Forumi Horizont Gjithsej 38 faqe: « E parė ... « 17 18 19 20 21 22 23 24 25 [26] 27 28 29 30 31 32 33 34 35 » ... E fundit »
Trego 38 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- truri, semundjet e tij dhe te rejat e fundit rreth tyre (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11654)


Postuar nga shkodranforever2005 datė 19 Shkurt 2007 - 20:26:

Depresioni

Cod. A19022007

Te gjithe ka raste nuk jemi ne momentet me te mira te jetes tone. Ngaqe jeta e perditshme eshte tejet e permbushur me obligime te te gjitha llojeve, me sfida ne fusha te ndryshme, truri jone tenton te mos jete ne kushtet me te mira te mireqenjes.
Shenjat e depresionit ndryshojne nga nje person tek tjetri duke patur parasysh edhe obligimet krejt ndryshe te njerezve ne jeten e perditshme.
Ka raste kur njerezit preokupohen se shumti per gjera te ndryshme dhe nganjehere edhe pa rendesi, si psh, te qenit me vonese per nje kohe te caktuar, apo mosarritja e nje gjeje ne menyren e deshiruar. Kur keto ndjesi zgjasin per nje kohe te gjate, ato behen pjese e peripecive te perditshme, dhe mund te perseriten gje qe shpie ne nje vecori klinike te quajtur depresion klinik.

CILAT JANE SHENJAT E DEPRESIONIT?

Shenjat mund te jene te ndryshme dhe mund te variojne nga ndjesia e te qenit i pashprese apo i pafat ne jeten tende. Keto ndjesi mund te ndikojne ne gjerat dhe aktivitetet tuaja te perditshme, si hobet, renja e interesit per pjesemarrje ne aktivitete te ndryshme, si sporte, te dalurit jashte, apo aktivitete te tjera qe ju i benit ne jeten tuaj te perditshme para se te fillonin simptomat e depresionit. Arsyeja se pse ndodh keshtu shpjegohet me faktin se ka nje renje te interesit nga ana juaj per tu aktivizuar perseri ne te tilla aktivitete si rezultat i ndodhive dhe sfidav ne jeten tuaj te perditshme. Zakonisht te prekurit nga shenjat e depresionit mund te mos e bejne gjumin si duhet, mund te kene shtim apo zvogelim te oreksit. Nder shenja e tjera te depresionit mund te permendim edhe uljen e interesit per tu marre me aktivitete qe perfishjne pjesemarrje te te tjereve.
Eshte shume e rendesishme qe te behet dallimi ne mes depresionit dhe dhimbjes shpirterore si mund te jete humbja e nje njeriu te dashur dhe qe eshte nje ndjesi naturale. Por nqse kjo lloj ndjenje vazhdon per nje kohe te gjate, ka ngjasa qe te zhvillohet ne depresion.

TE KERKOSH NDIHME

Eshte e keshillueshme qe ne rastet e deprsionit te kerkohet ndihme e menjehershme, qofte kjo e specializuar apo thjesht nga nje familjar mik, shok apo shoqe. Lenja mbasdore e nje fenomeni te tille mund te coje deri ne vetvrasje dhe nuk besoj se ndonjeri e deshiron nje gje te tille.

*Kerko ndihme. Mos te te vije turp te kerkosh ndihmen e specializuar, dhe kurre mos u zbraps nga sfida per te gjetur kurim.
*Duhet qe te sfidosh te menduarit depresiv. Mos e fajeso veten per gjera qe nuk te takojne ty
*Kujdesi per veten i.e respekto oraret qe kishe me perpara se te ndjeheshe i/e depresionuar.
*Mos harxho kohen kot duke menduar per gjera qe nuk te takojne ty, apo per gjera qe nuk ja vlen te luftosh dhe t'i sfidosh, sepse ne kete rast eshte vetja jote ajo/ai qe vuan pasojat. Ne vend qe te perplasesh koken pas murit eshte me mire te largohesh nga nje mendim i tille.


