Forumi Horizont Gjithsej 6 faqe: [1] 2 3 4 5 6 »
Trego 56 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Formula 1 (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=220)
-- formula 1 (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=944)


Postuar nga Kobe4MVP datė 19 Maj 2003 - 17:55:

formula 1

Hakinen - 40
Shumaker - 38


Postuar nga qershor13 datė 07 Korrik 2003 - 15:45:

Post Pista Manji Kurs ėshtė ndėrtuar “nė mes tė asgjėsė”.

Kėtė e thonė drejtuesit, pilotėt spektatorėt, tė cilėt ēdo vit pėr tė marrė pjesė nė Ēmimin e Madh tė Francės duhet t’ė lėnė mėnjanė ēdo lloj komoditeti, pėr tė shkuar nė mes tė fshatit francez me qindra kilometra larg Parisit.

Pista e Manji Kurs ėshtė njė miks rrugėsh tė shpejtė dhe kthesash tė sikletshme, tė cilave u shtohen edhe rrotullime, qė merren vetėm me mardsh tė parė. sipėrfaqja e pistės ėshtė mė e mira nga tė gjitha nė Formula 1.

Duke qenė njė pistė e gjeneratės sė fundit, Manji Kurs garanton njė nivel sigurie shumė tė lartė.Njė nga kuriozitetet mė interesante tė pistės franceze ėshtė se nuk ekziston njė pjesė e drejtė, por njė kthesė e gjatė e sfumuar.

I projektuar si njė pistė “televizive”, Manji Kurs ka kthesa tė dizenjuar posaēėrisht pėr tė qenė spektakolare, gjimonė nė objektivin e telekamerave.

Njė tjetėr kuriozitet ėshtė se gjithė kthesat janė ndėrtuar duke patur parasysh kthesa tė famshme, si pėrshembull ato tė Imolas, Estoril e Adelaide.


Postuar nga BUCS datė 22 Gusht 2003 - 21:04:

Ne gjyq, Raikonen dhe Barrikello

PARIS-Komisaret gjermane te gares se Hockenhaim, sot, do te degjojne respektivisht pilotet e McLaren dhe Ferrarit, Kimi Raikonen dhe Rubens Barrikello per perplasjen e gares se kaluar ne Gjermani me pilotin e Williams, Schumacher.

Trupi Drejtues i Automobilizmit, FIA, ka deklaruar se ky takim do te mbahet ne nje nga mjediset e takimeve te Kompleksit te Hungaroring te Formula 1.

Takimi eshte kerkuar nga Autoritetet, pasi ka dale vendimi i FIA-s per te zbutur denimin e dhene per pilotin e Williams Ralf Schumacher, qe me pare eshte fajesuar nga komisaret, si shkaktari kryesor i perplasjes se ndodhur, garen e shkuar te Gjermanise.

FIA ka kerkuar nje gjobe prej 50.000 USD te merkuren per pilotin, ne vend te nje penalltie origjinale, qe ishte llogaritur dhe qe do te thoshte se Schumacher do t'i duhej qe te zbreste 10 pozicione nga vendi i tij i kualifikimit, ne fillimin e Grand Prix te Hungarise.

Schumacher, qe eshte vellai i vogel i kampionit Michael, eshte perplasur me Raikkonen dhe Barrichello, ndersa te tre makinat ishin ne fillimin e gares se 3 gushtit.

FIA ka thene se ata do t'i kerkonin komisareve gjermane per te investiguar rolin e finlandezit Raikonen dhe brazilianit Barrikello, ne garen e pare, duke ndjekur me kete rast edhe te dhenat, qe jane dhene te marten nga nje trupe e specializuar apeli.

Schumacher ka apeluar ndaj denimit te tij, duke thene se perplasja nuk ishte gabimi i tij. Kurse menjehere, pas gare Williams ka deklaruar se nuk e besonin qe shoferi i tyre ishte plotesisht fajtor per kete perplasje. Nderkohe, te gjithe pilotet kane mberritur dje ne pisten e Hungarise dhe kane filluar matjet e nevojshme te gares. Te gjithe syte jane drejtuar tek Mikael Schumacher, qe i duhet te perballet per fitimin e titullit te madh te kampionit edhe kete vit.


