Forumi Horizont Gjithsej 62 faqe: « E parė ... « 11 12 13 14 15 16 17 18 19 [20] 21 22 23 24 25 26 27 28 29 » ... E fundit »
Trego 62 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Ilace Popullore! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11362)


Postuar nga ~Enigme~ datė 03 Maj 2006 - 16:49:

Si te eliminojme gurin ne temth?

Cod. C03052006

Gurėt nė tėmth.

Mė shpesh gurėt formohen te gratė, tė cilat i kanė kaluar 40 vjet. Sipas studimeve tė kryera kohėt e fundit raporti midis grave dhe burrave, qė vuajnė nga gurėt ėshtė 2 me 1. Pėr kurimin dhe shkrirjen e gurėve nė tėmth mjekėsia popullore ka zbuluar mjekime nga mė tė shumėllojshmet.

Mustaqet e misrit. Bishtat e Qershise, Fruti i Boronices.
Pėrzierja e fituar nga mustaqet e misrit, bishtat e qershisė, si dhe frutit tė boronicės ka dhėnė rezultate tė efektshme pėr shkrirjen e gurėve tė vegjėl nė tėmth. Pas zierjes sė kėsaj pėrbėrjeje, lėngu i pėrftuar lihet pėr 2 deri nė 3 orė dhe mė pas pihet ēdo vakt nga 1 gotė para buke. Ēaji pėrdoret i ėmbėlsuar me sheqer.

Lėngu i lakrave turshi

Njė tjetėr mjekim pėr kurimin e gurėve nė tėmth ėshtė edhe lėngu i lakrave turshi. Lėngu i turshive pėrzihet me 2 gota vaj ulliri, duke i hedhur edhe lėngun e 4 kokrrave limoni tė shtrydhur. Masa e pėrftuar lihet e mbuluar pėr 5 orė. Mė pas pihet pėr ēdo 25 minuta nga njė gjysmė gote. Pasi kanė kaluar 24 orė nga pirja e lėngut, i sėmuri nuk duhet tė hajė e tė pijė, duke vazhduar pėrsėri derisa masa e pėrgatiturtė harxhohet. Edhe kėlmuthi gjembar ka dhėnė rezultate tė mira nė shkrirjen e gurėve tė vegjėl tė tėmthit. Pėr pėrgatitjen e ēajit merren 2 lugė kafeje nga kjo bimė, hidhet njė gotė ujė dhe zihen pėr 10 minuta. Nga ēaji i pėrftuar pihen 2 gota esėll nė mėngjes. Duhet tė kihet parasysh qė lėngu duhet tė jetė i vakėt pėrpara se tė pihet. Kjo kurė vazhdon pėr 1 muaj. Edhe lule ajka ka dhėnė rezultat nė tretjen e gurėve, si dhe pėr tė shtuar rrjedhjen e tėmthit. Merret 1 lugė kafeje me bimėn e larė dhe tė grimcuar. Hidhet nė njė enė me ujė tė sapovaluar dhe lihet pėr 5 minuta.
Ēajrat
Nga ēaji i pėrftuar pihet 1 gotė para buke pėr 10 ditė radhazi.

Pėrzierja e verės sė ėmbėl me vajin e ullirit

Njė tjetėr kurė kėshillojnė mjekėt pėr tė sėmurėt, qė vuajnė nga gurėt nė tėmth. Kura e pėrgatitur nga pėrzierja e verės sė ėmbėl me vajin e ullirit ėshtė mjaft frutdhėnėse pėr kėtė qėllim. Masa e krijuar zihet pėr 5 minuta dhe pasi ftohet pihet ēdo mėngjes nga 1 gotė. Mjekimi me kėtė kurė duhet tė vazhdojė pėr 5 ditė. Jo vetėm vaji i ullirit shėrben pėr kurimin e sėmundjes, por edhe gjethet e tij janė shumė tė mira pėr parandalimin e gurėve. Gjethet e thata tė ullirit zihen deri sa nga masa tė mbetet 1 litėr. Pasi kullohet, hidhet nė shishe dhe mbahet nė frigorifer. Gjatė pėrdorimit sasia, qė do pihet, duhet tė jetė e vakėt dhe e ėmbėlsuar me mjaltė sipas dėshirės. Pihen 2 filxhanė kafeje esėll nė mėngjes, po aq edhe nė mbrėmje para gjumit. Kjo kurė vazhdon deri nė 25 ditė. Po tė jetė e nevojshme kura mund tė vazhdojė sėrish pas njė periudhe prej 1 muaji.

Bima e pelinit

Edhe bima e pelinit pėrdoret pėr kurimin e gurėve nė tėmth. Ēdo mėngjes merret njė majė luge nga pluhuri i kėsaj bime dhe tretet nė ēaj, qumėsht apo supė. Kura vazhdon pėr 20 ditė. Ndėrpritet pėr 10 ditė dhe mė pas nis sėrish. Ėshtė mirė qė mjekimi me pluhurin e pelinit tė pėrsėritet 3 herė.

Lėvoret e gorricės

Lėvoret e gorricės ndihmojnė nė kurimin e gurėve nė tėmth. Ėshtė mirė qė ato tė pėrzihen me lule ake, fara tė gjembgomarit, si dhe fara fshese. Pasi zihen, ēaji i pėrftuar ėshtė mirė tė pihet nė mėngjes esėll dhe nė mbrėmje pas buke. Nga ky ēaj pihen 2 gota. Gurėt nė tėmth zakonisht formohen te gratė, veēanėrisht nė moshat e kaluara. Shkak i formimit tė tyre ėshtė jeta pa lėvizje, ērregullimet e tretjes sė ushqimeve ose shtatėzania. Shenjė e shfaqjes sė tyre ėshtė rėndimi nė anėn e djathtė tė barkut. Kėto dhimbje pėrhapen nė drejtimin lart, si dhe zverdhje nė lėkurė. Shpesh shfaqen edhe dhembje tė forta nė formė kolike. Kjo sėmundje mund tė zgjasė pėr shumė kohė. Me bllokimin e kanalit nė fshikėzėn e mėlēisė, tėmthi kalon nė gjak dhe i sėmuri zverdhet. Megjithatė tėmthi ndihmon nė tretjen e ushqimeve. Ai pėrmban substanca helmuese, prandaj kalimi i tij nė gjak ėshtė shumė i dėmshėm.

Autori: Mimoza Kėrmezi


  Gjithsej 62 faqe: « E parė ... « 11 12 13 14 15 16 17 18 19 [20] 21 22 23 24 25 26 27 28 29 » ... E fundit »
Trego 62 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.