Forumi Horizont Gjithsej 14 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »
Trego 14 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Feja krishtere (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=184)
-- Vdes Papa Gjon Pali II (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7986)


Postuar nga tresh datė 03 Prill 2005 - 09:07:

Vdes Papa Gjon Pali II

Vatikani ka njoftuar dje se Papa ka ndėrruar jetė rreth orės 21:35, tre ditė pasi kishte humbur ndjenjat. Pas spekulimeve tė djeshme, ashtu siē kishte parashikuar, selia e shenjtė njoftoi vetė pėr ēastin kur Papa ndėrroi jetė. Tė gjitha stacionet televizive tė botės kanė ndėrprerė transmetimet pėr tė njoftuar vdekjen e Karol Vojtilės.


Bota lutet pėr shpirtin e Atit tė Shenjtė
Protestantė, myslimanė, hebrej dhe madje edhe ateistė vlerėsojnė njeriun qė punoi aq shumė pėr paqen
Gjithė bota ėshtė lutur dje pėr shpirtin e Atit tė Shenjtė. Protestantė, myslimanė, hebrej dhe madje edhe ateistė kanė vlerėsuar njeriun qė ka punuar aq shumė pėr paqen dhe pėr unitetin mes shumė dallimeve fetare. Ankthi, dhimbja dhe lotėt shiheshin nė sytė e besimtarėve qė luten pėr Papa Gjon Palin e Dytė. Nė sheshin e Shėn Pjetrit, pikėrisht pėrballė dy dritareve ku thuhet se dergjet papa, njerėzit vazhdojnė tė luten. Mes tyre janė edhe fėmijė, tė cilėt bėjnė shenjat e lutjes dhe qėndrojnė tė heshtur mes turmės sė njerėzve. Tė gjithė kanė pritur me ankth lajmin e fundit, por turmat nisėn tė rralloheshin reth orės 4 tė mėngjesit duke u gdhirė e shtunė. Dritat nė dy dritaret e apartamentit tė Karol Vojtilės mbetėn gjithė natėn tė ndezura, ashtu siē mbetėn tė mbėrthyera drejt tyre sytė e besimtarėve katolikė tė pranishėm nė Sheshin e Shėn Pjetrit. Vatikani tashmė ėshtė shndėrruar nė epiqendrėn e vėmendjes sė miliona njerėzve - besimtarė katolikė ose jo nga e gjithė bota. Disa dhjetėra gazetarė kanė mbėrritur aty nga ēdo anė e botės. Nė Romė ndėrkaq kanė hyrė nė fuqi masa tė jashtėzakonshme tė sigurisė pėr tė pėrballuar fluksin e mijėra njerėzve qė pritet ende tė mbėrrijnė pėr tė pėrcjellė Atin e Shenjtė dhe pėr tė marrė pjesė nė ceremonitė mortore. Ekziston frika qė mbėrritja e mijėra njerėzve nė Romė pėr t'u falur pėr Papėn do tė ndikojė nė problemet e rendit publik dhe ndoshta mund tė kushtėzojė zhvillimin e zgjedhjeve rajonale tė cilat janė tė parashikuara pėr javėn e ardhshme.
Ndėrkohė, nė Paris besimtarėt kanė ndezur qirinj, janė lutur dhe tė gjithė kanė reflektuar mbi mėnyrėn se si ai e qeverisi Kishėn Katolike. Nė katedralen Notre Dame nė Paris, jo vetėm besimtarėt, por edhe turistėt ndezėn qirinj poshtė njė fotoje tė Papės nė vitin 1997. “Ai ishte njeri i madh… dhe ky ėshtė vėrtet njė moment i dhimbshėm”, tha Mike Miller, njė vizitor amerikan nė kėtė kishė.
Po kėshtu nė katedralen e Westminster nė Londėr si dhe nė atė tė St.Stephen nė Austri, janė ndezur qirinj rreth fotografive tė Papa Gjon Palit II. Nė njė meshė pėr gati 400 besimtarė, peshkopi i Londrės Alan Hopes njoftoi se Papa po bėn udhėtimin e fundit tė jetės sė tij. Nė Vjenė njė besimtare u shpreh: “Nuk do tė doja qė ai tė bėhej mė mirė, por tė kishte njė vdekje me dinjitet”. Gati 1500 njerėz morėn pjesė nė njė meshė pėr Papėn nė kategralen gotike tė shekullit tė 13-tė nė Gjermani. Mesha tė veēanta janė kryer nė gjithė botėn, si nė kisha e katedrale, ku drejtuesit e tyre kanė dhėnė vlerėsimet maksimale pėr figurėn e Vojtilės. Nuk mund tė mos vihet re njė trishtim i madh mes polakėve, atyre qė krenoheshin me figurėn e bashkėkombasit tė tyre. Pikėrisht nė qytetin jugor polak nė Wadowice, ku Papa kish lindur 84 vite mė parė, gati 20 000 veta morėn pjesė nė njė meshė nė bazilikėn e St.Mary. Reverendi Glowka u tha tė pranishmeve: “Jemi kėtu pranė Papės nė agoninė e tij, pėr tė provuar bashkė me tė, kėtė mister tė madh tė jetės qė ėshtė vdekja… Tani qė ai ėshtė i sėmurė dhe njė person i vdekshėm, ai na mėson leksionin mė tė rėndėsishėm, leksonin e vdekjes dhe leksionin e kėmbėnguljes pėr tė ndjekur kėtė fat”. Papa nuk pranoi qė tė shtrohej sėrish nė spital pėr t’u kuruar, tre ditė mė parė kur pėsoi njė pushim zemre, pas njė infeksioni tė rėndė urinar.
Por edhe Kina, e cila nuk lejonte qė katolikėt e saj tė njihnin autoritetin e Papės, dje mori njė qėndrim tė veēantė, duke shprehur shqėtėsimin e madh pėr shėndetin e Papės. Edhe Kuba komuniste, nė njė ndėrprerje televizive njoftoi gjithė shikuesit se Papa ishte nė prag tė vdekjes. Nė Jeruzalem, besimtarėt ndezėn qirinj nė kishėn ku tė krishterėt besojnė se Jezusi u kryqėzua. Nė 1993, Vatikani nėn drejtimin e Papės vendosi marrėdhėnie tė plota diplomatike me Izraelin, pas gati 2000 vitesh armiqėsi mes kristianėve dhe hebrejve. E.Kushova


Disa herė buzė vdekjes
Nė maj 1981 ai u qėllua nė bark nė sheshin e Shėn Pjetrit nga njė turk me emrin Mehmet Ali Agēa.
Nė korrik 1992 bėri njė operacion pėr heqjen e njė tumori beninj nga zorrėt
Nė prill 1994, ai bėri njė operacion nė legen, pasi theu kėmbėn duke u rrėzuar nė tualetin e tij.
Nė tetor 1996 ka vuajtur nga apendektomia.
Prej shumė vitesh ka vuajtur nga sėmundja e parkinsonit dhe ka qenė i ulur nė karrige me rrota.
Qė nga muaji shkurt ’05, Papa pati probleme me frymėmarrjen dhe dy ditė mė parė pėsoi njė infeksion tė rėndė urinar dhe njė atak nė zemėr, qė e futėn nė njė gjendje tė pashresė.


  Gjithsej 14 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »
Trego 14 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.