MJEKIMI

Mjekimi i depresionit behet me nje seree ilacesh te quajtur antidepresant. Antidepresantet mund te rezultojne shume te dobishem ne trajtimin dhe mjekimin e shkalleve te ndryshme te derpresionit, qe nga depresioni i moderuar, dmth, i nje shkalle te ulet e deri tek me i ashpri, por receta kuruese nuk mund te jete kurim per gjithesecilin. Jo gjithmone antidepresantet ulin apo qetesojne simptomat depresive. Ata gjithmone shoqerohen me efekte anesore per organizmin e njeriut.
Perpara se te vendosni qe te kuroheni me medikamente duhet qe te merrni informacionin e duhur ne lidhje me pozitivitetin e ketyre ilaceve dhe ne te njejten kohe edhe rrezikshmerine qe mund te lindi nga perdorimi i ketyre medikamenteve.

Tani desha te them dy fjale ne lidhje me menyren se si veprojne antidepresantet ne organizmin tuaj e kryesisht ne tru. Mendohet qe te prekurit nga simptomat e depresionit te kene nivele me te ulta te transmetimit te mesazheve ne tru, dmth kane ulje ne numrin e neurotransmetuesve (sherbejne per te percjelle mesazhin ne tru.) Keto neurotransmetues te cilet jane te perfshire ne shenjat e depresionit quhen, Serotonine, dopamine dhe Norepinefrine. Neuronet (qelizat nervore) ne menyre te vazhdueshme prodhojne dhe leshojne ne qarkullim keta neurotransmetues. Ne rastet e kurimit me antidepresant, ka nje rritje te nivelit te ketyre neurotransmetuesve ne tru dhe te percjelljes se sinjalit. Antidepresantet parandalojne riabsorbimin qe shpie ne ulje te nivelit neurotransmetues te sinjalit.
Besoj se kaq mjajton per sa i perket rolit te antidepresanteve ne organizem.
Perdorimi i antidepresanteve mund mund te provoje i suksesshem per te gjithe te prekurit nga depresioni. Per disa mund te jete "pilula e lumturise" dhe per disa te tjere nuk luan rolin e "pilules magjike." Antidepresantet mendohet qe ulin simptomat antidepresive ne afro 70 % te te prekurve nga depresioni. I bie qe nje e treta (1/3) e te prekurve nga depresioni te mbeten pa lehtesim te simptomave depresive. Prandaj kurimi me i mire si ne te gjitha rastet e tjera eshte lufta per ta parandaluar depresion si simptom dhe si patollogji.

Ka edhe menyra te tjera per te kuruar depresionit, sic eshte edhe terapia qe ne shume raste mund te rezultoje te jete me e efektshme dhe me frytdhense sesa mjekimi medikamentoz.
Mjekimi me antidepresant mund te permiresoje percimin e sinjaleve kimike te tru qe te bejne te ndihesh ne nje forme disi me te mire, por ata nuk kurojne shkaktaret e depresionit. Per kete arsye ka nje rritje te tejskajshme ne numrin e perseritjeve te simptomave ne rast se nderpritet mjekimi medikamentoz. Kjo ben qe terapia te jete nje nga format me te mira te kurimit te shkaqeve te depresionit, duke mos i lene keshtu vend rishfaqjes se simptomave depresive.
Por edhe ne rastin e depresionit ashtu sikurse edhe per patollogji te tjera, mjekimi me ilace mund te jete i vetmi opsion. Kjo varet nga niveli i depresionit tek personi i prekur. Terapia nuk eshte gjithmone opsioni i mundshem.
Sic e theksova edhe me siper menyra me e mire per te ruajtur nga depresioni eshte parandalimi i tij.

Me poshte po rendis disa nga simptomat emocianele ne rastet kur kemi trajtim/mjekim me antidepresant.

Simptoma emocionale

*Pershkallezim te merzitjes
*Shtim te te qarit
*Irritim te tejskajshem
*Merzi
*Shtim te agresivitetit
*Probleme me memorien
*Konfuzion

Simptomat te ngjashme me ato gripale.

