Forumi Horizont Gjithsej 277 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »
Trego 277 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqėrore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Ē'mendim keni pėr martesėn? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=900)


Postuar nga juli_ny datė 31 Janar 2003 - 18:24:

Question Martesa ????

Ergi, nofka juaj eshte mashtruese ne sy te pare, po ashtu edhe forumi eshe pak mashtrues pasi nuk eshte aq i zgjuar sa te thote anetare e re. Kam lexuar dy mesazhet qe ju keni postuar ne kete forum dhe lexova edhe ate qe ti kishe shkruar rredh vetes dhe qe besoj se e kupton qe te gjithe anetaret e tjere mund ta lexojne.

Jam ne nje moshe gati me ty dhe me thene te drejten eshte shume e veshtire ti japesh nje pergjigje pyetjes qe ju keni shtruar. Kur martohesh, thone qe te hyjne dy kembe ne nje kepuce (andej nga lagja ime te pakten keshtu thone). Martesa per mua eshte dicka qe duhet te mendohesh shume mire pasi personi me te cilin do te mertohesh, do kalosh nje jete te tere me te. Martesa sjell shume ndryshime ne te dy partneret dhe gjerat nuk jane me si me pare. Shume nga ne duhet ta kene vere re kete gje, me te shumetet e kemi pare kete gje tek te tjeret. Ndryshime ne te vertete mund te shihen qe kur fejohesh, te dy partneret i shohin gjerat me sy tjeter, edhe nga bota e jashtme shifesh me sy tjeter.

Mbi te gjitha eshte bara qe ti mer mbi vete. Kur fejohesh ose martohesh, { per mua jane gati e njejta gje, kuptohet nese je zerioz dhe i vendosur per ate qe ben,} nuk je me vetem i dashuruar por je dhe i impenjuar. Dua te them qe te dy partneret kane detyrime dhe pergjegjesi ndaj njeri tjetrit.

Para se ta mbyll, dua te shtroj edhe nje pyetje asaj qe ti ke shtruar me siper:

CILAT JANE SHKAQET KRYESORE TE DIVORCEVE NE SHQIPERI NE PERGJITHESI DHE MIDIS CIFTEVE TE REJA ????????????

Kaq per tani, besoj se do kthehem perseri.

sa per njeriun ideal, apo princin e jetes ne rastin tuaj, jam me se i bindur qe ekziston.


  Gjithsej 277 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »
Trego 277 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.