Forumi Horizont Gjithsej 12 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 112 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shkrimtare shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=295)
-- E bardha eshte pak. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8221)


Postuar nga Indrit datė 02 Maj 2005 - 18:38:

Thumbs up E bardha eshte pak.

Keto poezi jane shkeputur nga libri"E BARDHA ESHTE PAK..." Botuar ne Tirane ne gusht 2004. te autorews Suzana Zisi uroj qe tju pelqeje ashtu sic me ka mrekulluar edhe mua.

Atehere te nderuar per kenaqesine time dhe tuajen po ju ofroj disa krijime qe me kane pelqyer.shume.
Uroj te ndjeni te njenjten kenaqesi
Indriti.


Endėrr ...

Mbrėmė,
gjithė natėn
isha me ty...
T’i kėputa
venat…
T’i zbėrtheva
eshtrat…
T’i gjakosa
flokėt…
Tė putha
nė sy.
Mbrėmė,
gjithė natėn,
isha
me ty.
Por,
nė mėngjes,
s’munda
tė tė rikrijoja…
S’mė dilnin
gjymtyrėt.
S’mė mjaftonin
flokėt.
Buzėt
e kafshuara,
fytyra
e plogėt.
Dhe,
ika…
Ika,
mora malet…!
Zjarri,
qė kam brenda,
as shuhet…
As falet...!!!


Postuar nga Indrit datė 02 Maj 2005 - 18:40:

Don Zhuani...

Endesh
si hije,
Mes ecejakesh
tė pasosura…
Dashnor
i pėrjetshėm.
Tragjik
i shekujve.
Ti.
Donzhuani
shqiptar
i legjendave.
Ti.
Fantazma
ironike
e netėve…!
Kostandin!
“Vėlla”
i pėrbaltur.
Pse
frikė
patėn?
Pse
s’thanė
tė vėrtetėn?
Qė,
Doruntainat,
ti,
i ndėrrroje
pėrditė.
Pse
e pėrēudnuan
kėshtu
legjendėn?
Pse
mbyllėn
sytė?
Shkatėrron
dhe rilind.
Shuan
dhe ndez,
Ėndėrrat
e vajzave,
tė prera
nė mes...!
Herė – copa balte
tragjike,
lėshon.
Herė – ar – eliksir dashurie.
Herė Doruntinėn – princeshė,
pėrqafon.
Herė,
i frikshėm,
shfaqesh
si hije.
Qėndron
statujė,
mes jetės
dhe varrit.
Dhe,
stepesh!
Tė hysh,
a,tė dalėsh?
Tė rendėsh ,
mes territ
dhe
skandalit,
a,
hapin,
gjėkundi,
ta ndalėsh?
Kostandin!
Don Zhuani im, shqiptar.
Oqeane lotėsh
mblodhe,
nė altarėt
e pritjes.
Pasione pa fund
ndeze.
Shojte,
zjarre
tragjikė.
Me alibinė- satirė
tė Ngritjes,
nga,
i yti
varr,
alegorik…!
Endesh
fantazmė,
mes,
ecejakesh
tė panumėrta...
Dashnor
i pėrjetshėm.
“Vėlla”!!!
Ah,
sikur...!
Doruntinat
e dhimbjes,
nuk vdesin.
Rilindin,
nga brinjėt
e tua…
Si
Eva,
nga Adami,
dikur …!!!


Postuar nga Indrit datė 02 Maj 2005 - 18:42:

Dashuria ju ka harruar

Mos e kėrkoni
puthjen!
S’keni pėr ta gjetur!
Kėtu,
thellė
e kam tretur…!
Mos e kėrkoni
ndjenjėn,
kyēur
nė shpellėn
e mungesės!
Mos e kėrkoni
arsyen!
Shtatė pashė nėn dhe’,
ka mbetur…
Mos e kėrkoni
moshėn!
Me zero
e kam shumėzuar.
Mos e kėrkoni
Dashurinė!
Ju ka harruar...!!!


Postuar nga Indrit datė 02 Maj 2005 - 18:44:

M’i mori era...

Rrėnqethjet,
e mėngjesit
tė brishtė.
Klithjet,
e pasioneve
tė ndaluara.
Lotėt,
e fėmijėrisė
sė largėt.
Pendesėn,
pėr “fajet”
e shkuara.
Ecejaket,
nė kėrkim
tė shpirtit.
Alegorinė,
e telefonatave
tė ndėrprera.
Letrat ,
qė dot s’i shkrova…
M’i mori era...!