*Lodhje
*Dhimbje koke
*Dobesim dhe dhimbje muskujsh
*Dobesi fizike
*Djersitje

Simptoma Gastrointestinale

*Te vjella
*Dhimbje abdominale (barkut)
*Humbje oreksi
*Diarre

Crregullime te gjumit

*Insomnia
*Endrra te keqija

Te tjera

*Marrje mendsh
*Mpirje
*Ulje te nivelit veprues
*Shikim i paqarte
*Ndjesi shoku
*Dridhje
*Axhitim te muskujve
*Humbje koordinimi
*Hubje te aftesise per qendruar i qete

Depresioni dhe merzija jane simptomat me te shpeshta ne rastet e nje nderprerjeje te kurimit medikamentez te formave te ashpra te depresionit, dhe qe mund te shpie ne rishfaqje te nje forme depresive me te ashper sesa e meparshmja.
Eshte e keshillueshme qe ne rast se jeni duke marre nje mjekim me antidepresant, te mos behet lenja e menjehershme e mjekimit por me kalimin e kohes te behet ulja e dozes deri ne dezertim te plote te medikamentit.

Perpara se te vendosni te merrni nje trajtim/kurim medikamentoz duhet qe te beni vetes disa pyetje.

*A eshte e mundur qe niveli depresiv te justifikoje kurimin medikametoz?
*A eshte kurimi medikamentoz opsioni me i mire per te kuruar kete shkalle depresioni?
*A jam i/e gatshem/e te perballem me efektet anesore te antidepresanteve?
*Cfare alternativash te tjera pervec mjekimin medikamentoz kam ne dizpozicion?
* A e kam kohen e mjaftueshme per tu perballur me nje obligim tjeter si eshte trajtimi fizioterapik ?
* Cfare strategjie mund te me ndihmoje qe te lehtesoje vete simptomat e depresionit?

Ne rast se vendosni te ndiqni kurimin me ilace duhet qe patjeter te pyesni doktorin ne lidhje me disa probleme qe mund te lindin gjate mjekimit.

*A eshte e mundur qe depresioni te jete shkaktuar nga ndonje patollogji tjeter mjekesore?
*Cilat jane efektet anesore dhe rreziqet e antidepresanteve dhe cfare rekomandoni ju ne kete rast?
*A ekzistojne ushqime apo substanca te tjera qe "une" duhet t'i menjanoj?
*Nqse jeni duke marre trajtim per nje patollogji tjeter, duhet qe patjeter te pyesni nese trajtimi me antidepresant do te kunderveproje ne ndonje menyre me kuren e tanishme?
*Per sa kohe te jem i/e detyruar qe ta marre kete ilac?
*A do te jete e veshtire lenja e ilacit?
* Cili eshte probabiliteti i rishfaqjes se depresionit pasi te kem plotesuar kuren e nevojshme?

Disa nga udhezimet ne rast se keni vendosur te kuroheni me ilace.

*Te jeni te duruar/a
*Duhet te ndiqni me menyren me strikte keshillat
*Monitoroni efektet anesore
* Beni terapi (per mendimin tim menyre me e mire dhe me pak abuzive ndaj organizmit tuaj.)

DISA NGA LLOJET E MEDIKAMENTEVE ANTIDEPRESIV

SSRIs (selective serotonin reuptake inhibitors) - Inhibitor (parandalues) te riabsorbimit te Serotonines (neurotrasmetues.) Keta inhibitor veprojne mbi qendrat prodhuese te Serotonines ne tru duke bere te pamundur reabsorbimin e ketij neurotransmetuesi. Keto lloj medikamentesh jane nder me te perdorurat si rezultat i shfaqjes se me pak efekteve anesore per organizmin.
Nder efektet anesore me te shpeshte te kesaj kategorie antidepresantesh mund te permendim:

*Te vjedha
*Lodhje fizike
*Ulje te funksionit seksual
*Irritim te tejskajshem

(SSRIs) Llojet me te perdorura.

