Forumi Horizont Gjithsej 13 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 »
Trego 128 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Shtatzania (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11301)


Postuar nga NS-6 datė 14 Mars 2007 - 01:26:

Talking foto 12 : pamjet e para

Cod. A14032007

pamjet ne 4D jane me te vertete fiksim fare sepse te lejojne te shohesh fetusin duke levizur ne barkun e nenes dhe me nje version 3D plus levizjet moment per moment (4D).mund te shihet femija duke levizur duart,duke thithur gishtin dhe duke luajtur me kordonin ombelikal .pamja me e mire mund te shihet pas javes se 25,kur fetusi eshte i dimensioneve te mesme.

tek National Geographic Channel ka pase nje program qe quhej "in the womb" dhe qe jepte rritjen e femijes gjate 9 muajve te shtatzanise dhe nder te tjera permendte edhe kete metode dhe jepte edhe filmime se si dukej femija ne 4D...imazhe spektakolare qe te habisin kur mendon qe gjithcka kryhet me ane te ekografise dhe nje perpunimi te sinjaleve qe merren

per nje preview te atij dokumentari ju paraqes linkun :

http://channel.nationalgeographic.c...al/preview.html


dhe per me teper ju ftoj ti hidhni nje sy aktiviteteve te lodhshme te ketij dacit :

http://www.focus.it/fileflash/filmati/cheprurito.mpeg

http://www.focus.it/fileflash/filma...strettiqui.mpeg

http://www.focus.it/fileflash/filmati/ciaomamma.mpeg

Video: © Philips Medical Systems

pergatituni per pamjen e fundit te ketij koleksioni...


Postuar nga NS-6 datė 28 Mars 2007 - 00:42:

Talking foto 13 : shenja e horoskopit: peshqit

Cod. A28032007

ne kete foto shihni si duken ne rrezet X,trupat e 2 binjakeve ne javen e 30.sic mund te shihni dallohet skeleti i tyre (me ngjyren blu) si dhe ai ai i nenes (ngjyre e kuqe dhe e verdhe). lindjet me binjake jane rreth 1% dhe binjaket ndahen ne binjake monozigote ose identike dhe ato dizigote ose jo identike.te paret e kane prejardhjen nga e njejta veze qe fekondohet nga nje spermatozo,ndersa ne rastin e dyte kemi 2 veze te ndryshme qe fekondohen nga 2 spermatozo te ndryshem.nese dizigotet ngjajne aq sa ngjajne 2 vellezer normal,monozigotet kane te njejtin material gjenetik.

keto ishin 13 fotot qe gjeta dhe qe mu duken shume interesante.ne te ardhmen shpresoj qe te vendos foto te tjera


Postuar nga Isra datė 30 Mars 2007 - 08:43:

E pashe videon te siti qe na ofrove, shume interesante!

Ns6, Urime per informacionin e mrekullueshem qe na ofrove ne kete teme.


Postuar nga NS-6 datė 05 Prill 2007 - 18:02:

plotesim per pyetjen rreth kontraceptiveve

Cod. C05042007

shtoj dicka me teper per punen e kontraceptiveve qe u pyet me para.
sic thashe kontraceptivet orale merreshin per 21 dite rresht dhe pastaj ndaloheshin per 7 dit dhe pastaj rifilloheshin serish.fakti qe merren per 21 dit ne menyre te vazhdueshme tregon qe efekti i tyre eshte shume i shkurter ne kohe dhe kerkohet qe here pas here te jepet doza qe te mos humbet efekti ne kohe.
ajo qe lexova te re ishte qe nese femra nuk e merr contraceptivin brenda 36 oresh (ne rastet kur harron ta marre nje dite psh) atehere efekti i tyre per kohen qe mbetet nuk eshte me i sigurte dhe femra mund te mbetet shtatzene.gjate kohes qe mbetet nga ai cikel duhet te perdoren mjete te tjera parandalimi si psh perdorimi i prezervativit nga ana e partnerit.por ajo gje qe me habiti me teper eshte qe gjithsesi 1% e femrave qe perdorin kontraceptive mbeten shtatzene...dhe te mendosh qe jemi duke fol per nje kohe qe fillon nga dita e 14 kur leshohet veza nga vezoret.pra gjithsesi 1% e femrave nuk eshte pak nese mendohet edhe se ca numri merr keto kontraceptive.

