Forumi Horizont Gjithsej 269 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 269 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Simbolet fetare ne shkolla. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12552)


Postuar nga Ventili datė 30 Tetor 2006 - 17:51:

Wink Studenti me mjekėr, pėrjashtohet nga Universiteti

Studenti me mjekėr, pėrjashtohet nga Universiteti i
Durrėsit

Julian Mebeli thotė se i janė dhėnė dy javė kohė pėr tė
hequr mjekrėn

http://shekulli.com.al/index.php?pag...&newsID=103160

Shekulli

Ende pa u mbyllur debati mbi njė studente myslimane, e cila
u paralajmėrua nga Universiteti i Durrėsit se do tė
pėrjashtohej, nėse nuk hiqte shaminė, njė tjetėr rast ka
hapur debatin nga e para. Rektori i Universitetit tė
Durrėsit, Agim Kukeli, ka paralajmėruar se do tė
pėrjashtohet nga shkolla edhe njė tjetėr student mysliman,
i cili mban mjekėr. Julian Mebeli, i cili ėshtė nė vit tė
parė nė degėn administrim-biznesi, tha se rektori e ka
thirrur nė zyrė dhe i ka dhėnė njė afat prej dy javėsh qė
tė heqė mjekrėn, nė tė kundėrt do tė pėrjashtohet nga
shkolla. “Rektori mė thirri nė zyrė dhe mė pyeti pėr
mjekrėn. Ai mė tha se nėse nuk do ta heqė mjekrėn do tė
pėrjashtohem nga shkolla, duke mė lėnė dy javė kohė”, tha
Julian Mebeli. Studenti mysliman qė mban mjekėr u shpreh se
kjo nuk ėshtė e drejtė pasi shkelen liritė e individit.
“Shoqėria jonė ėshtė njė shoqėri civile qė respekton tė
drejtat e njeriut. Njė rektor nuk mund tė hartojė
rregullore, tė cilat bien ndesh me rregulloret qė ka
hartuar shteti shqiptar. E drejta e besimit ėshtė njė e
drejtė e garantuar edhe me kushtetutė, kėshtu qė nuk mund
tė mė mohohet e drejta e arsimimit”.- tha studenti Mebeli.
Vetėm pak ditė mė parė, njė studente myslimane nė
universitetin e Durrėsit, Behije Hoxha, bėri publik njė
paralajmėrim verbal tė dhėnė nga rektori i Universitetit tė
Durrėsit, Agim Kukeli, se do tė pėrjashtohej nga shkolla
nėse nuk hiqte shaminė brenda dy javėsh. Rektori e ka
bazuar kėrkesėn e tij nė njė kod tė brendshėm etike tė
Universitetit, i cili nuk lejon studentėt me simbole
fetare. Julian Mebeli reagon edhe nė mėnyrė ironike, duke
vėnė nė pah se ky ėshtė njė paragjykim i pavend. “Gjatė
kėsaj kohe kam menduar pėr Marksin, i cili vendosi themelet
e ekonomisė botėrore, Naimin tonė, e deri te Kadri Roshi e
Bujar Lako, qė janė aktorė. Kam menduar se si ia kanė dalė
ata qė kanė mbajtur mjekėr”,- thotė studenti Mebeli.
Universiteti i Durrėsit ėshtė hapur kėtė vit dhe qė nė
momentet e para ka hapur njė debat tė madh nė lidhje me
studimin nė kėtė Universitet tė personave qė mbajnė veshje
qė reflektojnė njė besim tė caktuar fetar. Debati nisi me
paralajmėrimin pėr pėrjashtim tė studentes sė Anglishtes,
Behije Hoxha, ndėrkohė qė ky nuk ėshtė i vetmi vendim i
bordit tė kėtij Universiteti. Vendimi i tyre ėshtė
kundėrshtuar nga rektori i Universitetin tė Tiranės, Shezai
Rrokaj, i cili tha se studentet e mbuluara gėzojnė tė
drejtėn pėr tė vazshduar studimet edhe pėrse mbajnė shami.
Gjithashtu, nė mbrojtje tė vajzės ka reaguar edhe
Komuniteti Mysliman i Shqipėrisė, i cili i ka kėrkuar
rektorit tė Durrėsit zyrtarisht qė tė tėrheqė vendimin dhe
tė krijojė mundėsinė e studimeve pėr studentėt myslimanė.
Hapja e kėtij debati u pasua edhe me njė dėshmi tė njė
studenteje nė Universitetin e Elbasanit, e cila tha se
ndihet e paragjykuar nga njė pedagog pėr shkak tė besimit
tė saj.

