Forumi Horizont Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 62 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Ilace Popullore! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11362)


Postuar nga ~Enigme~ datė 08 Prill 2006 - 19:57:

Ilace Popullore!

Cod. B08042006

Ne kohet e vjetra njerzit ishin praktike duke kombinuar ilace popullore me formula barishtore.

Kush di me teper reth ketyre barna dhe c'mendoni per ato?

Nje artikull qe lexova permend se mjalti prodhon rezultate efektive kur perdoret per plaget sepse ka veti antibakteriale (antibacterial quality) qe te mbron nga infeksionet. Gjithashtu heqen helmimet apo materialet e huaja dhe ulen "edema" ose fryrjen pra ka aktivitet "anti-inflammatory".


Postuar nga Klodel datė 08 Prill 2006 - 20:54:

Exclamation

teme interesante enigma. kur digjesh mbi plage ver salce domatesh. eshte e fresket dhe te qeteson plagen. ndersa kur ke kolle qe nuk te pushon, pi caj bliri te zier bashke me gjethe dafine dhe cajit te nxehte hidhi pak gjalpe qe qeteson fytin e ashpersuar dhe ndihmon.


Postuar nga ~Enigme~ datė 16 Prill 2006 - 00:25:

Llimon, limontosi apo portokall te pasura me vitamina C ndimojne ne qarkullimin e gjakut dhe ne pastrimin e tij nga substanca oxidative.

Limontosi apo limoni mund te perdoret gjate dhimbjes te grykes. Gjithashtu gargare me uje te ngrohte dhe me kripe ndimon ne regullimin e saj.


Postuar nga ~Enigme~ datė 16 Prill 2006 - 00:41:

GARCINIA CAMBOGIA

Cod. B16042006

"Egziston nje bimė e kuqe, e madhe sa njė kokėrr portokalli qė njihet nė botanikė me emrin GARCINIA CAMBOGIA. Kjo bimė thahet dhe bluhet duke e bėrė nė kėtė mėnyre pluhur.

Ky pluhur ka pasur pėrdorime tė ndryshme pėr shumė e shumė vite me radhė.

Nė Indi pėrdoret pėr infeksione te ndryshme. Gjithashtu ėshtė pėrdorur si punė ēamēakizi pėr tė mbajtur tė shėndetshėm dhėmbėt dhe mishin e dhėmbėve. Ne Indi, gjithashtu pėrdoret si erėz nė gatim, sidomos nė gjellėt e famshme indiane “Keri”.

Nė disa vende bima ėshtė pėrdorur si afrodiziak (nxitės i epshit seksual).

Nė Kinė pėrdoret nė diabetin tipi 2, nė disa sėmundje mėlēie dhe pėr parazitė."

Marre nga gazeta "ballkan" publikuar 23/03/2006 Lajme nga shendetesi


Postuar nga ~Enigme~ datė 16 Prill 2006 - 15:29:

Kura per te sheruar ulceren!

Cod. C16042006

Lule basani
eshte nje nga bimet me te rendesishme qe rekomandohet pėr kurimin e ulceres ne stomak.

Ēaji i perfituar nga zierja e kesaj bime ne nje perzierje me vajin e ullirit, lihet per rreth 40 dite ne nje ene prej qelqi. Kur kjo mase te marre nje ngjyre te kuqerremte, atehere mund te perdoret.

Masa e krijuar ne forme kremi mund te perdoret cdo mengjes derisa ajo te jape rezultatin e deshiruar.

Hudhra
ka veti dezinfektuese. Hudhra mund te konsumohet e gatuar, e njome, por edhe e thate. Ne rastet kur ajo gatuhet, mundesisht jo shume e bute, por me e mira do ishte te skuqet fare pak per te mos i humbur vlerat e saj.

Perzierja e majdanozit, Gremit dhe Mustaqeve te Misrit.

Lengu i perftuar nga keto bime pihet per 5-6 dite. Pas kesaj perzihet nje luge piper i zi i bluar, 1luge sheqer, pak kine e shtypur dhe vezė e rrahur.

Me kete perzierje behen hape, te cilat pihen nga 3 ne dite. Edhe ky mjekim perseritet per 6 dite radhazi.


Postuar nga ~Enigme~ datė 17 Prill 2006 - 15:58:

Talking Kush do pakesonte djersen me ilace popullore!!!!