per pjesen e dyte te pyetjes se meparshme akoma nuk kam nje pergjigje te sigurte keshtu qe, per momentin, ndalem deri ne kete pike qe kam fakte


Postuar nga Isra datė 06 Prill 2007 - 07:50:

Ns6, nje pyetje te vogel rreth ketyre kontraceptive qe ke permendur.

Po neqoftese femra eshte duke marre kontraceptive dhe njekohesisht per nje jave i duhet te marre antibiotik, a duhet shtuar doza e kontraceptivit?
Kam lexuar se antibiotiku e ul veprimtarine e kontraceptivit.Si duhet vepruar? A mendon se varet nga lloji i kontraceptivit, sepse ka contraceptiv qe kane funksion per ruajtjen nga shtatzania, dhe ka te tjere qe ndihmojne per rregullim cikli dhe ngeljen shtatzane???


Postuar nga NS-6 datė 06 Prill 2007 - 22:53:

Isra,per kete gje nuk di dicka te sigurte per momentin por do mundohem te informohem.atje ku lexova informacionin e mesiperm nuk permendte ndonje gje ne lidhje me kete gje.shpresoj te kem ndonje pergjigje se shpejti...gjithmone nese ndokush nuk jep nje pergjigje rreth ceshtjes para meje


Postuar nga NS-6 datė 09 Prill 2007 - 00:49:

shtim (i pjesshem) per pyetjen e mesiperm te Isres

Cod. B09042007

ok,per momentin nje shtese te vogel rreth asaj qe permendi Isra,por qe nuk eshte pergjigje definitive...gjithsesi,me mire se asgje

ajo qe ka permend Isra,qendron plotesisht dhe pikat ku mund te nderhynin antibiotiket ishte ne thithjen e kontraceptiveve ne zorre (ilace si ampicilina psh mund ta ulnin thithjen e kontraceptiveve ne zorre) si dhe ne fuqizimin e proceseve te shkaterrimit te kontraceptiveve (barbituret,rifampicina (kjo perdoret ne terapine kundra tuberkolozit),karbamazepina,etj mund te fuqizojne keto procese).

keto nderhyrje mund te cojne qe femra te mbetet shtatzene edhe pse merr kontraceptivet.

burimi i informacionit qe sapo shkruajta eshte libri "gjinekologjia dhe ostetrika"(edicioni i dyte) i Alba,fq.29 . gjithsesi ne kete liber nuk eshte permendur gje nese duhet shtuar doza e kontraceptiveve dhe per kete gje me duhet te kerkoj me teper


Postuar nga Isra datė 10 Prill 2007 - 08:18:

Ns6
Flm per infon, mos kerko me tej, mjafton pergjigja qe dhe.


Postuar nga kacurrelja datė 05 Maj 2007 - 19:40:

shtatezania

a mund te pengoje mishi i huaj ne miter per te ngelur shtatezene? po kur ai eshte jashte saj a behet pengese, paraqet ndonje problem? 


Postuar nga ~Enigme~ datė 05 Maj 2007 - 21:46:

Pershendetje Kacurelja,

Pyetja tuaj me shtoi interes dhe shpenzova pak kohe te lexoja reth kesaj per te shuar kuriozitetin tuaj por gjithashtu edhe timin. Shpresoj qe dikush ketu te kete me shume njohuri reth embrionologjise. I bej thirje NS-6, Anes ose Amor per te dhene disa informacione.
A po flasim per termin qe ne anglisht quhet endometriosis?


  Gjithsej 13 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 »
Trego 128 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.