Forumi Horizont Gjithsej 34 faqe: « E parė ... « 12 13 14 15 16 17 18 19 20 [21] 22 23 24 25 26 27 28 29 30 » ... E fundit »
Trego 338 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Feja krishtere (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=184)
-- A ėshtė Jezusi Zot? Bibla thotė JO! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11991)

Postuar nga Boksieri datė 04 Janar 2007 - 18:13:

Citim:
Po citoj ato qė tha Boksieri
E o njerez te ikur nga rruga zotit ,besimtari i krishtere e ka per gjynaf kete lloj diskutimi akoma se keni kuptuar,mund te me pergjigjet njeri

A ESHTE JEZUSI ZOT?BIBLA THOTE JO!

BESIMTARI I KRISHTERE E DI KETE GJE ,JEZUSI ESHTE BIRI I ATIT TE SHENJTE DHE PERDERISA ESHTE I TILLE I BIE TE JETE I SHENJTE PER NE NJESOJ SI ZOTI VETE.

CILI QELLIM E VAZHDON KETE LLOJ TEME.CKERKONI NGA KJO TEME?

ALLAHU KA QENE PREDITOR SKA QEN I SHENJTE DHE SPO JUA MENDEROS NJERI.

Postuar nga SEND_ME_AN_ANGEL datė 05 Janar 2007 - 08:28:

Tolstoy une te shpejgova me duket se si Mateu me Luken mund te interpretohen ne nje menyre qe perputhen. Dihet qe kur ka per jeten e nje njeriu spekulime e burime te shumta sic eshte jeta e Krishtit, secili ka interpretimin e vet ne xhep. Ti kerkove ne Ungjill per mosperputhje dhe e gjete, une kerkova per perputhje dhe e gjeta. Varet se me cfare syri e shpirti e lexon Biblen. Dhe pastaj nuk eshte e thene qe ato qe thuhen per Jezusin ne Kuran te jene e verteta e vetme e mundshme. Shikoje boten pak me tolerance sepse dhe sikur te duash, 2 miliard te krishtere nuk i konverton dot duke ju mohuar qe Jezusi eshte Zot. Ti permend shpesh Testamentin e Vjeter, nga i cili kane burimin shume citate ne Kuran, Dhe aty vertet thuhet se Zoti eshte Nje. Por nqs do te kishe lexuar postimin tim mbi Trinitetin e Shenjte, ndoshta do kishe kuptuar dicka me teper nga feja qe une po perpiqem te shpjegoj. Kalofsh mire, edhe per mua tema eshte e mbyllur.

Postuar nga tolstoy86 datė 05 Janar 2007 - 16:02:

Citim:
Po citoj ato qė tha SEND_ME_AN_ANGEL
Tolstoy une te shpejgova me duket se si Mateu me Luken mund te interpretohen ne nje menyre qe perputhen.
Ti kerkove ne Ungjill per mosperputhje dhe e gjete, une kerkova per perputhje dhe e gjeta.
Varet se me cfare syri e shpirti e lexon Biblen.
Dhe pastaj nuk eshte e thene qe ato qe thuhen per Jezusin ne Kuran te jene e verteta e vetme e mundshme. Shikoje boten pak me tolerance sepse dhe sikur te duash, 2 miliard te krishtere nuk i konverton dot duke ju mohuar qe Jezusi eshte Zot.
Kalofsh mire, edhe per mua tema eshte e mbyllur.

Engjell, pra mund te interpretohen ne menyre qe perputhen..
Dmth ne Ungjill u gjeka cfar te deshirosh??? Edhe mosperputhje edhe perputhje???? NUK KA KUPTIM, Ungjilli eshte i shenjte, por jo gjendja e tij e tashme, ndryshimi qe i eshte bere eshte e vetmja gje qe shpjegon gjithe keto kontradikta..
Nuk dua te konvertoj kend, nuk me ka mbetur kjo pune mua, puna eshte se per tu bashkuar kemi per tu bashkuar, pasi dallimet jane shume te vogla, ja keto mosperputhjet te cilat vete po i pranon....

edhe ti ja kalofsh mire, e mbyllim, si te duash

Postuar nga SEND_ME_AN_ANGEL datė 05 Janar 2007 - 16:35:

Por ajo qe ti quan ndryshim i vogel eshte qenia e Krishtit njeri apo perendi ne fakt. Une nuk besoj se eshte mire te shkrihen fete ne nje te vetme, secila duhet te ruaje gjendjen e saj specifike dhe te jetoje ne tolerance e mirekuptim me te tjerat. Sa per modifikimin e Ungjijve, me sa di une eshte i pranuar vetem ne nje fragment te Gjonit. Te tjeret konsiderohen autentike dhe interpretimi sic thashe eshte i lire sipas atij qe e lexon qofte besimtar apo jo. Sepse ne fund te fundit jane libra fetare, dhe feja nuk eshte e pranuar nga te gjithe ashtu sikurse shkenca.