Cod. A17042006

Sherebela

Rritet kryesisht ne shpate gelqerore, ne kullota, nga zona e ulet e deri ne ate sub-alpine. Gjethet e saj permbajnė vaj esencial 2 %, saponine, alkaloide, lende rregjese, rreshire.
Vaji esencial perbehet nga 40-47 % tujon, borneol, cimol, kamfor, pinen, dipenten, linalool. Ne gjethe jane gjetur edhe acid fumarik, glukozė dhe pentozė, vitamina B1 e C, lenda e hidhur e quajtur pikrosalvinė, fitoncide me veti baktericide, enzime. Ne mjekesi ekstrakti i fituar nga gjethet, perdoret si mjet pėr pakesimin e djerses. Ai merret nė formė ekstrakti tė lenget 1 deri 3 gr ne dite, ne forme infuzi 4 luge kafeje. Ēaji i perftuar nga zierja e bimes perdoret per pastrimin e gjakut, kunder djersitjes gjate nates. Perqindje me e larte vaji esencial nga gjethet e sherebeles mjekesore mund te perfitohen para lulezimit te saj.

Gjether e arres

Kembet duhen lare ne uje te vaket, ku me pare eshte zier gjethja e arres apo e plepit, me pas behet masazh me alkool ne te cilin eshte shtuar pak kamfor dhe jod. Lekura e kembeve kur te thahet duhet te lyhet me talk apo puder.


Postuar nga NS-6 datė 17 Prill 2006 - 22:25:

shume interesante keto gjera
un per mjeksi popullore mbaj mend ate qe me bonte gjyshja kur me fryhej kemba...dicka me hitha e me qepe...or hajd mo se e fryra ikte...po mbante kemba ere 1 jave pastaj


Postuar nga ~Enigme~ datė 18 Prill 2006 - 13:49:

Ftuta_Ilace Popullore per te mposhtur anemine

Cod. C18042006

Te semuret anemike duhet te konsumojne ushqime te pasura me hekur, si mish, peshk, shpretke, veze, perime, fruta etj. Ketyre te semureve u keshillohet perdorimi i frutave te fresketa, qe permbajne vitamine C, e cila ndihmon ne absorbimin ose marrjen e hekurit. Nese pijnė kafe, ēaj, kakao apo edhe lengje te tjera, qe permbajnė kafeine, duhet t’i marrin dy ore para ose pas ushqimit, sepse veshtiresojne absorbimin e hekurit.
Hurma
Per kurimin e kesaj semundjeje nė mjekesinė popullore perdoren pothuajse te gjitha pjeset e bimės, frutat, gjethet, degėt, rrėnjėt etj. Nė vendet arabe ėshtė ushqim kryesor, i cili shuan urinė pėr shkak tė pėrbėrjes sė celulozės. Hurmat kanė gjetur pėrdorim tė mirė kundėr anemisė.
KARROTA
Karrota ėshtė e pazėvendėsueshme pėr shėndetin e njeriut. Lėngu ditor i karrotės nė sasi prej 50-150 gr ėshtė ilaē efikas te tė sėmurėt, qė vuajnė nga anemia. Karrota nė periudhė rekord e rregullon pastrimin e gjakut.
Rrepa e kuqe
Tė sėmurėve u kėshillohet pirja ēdo ditė e 150 ml lėng tė rrepės sė kuqe, para buke, apo tė konsumohet sa mė shpesh domatja. Duhet tė marrin, gjithashtu, ēdo ditė 10 - 15 fruta tė mandarinės pėr njė kohė prej 20 - 25 ditė.
Gjethe Hithre
Njė kurė e efektshme ėshtė edhe ajo e pėrgatitur nga 250 gramė gjethe hithre, 10 gramė uthull dhe 10 gramė gjethe delli. Tė gjitha kėto vendosen nė 1 litėr ujė tė ftohtė, ku qėndrojnė 12 orė. Pastaj zihen pėr 10 minuta, ėmbėlsohen sipas dėshirės me mjaltė dhe pastaj sėrish mbyllen dhe qėndrojnė tė mbyllura pėr 20 minuta. Kullohen dhe pihen gjatė tėrė ditės me lugėn e kafesė.
Luleshtrydhja
Ėshtė bimė shumėvjeēare me shije tė hidhur nė tė ėmbėl. Nė fitoterapi pėrdoren gjethet, rrėnja dhe lulet. Gjethet e reja tė kėsaj bime janė mjaft tė pasura me vitaminė C, me kripėn natyrore, e cila bėn pastrimin e gjakut. Nė shumė vende pėrdoret si sallatė, sidomos pėr ata qė vuajnė nga anemia. Luleshtrydhja pėrmban glikozidet e hidhura, insulinėn, taninet, vitaminėn B, C dhe provitaminėn A, shumė minerale, ka pėrqindje tė lartė tė kripėrave tė kaliumit, sidomos nė gjethe, karotenoide, proteinė, pektinėn, holinėn etj.
FIKU
Ėshtė njė frut, qė pėrmban shumė karbohidrate, albuminė, yndyrė. Pėrdoret i freskėt, i tharė dhe i pėrpunuar nė produkte tė ndryshme. Rekomandohet tė pėrdoret nga personat e dobėsuar, nga anemikėt dhe nga ata qė ndiejnė shumė tė ftohtė, pasi i japin organizmit forcė dhe nxehtėsi. Njė tjetėr mėnyrė pėr kurimin e tė sėmurėve me anemi ėshtė edhe pirja e tri lugėve kafeje nė ditė nga masa e pėrftuar nga shalqini, karafili, mastiku dhe sheqeri. Tre kokrra shalqini mbushen me 50 gr karafil dhe 100 gr mastikė. Pasi piqen u hidhet sheqer. E gjithė masa e krijuar zihet derisa tė mpikset mirė dhe pihet ēdo ditė.