Postuar nga i_lire datė 23 Gusht 2003 - 16:37:

F1 - Hungari - Pole Position - 23 Gusht 2003

Fernando Alonso fiton "pole position" e dyte ne kete sezon per Renault. Spanjolli, i fresket nga rinovimi i kontrates, ka arritur te bej nje xhiro perfekte duke patur nje largese nga R. Schumacher prej 256 te mijtat e sekondit.
Shpeton Barrichelo, qe arrin te beje te njejten kohe sa Montoya dhe do te niset nga vendi i peste ne garen e neserme ne Hungari.
Suprize e vertete eshte vendi i trete i Marc Webber me Jaguar: nje rrezultat qe i jep nder britanikeve ne GP e Hungarise, por qe mund te jete nje klient jo fort i lehte per tu perballuar nga te gjithe.
Zhginjimi i te gjitheve ishte Michael Schumacher. Kampioni ka arritur te siguroje vetem vendin e tete per nisjen e gares se neserme. Jarno Trulli gjithashtu eshte zhgenjyes do ta nis garen nga vendi i gjashte.

Kjo eshte renditja:

1. 8 ALONSO Renault M 1'21"688 193.203 Km/h 3
2. 4 R.SCHUMACHER Williams BMW M 1'21"944 + 0'00"256 3
3. 14 WEBBER Jaguar Cosworth M 1'22"027 + 0'00"339 3
4. 3 MONTOYA Williams BMW M 1'22"180 + 0'00"492 3
5. 2 BARRICHELLO Ferrari B 1'22"180 + 0'00"492 3
6. 7 TRULLI Renault M 1'22"610 + 0'00"922 3
7. 6 RAIKKONEN McLaren Mercedes M 1'22"742 + 0'01"054 3
8. 1 M.SCHUMACHER Ferrari B 1'22"755 + 0'01"067 3
9. 5 COULTHARD McLaren Mercedes M 1'23"060 + 0'01"372 3
10. 20 PANIS Toyota M 1'23"369 + 0'01"681 3
11. 9 HEIDFELD Sauber Petronas B 1'23"621 + 0'01"933 3
12. 15 WILSON Jaguar Cosworth M 1'23"660 + 0'01"972 3
13. 11 FISICHELLA Jordan Ford B 1'23"726 + 0'02"038 3
14. 17 BUTTON BAR Honda B 1'23"847 + 0'02"159 3
15. 21 DA MATTA Toyota M 1'23"982 + 0'02"294 3
16. 16 VILLENEUVE BAR Honda B 1'24"100 + 0'02"412 3
17. 10 FRENTZEN Sauber Petronas B 1'24"569 + 0'02"881 3
18. 19 VERSTAPPEN Minardi Cosworth B 1'26"423 + 0'04"735 3
19. 36 BAUMGARTNER Jordan Ford B 1'26"678 + 0'04"990 3
20. 18 KIESA Minardi Cosworth B 1'28"907 + 0'07"219 3


Postuar nga i_lire datė 24 Gusht 2003 - 04:51:

Presidenti i F1

Berni Ekleston, nė njė intervistė qė ka dhėnė kohėt e fundit, ka deklaruar se nuk po mendon ende qė tė tėrhiqet nga posti drejtues i Formulės 1. Eklestoni, aktualisht, ėshtė 72 vjeē dhe puna e tij kohėt e fundit ėshtė intensifikuar mė shumė, nė krahasim me fillimet e tij pėrpara 30 vjetėsh. Me kalimin e kohės, ai ėshtė bėrė njeriu mė i fuqishėm i sporteve automobilistike dhe aktualisht komandon gjithēka nė Formulėn 1. Nė vazhdimin e intervistės sė tij, ai ka shtuar se nuk qėndron nė kėtė sport pėr tė fituar para. "Unė nuk e bėj kėtė punė pėr para, por pėr kėnaqėsi personale. Nuk kam nevojė pėr para. Ndoshta po tė kisha punuar nė ndonjė vend tjetėr, do tė isha tėrhequr me kohė, por nė kėtė sport ndihem shumė i kėnaqur. Nė Formulėn 1 unė pėrjetoj ēdo minutė, pasi, nga njė ēast nė tjetrin, nuk dihet se ēfarė mund tė ndodhė. Nuk e merr dot me mend se ē'do tė ndodhė, dhe kjo ėshtė diēka shumė e bukur pėr mua." Eklestoni ka 25% tė aksioneve tė SLEC-it, qė ėshtė grupi tregtar i Formulės 1. Kėtė emėr, ky grup e ka marrė nga bashkėshortja e tij Slavica. Ka edhe tė tjerė pjesėtarė nė kėtė grup, ku mund tė pėrmendim disa banka gjermane, tė cilat pėrbėnin grupin "Kirch". Gjithsesi, "pronari" mbeti britaniku Ekleston, i cili ėshtė nga aksionistėt mė tė mėdhenj. Pra, vendimet kryesore merren nga ai. Britaniku ka shtuar se do tė tėrhiqet nga posti kur ta shohė tė arsyeshme se duhet tė largohet. "Unė mendoj se jam nė njė pozicion qė mund t'i them vetes: shiko Berni, nuk jeni ende i paaftė pėr tė marrė vendime frytdhėnėse, pra duhet tė vazhdoni. Nė rast se shoh se ndokush thotė tė kundėrtėn, atėherė po, mund tė tėrhiqem. Ndoshta kjo do tė ndodhė pas shumė kohėsh, ose kur tė kem vdekur. Pėr kėtė arsye, mendoj se kjo ėshtė e vetmja arsye pėr t'u ndalur. Nė kėto momente jam duke dhėnė mė shumė se pėrpara 20 apo 30 vjetėsh." Ai ka shtuar se e ndien veten mė tė ri kur punon me orė tė zgjatura. "Nėse kėrkon tė vdesėsh i ri, atėherė tėrhiqu nga puna dhe dil nė pension. Kur punon trupi, edhe mendja vihet nė lėvizje, sepse mendon, ndėrsa nė kohėn qė ndalesh, gjithēka shkon ndryshe. Nė mėnyrė tė veēantė, kėto ndryshime tė mėdha ndodhin te njerėz, tė cilėt kanė punuar me njė tension tė madh gjatė gjithė kohės." Formula 1 do tė ketė njė mangėsi tė madhe nė momentet kur Eklestoni tė largohet nga detyra e tij. Sipas disa zėrave qė qarkullojnė kohėt e fundit, thuhet se vendin e tij do ta marrė Ron Denis, drejtori sportiv aktual i skuderisė britanike McLaren. Thuhet se, pėr momentin, ky ėshtė njė nga tė interesuarit pėr kėtė vend.