Me perdorurit

*Fluoxetine (Prozac)
* Fluvoxamine (Luvox)
* Sertraline (Zoloft)

Me pak te perdorur

* Paroxetine (Paxil)
* Escitalopram (Lexapro)
* Citalopram (Celexa)

Efektet anesore me zakonshme

*Te vjedha
*Crregullim i gjumit (Insomnia)
*Merzi
*Ulje te deshires seksuale
*Marrje mendsh
*Ulje/shtim peshe.
*Dridhje
*Djersitje
*Keputje fizike
*Tharje te gojes
*Diarre ose kapsllek
*Dhimbje koke

Keto lloj medikamentesh mund te shkaktojne rritje te sjelljes vetevrasese.

Pervec medikamenteve te mesiperme ekziston edhe nje klase tjeter me e vjeter mjekimi qe quhen Antidepresantet triciklik. Keto lloj ilacesh mund te lehtesojne simptamat depresive pas nje periudhe dyjave te marrjes.

ANTIDEPRESANTET TRICIKLIK

Me te perdorurit:

* Amitriptyline (Elavil)
* Amoxapine (Asendin)
* Clomipramine (Anafranil)
* Desipramine (Norpramin or Pertofrane)
* Doxepin (Sinequan or Adapin)
* Imipramine (Tofranil)
* Maprotiline (Ludiomil)
* Nortriptyline (Pamelor or Aventyl)
* Protriptyline (Vivactil)
* Trimipramine (Surmontil)

Efektet anesore:

*Tharje te gojes
*Shikim jo i qarte
*Kapsllek
*Veshtiresi urinimi
*Takikardi (rrahje te shpeshta te zemres)
*Ulje te deshires seksuale dhe ereksionit
*Rritje te sensitivitetit ndaj diellit
*Humbje peshe
*Marrje mendsh dhe te vjedha

Nje kategori tjeter medikamentesh antidepresiv jane edhe te ashtuquajturit
MAOIs (Monoamine oxidase inhibitors)=Inbibitorit e Monoaminave.

Kjo eshte klasa me vjeter e medikamenteve antidepresiv qe perdoren shume rrale ne praktiken e sotme. Nder ta mund te permendim:

* Phenelzine (Nardil)
* Tranylcypromine (Parnate)
* Isocarboxazid (Marplan)
* Selegiline (Emsam)

Efektet anesore jane pothuajse te njejta me cfare kam thene me siper.


Ka nje seri medikamentesh jo tipik antidepresiv te cilet kane si shenje neurotransmetues te tjere pervec serotonines. Efektet anesore variojne nga nje ilac ne tjetrin.

[bANTIDEPRESANTET ATIPIK[/b]

* Duloxetine (Cymbalta)
* Mirtazapine (Remeron)
* Bupropion (Wellbutrin)
* Trazodone (Desyrel)
* Venlafaxine (Effexor)
* Nefazodone (Serzone)

Efektet anesore me te shpeshta:

*Te vjedha
*Nervozizem
*Ulje te deshires seksuale
*Tharje te gojes
*Lodhje/keputje fizike
*Pagjumesi
*Humbje ne peshe
*Paqartesi shikimi

Nje tjeter klase me e re antidepresantesh quhet Mirtazapine, te cilet bllokojne reabsorbimin e Serotonines dhe veprimit e receptoreve.

Kaq per sa i perket mjekimit medikamentoz te depresionit. Menyra me e mire per te luftura depresionin eshte mosrenja ne nje ndesi te tille dhe parandalimi me te gjitha mjetet e mundshme te kesaj patollogjie me pasoja te renda per organizmin e njeriut.

Shpresoj qe t'i jem pergjigjur sadopak shqetesimit tuaj ne lidhje me kete patollogji. Do te jem mese i gatshem per t'ju pergjigjru cfaredo lloj shqetesimi apo pyetjeje qe mund te keni dhe do te mundohem qe heren tjeter te kthej nje pergjigje me te shpejte kohore.

Ju faleminderit per vemendjen.


  Gjithsej 38 faqe: « E parė ... « 17 18 19 20 21 22 23 24 25 [26] 27 28 29 30 31 32 33 34 35 » ... E fundit »
Trego 38 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.