Autori: Mimoza Kėrmezi


Postuar nga agata datė 18 Prill 2006 - 18:05:

Pershendetje Enigma

Cod. D18042006

Trajtimi me bime mjeksore ose Fitoterapija, vazhdon te kete nje rendesi te madhe ne ditet tona..

Gjethet e rrushit te zi te quajtura ne latinisht Vitis vinifera. jane bime qe ndihmojne ne menyre te persosur per problemet e qarkullimit te gjakut.
si psh kembet e renda e te fryra, variset, hemoroidet, Qarkullim jo i rregullte i gjakur... Keto gjethe permbajne nje supstace qe quhet anthocyanosides e cila i jep gjetheve edhe ngjyren e kuqe gjate stines se vjeshtes. Kjo supstance ka per karacteristike aktivitetin vitaminik te supstances P, qe do te thote, rrit ndjeshem rezistencen dhe tonikun e venave e te artereve...
Mundt ta perdorni si "infuzjon".. Gjethet e thare mund te lehen ne uje te valuar perqate 5 deri ne 10 min.


Postuar nga cupka datė 18 Prill 2006 - 18:18:

qepa per kolesterolin

Cod. D18042006

per kolesterolin:

Ver nje koker qepe ne gote me uje per gjithe naten. Pije ujin ne mengjes dhe perserite kete proces per nje jave rresht - do shohesh qe kolesteroli do te ulet drastikisht.

natyrisht pas cdo pirje laj dhembet 7 here dhe shpelai dy here. Mer pushim nga puna per nje muaj se ajo aroma e qepes eshte veshtire te hiqet.

hajde salut.


Postuar nga ~Enigme~ datė 19 Prill 2006 - 13:51:

Per Kurimin e Syve!