Postuar nga tolstoy86 datė 06 Janar 2007 - 15:27:

Ajo ne fakt eshte ndryshimi me i madh qe kemi, ndryshimet e vogla jane te tjera. Ta quaj une ndryshim te vogel, i bie qe te mos jem i sigurt ne besimin tim, ku parimi kryesor eshte qe Zoti eshte nje.. Shpresoj qe te qartesoheni edhe ju se ceshte Krishti, nese eshte Zot, ce dallon nga Zoti (ati qe thoni ju), etj etj..Fete nuk jane nje, por te gjitha (te sjalla nga profeter) burojne nga Zoti, e si pasoje nuk kane si te kene kontradikta aq themelore si ato per te cilat kemi folur. E verteta eshte nje. Fete nuk jane pasuri kombetare, variacion, qe sa me shume te jene aq me mire eshte. Ajo qe thashe une eshte nje koment shume i arsyeshem i bere nga shume dijetare islame.
Identifikimi i modifikimit te nje fragmenti, e ben ate te pabesueshem, pasi nqs pranohet se eshte ruajtur ashtu sic e ka zbritur Zoti, modifikimi i 'vetem' nje fragmenti, eshte me se i mjaftueshem per te hedhur poshte autinticitetin e tij. ( uk behet fjale vetem per nje fragment e dashur, jane shume, tema ne lidhje me kete ke plot, por edhe e hapim ndonje po deshe )
Tani, nuk di se sa i forte eshte besimi yt, por vertetesia e librave fetare eshte shume me e madhe, pakrahasimisht me e madhe se ajo e car do libri shkencor. Ka pasur sa te duash libra shkencore qe jane hedhur poshte e vazhdojne te hidhen poshte. Por te verteten hyjnore ska kush e hedh poshte, e jo vetem se e mbrojne besimtaret 'qorre', por mendja.
Nejse, ti thua qe edhe kontradiktat me te medha, te ndodhura ne te njejtin liber, jane te arsyeshme pasi njeriu interpreton si ti teket, si te doje.. eeee ketu nuk jam dakord, ketu te godas .. por car goditjeje ime, te godet llogjika, mendja, vete besimi yt qe te urdheron kerkimin e te vertetes
mbec me shendet
taulanti

Postuar nga SEND_ME_AN_ANGEL datė 06 Janar 2007 - 17:55:

Besimi im ne fakt me kerkon te jetoj sic e urdheron Zoti, dhe meqe Zoti eshte Dashuri me kerkon te jetoj me dashuri per Zotin e per tjetrin Shkenca dhe Feja nuk duhet te ngaterrohen me njera tjetren, sepse bejne fjale per dy bote te ndryshme. Me duket tejet e pamundur qe nje liber fetar te hedhe poshte nje liber shkencor, apo anasjelltas (sic jane munduar shume te hedhin poshte librat e shenjte gjate historise, por pa ndonje sukses te konsiderueshem). Shkenca eshte ne boten njerezore, feja ne boten hyjnore. Nqs nje shkencetar vjen tek une dhe me thote "e pamundur qe nje njeri te lindi nga nje femer e virgjer apo te ringjallet" une i jap doren dhe i them "ke nje njohuri te mire te anatomise njerezore". Feja pra pranon ato qe per shkencen duken te pamundura, dhe duhet besim e jo arsye per ta "kapur" idene. Dhe qe cdo liber fetar interpretohet ne mneyra te ndryshme eshte fakt, sepse ka qe e interpetojne me besim dhe ka qe e interpretojne pa besim. Pra ka shume interpetime te ndryshme, por vetem nje eshte i sakte (per ate fe). Besoj se dhe per Kuranin vlen e njejta gje si per Biblen, pra kushti kryesor qe kerkohet per ta kuptuar eshte besimi. Dhe ska si te jete ndryshe. Nderkohe qe te gjithe te krishteret e muslimanet pranojne qe nje e nje bejne dy, sepse nuk duhet ndonje besim i madh per kete gje, ka kontradikta e debate per doktrinat e fese se tjetrit, sepse te krishteret nuk jane muslimane dhe muslimanet nuk jane te krishtere. Gjeja me e mire qe mund te behet eshte te lesh tjetrin ne besimin e tij, per sa kohe qe jeton ne harmoni e dashuri, sepse eshte e kote te debatosh dhe te kerkosh arsye kur merr pergjigje "keshtu ka thene Zoti" ashtu sic do pergjigjem une per cdo kritike te ngritur ndaj Zotit tim, dhe ashtu sic do bente cdonjeri tjeter per cdo kritke te ngritur ndaj Zotit qe adhuron.

Postuar nga INDIANA datė 07 Janar 2007 - 12:27:

Pergjigje

Pergjigjen e kesaj pyetje mendoj se e dine gadi 1/2 e besimtareve te krishtere dhe njerzit e thjesh per mendimin tim as vet Jezusi nuk eshte i vertet pasi mbi te ka shume supozime. Prandaj njerzit duhet te besojne ate ēka dihet me siguri dhe jo ate qe diskutohet.

