Forumi Horizont Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 12 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Gjuha Shqipe (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=122)
-- Gjeste, veprime tė shoqėruara me komente popullore. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9492)


Postuar nga amoxil datė 20 Shtator 2005 - 02:53:

Xheste, veprime tė shoqėruara me komente popullore.

Pėrshėndetje tė gjithė forumistave ..

Qytetet , krahina tė ndryshme tė Shqipėrisė pėr veprime apo xheste tė caktuara kanė pasur komentet e tyre popullore.

Psh : nė Tironė mbaj mend kur kam qene i vogėl .. sa here kafshoja gjuhėn pa dashje .. tė "Rriturit " thonin - Hė se do hash mish ( lol )

Ose psh kur tė ha Dora
Kur tė ha e Majta -- Do Marrėsh Para.
Kur tė ha e djathta -- Do japėsh para.

Ose mbaj mend njėrin (komshiun ) qė thoshte gjithmonė -- Kur mė dridhet kėmba ..po ma dredh gruaja ( lol ) e shumė tė tjera si puna kėtyre qė njerėzit mendonin ishin 1 me 1 se do i dilnin.

Ju ftoj dhe juve forumista tė dashur tė na sillni ndonjė koment apo interpretim tė tillė popullor .. ku i dihet ndoshta na qėllon dhe neve tė kemi simptomat tuaja dhe tė pakten tja dimė kuptimin.

Feel free dhe shkruani...........


Postuar nga i/e paregjistruar datė 20 Shtator 2005 - 03:00:

Kur te bajn veshet "biiiiip" demek degjon lajm

Nqs te dridhet qerpiku, do qash.

Nqs te del ajo si pucerr ne kapak te syrit, po te doli poshte dikush qe njeh shtatzane do lindi vajze, po doli lart, lind djale. (hajde merre vesh se ca lidhje ka pucrra me robin shtatzene po nejse)

kaq mu kujtuan per momentin.


Postuar nga i/e paregjistruar datė 20 Shtator 2005 - 03:03:

lol,
he se mu kujtua edhe nji.
Kur shikon nje grua shtatzene duhet te marresh nje pulle dhe ta rrotullosh.Po s'gjete pulle do te te ndjekun fati i keq (psene se mbaj mend).

Ps. Teme e lezetshme, me kujtove do histori interesante Komplimente.


Postuar nga Demokrate4ever datė 20 Shtator 2005 - 03:22:

Urime per temen amo...

Na bere qe te pyesim me te medhenjte per keto veprim-thenie popullore . Gjithashtu te ndjehemi tamam si ne Shqiperi pasi kane dhe shije te lezetshme.

Per momentin me kujtohet;

- Kur tingellon veshi do marresh 1 lajm!


Postuar nga botablu datė 20 Shtator 2005 - 03:36:

kur t`han kemba t`vijn miq shpi.

kur t` kruhet veshi thojn se bjen shi.

kur len partafolin maja tavolins harxhon pare me shumice.


Postuar nga freeb datė 20 Shtator 2005 - 20:25:

Kur te kruhet gjuha, ose hunda, do te zihesh.
Kur te leviz qerpiku, do te bjere shi.
Kur te ben veshi piuuuuu () te ka vdekur fersniku (nuk e di se si mund te shkruhet kjo fjale...por keshtu thote gjyshja ime )
Nese pi nje gote me uje qe ka qene mbushur qe me pare, gjyshja me thoshte "mos e pi, se ka peshtyre shejtani"...
Kaq po me kujtohen tani...
Teme shume interesante, na kujtuat gjysherit tani...


Postuar nga unforgiven datė 20 Shtator 2005 - 23:13:

- Ne se degjon per lindjen e nje femije kap dicka florori ose hekuri.
- Ne se degjon nje kenge labe prit se do te bjere shi
- Ne se dy nuse shohin njera tjetren ne diten e dasmes duhet te ndrojne shamite
- Ne se degjon qente te qajne do te degjosh nje vdekje..
- Kur heq kepucet dhe padashur ato jane njera pas tjetres do te marresh rruge.
- Ne se eshte duke rene shi dhe papritur del dielli, martohen arrixhinjte..


Postuar nga amoxil datė 21 Shtator 2005 - 00:15:

Nėse dėgjon ndonjė kėng labe do tė kapi barku me patjetėr.


Postuar nga wydra datė 21 Shtator 2005 - 09:34:

ahaha, dmth leberit qenkan te tere me bark konstant (dhe me kohe te keqe)


tek mua thuhej keshtu, qe kur te "tingellon" (dmth ben nje si zhurme) njeri vesh, pyet personat qe jane rreth e qark: cili vesh me tingelloi? Ai qe e gjen dmth qe te do me shume


Postuar nga Isra datė 21 Shtator 2005 - 11:04:

Une di ca keshtu:

-Kur te ha syri do bjere shi.

-Kur te cik fshesa kemben kur fshi, peshty tri here se ngelesh e shkurter (nga femijeria me ka ngel supersticiozitet ky dhe me eshte bere ves)

-Kur te vene kepuecet para kembeve qe ti veshesh, rregulloi vete njehere me doren tende se ngelesh beqare.

-Kur ecen me nje corape ne shtepi do te vdes burri

-Kur e sheh goten gjysem me uje dhe i shton prape uje qe ta pish do te shtohen hallet, keshtu qe duhet ta derdhesh....

-Kur te hane hundet do zihesh me dike...

-Kur ciklohesh me pikla nga shiu, do e maresh burrin te pasur

-Kur te derdhet kafja jashte filxhanit te kafese do harxosh para.

-Kur pi kafe me xhezve do kesh burre te pasur





Ka plot te tjera por spo me kujtohen tani...

-


  Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 12 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.