Selim Muēa
Kryetari i Komunitetit Mysliman, Selim Muēa, u shpreh se
Universiteti i Durrėsit duhet tė krijojė mundėsinė qė
studentet myslimane tė vazhdojnė shkollėn. “Vajzat e
mbuluara me shami janė myslimane tė vėrteta dhe kanė tė
drejtėn e tyre tė hyjnė nė Universitete, t’i mbarojnė ato,
tė fillojnė punė tė administratėn publike e institucionet
shtetėrore, si gjithė pjesa tjetėr e shoqėrisė. Nuk mund
t’i privohet e drejta e vazhdimit tė shkollės sė larta
vajzave tė besimit Islam qė e kanė kokėn tė mbuluar me
shami. Nė rastet kur nė Universitete paraqiten femra me
fytyrė tė mbuluar me perēe, pavarėsisht transparencės sė
saj, nuk mund tė pranohen. Ky ėshtė mendimi ynė.”

Behije Hoxha
Debati mbi mbajtjen e mbulesės nga ana e studenteve
myslimane nė universitet ėshtė nxitur nga njė vendim i
rektorit tė Universitetit tė Durrėsit, Agim Kukeli, i cili
paralajmėroi pėr pėrjashtim studenten, Bahije Hoxha.
Rektori i dha dy javė kohė vajzės pėr tė hequr mbulesėn, nė
mėnyrė qė tė vazhdonte studimin. Precedenti i studentes sė
Universistetit tė Durrėsit nuk ka marrė ende njė zgjidhje,
pasi vajza pretendon se qeveria i ka dhėnė tė drejtė.
Ministria e Arsimit nuk ėshtė shprehur nė lidhje me
ngjarjen, ndėrsa rektori Kukeli nuk ka deklaruar nėse i
qėndron vendimit apo ėshtė tėrhequr.

Julian Mebeli
Julian Mebeli, i cili ėshtė nė vit tė parė nė degėn
administrim-biznesi, tha se rektori e ka thirrur nė zyrė
dhe i ka dhėnė njė afat prej dy javėsh qė tė heqė mjekrėn,
nė tė kundėrt do tė pėrjashtohet nga shkolla. “Rektori mė
thirri nė zyrė dhe mė pyeti pėr mjekrėn. Ai mė tha se nėse
nuk do ta heqė mjekrėn do tė parjashtohem nga shkolla, duke
mė lėnė dy javė kohė”,- tha Julian Mebeli. Studenti
mysliman qė mban mjekėr u shpreh se kjo nuk ėshtė e drejtė
pasi shkelen liritė e individit.


Paragjykimi
Njė studente e Universitetit “Aleksandėr Xhuvani” nė
qytetin e Elbasanit thotė se njė pedagog i Universitetit e
paragjykon dhe e provokon nė lidhje me besimin e saj. D.Gj,
18-vjeēarja nga Elbasani thotė se njė pedagog i saj i thotė
shpesh “mė vjen keq pėr ty”. Vajza, e cila druhet tė
identifikohet, thotė se ėshtė ankuar disa herė pėr
provokime nga ana e pedagogėve pėr besimin e saj. Duket se
ajo nuk ėshtė e vetme qė ndeshet me kėtė paragjykim, pasi
nė Universitetin “Aleksandėr Xhuvani”, 5 pėr qind e
studenteve janė tė mbuluara me veshjen karakteristike tė
besimtareve myslimane.


  Gjithsej 269 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 269 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.