Forumi Horizont Gjithsej 147 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit »
Trego 147 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Fizikė dhe Astronomi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=10)
-- Big-Bang i Dyte ! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16349)


Postuar nga J@mes datė 11 Shtator 2008 - 11:26:

Shkencėtarėt pėrpiqen tė provojnė teorinė e Big Bengut



Shkencėtarėt nė njė objekt studimor nė Evropė janė pranė fillimit tė njė eksperimenti tė rėndėsishėm, tė cilin e kanė pritur prej vitesh. Zyrtarėt e Organizatės a Evropiane pėr Kėrkime Bėrthamore nė Zvicėr, thonė se kanė nė plan qė nga fundi i vitit tė realizojnė atė pėr tė cilin flitet si eksperimeti shkencor mė i madh dhe komleks i zhvilluar ndonjėherė.

Pėrmes njė rrjeti tė nėndheshėm magnetėsh super tė fuqishėm, ata do tė provojnė tė pėrpalsin copėza subatomike me njėra-tjetrėn me njė forcė tė paimagjinueshme.

Duke pėrfunduar njė fazė tė rėndėsishme tė eksperimentit, nga mesi i gushtit, shkencėtarėt dėrguan pjesėzat sub-atomike rreth tre kilometra nė laboratin mė modern tė fizikės sė grimcave, tė quajtur Pėrplasėsi i Madh Hedron.

Ky laborator gjigand gjendet nė kufirin mes Francės dhe Zvicrės. Zėdhėnėsi Xhejms Gils.

"Kjo ėshtė njė makinė e ndėrtuar pėr tė bėrė zbulime dhe do tė na tregojė shumė gjėra tė reja rreth universit."

Kėtė muaj njė provė tjetėr do tė dėrgojė copėzat rreth 27 kilometra nė rrjetin nėntokėsor tė magneteve. Mė pas, shkencėtarėt do t'i drejtojnė copėzat atomike, qė lėvizin me shpejtėsinė e dritės, tė pėrplasen me njera tjetrėn.

Ata thonė se pėrplasja supersonike do tė jetė njė riprodhim, por nė shkallė tė vogėl, i teorisė sė "Big-Bengut".... Pėrplasjes sė Madhe, qė shkencėtarėt thonė se krijoi universin 15 miliardė vite mė parė.

Pjesėrisht, shkencėtarėt po kėrkojnė copėzėn e pakapėshme Higg's ose copėzėn e Zotit, njė pjesėz hipotetike subatomike, ekzistenca e pakonfirmuar e sė cilės, qėndron nė bazė tė "teorisė pėrfundimtare" qė fizikantėt thonė se mund tė shpjegojė parimet e universit.

Fizikanti Majk Sejmur. "Njerėzit e quajnė atė "Copėza e Zotit" sepse ka njė rol qendror nė teorinė tonė se nga ėshtė krijuar Universi. Pa kėtė copėz ne nuk do tė jemi nė gjendje tė kuptojmė se pėrse pjesėzat elementare kanė masė. Sa mė shumė qė zbulojmė rreth mekanizmit tė kėsaj copėze, aq mė shumė do tė kuptojmė rreth dinamikės sė universit tė hershėm."

Afro tetė mijė shkencėtarė dhe inxhinierė nga 80 shtete merren me kėtė eksperiment shkecor.

Fizikanti Tejinder Virdi. "Eksperimenti mund tė ndryshojė mendimin tonė pėr natyrėn dhe mėnyrėn si funksionon ajo nė themel tė saj, nė tė njejtėn mėnyrė si teoria e Ajnshtajnit ndryshoi mendimin tonė pėr hapėsirėn dhe kohėn 100 vjet mė parė."

Fizikanti Virdi thotė se ky ėshtė njė eksperiment qė bėhet njė herė nė jetė dhe qė do mbizotėrojė punėn e shkencėtarėve pėr dhjetėra vite qė vijnė.

(d.b/VOA/Balkanweb)


  Gjithsej 147 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit »
Trego 147 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.