Forumi Horizont Gjithsej 24 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit »
Trego 24 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shkrimtare shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=295)
-- "Imazhet kane ftohte" - SUZANA ZISI (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14499)


Postuar nga Engjell_me_kthetra datė 14 Shtator 2007 - 14:37:

NDJEMĖ…FALMĖ…PĖRQAFOMĖ…

Unė
nuk tė nderova me timin emėr.
Ėshtė mbytur nė lotin e fjalės,
“poetja jote brilante”, e fėmijėrisė sime tė vogėl.
Unė, thinjat t’i shtova baba,
gabime bėra sa desha.
Me rrudhat e tua shtrirė dashurisė,
qava e qesha…

Ndjemė baba!
Nuk dita tė jem “pasqyra jote e madhe”,
shkėputur prej qiellit “sa njė gogėl”.
Falje, nuk kėrkova kur “gėnjeshtrat”,
si qilim,
mbi besimin tėnd i shtrova.
Kur vuajtjen dhe lodhjen tėnde,
gotave tė konjakut i harrova.

Sot,
kur netėt e mia,
gdhihen mbi fytyrėn e bijės sime tė njomė,
kujtoj dridhjet e tėndes zemėr.
Unė e di mirė baba,
ti, kurrė nuk mė ke mohuar,
e asnjėherė turpėruar prej timit emėr…

Edhe pse rinisė tėnde, pleqėri “ēmenduria” ime i dha,
Ndjemė!
Falmė!
Pėrqafomė…!

Unė tė dua baba…


  Gjithsej 24 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit »
Trego 24 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.