj konkluzionin qe nxjerr:
S'ka rendesi nese gruaja qe ke afer eshte e shemtuar apo e bukur, inteligjente apo budallacke. Ne fund te fundit brenda saj fshihet gjithmone nje shtrige..........


Postuar nga Klodel datė 15 Mars 2003 - 06:22:

hahahhaha kjo ishte e bukur
do shoh veten ne pasqyre se mos brenda meje fshihet nje shtrige


Postuar nga déją-vu datė 15 Mars 2003 - 10:57:

Talking

Proprio cosi.....xchč l'uomo non e Tarzan ma la donna cita*!Grande Raul Cremona P.S se c'č qualche donna che non č dacorto......


Postuar nga mjellma datė 15 Mars 2003 - 15:32:

E vertete eshte,por varet se me cfare syri e sheh dhe cilen ane te shtriges shfaqim,megjithate cilado ane te jete e keni merituar pa e shihni


Postuar nga denisa datė 19 Mars 2003 - 16:03:

Shtrige apo ajo e verteta eshte se ju meshkujt s'beni dot pa femren,e kjo ju ben te hani veten me dhembe


Postuar nga joli datė 19 Mars 2003 - 23:45:

hi

jam dakort me denisen


Postuar nga Ana datė 28 Mars 2003 - 21:38:

Smile PERGJIGJE NGA DRITERO AGOLLI

GRUAJA KA DALE NGA BRINJA E BURRIT


KUR GRUAJA LINDI, SIPAS BIBLES,
NGA BRINJA IME, JA KETU-,
AJO ME ZERIN E MELLINJES,
ME BEN TE SILLEM KUTURU`.

GEZIM, TRISHTIM E ANKTH ME MBOLLI,
NDAJ FLAS ME VETE VEC PER TE,
SE KUR NGA BRINJA IME DOLI,
M'I KRISI BRINJET NJE NGA NJE..................


Postuar nga cancer datė 29 Mars 2003 - 10:13:

Megjithate i duam shtrigat

Grate jane shtriga po cfare shtrigash se. Sinqerisht kam vene re se sa me mire te sillesh me nje vajze aq me shume perfiton ajo. Po si nuk njof nje vajze per se mbari qe te mos ta kete mendjen vetem te vetja e vet? Sikur bota te ishte ne duar te femrave eh ckishim per te hequr te shkretet ne........


Postuar nga cancer datė 29 Mars 2003 - 10:20:

Se me doli nga mendja mua: Per mendimin tim Grate duan qe tua plotesosh deshirat gjithmone qe ato te ndihen si pricesha dhe nga njera ane te ndihen te rendesishme per nje person dhe nga ana tjeter te jene te kenaqura qe e kane ate person ne pellembe te dores...........apo jo?


Postuar nga Ana datė 29 Mars 2003 - 18:37:

Thumbs up

Cancero,
grate vertet duan te trajtohen si princesha, e te jene ne qender te vemendjes, por me thuaj ti a do ishin ato kaq terheqese per juve meshkujet nqs nuk do kishin keto cilesi?
Kam vene re se meshkujt terhiqen me shume drejt nje femre egoiste dhe qe e e do shume vetveten, qe kerkon qe cdo gje te sillet rreth saj, qe kerkon te behet terheqese me te tera menyrat e mundshme, sesa me nje Aqua e Sapone. Apo jo?
Me thuaj ti cfare do ishin femrat po te mos ishin pak lozonjare, lajkatare ( cilesi qe ju meshkutjt vdisni per to ) ? Do ishin burra e jo gra....lol

Tani jo se jemi te persosura, po keto papersosmerite tona ju terheqin juve, na bejne me interesante.



Women, can't live with them, can't live without them......


  Gjithsej 53 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 525 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.