Forumi Horizont Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 2 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Gjuha Shqipe (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=122)
-- Aforizma. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7130)


Postuar nga Indrit datė 03 Janar 2005 - 12:15:

Aforizma.

Kam qene ca kohe jo aktiv neper forume dhe internete dhe per kete arsye me kishin ardhur shume emaile e mesazhe, midis tyre edhe nje email shume i bukur nga nje shoqe.
Me pelqeu dhe mendova ta lexonit edhe ju.
Mendova ta sjell ketu pasi nuk kam hedhur momentalisht ketu asnje teme.

Duke ndryshuar shpesh pikpajet, mund te trasformohemi ne pikpyetje...

Drejtimi eres mund te matet edhe me hunde.

Duartrokitjet nuk jane gjithmone duar qe pershendesin...

Disa libra nuk i djeg zjarri ndonjehere, sepse kane shume uje..

Duke germuar gropen e tjeterit , kujdes se mos hasesh ne kabllin e tensonit te larte...

Diplomat eshte ai njeri qe di te heshte ne disa gjuhe menjehere..

-Disa talente jane si parashuta difektoze, hidhen , por nuk hapen..

-Disa edhe pse nuk dijne te notojne, ujin e turbullojne..

-Disa dashuri jane si brigjet e nje lumi, as nuk bashkohen as nuk i largohen njera tjetres..

-Dashuria nuk do te ishte aq e embel nese nuk do te ishte kripa e fshehtesise...

-Disa njerez jane te pa zevendesueshem meqense nuk zene asnje vend

-Dembeli ne fillim ka qene i pa pune amator, pastaj eshte bere profesionist..

-Dy jane shenjat e pleqerise.. e para harresa, e dyta... me falni, e harrova!

-Deshira per te qene i pare me ka lindur qe ne rradhen e qumeshtit...

-Kushtetuta eshte nje dokument qe na siguron lirine e fjales, por jo te drejten per te na degjuar...

-Grevat e urise mund te perballohen vetem duke patur nje guzhinier te mire

-Genjeshtrat me te medha , thuhen solemnisht.

-Genjeshtra eshte parakusht per nje politike te suksesshme.

-Gjykates i paaneshem eshte ai qe mer ryshefete pa dallim, majtas dhe djathatas.

-Gjethja e fikut vihet ne vendin me te dukshem.

-Genjshtrat thuhen kur dehesh me poezi, te vertetat thuhen kur dehesh me raki.

-Gruaja e bukur gezon syte e burrave, e shumtuara - syte e grave.

-Gjenilaitetin nga marrezia e ndan vetem nje hap, prandaj , asnje hap perpara.

-Kur zhduket kultura, mbeten monumentet e kulture, pasi zhduken dhe ato, mbetet ministri kultures.

-Kur faktet lundrojne ne siperfaqe, dikush fillon e fundoset.

-Kur falsim per veten tone, zakonisht reklamojme ato cilesi qe nuk i kemi.

-Kur fillon te vjedhe me vonese, perpiqet te kompesoje dhe kohen e humbur.


  Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 2 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.