Cod. B19042006

Eufrazia
ėshtė bimė njėvjeēare, gjysmėparazite, e cila lidhet te rrėnjėt e barėrave. Lulet janė me ngjyrė tė bardhė ose rozė me pika tė verdha tė ndritshme nė qendrėn e lules. Shija e bimės ėshtė e hidhur. Bimėn mund ta gjejmė nėpėr livadhe dhe nėpėr tė gjitha vendet e mbuluara me bar. Nė mjekėsinė popullore pėrdoret e gjithė bima nė lulėzim. Kjo bimė pėrdoret pėr shėrimin e sėmundjeve tė syve, tė konjuktovitisit (qepallės), blefaritisit, iridociklitisit. Pėrveē efektit tė saj nė skuqjen dhe infektimet e syrit, ekziston tradita e pėrdorimit tė eufrazisė edhe nė sėmundjet serioze tė syrit, si katarakti, madje edhe dobėsimi i shikimit.
Hurma
Pėrdorimi i shpeshtė i frutit tė hurmės, ēon nė mosprekjen e sėmundjeve tė syrit dhe sidomos tė alergjisė.
Patatja
Patatja i ngjan bukės, ndonėse pėr nga pėrbėrja e vitaminave dhe kripėrave minerale u pėrngjan perimeve. Ajo pėrmban sasi tė mėdha tė kaliumit si element kryesor pėr organizmin e njeriut. Nė mjekėsinė popullore ajo pėrdoret nė rastet e alergjive tė syve si dhe kur poshtė tyre janė krijuar rrathė tė zinj. Pritet njė fetė e vogėl patateje dhe mė pas e presim nė gjysmė. Secila prej fetave vendoset poshtė syve dhe lihen aty pėr 20 minuta. Ky veprim pėrsėritet disa herė nė mbrėmje.
Trėndafili i majit
Nė 100 ml verė zihet 50 gr fletė luleje trėndafili tė majit. Me ujin e trėndafilave lahen sytė dhe fletėt vendosen nė sy pėr pak kohė. Kjo mėnyrė do tė ēonte nė pėrmirėsim tė skuqjes sė syve. Njė tjetėr kurė pėr qetėsimin e skuqjes sė syve ėshtė larja e tyre me lėngun e kamomilit. Larja e syve me kamomil do tė zgjasė deri sa mos tė ketė mė probleme.
Manaferra
Pėr tė pėrmirėsuar shikimin e dobėt pihet ēdo ditė njė gotė me lėng karrote. Pėr tė pėrmirėsuar shikimin gjatė natės pėrzihen 30 pika lėng manaferrash me 50 gramė ujė. Kjo masė pihet tri herė nė ditė. Gjithashtu mund tė pihen dy gota me lėng manaferre nė ditė. Pėr tė lehtėsuar lodhjen e syve vendosen feta kastraveci mbi qepallat e mbyllyra dhe mbahen pėr 15 minuta.
Vitamina
Vitaminat dhe mineralet janė tė domosdoshme pėr funksionimin sa mė mirė tė syve. Vitamina A pėrmirėson shikimin natėn. Ushqime tė pasura me vitaminė A janė perimet e gjelbra, karrotat, spinaqi, por edhe vezėt, djathi dhe gjalpi. Vitamina B, redukton skuqjen e syve dhe mund te ndihmojė sytė qė janė tė ndjeshėm ndaj dritės. Ushqime tė pasura me vitaminė B1, B2,B3, B6, B12 janė makaronat, buka, qumėshti, kėrpudhat, peshku ton, arrat, bananet, melēitė. Karoteni ndihmon nė forcimin e syve tė dobėt. Ushqime tė pasura me karoten janė karrotat, lakrat dhe bishtajat


Autori: Mimoza Kėrmezi


Postuar nga ~Enigme~ datė 20 Prill 2006 - 19:26:

Diarreja!!! Si ta ndaloni!

Cod. A20042006

Diarreja shoqėrohet me dhimbje barku. Dhimbjet dhe spazmat e barkut kanė dhe mjekimin e tyre popullor. Diarreja nuk ėshtė njė sėmundje, por njė simptomė. Pėr diarre flitet kur heqja e barkut ėshtė mė e shpeshtė se tre herė nė ditė. Kur ajo zgjat deri nė disa ditė flitet pėr diarre akute, nėse ajo zgjat mė tepėr kemi tė bėjmė me diarre kronike. Shpesh shoqėrohet me tė vjella.
Veze te zjere personalisht do te ishte refleksi im i pare. Ne kete artikull nuk e permendin fare pasi nuk eshte nje kure popullore per kete simptome
Manaferra
Mjekėt sugjerojnė se pėr pėrgatitjen e mjekimit merren 100 gramė gjethe dhe majė lastarėsh tė manaferrės, pastrohen, shtypen dhe vendosen tė zihen nė 1 litėr ujė. Lėngu i fituar pihet nga njė gotė para buke.
Lengu i Frutave
Po kėshtu, njė tjetėr kurė popullore pėr diarrenė ėshtė edhe lėngu i frutave. Pėr pėrgatitjen e tij nevojiten 150-200 gramė fruta, qė duhen zjerė me 250 ml verė. Nga lėngu i fituar pihet nga njė filxhan kafeje e ngrohtė.
Mendra dhe Kamomil
Njė tjetėr kurė ėshtė dhe ajo e pėrgatitur nga 50 gramė mendra dhe 50 gramė kamomil, tė cilat pėrzihen. Nga pėrzierja merren tri lugė gjelle dhe vendosen nė 500 ml ujė tė valuar. Mbyllen pėr dy orė dhe pihen. Para buke nuk duhet tė ėmbėlsohen, ndėrsa pas buke duhet ta ėmbėlsoni ēajin. Pėr dhimbjet e barkut dhe spazmat, kur duket se janė tė forta, pėrdoren 3-4 thelpinj hudhre tė shtypura imėt, qė vendosen mė pas nė 100 ml raki tė fortė rrushi. Kjo masė pihet disa herė kur ndiejmė dhimbjet, derisa ato tė ndalen. Ata qė janė prekur nga diarreja dhe qė pranojnė ushqim solid duhet tė hanė banane, oriz pilaf, drithėra tė ziera, mollė dhe mish tė zier.
Frutat e bimėt
Nė mjekėsinė popullore hurmat kanė gjetur pėrdorim tė mirė kundėr anemisė, te sėmundjet e aparatit tretės, tė cilat shoqėrohen me diarre (jashtėqitje e shpeshtė). Me mjaft sukses pėrdoret te sėmundjet e mėlēisė, zemrės, syrit dhe sistemit nervor. Karrota, po ashtu, ėshtė perim i pazėvendėsueshėm pėr shėndetin e njeriut.
Ajo rregullon tretjen nė lukth, duke aktivizuar qelizat parietale tė tij, e njėkohėsisht rrit peristaltikėn e zorrėve, por ndėrkohė ėshtė efikas te diarrea.
Ēaji i pėrftuar nga kokrrat e trėndafilit
Ēaji i pėrftuar nga kokrrat e trėndafilit pėrdoret nė rastet kur sėmundjet janė tė shoqėruara me diarre. Shtatė deri tetė kokrra tė copėtuara tė trėndafilit zihen pėr 10 minuta. Ky ēaj pėrdoret 2 herė nė ditė nga njė gotė.
Mersina
Edhe mersina ėshtė e mirė pėr tė kuruar diarrenė. 15 deri 30 gjethe tė copėtuara mersine hidhen nė njė litėr ujė dhe lihen tė valojnė pėr 5 minuta. Pasi ziejnė lihen tė mbuluara pėr 15 minuta. Kjo masė pihet e ėmbėlsuar nga 4 deri 6 lugė gjelle nė ditė.
Caji i levores se Vidhit
Ndėrsa i fundit ėshtė ēaji i lėvores sė vidhit, qė pėrdoret i ėmbėlsuar dhe shėrben nė rastet e diarresė. Po pėr kėtė arsye pėrdoret edhe ēaji i bimės sė lule bishtamidhit. Edhe ky pihet i ėmbėlsuar me sheqer ose mjaltė, sipas dėshirės. Ky ēaj pihet sa herė qė shfaqen shenjat e diarresė.

