Forumi Horizont Gjithsej 89 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 17 18 19 » ... E fundit »
Trego 89 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Fizikė dhe Astronomi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=10)
-- A mendoni se eksistojne qenie jashtokesore? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1662)


Postuar nga Mbreti luan datė 23 Tetor 2003 - 19:47:

Une i besoj argumentave me shume sesa publicitetit dhe propagandes. Eshte e vertete se per UFOt eshte bere shume propagande dhe njerezit ne shume raste influencohen por kjo nuk do te thote se kane te drejte. Ne te shumten e rasteve publiciteti behet per perfitime. Po jap rastin e Roswell ku UFOt jane kthyer ne nje industri te vertete perfitimi. Nepermjet UFOve Roswelli, nje qyteze per te cilen nuk ishte degjuar ndonjehere te flitej arriti te rriste fluksin e turisteve sikur te ishte Walt Disney ose sikur te kishte ne territorin e saj Niagara falls. E pra cfare te vecante kishte Roswell pervec reklames se ishin shfaqur UFOt. Mos te harrojme se ne epoken qe rrojme behet cdo gje per te fituar dhe nuk kushton shume te hapesh fjale se ketej ka kaluar nje UFO dhe me kete rast te hapesh muzeume fallco te besh filma fantastiko-shkencor, te shessh revista dhe gazeta dhe te krijosh nje luk te ri ne ambjentet publike. I gjithe nje biznes qe mbeshtetet vetem ne imagjinate. E cfare duhet te me bej mua te besoj? Montazhet apo personat qe paguhen per te treguar perralla ose jane te semure dhe vuajne nga histeria, sepse pervec ketyre nuk ofrohet asnje argument tjeter.
Imagjinoni nje race qe shkel per here te pare nje planet te ri. Kur njeriu shkoi per here te pare ne hene u be reklame, te gjithe e pane ne televizor, u be buje. U ngrit pa piken e hezitimit flamuri Amerikan dhe asgje nuk u be ne fshehtesi.
Alienet perpiqen te na i shfaqin si qenie shume inteligjente por nuk mund te ekzistoj qenie inteligjente qe te qendroje vetem sic shfaqen shume here neper emisione alienet, sepse zhvillimi vjen si pasoje e bashkepunimit. Nese alienet do te shkelnin ne toke ata do ta benin kete gje publike ashtu sic kemi ne deshire te behemi publik tek jashtetokesoret nepermjet ekspeditave hapsinore.
Pra sias meje nuk ekziston asnje argument qe te mbeshtesi se alienet kane ardhur ne toke dhe nuk me detyron ndonje argument qe te pranoj qe ata ekzistojne. Ne anen tjeter mua me detyrojne argumentet te besoj se Zoti ekziston dhe ketu qendron ndryshimi thelbesor qe e dallon besimin tek UFOt dhe besimin tek Zoti.
Duke e pare se c'do gje ne bote eshte e ndertuar ne menyre te perkryer, duke filluar nga atomi deri tek universi dhe nga qeliza deri tek njeriu duke mos harruar ato qe jane ndermjet ketyre qe do ti cilesoja pa ndonje teprim si infinit, une jam i detyruar te mendoje per nje projektues sa origjinal aq edhe te ditur, pra te perkryer. Ky eshte Zoti dhe te gjitha faktet flasin per te.
Debati ku duhet te perqendrohet ceshtja e aljeneve eshte pika qe shumica e njerezve e kapin ne pergjithesi. Ne kete univers kaq gjigantesk nuk ka ndonje qenie tjeter inteligjente???
Ne pamje te pare duket shume e thjeshte pergjigjia por duhet ti futesh me thelle per te pare gafen qe behet. Duket sikur eshte thjesht ceshtje rastesie por ne fakt eshte ceshtje inteligjence.
Do ta vazhdoje ndonje here tjeter se tani edhe kohe s'kam shume por kam edhe hall se mos po e bej te merzitshem mesazhin.


  Gjithsej 89 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 17 18 19 » ... E fundit »
Trego 89 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.