Forumi Horizont Gjithsej 3 faqe: « 1 [2] 3 »
Trego 3 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Globalizimi, pro apo kunder? (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=180)
-- C'fare eshte Globalizimi ?? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14678)


Postuar nga Tulipani datė 09 Tetor 2007 - 14:08:

Dimensionet e Globalizimit

Dimensionet janė tė lidhur ngushtė me njėri tjetrin...

Nė dallimin e (nė rastin e grafikut tonė pesė)  dimensioneve ėshtė e rėndėsishme tė shihet, se kėto nuk ndahen qartė nga njėri-tjetri. Kėshtu - vetėm pėr tė pėrmendur disa shembuj - problemet e mjedisit nuk mund tė trajtohen si tė izoluara as nga dimensioni i „Ekonomisė“ dhe as nga ai i „Politikės“. Kjo ndėrthurje ndėrkombėtare jo vetėm e aktorėve por edhe e fushave tematike bėn pjesė te veēantitė e globalizimit.

 
Dimensioni ekonomik ...
Shembuj pėr tė gjitha dimensionet mund tė gjenden pa problem nė shtypin e ditės, ku dimensioni ekonomik ėshtė nė plan tė parė (rritja tejet e madhe e tregtisė dhe investimeve direkte, globalizimi i tregjeve financiare si shembull parade, prodhimi i integruar ndėrkombėtar, sipėrmarrje ndėrkombėtare, konkurrenca lokale e shteteve dhe rajoneve, fundi i ekonomive kombėtare).

Kėtu theksohet shpesh fakti, qė kėto procese janė mbiquajtur gabimisht me etiketėn e  „Globalizimit“, meqenėse ato pėrqendrohen kryesisht nė Amerikėn e Veriut, Evropė dhe ne Azinė Juglindore (Japoni). Pėr kėtė arsye, mė i pėrshtatshėm duket, se ėshtė termi i "Triadizimit "
(Triadizim do tė thotė, qė proceset e integrimit teknologjik, ekonomk dhe sociokulturor janė mė tė depėrtueshme, intensive dhe tė rėndėsishme nė tre rajonet mė tė zhvilluara tė botės (Japoni dhe vendet e industrializuara tė Azisė Jugore dhe Juglindore, Evropėn Perėndimore dhe Amerikėn e Veriut) sesa nė vendet mė pak tė zhvilluara apo mes atyre mė pak tė privilegjuara)


Dimensioni i mjedisit ...
Probleme globale si ngrohja e atmosferės sė tokės, vrima e ozonit apo shpyllėzimi i pyjeve tropikale e bėjnė tė qartė globalizimin nė mėnyrėn mė mbresėlėnėse, pasi kėtu bėhet fjalė pa diskutim pėr probleme globale, tė cilat kanė nevojė pėr njė trajtim global. E megjithatė, nė aspektin e mjedisit natyrisht ka edhe probleme lokale dhe rajonale, edhe atėherė kur ato dėshmojnė tė kenė karakter ndėrkufitar, si p.sh. ndotja e lumenjve.

Dimensioni shoqėror ...
Bota po shndėrrohet nė njė „global village“, pėrveē komuniteteve tradicionale si familja apo fqinjėsia po dalin nė skenė komunitete tė reja komunikimi (Chat, E-Mail), por: ato nuk zėvendėsojnė dot kėto hapėsira tradicionale komunikimi, sa pėr tė pėrmendur njė shembull nga dimensioni shoqėror.

Dimensioni kulturor ...
Prodhimet e Hollywood-it mund tė shihen nė tė gjithė botėn, nuk duhet mohuar njė lloj „Amerikanizimi“ i kulturės, por: kjo nuk do tė thotė, se kulturat rajonale apo lokale po zhduken. Krejt e kundėrta: ndėrgjegjėsimi pėr kėto kultura bėn pjesė pikėrisht nė dukuritė shoqėruese tė globalizimit, arsye kjo pėr tė cilėn nė debat ėshtė shfaqur edhe termi  „Glokalizim“.

Dimensioni politik ...
Politika duhet tė luftojė probleme masive. Globalizimi dhe konkurrenca lokale kufizojne hapėsirėn e veprimit pėr politikėn kombtare, shumė probleme mund tė trajtohen  nė mėnyrė tė pėrshtatshme vetėm nė nivel ndėrkombėtar apo global. Duhen gjetur forma dhe arena tė tjera tė politikės. Kėshtu integrimi evropian pėrcaktohet si njė pėrgjigje sukses-premtuese ndaj sfidave tė gobalizimit.

Politika e organizuar sikurse edhe mė parė kryesisht nė nivel territorial dhe nė kuadrin e shteteve kombtare ka mbetur prapa nė krahasim me ekonomine e organizuar gjithnje e mė tepėr nė mėnyrė internacionale apo globale, e ēliruar nga kufinjtė dhe materia. Vendosja e kapitalizmit nė „shtratin“ e njė shteti social kėrcenon tė dėshtojė nė kėtė disraport bazė.

Por jo pėr gjithēka, pėr ēfarė qortohet globalizimi, ėshtė vėrtetė ai pėrgjegjės. Shpesh ai shėrben pėr politikanėt si kokė turku dhe armė argumentimi pėr tė gjitha qėllimet. Ky aspekt bėhet i qartė nėse merren nė analizė shembuj nga fusha  e politikės, qė nuk bėjnė pjesė nė fushėprerjen me globalizimin.


nga Ragnar Müller


  Gjithsej 3 faqe: « 1 [2] 3 »
Trego 3 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.