Autori: Mimoza Kėrmezi


Postuar nga ~Enigme~ datė 25 Prill 2006 - 16:12:

Drejt Sherimit Te Melcise!

Cod. D25042006

Mendėr
Ėshtė mjaft e pėrhapur nė natyrė. Nė Shqipėri njihet me emrat: mendėr, dhjozmė, mendėrz, nane, mendėr e butė. Mendra shtėpiake ėshtė bimė shumėvjeēare. Gjethet e saj kanė formė vezake, ndėrsa lulet janė nė majė tė kėrcellit, tė formuara nga lulėzat e vogla. Karakterizohet pėr nga aroma e mentolit, pėr kėtė kultivohet dhe nėpėr kopshte. Nė mjekėsinė popullore ėshtė mjaft i pėrhapur pėrdorimi i kėsaj bime. Ēaji nga gjethet e kėsaj bime, tė cilat duhen mbledhur para se tė lulėzojė, pėrdoret edhe kundėr dhembjes sė mėlēisė, sėmundjeve tė lėkurės, kundėr tendosjeve psikike, streseve, kundėr reumatzmės.
Sherebela
Njė bimė tjetėr pėr kurimin e sėmundjeve tė mėlēisė ėshtė edhe sherebela. Bima e sherebelės rritet kryesisht nė shpate gėlqerore, nė kullota. Gjethet e saj pėrmbajnė vaj esencial, saponinė, alkaloide, lėndė regjėse, rrėshirė. Nė gjethe e saj janė gjetur edhe acid fumarik, glukozė dhe pentozė, vitamina B1 e C. Nė mjekėsi ekstrakti i fituar nga gjethet pėrdoret si mjet pėr kurimin e mėlēisė sė zezė e tė tėmthit. Ai merret nė formė ekstrakti tė lėngėt, 1 deri 3 gramė nė ditė, nė formė infuzi 4 lugė kafeje. Vaji esencial i pėrftuar nga gjethet pėrdoret nė industrinė e parfumerisė dhe nė kozmetikė. Pėrqindje mė e lartė vaji esencial nga gjethet e sherebelės mjekėsore mund tė pėrfitohen para lulėzimit tė saj. Edhe frutat luajnė njė rol tė rėndėsishėm nė kurimin e kėsaj sėmundjeje.
Rrushi
Rrushi rekomandohet pėr tė sėmurėt, qė vuajnė nga mėlēia. Rrushi pėmban sasi tė konsiderueshme sheqeri, kripėra tė kalēiumit, hekur, vitamina B dhe C. Pėr shkak tė sasisė sė pėrbėrėsve tė tij, lėngu i rrushit ėshtė ilaē efikas te sėmundjet e mėlēisė.
Karrota
Edhe karrota, njė nga perimet e pazėvendėsueshme pėr shėndetin e njeriut, ndihmon nė kurimin e sėmundjeve tė ndryshme. Karrota ka pėrmbajtje tė lartė nė elemente ushqyese. Karrota ėshtė burim i vitaminės A, qė ndodhet nė lėkurėn e saj. Pėr kėtė arsye, karrota duhet larė mirė dhe nuk duhet qėruar. Pėrdoret gjerėsisht nė supė pėr parandalimin e sėmundjeve tė ndryshme, sidomos pėr mjekimin e sėmundjeve tė mėlēisė sė zezė, tėmthit, veēanėrisht tė cerozės sė mėlēisė. Tė sėmurėve u kėshillohet tė hanė karrota ēdo ditė.

