Forumi Horizont Gjithsej 5 faqe: « 1 [2] 3 4 5 »
Trego 47 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mediat Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=129)
-- Kujdes gazeten Shekulli, po manipulon lexuesit ne heshtje! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18127)


Postuar nga SmoKer datė 26 Nëntor 2010 - 19:59:

Burim i sigurte informacjoni mund te jene me shume grate e lagjes me thasheshemet e tyre sesa gazetat sot!


Postuar nga lule datė 26 Nëntor 2010 - 20:06:

Media - eshte nje bisnes i ndyre, me e keqe se mafia. Degjojme median ne Shqiperi te therrase e tunde gishtin fort: "jemi pushteti i trete", gazetat tona jane pa fitim (sa ironi qe eshte)! Po si i ben parate qe nderton pallate ti o qen! Nese jane "pushtet i trete", ateher nuk jane per popullin, jane te pushtojne, te mashtrojne, dhe nuk bejne asgje tjeter por vetem punen e politikes, qe ne vetvete eshte e vecante ne shqiperi per vete natyren e saj antipopullore.
Mediatiket jane pasaniket me te medhenj ne shqiperi. E kuptoni tani se cfar ngjet? Gazetar (pronari) por qe behet pasanik duke shfrytezuar informacion...
Eshte menyra me e mire per te manipuluar masat...por edhe politiken. I thote politikaneve, nese nuk na ndihmoni (kuptohet ne kurriz te popullit) ne "ju shtypim" se "jemi pushteti i trete"....

Ne vend qe ti lene ndasite politike menjane dhe te kerkojne llogari per vjedhjet, ankandet, privatizimet, shfrytezimet e ofiqeve shteterore per perfitime personale vazhdojne luften mes tyre me teorite komuniste e demokrate, me keq akoma qe keto drejtime politike i personifikojne me emra personale te udheheqesve sikur keto te jene zbritur ne toke nga krijuesi i madh e jo te jene disa figura qe e kane kalur politiken per gryke te shfrytezojne edhe te marrin kafshaten e fundit nga goja e femijes se atij qe me zor shtron ushqim ne tavoline...!


Postuar nga Fajtori datė 26 Nëntor 2010 - 20:14:

Mor po gazetat nuk genjejne dot hapur per ate pune. Mund te zgjidhin cfare ngjyre ti japin shkrimit, por jo cfare mendojne njerezit. Fakti qe nje gazete ka frike nga ajo qe mendojne njerezit domethene qe ka marre fund. Kjo nuk ndodh me BalkanWeb psh. Panoramen se kam lexuar, do e shof me shume. Deri tani vetem BalkanWeb ka akoma sensin e gazetarise, publikon lajme dhe merr komentet si te vijne pak a shume. Balkanwebi ka nxjerre kohet e fundit skandalet me te rendesishme, faljen e ujrave territoriale, dje nxorri nga vijne plehrat qe po ndosin Kroacine, etj. Domethene arrin te shikosh qe gazetaria eshte me e forte se manipulimi. Tek Shekulli nuk gjen asnje cep te pamanipuluar. Eshte dramatike sepse ka qene gazeta me e madhe me shkrime te pavarura qe njerezit akoma e besojne deridiku.

Top Channel ka lajme te ēuditshme dhe faqe interneti kalamajsh. Vene dy lajme nga Shqiperia dhe lloj lloj budalleqesh nga bota, deri tek autobuzi qe del nga rruga ne Kine, trafik i renduar ne Teheran, pluhur ne Turqi, etj.


Postuar nga lule datė 26 Nëntor 2010 - 20:23:

Sido qe te jete mediumi, problemi kryesor eshte tek konsumatori i tij. Sepse mashtrimi eshte i mundshem, vetem nese konsumatori nuk di te dalloje ne mes te
1. informimit dhe vleresimit,2. pohimit te mbeshtetur ne deshmi dhe pohimit jo te mbeshtetur ne deshmi.Pohimi nuk eshte informacion. Por vleresim personal. Eshte e njejta sikur te thoshte gazetari "molla eshte peme e keqe". Keshtu qe ky mendim nuk mund te sipermerret nga degjuesi dhe te mendoje ky pastaj se ka "mendim te sakte, sepse edhe TV e pohon kete gje". A mund te thuash se "molla eshte peme e keqe" dhe te argumentosh kete mendim me referim ne mendim te gazetarit? Pra molla eshte e keqe sepse gazetari ka thene kete gje. Ketu qendron problemi.
Fajin ne shumicen mbiabsolute e ka qytetari. Mosarsimimi i mjaftueshem i tij. Ky mosarsimim con tek "keqinformimi" apo "mashterimi" i mediave.


Postuar nga BIONDIA datė 26 Nëntor 2010 - 20:26:

Re: Kujdes gazeten Shekulli, po manipulon lexuesit ne heshtje!

