Forumi Horizont Gjithsej 967 faqe: « E parė ... « 834 835 836 837 838 839 840 841 842 [843] 844 845 846 847 848 849 850 851 852 » ... E fundit »
Trego 967 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Cili eshte filmi i fundit qe keni pare dhe cfare pershtypjesh ju ka lene (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6556)


Postuar nga Fajtori datė 15 Shtator 2011 - 05:15:

The ghost writer (2010)
Film i bukur dhe i realizuar mire. Vetem se filmat qe fshehin sekrete per ne fund ngjajne si kuti te hapura qe nuk shifen per here te dyte. Ka aktore te mire, nje pjese e te cileve dalin kalimthi. Kjo e ben filmin goxha te mire (mendo James Belushi luan vetem 3 minuta, Eli Wallach vetem nje skene; Eli Wallach eshte il brutto tek "Il buono, il brutto e il cattivo"). Sidoqofte, filmi eshte i bukur, por jo "outstanding".



Nobody's baby (2001)
Film disi i vjeter si nga stili dhe nga ngjyrat (akoma me format 4:3), por goxha realist dhe i bukur. Dy aktoret kryesore jane shume te zote (njeri eshte Gary Oldman). Nga nje ane filmat qe flasin per dashurin ndaj femijeve prekin gjithmone, por nga ana tjeter nuk jane kollaj te behen. Ky per me teper e arrin goxha bukur. Te sjell pak sensacionin e filmave si Maybe Baby dhe Gjithe faji eshte i Parajses. Por e ben duke te futur ne ambjentin e qosheve te humbura te Amerikes.



Ą la folie... pas du tout (2002)
Film francez qe fillon disi avash dhe i merzitshem, por behet interesant nga mesi. Tregon dashurine e nje vajze per nje doktor te martuar. Por gjerat nuk jane aspak si duken. Ajo qe arrin te nxjerre mire filmi eshte bota e mitomanise dhe njerezve genjeshtare. Ashtu si e kam thene here tjeter keta njerez nuk jane thjesht genjeshtare por krijojne boten e tyre (kane simptoma skicofrenie dhe psikoze). Sistemi shqiptar ku mbizoteron thashethemi i lufton kollaj keto forma. Por nese shoqeria respekton privatesine dhe nuk fut hundet ne punet e tjetrit, atehere mitomanet dhe psikotiket kane jete te gjate. Per me shume shikoni filmin. Por mos prisni ndonje prodhim dinamik. Eshte film tipik europian, qe ia vlen te shihet per kuriozitet.


  Gjithsej 967 faqe: « E parė ... « 834 835 836 837 838 839 840 841 842 [843] 844 845 846 847 848 849 850 851 852 » ... E fundit »
Trego 967 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.