Postuar nga Boksieri datė 07 Janar 2007 - 12:45:

Ne kete forum kane gjetur nje rruge te lire disa monstra qe pretendojne se jane besimtare dhe jane aq kompetent te perflasin nje shenjtor,arabia saudite e ka bere te veten ,shpresojme mos te ktheheni dhe juve ne mostra qe hudhin njerez ne ere.,sa per krishterimin dicka qe te mundon dhe ndjehesh inferior gjithmone e perflet aty ku dhemb dhembi shkon gjuha o anti-te krishter, flisni flisni se emri i rritet me shume Atit tone tone te shenjte Jezu Krisht.

Postuar nga tolstoy86 datė 07 Janar 2007 - 13:22:

Citim:
Po citoj ato qė tha SEND_ME_AN_ANGEL
Besimi im ne fakt me kerkon te jetoj sic e urdheron Zoti, dhe meqe Zoti eshte Dashuri me kerkon te jetoj me dashuri per Zotin e per tjetrin Shkenca dhe Feja nuk duhet te ngaterrohen me njera tjetren, sepse bejne fjale per dy bote te ndryshme. Me duket tejet e pamundur qe nje liber fetar te hedhe poshte nje liber shkencor, apo anasjelltas (sic jane munduar shume te hedhin poshte librat e shenjte gjate historise, por pa ndonje sukses te konsiderueshem). Shkenca eshte ne boten njerezore, feja ne boten hyjnore. Nqs nje shkencetar vjen tek une dhe me thote "e pamundur qe nje njeri te lindi nga nje femer e virgjer apo te ringjallet" une i jap doren dhe i them "ke nje njohuri te mire te anatomise njerezore". Feja pra pranon ato qe per shkencen duken te pamundura, dhe duhet besim e jo arsye per ta "kapur" idene. Dhe qe cdo liber fetar interpretohet ne mneyra te ndryshme eshte fakt, sepse ka qe e interpetojne me besim dhe ka qe e interpretojne pa besim. Pra ka shume interpetime te ndryshme, por vetem nje eshte i sakte (per ate fe). Besoj se dhe per Kuranin vlen e njejta gje si per Biblen, pra kushti kryesor qe kerkohet per ta kuptuar eshte besimi. Dhe ska si te jete ndryshe. Nderkohe qe te gjithe te krishteret e muslimanet pranojne qe nje e nje bejne dy, sepse nuk duhet ndonje besim i madh per kete gje, ka kontradikta e debate per doktrinat e fese se tjetrit, sepse te krishteret nuk jane muslimane dhe muslimanet nuk jane te krishtere. Gjeja me e mire qe mund te behet eshte te lesh tjetrin ne besimin e tij, per sa kohe qe jeton ne harmoni e dashuri, sepse eshte e kote te debatosh dhe te kerkosh arsye kur merr pergjigje "keshtu ka thene Zoti" ashtu sic do pergjigjem une per cdo kritike te ngritur ndaj Zotit tim, dhe ashtu sic do bente cdonjeri tjeter per cdo kritke te ngritur ndaj Zotit qe adhuron.

S.m.a.a, ( na bej hallall po me ishte krijuar pershtypja se ishe femer, po engjejt ne fene tone nuk jane meshkuj i dashur, ato jane pa gjini),
Qe nga Kur'ani jane mahnitur edhe shkencetare dhe jo nga besimi i tyre, por nga mrekullite e pakundershtueshme shkencore, kjo eshte nje teme qe do ta hap sa te gjej pak kohe, ne mos qofte hapur.
Tajsono, ti vella i nderuar je viktime e aparencave, eshte me se e qarte. Te pakten per veten flas, ketu nuk ke te besh me njerez qe vishen si ne arabi. Nqs ke mundesi te flasesh icik me arsyetim dhe jo vetem emocione e bejme.
I nderuar engjell vellai (serish ndjese, desh shkruajta motra), pas 10 ditesh kam provimin e vetem dhe te fundit qe kam gjithe kete semester. Me shume dashamiresi do kerkoja duate e vellezerve muslimane dhe lutjet e vellezerve te krishtere gjithashtu. Shpresoj qe te vazhdojme diskutimin sa me shpejt. ja kalofshi mire

Postuar nga SEND_ME_AN_ANGEL datė 07 Janar 2007 - 14:17:

Tolstoy te uroj fat ne provim dhe Zoti te ndihmofte te dalesh faqebardhe. Eshte e vertete, kam degjuar edhe une per bazat shkencore te Kuranit, por Ungjijte jane pak ndryshe, nderkohe qe Kurani i drejtohet mendjes e zemres, per arsye nga me te ndryshmet ungjijte i drejtohen zemres se besimtarit, pa u perpjekur te shpjegojne boten nga ana shkencore, per shkak se vete jeta e vepra e Jezu Krishtit ka thyer cdo rregull fizik.

Indiana se ku e ke degjuar ti qe Jezusi nuk ka ekzistuar nuk arrij akoma ta marr vesh. Mos i beson gje profetit te madh dhe te pagabueshem Dan Brown? po te ishte keshtu, Zoti paste meshire per ty.

  Gjithsej 34 faqe: « E parė ... « 12 13 14 15 16 17 18 19 20 [21] 22 23 24 25 26 27 28 29 30 » ... E fundit »
Trego 338 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.