Forumi Horizont Gjithsej 10 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 »
Trego 10 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Aktualitete Ndėrkombėtare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=110)
-- Kriminelet shqiptare i strehon... Anglia (fluturon, fluturon, fluturon... gomari) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16800)


Postuar nga Fajtori datė 26 Janar 2009 - 11:23:

Kriminelet shqiptare i strehon... Anglia (fluturon, fluturon, fluturon... gomari)

Ne lajmet e djeshme shqiptare spikat nje paradoks i vecante. Eshte rasti i rreth 100 krimineleve shqiptare qe pasi kryejne vrasje dhe krime te ndryshme largohen nga Shqiperia per tu strehuar ne vendet me drejtesi "te zhvilluar". Ndodh pastaj qe Anglia te refuzoje ekstradimet e krimineleve te tille, te cilet dora dores fitojne ndonjehere edhe nenshtetesine britanike duke u hequr si kosovare.

Qe Anglia eshte bere djep i krimeneleve dhe kriminalitetit shqiptar kjo nuk do shume mend. Por ajo qe nuk kuptohet nga zyrtaret britanike eshte se Shqiperia po sabotohet nga vete vendet "e kulluara" perendimore, te cilat nuk lejojne qe drejtesia tradicionale te vihet ne vend. Per keto aresye shteti yne behet i pafuqishem, nderkohe qe njerezit gjejne zgjidhje ne drejtesine vetjake, sic eshte gjakmarrja.

Institucionet angleze po bejne gabime te ngjashme me ato te Italise ne vitet '90, kur sentimentet e gjynafit popullor penguan gjykimin e kthjellet te krimineleve dhe cuan ne paragjykimet raciste qe vazhdojne akoma dhe sot. Fundja racizmi ndaj shqiptareve eshte vetem nje menyre mbrojtje e cilitdo populli qe keqtrajtohet dhe perdoret si baze kriminale apo vend strehimi. Gezeta Daily News ka publikuar nje artikull qe ve ne pah mashtrimet e shqiptareve qe shtiren si kosovare. Megjithese shume emigrante punojne ne menyre te ndershme dhe genjejne thjesht per te fituar dokumentat, duhet pranuar se te njejtat menyra po perdoren edhe nga super-kriminelet e regjur qe perzihen me hallexhinjte. Per hir te respektit historik ndaj drejtesise, apo per hir te respektit ndaj popullit kosovar, do ishte mire qe edhe ato nenshtetesi te dhena deri sot nga vendet perendimore te rivleresohen nga fillimi. Ne kete menyre njerezve te ndershem mund ti ri-jepet nenshtetesia pasi kane treguar pastertine e dosjes kriminale ne gjithe Evropen, ndersa mashtruesit mund te ri-atdhesohen dhe te lajne borxhet me drejtesine e vendit ku kane kryer krimin.

Daily News:
80 foreign murderers welcomed to Britain: Albanian killers allowed to stay despite being on Interpol 'wanted' list

Crackdown on Albanians who lied about fleeing Kosovo war

Ne kushte te tilla eshte mese e pranueshme qe sherbimet sekrete shqiptare te nderhyjne direkt ne Angli duke eleminuar kriminelet me vrasje direkte. Eshte nje forme drejtesie qe shtetet e aplikojne dora dores ne raste ekstreme. Dhe duke qene se mungesa e drejtesise ne Shqiperi po mban mbrapa 3 milione shqiptare (dhe po detyron 2 milione te tjere te ikin nga Shqiperia) kthimi i drejtesise ne vend eshte me interes te gjere kombetar, pra mund te shihet si nevoje ekstreme. Vetem ne kete menyre shteti mund te quhet shtet dhe besimi tek institucionet shteterore mund te vihet ne vend.


  Gjithsej 10 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 »
Trego 10 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.