Citim:
Po citoj ato qė tha Fajtori
t


----------------------------------
Pronari i gazetes Shekulli, Koēo Kokedhima



Ke harruar qe eshte dhe presidenti i klubit sportiv Dinamos dhe i gazetes "sporti shqiptar"


Postuar nga Fajtori datė 26 Nëntor 2010 - 20:29:

Problemi fillon kur manipulimi nuk mbaron tek gazetari, por mberrin tek mendimi i qytetarit. Sado te kesh aresim apo llogjike, eshte e pamundur te luftosh nje media qe filtron mendimet e qytetareve per interesa politike. Prandaj rruga me e mire eshte indiferenca. Nje media qe gjen indiferencen e njerezve shkon automatikisht drejt fundit. Edhe po te rrije hapur do behet si ZP, relike ne doren e pronareve.



Citim:
Po citoj ato qė tha BIONDIA


Ke harruar qe eshte dhe presidenti i klubit sportiv Dinamos dhe i gazetes "sporti shqiptar"



Eshte edhe bashkepronar i 15-kateshit, pronar i firmave te ndertimit, pronar i Partise se Blerte (per te fut kembet ne parlament), pronar i nje televizioni, etj.


Postuar nga lule datė 26 Nëntor 2010 - 20:34:

Gjithesesi.. ne Shqiperi jan te politizuara 98% por TV Klani dhe TVSH jane 100% mjafton 1 her ti shofesh lajmet ne keto TV dhe kupton se jane me Saliun.
Edhe Top Cannel, News 24, Vizion +, Ora News etj jane te njeanshem por pak me pak se keto te dy siper qe permenda.
...mbase ata qe jetojne atje i shofin gjerat me qarte,, po un them ate qe di e qe ndjek un ..


Postuar nga Piktor datė 26 Nëntor 2010 - 20:38:

Ne nje postim diku ne nje teme kam thene se shume media lene per te deshiruar dhe pikerisht balkanweb dhe natyrisht forumi horizont jane te paanshem me publikun. Kjo do te thote se pavarsisht se pronari ka nje bindje politike apo i njeanshem ne arsyetimet e tij dhe kjo eshte mese normale ne shoqerite pluraliste, nuk influencon ne mendimin e lire te njerzve qe normal brenda rregullave dhe etikes te shprehin mendimin e tyre, te debatojne e te diskutojne.
Po ta shohim me syrin e nje kritiku te thjeshte, ne shume tema qe diskutohet atje, perveēse lajmi perseritet dy apo tre here, qe ne titull, kaptine, dhe epilog, me e keqja eshte se fjala e kundershtarit politik pra Berishes ne lajm eshte i rrethuar nga gazetari, Rama apo Ps dhe kur vazhdon pastaj te lexosh tek komentet, ndonjeher mendoj se do vrasin veten nga vreri apo helmi qe i ka zene keta komentues qe po perjetojne nen rregjim.
Po keshtu pergezoj Fajtorin per kritiken dashamirese qe i ka bere Shekullit.
Uroj qe ata ta marrin seriozisht dhe te nderrojne sadopak pershtjellimin qe krijojne.


Postuar nga Piktor datė 26 Nëntor 2010 - 20:50:

Citim:
Po citoj ato qė tha fleurs de l'orne
Gjithesesi.. ne Shqiperi jan te politizuara 98% por TV Klani dhe TVSH jane 100% mjafton 1 her ti shofesh lajmet ne keto TV dhe kupton se jane me Saliun.
Edhe Top Cannel, News 24, Vizion +, Ora News etj jane te njeanshem por pak me pak se keto te dy siper qe permenda.
...mbase ata qe jetojne atje i shofin gjerat me qarte,, po un them ate qe di e qe ndjek un ..

E kam thene dhe here tjeter Tvsh mos e fusni ne llogari se sot eshte i Sales dhe neser i Rames. kaq per tvsh
Klani eshte histori me vete, me pak fjale do them ate qe mendoj une sesa eshte e vertete nuk e di.
Kur Nano mori tatepjeten, partine ja la rames dhe klanin Berishes.
Topi ka meriten me dixhitalizimin dhe ne ate kohe femijerie dhe adoloshence te saj ishte me te vertet nje mrekulli, per shume gjera te reja qe solli ne media, plus konkurrencen.
News24 ka meriten se eshte tv qe informon ne kohe reale, pavarsisht se dihet se anon majtas.
Vizion Plus nganjeher i shkrepet e jep lajme te sakta dhe ndoshta sikurse u zgjua nga gjumi kur hoqi dore nga gazetaret ekstremiste.


Postuar nga Fajtori datė 26 Nëntor 2010 - 21:03:

TVSH atehere duhet shkrire, te pushohen nga puna gjithe gazetaret e atyshem dhe arkiva te cohet ne arkive te shtetit. Eshte e papranueshme qe po paguajme prej vitesh nje televizion qe asnje drejtor nuk ka arritur ti jape trajta moderne. TVSH eshte barre ne ekonomine shqiptare. Kur kushtet te jene pjekur mund te hapet nje televizion i ri publik. TVSH eshte njolle e shemtuar ne panoramen mediatike.


  Gjithsej 5 faqe: « 1 [2] 3 4 5 »
Trego 47 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.