Postuar nga i_lire datė 25 Gusht 2003 - 00:32:

Alonso ne podium.

HUNGARI, 24 Gusht 2003 - Ka triunfuar Fernando Alonso, duke u bere keshtu piloti me i ri ne historine e GP te F1. Keshtu sot spanjolli ka festuar fitoren e tij te merituar, bashke me te edhe ekipi i tij Renault. Ne vend te dyte mbas Alons vjen Kimi Raikkonen (me McLaren) dhe Juan Pablo Montoya (Williams), ky i fundit edhe pse pati problem qe ne xhiron e 7-te. Ndersa Michael Schumacher, mbas nje dite jo shume te gezueshme per Ferrari-n, ka arritur ta mbylli garen vetem ne vendin e tete. Michael ne klasifikim vazhdon te qendroje i pari, por vetem me nje pike diferen nga Montoya dhe dy pike nga Raikkonen, gje qe tregon, se cdo gje eshte akoma per tu luajtur. Gara pati nje nisje shume kaotike, gje qe beri per pilotat e Williams te ishin mbas xhiros se pare Montoya ne vendin e tete. Me pas cdo gje u vendos gjate kohes se nderrimit te gomave, ku Williams arriten te ishin me te sukses'shme dhe te mirenjohuren McLaren(me Coulthard i vetmi qe beri dy ndalesa ne vend te tre), por qe i beri te humbas terren gjermanit te Ferrarit. Piloti tjeter i Maranellos, Rubens Barrichello, doli nga skena e gares mbas 19 garash, pasi rrota e majte u shkeput nga makina dhe u perplas tek barrierat, duke e detyruar brazilianin te lere ndeshjen. Mbas shkeputjes se rrotes makina ishte komplet jashte kontrollit dhe pati rrezik per garuesit e tjere. Por per fat te mire piloti brazilian s'pati vrarje fizike, si edhe nuk ndikoj ne vazhdimin e qete te gares. Per tu shenuar eshte dhe vendi i 7 i Jarno Trulli, mbrapa shpatulalve te Coulthard, qe u rendit i 5-ti dhe nje Webber mjaft i mire me Jaguar. Ndersa italiani Fisichella u detyrua te terhiqej per nje difekt ne motor.

Renditja e pilove mbas gares ne Hungari eshte kjo:

M.Schumacher - 72
Montoya - 71
Raikkonen - 70
R.Schumacher - 58
Alonso - 54
Barrichello - 49
Coulthard - 45
Trulli - 24
Webber - 15
Button - 12
Fisichella - 10
Da Matta - 8
Frentzen - 7
Panis - 6
Villeneuve - 3
Heidfeld - 2
Firman - 1
Kiesa - 0
Verstappen - 0
Wilson - 0


Renditja e Konstruktoreve mbas gares ne Hungari eshte kjo:

Williams - 129
Ferrari - 121
McLaren - 115
Renault - 78
BAR - 15
Jaguar - 15
Toyota - 14
Jordan - 11
Sauber - 9
Minardi - 0


Postuar nga i_lire datė 25 Gusht 2003 - 00:52:

Renault

HUNGARI, 24 agosto 2003 - " E kam thene shume here gjate kampionatit, por sot eshte vertete dita me e bukur e jetes time. Makina ishte perfekte, po ashtu edhe strategjia qe u perdor dhe une arrita ta ngas makinen ne menyre konstante. Kishim disa probleme te Premten, por djeme e ekipit punuan per ta zgjidhur ate sa me pare, falenderoj gjithe ekipin tim. Jam shume krenar qe garoj per Renault: te fitosh per Renault dhe te jesh spanjolli i pare qe e finalizon kete gje eshte thjesht fantastike."
Flavio Briatore ka te gjitha arsyet per te qene i lumtur. "Eshte nje dite e jashtezakonshme per Renault, per ekipin dhe per Alonso. Beri nje garim perfekt dhe ne shenuam ne shenje me taktiken e perdorur sot ne piste. Fitorja e sotme tregon sesa pune kane bere djemte e ekipit. Shampanja ka nje shije teper te mire: do te impenjohemi akoma dhe me shume."
I zhgenjyer por teper sportiv Trulli shprehet per gazetaret: "Mbi te gjitha eshte nje dite fantastike per ekipin dhe dua te pergezoj Fernandon per fitoren e arritur sot. U nisa shume mire duke kaluar dhe Barrichello. Mbas cdo ndalese per ndrrim humba shume, ne piste dhashe gjithe mundesite e mia e ja arrita qellimit te rri mbas Schumacher deri ne fund te gares".


Postuar nga darke datė 03 Shtator 2003 - 20:55:

WORLD CHAMPIONSHIP

Seeing like the championship is so tight, let’s speculate a little with the race in Monza:

This circuit has always been a madness and a challenge for the reliability of the motors. They work to the maximum during good part of the turn. Neither it is necessary to forget the bridles that have to retain to the car and to put it in curve to 350 Km/h in some points.

For that reason I believe that, seeing like this championship is, the squires in combat (Williams, McLaren and Ferrari) they will be more conservative in this aspect. They will bet for the reliability so that their cars cross the goal line and catch some valuable points that can be crucial for the championship, so much of pilots as that of squires (houses’ cars).

That’s why I believe that Renault will have things to say. With the bridles that he has and a new evolution of the motor I believe that they can give the stroke of a bell... what do you say?... will we see it...

The next year Alonso, if he has the new car that they are manufacturing, he will be the Champion World. Gooooooooo Alonso! You are the best!


Postuar nga i_lire datė 06 Shtator 2003 - 21:33:

Nga 2005 Formula 1 mund tė zbarkojė dhe nė Turqi

Nga 2005 Formula 1 mund tė zbarkojė dhe nė Turqi. Lajmin e ka bėrė tė ditur bosi i garave me makina mė tė ndjekura nė Botė, Berni Ekleston qė ėshtė shprehur se tashmė kanė nisur punimet pėr ndėrtimet e njė cirkuiti nė Stamboll qė do tė kushtojė rreth 60 milion euro.
E ka festuar nė mėnyrėn mė tė mirė 21 vjetorin e tij Andi Rodik. Amerikani ka mundur nė U.S Open Ivan Ljubiēiē 3-1. Nė turin e ardhshėm Rodik do tė ndeshet me brazilianin Flavio Sareta.
Kim Klajsters kalon nė 1/8 e U.S Open. Tenistja belge ka mundur nė dy sete 6-3, 6-2 rusen Svetlana Kuznetsova qė nuk ka mundur t’i bėjė dot rezistencė raketės numėr 1 nė Botė.
Nuk e ka nisur me kėmbėn e mbarė Turneun e Gjermanisė nė golf Tajgėr Uds. Amerikani mbas ditės sė parė renditet nė vendin e 31-tė me shtatė gjuajtje mė shumė se kryesuesi i turneut, anglezi Xhastin Roz.


Postuar nga qershor13 datė 19 Shtator 2003 - 09:46:

Arrow Ralf Shumaker

-Ralf Shumaker dhe Uilliams BMV pranė arritjes sė njė marrėveshjeje tė re ndėrmjet tyre.
Piloti gjerman ka pranuar se ka filluar bisedimet me skuderinė anglo-gjermane pėr tė rinovuar kontratėn e tij deri nė vitin 2008.

-Ralf Shumakerka pėrgėnjeshtuar tė gjitha zėrat pėr njė mospjesmarrje tė tij nė Ēmimin e Madh tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės. Piloti I Uillimasit ka deklaruar se nuk ka asgjė tė vėrtetė nė shkrimet e publikuara nga mediat gjermane.


  Gjithsej 6 faqe: [1] 2 3 4 5 6 »
Trego 56 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.