Postuar nga Indrit datė 02 Maj 2005 - 18:48:

Pa kohė...

Nė Atlantik,
u zhyta
nė magjinė
e ekzistencės
joreale.
Nė Bermude,
u njėsova
me tė fshehtat
magnetike.
Ligjet e fizikės,
i shumėzova
me ligjet morale.
E,
dolėn
jashtė kohe:
Njerėzit,
Jeta,
Paranojat biblike...!

Vijojme heren tjeter, shpresoj tju pelqejne keto
S’ka mėngjese,
vjeshtė,
shekull.
S’ka nocione,
fundi
e fillimi.
Mbete
vetėm ti...
Mbi botė.
Pa kohė.
Pafundėsisht,
imi…!


Postuar nga Indrit datė 03 Maj 2005 - 10:58:

Eja i bukur, Promete…

Ti,
je.
Ti,
s’je.
Te ndjej,
dhe
s’te ndjej…!
Shfaqesh i persosur,
diku,
zhdukesh pak me tej….!
Te kerkoj
por,
trembem!!!
Kam frike te te gjej…
Ti,
je.
Ti,
s’je.
Imazhe qe fluturojne andej…!
Ti,
s’je
ne rruget me pluhur,
ne rudhat e kohes
te flakura tej…!
Ti,
je
ne puthjet,
dritherimat,
ne gjakun
qe cmend legjendat,
te ndjej…
Ti,
s’je
ne syte qe u lodhen,
nga erresira
me emrin: Dite.
Ti,
je
ne endrrat e bardha,
qe,
embel,
dritherojne
drite.
Ti,
s’je imazh interneti,
qe,
ndjek valet
e,
shfaqet ne Yahoo.
Ti ndiej hapat,
eja!
Jam duke te pritur,
ketu.
Eja,
sillma zjarrin.
Dua,
edhe pakez drite…
Eja i bukur,Promete!
Harroji
Perendite!!!


Postuar nga Indrit datė 03 Maj 2005 - 11:00:

MIKU IM I VOGĖL…

Kush tha
qė,
sytė
ti mori errėsira?
Dhe,

buzėqeshja,
fluturoi nė re?
Ti,
je
kėtu,
Miki,
miku im i vogėl.
Je,
kėtu,
me ne!
Ende
ėshtė
mes nesh,
frymėmarrja jote…
Tė bukurėn
buzėqeshje,
kėtu e ke!!!
Endesh
si njė ėngjėll,
nėpėr ditėt tona.
Sytė e tu
tė brishtė,
i shoh
dhe nė gjumė.
Jeta,
ėshtė
e shkurtėr,
do shihemi, Miki.
Miku im
i vogėl,
qė,
mė mungon,
kaq shumė...


Postuar nga Indrit datė 05 Maj 2005 - 14:09:

Nga sytė e tu



Nga sytė e tu,
buron
njė dritė e mirė.
Kjo dritė,
ka kohė
qė mė mungon…
Mė duket
vetja
shkretėtirė,
dhe
ti,
oaz,
qė mė tundon.
Jemi
kaq larg…!
(ndonėse dy hapa)
Mos e zgjat
dorėn
me ngurim.
Se digjem,
digjem
porsi flaka,
dhe,
mbetet
veēse,
hiri im!


Postuar nga Indrit datė 05 Maj 2005 - 14:11:

I + I = 2

I + I,
bėjnė 2.
Por,
ti,
kėtė,
s’e di.
Pėr ty,
I + I,
bėjnė 5
ose 6.
Dhe,
une,
ne matematikėn
tėnde
“moderne”,
ndihem
jashtė,
jashtė...!


Postuar nga Indrit datė 05 Maj 2005 - 14:14:

Nė shtėpinė e kafshėve


Kafenė,
ma serviri
ujku.
Duke ėndėrruar,
shijen
e mishit
tim…!
Drekėn,
ma serviri
dhelpra.
Duke skicuar ,
arkivolin
tim…!
Darkėn,
ma serviri
urithi.
Duke gėrmuar,
varrin
tim…!
Zogjtė e pėrgjakur
mė lėpijnė…
Milingonat,
tatuazh
mė ngjiten
nė shpinė…
Ku ėshtė dera?
Hapeniiiii…
Tė hyjė
kėtu,
njeriu.
Njeriu?
Oh!
Vdiq i ziu!
Bishat
e egra,
zaptuan
shtėpinė…
Planetet,
nė kraharorin tim,
ulėrijnė!
Ulerijne…!!!


  Gjithsej 12 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 112 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.