Autori: Mimoza Kėrmezi


Postuar nga ~Enigme~ datė 28 Prill 2006 - 17:27:

Per te parandaluar kollen?

Cod. C28042006

Kolla mund tė jetė akute dhe kronike. Kolla akute zgjat deri nė tri javė, ndėrsa ajo kronike shkon deri nė 8 javė. Kolla shkaktohet nga sėmundje tė ndryshme si ftohja nė mushkėri, bronkiti kronik, astma bronkiale ose sėmundjet alergjike.
Lėngjet e frutave dhe ēajrat e shumėllojshėm me prejardhje bimore japin efekte lehtėsuese nė rrugėt e frymėmarrjes dhe nė fyt, duke bėrė qė kolla tė zbutet. Mjekėt rekomandojnė pirjen nė sasi tė mėdha tė kėtyre lėngjeve, 2 deri nė 3 litra nė ditė. Gjithashtu ata kėshillojnė qė, tė sėmurėt qė kanė kollė, tė pijnė ujė tė ėmbėlsuar me mjaltė.
Sipas tyre kjo ėshtė njė kurė mjaft e mirė pėr tė larguar kollėn.
Ēaji i lulėkuqes
Njė bimė mjaft frytdhėnėse nė luftėn kundėr kollės sė shkaktuar nga mushkėritė dhe pezmatimi i bronkeve ėshtė edhe lulėkuqja. Nga kjo bimė pėrdoren vetėm petalet e saj. Ēaji i lulėkuqes pihet i ėmbėlsuar me mjaltė, sepse ai jo vetėm i jep ėmbėlsi ēajit, por ndihmon edhe nė pėrmirėsimin e fytit. Petalet e bimės, pasi janė tharė, hidhen nė gjysmė gote me ujė. Lihen pėr 30 minuta dhe nga lėngu i pėrftuar pihet 1 e treta e masės. Kėto ēajra shėrbejnė edhe nė rastet, kur kolla shoqėrohet me gėlbazė, pasi e bėjnė mė tė lehtė nxjerrjen jashtė tė saj pėrmes kollitjes.

Lulja e Blirit

Njė tjetėr bimė qė pėrdoret kundėr kollės ėshtė edhe lulja e blirit. Mjekėt kėshillojnė tė pihet 3 deri nė 4 gota me ēaj bliri nė ditė nga njerėzit qė kanė kollė. Efektet do tė jenė tė menjėhershme.

Fieri i Gurit

Njė tjetėr mėnyrė qė pėrdoret nga mjekėsia popullore pėr largimin e kollės ėshtė fieri i gurit. Ēaji i pėrftuar nga fieri pihet ēdo mėngjes nga njė gotė.

Ēokollata


Njė grup shkencėtarėsh kanė vėrtetuar se ēokollata ėshtė njė ushqim mjaft e mirė kundėr disa sėmundjeve. Merita i takon teobrominės, njė substancė qė ndodhet nė farat e kakaos, e cila ka rezultuar se ėshtė mė efikase se kodeina, njė nga qetėsuesit mė tė mėdhenj tė kollės kronike. Kjo substancė vepron duke bllokuar aktivitetin e “nervit endacak”, qė luan njė rol kyē pėr shkaktimin e kollės. Studiuesit e kanė eksperimentuar substancėn nė 10 vullnetarė tė shėndetshėm, ndėrsa njė grup tjetėr ka marrė njė dozė pa kėto efekte. Pėr tė vlerėsuar efektin, mė pas kanė matur nivelin e kapsaikinės, qė shėrben pėr tė shkaktuar kollėn, te grupet e ndryshme. E pėr tė bėrė tė mundur qė vullnetarėt qė kishin marrė teobrominėn, tė kolliteshin, ėshtė nevojitur njė sasi mė e madhe kapsaikine nė krahasim me tė tjerėt. “Ky pėrbėrės i ēokollatės duket mjaft i mirė ndaj kollės dhe ajo qė duhet
nėnvizuar ėshtė fakti se nuk ka efekte anėsore si trajtimet e tjera tipike qė janė pėrdorur deri mė sot”,- thonė studiuesit.
Kolla mund tė jetė akute dhe kronike. Kolla akute zgjat deri nė tri javė, ndėrsa ajo kronike shkon deri nė 8 javė. Kolla shkaktohet nga sėmundje tė ndryshme si ftohja nė mushkėri, bronkiti kronik, astma bronkiale ose sėmundjet alergjike.

