Forumi Horizont Gjithsej 89 faqe: « E parė ... « 62 63 64 65 66 67 68 69 70 [71] 72 73 74 75 76 77 78 79 80 » ... E fundit »
Trego 89 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e librit (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=107)
-- Shkelqim Cela: meditime moderne (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17531)


Postuar nga cecilia datė 23 Tetor 2010 - 13:51:

Cool Helter Skelter. Gimme Shelter.

Nė garė pėr armagedonin orakujt sot u vunė,
Ju sulėn profecive e librave tė vjetėr.
Biznesi i tmerrit tregton mallin Fund,
Dhe s’lė shpresė, as fat, e as rrugėdalje tjetėr.

Veē frikė nė palcė, e tmerr nė eshtėr,
Veē Helter Skelter. Gimme Shelter!

Detet qė ngrihen cuname ndėrsejnė
Drejt qytetėrimesh, metropolesh me emėr,
O zoti karbon, o zoti oksigjen,
Dhe ti meteor qė na godet nė zemėr,

Shtatė qiej pėrziet, shtatė rathėt e vjetėr,
Me Helter Skelter. Gimme Shelter!

Nė botėn e madhe sa thėrmijė u ndjetė!
Tmerrėsisht pambrojtur, pa gjuhė e tė belbėr,
S’ju dhanė pikė mbėshtetje, si Arkimedė,
Do shkundnit gjithė globin me drurin e shtrembėr.

Shpresat-paēelur ju mbenė, sythegjelbėr,
Veē Helter Skelter. Gimme Shelter!

Gladiatorė ju qetė, nė skenė pa mburoja,
Koloseu armik, publiku gishtulur,
Nga kundėrshtari idhnak, veē sharje nga goja
Dhe ushtėn vrastare pėrmes gjoksit ngulur.

Ju kurrė butėsi, ngrohtėsi nuk gjetėt,
Veē Helter Skelter. Gimme Shelter!

Ndaj dot s’e besoni kur larg nėpėr erė
Nuk shfaqet Fatima, as shenjtor me skeptėr,
Por njė qenie e butė, e brishtė, syerrėt,
Q’u jep ngrohtėsinė dhe strehėn vjetėr,

Qė aq shumė u mungoi nėpėr Helter Skelter.
Yes, baby, pra ngrohmė, dhe yes, gimme shelter. 


  Gjithsej 89 faqe: « E parė ... « 62 63 64 65 66 67 68 69 70 [71] 72 73 74 75 76 77 78 79 80 » ... E fundit »
Trego 89 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.