Forumi Horizont Gjithsej 10 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 »
Trego 10 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Gjon Buzuku (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=74)
-- Kush eshte Gjon Buzuku (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=77)


Postuar nga amoxil datė 20 Gusht 2005 - 04:46:

Autori i parė i njohur gjer tani i letėrsisė shqiptare, shqipėruesi i njė libri kishtar, qė ėshtė quajtur "Meshar", (1555) mė e vjetra vepėr shqipe e botuar qė ka arritur. Ishte prift katolik, famullitar i njė kishe nė Shqipėrinė Veriore jo aq larg nga vendi i botimit, ndofta nė trevėn e Ulqinit e tė Tivarit. Kopja e librit qė ka arritur ėshtė e cunguar, i mungojnė 16 faqet e para, ndėr to edhe fleta e ballit. Pėrmban lėndė tė ndryshme kishtare dhe pjesėt kryesore tė liturgjisė katolike. Kjo pėrmbajtje flet pėr pėrdorim tė gjuhės shqipe nė shėrbesat fetare, lidhur siē duket me pėrpjekjet pėr pėrdorimin krahas latinishtes edhe tė gjuhėve amtare, pėrpjekje tė pėrftuara nėn shtysėn e Reformės.

Meshari ėshtė botuar me alfabetin latin tė tipit gjysmėgotik, i zakonshėm nė atė kohė nė Italinė Veriore Kryesisht pėr tingujt e shqipes qė nuk i ka latinishtja (g, gj, th, dh, z, x, i) ka edhe pesė shkronja tė posaēme, qė kanė pėrgjasim me disa shkronja tė alfabetit cirilik. Autori shihet se ndjek njė traditė mjaftėsisht tė konsoliduar tė shkrimit tė shqipes, tė cilėn do ta vijojnė edhe autorėt pasardhės tė Shqipėrisė Veriore. Qenia e njė tradite letrare tė mėparshme shfaqet edhe nė gjuhėn relativisht tė pėrpunuar tė veprės. Nė pasthėnie shprehen shkoqur ndjenat atdhedashėse qė e kanė frymėzuar, dėshira e tij pėr tė ndritur mendjen e bashkatdhetarėve. Nė veprėn e Buzukut gjejmė ndonjėherė edhe pjesė tė njė proze tregimtare me vlera letrare, tė shkruara me gjuhė tė qartė dhe tė kuptueshme. Bie nė sy puna e tij, ose e traditės sė, mėparshme, pėr pasurimin e shqipes me fjalė tė reja, nė mes tė cilave ka mjaft fjalė tė sferave tė jetės mendore. Si vepėr e parė shqipe e njohur, "Meshari" ka rėndėsi tė madhe pėr historinė e kulturės, nė mėnyrė tė veēantė pėr historinė e shqipes sė shkruar dhe tė letėrsisė shqiptare. Ėshtė dėshmi e shqipes nė shek. XVI, nė njė fazė kur nuk ishin zhvilluar ende njė pjesė e dallimeve dialektore tė mėvonshme. Me gjuhėn nė njė masė tė mirė tė standardizuar e tė kodifikuar, si koine letrare qė u ngjiz e u zhvillua me veprat e autorėve tė Veriut nė shekujt XVI - XVIII, vepra e Gjon Buzukut hapi njė etapė tė re nė lėvrimin e shqipes si gjuhė e shkruar kulture.

Tituj tė veprave
Meshari (1555) nė bibloteken e Vatikanit.


  Gjithsej 10 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 »
Trego 10 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.