Autori: Mimoza Kėrmezi


Postuar nga ~Enigme~ datė 01 Maj 2006 - 13:23:

Si te qetesojme Apandecitin?

Cod. A01052006

Apandeciti nuk kurohet, por mund tė hiqet. Gjithsesi, mjekėsia alternative vjen nė ndihmė me njė mėnyrė pėr parandalimin e dhimbjeve tė shkaktuara prej tij. Mjekėt specialistė rekomandojnė njė kurė krejtėsisht tė veēantė me bimė.

Hudhra

Katėr kokrra hudhra, pasi shtypen mire, u shtohet 2 lugė miell dhe uthull. Kjo masė pėrzihet mirė deri sa bėhet nė formė brumi. Gjatė kohės sė dhimbjeve tė apandecitit, brumi vendoset nė anėn e djathtė nė vendin ku ndodhet apandeciti. Kjo mė pas do tė evitonte nė mėnyrė tė shpejtė dhimbjet, por gjithsesi kjo ėshtė e pėrkohshme, pasi pėr kurimin e tij duhet ndihma e mjekut.

Shkaqet e Shfaqjes

Disa nga shkaqet e shfaqjes sė apendecitit janė bllokimi i hapėsirės brenda apendiksit dhe rritja e presionit nė tė nga felikatet, zmadhimi i gjendrave limfatike nė tė, farėrat e ndryshme bimore si dhe krimbat qė gjenden nė zorrė.

Zhvillimi

Sipas mjekut specialist Agron Demi, mekanizmi i zhvillimit tė kėsaj sėmundjeje kalon nė disa faza, duke filluar nga bllokimi i hapėsirės brenda apendiksit, qė ēon nė shumėzim tė shpejtė tė mikrobeve tė tij. Pas kėsaj faze, tendosja e apendeksit ēon nė rritje tė presionit venoz nė tė dhe komprementimi i furnizimit me gjak ēon nė edemė (fryrje) tė mukozės. Nga prishja e mukozės bėhet vėrshimi i bakterieve dhe trashjes sė pareteve tė apendiksit. Faza pėrfundimtare e zhvillimit tė apendeksit ėshtė kur ai shfaqet tejet i fryrė e i zmadhuar, ēahet dhe pėrmbajtja e tij me qelb derdhet e lirė nė hapėsirėn e barkut.
Si dallohet?
Njė ndėr shenjat qė sinjalizon shfaqjen e apendiksit ėshtė dhimbja, e cila pėr 4 deri nė 6 orė lėviz nga zona rreth kėrthizės drejt zonės sė djathtė, duke u ulur poshtė. Kjo dhembje nė kuadratin e poshtėm tė djathtė shtohet, nga kolla lėvizjet dhe goditja nė anėn e kundėrt. Njė shenjė tjetėr, qė vihet re nė rastet kur i sėmuri ėshtė i prekur nga apandeciti janė edhe tė vjellat ose tė pėrzierat. Shpesh kėta njerėz kanė mungesė tė oreksit si dhe temperaturė deri nė 37,4 gradė. Megjithatė zona mė e dhimbshme varion shumė nga vetė vendosja e apendeksit. P.sh pacienti paraqitet vetėm me probleme tė dizurisė, nė qoftė se apendeksi ėshtė i vendosur poshtė duke ngacmuar fshikėzėn e urinės. Tė prekurit nga apendeciti kanė rritje tė rruazave tė bardha tė gjakut nga 10 mijė nė 20 mijė.
Shpesh njerėzit qė vuajnė nga apandeciti kanė ndėrlikime tė ndryshme. Ndėr mė tė rrezikshmet ėshtė ēarja e apendiksit, i cili ēon nė infektim masiv tė organeve tė barkut, pėr shkak tė qelbit qė ai pėrmban. Njė rrezik ėshtė edhe infektimi i cipės sė barkut, pėr shkak tė qelbit si dhe absesi rreth tij.

Autori: Mimoza Kėrmezi


Postuar nga Cindi datė 01 Maj 2006 - 14:32:

Kam degjuar se lengun e rradhiqeve, te ziera, po ta pish ben shume mire per reumatizmen dhe arthritin. Une vete e kam pire me vite ne moshe te vogel cdo mengjes. (ah ato mengjeset: nje luge vaj peshku, nje luge vaj ulliri, nje luge mjalte, nje veze te gjalle dhe nje gote me leng rradhiqe. Edhe ne burg te isha nuk do te me torturonin keshtu ) Me te hidhur se ky leng nuk kam pire kurre ne jeten time. Mua me duket se me dha rezultat, mbasi me muaj te tere neper spitale dhe neper doktore, nuk pata derman ne moshen adoleshente.

A eshte e vertete nje kure e tille Enigma dhe a njihet nga mjekesia, thjesht per kuriozitet? Mendoj se ndihmon ne permiresimin e cilesise se gjakut dhe ne kurimin e infeksioneve neper kycet e kockave, qe eshte shkaku kryesor i reumatizmes.


Postuar nga ~Enigme~ datė 02 Maj 2006 - 02:00:

Cod. C02052006

Ndoshta football pasi nuk jam profesioniste ne kete fushe nqs agata di me teper pasi kam kuptuar qe fusha e saj eshte farmacia dhe nqs eshte ndeshur me shume reth fitotherapise do i lutesha te hidhte nje mendim ose NS-6.
Ne temen pyetje pergjigje duke pyetur per laringun se pse caji ndimon per dhimbjen e grykes NS-6 solli nje artikull interesant ku shpjegonte disa veti te cajit ku me beri te mendoj qe caji jeshil mund te ndimoje per arthritin dhe kur bera nje kerkim gjeta nje zbulim qe jane bere studime reth cajit jeshil.

In each of three different study groups, the mice given the green tea polyphenols were significantly less likely to develop arthritis. Of the 18 mice that received the green tea, only eight (44 percent) developed arthritis. Among the 18 mice that did not receive the green tea, all but one (94 percent) developed arthritis. In addition, researchers noted that the eight arthritic mice that received the green tea polyphenols developed less severe forms of arthritis.

"The study suggests a preventive approach to rheumatoid arthritis. A slight modification in your lifestyle -- adding green tea to your diet -- could reduce your risk of this disease," said Mukhtar. "The extract given to the mice was the equivalent of a human drinking four cups of green tea a day."

In three independent experiments, six mice received water with green tea polyphenols, while six others received plain drinking water. All of the mice then were injected with collagen to induce arthritis and were studied for 40 days. One group was examined for a total of 85 days to ensure that the green tea compound was not merely delaying the onset of the disease.

In the first experiment, two of the six mice given green tea polyphenols and all six of the mice given plain water developed arthritis. In the second experiment, three of six in the green tea subset and again all six in the water group had arthritis. The incidence of arthritis in the third experiment was three of six in the green tea group and five of six among the other mice.

The study also shows the mice that developed arthritis despite receiving green tea polyphenols had a less severe form of arthritis.

Ky artikull u gjend ne: sciencedaily.com

 


Postuar nga arsona datė 02 Maj 2006 - 08:19:

Kur vriteni!

Ju qe s'ju rrihet ne nje vend po gjithmon vriteni, mos pyesni shume po verini qepe e krip perpara se te nxihet vendi e plaga. Eshte ilaci popullor me i shpifur qe nuk durohet, por aman te ben derman.


Postuar nga ~Enigme~ datė 02 Maj 2006 - 15:35:

Kurim Popullor per Hepatitin Kronik?

Cod. B02052006

Ē’ėshtė hepatiti?


Hepatiti bėn pjesė nė grupin e sėmundjeve virale qė dėmtojnė mėlēinė. Llojet mė tė shpeshta tė hepatitit janė hepatiti A, hepatiti B dhe hepatiti C. Gjithashtu ato dallojnė pėr nga mėnyra e bartjes, intensitetit dhe pasojat qė i shkaktojnė, tė gjitha llojet e hepatiteve janė tė rėnda. Nė veēanti, hepatiti B dhe C gjithashtu mund tė kenė pasoja afatgjata duke pėrfshirė dėmtimin e pėrhershėm tė mėlēisė, kancerin e saj dhe vdekjen.

Pėr shėrimin dhe zvogėlimin e dėmtimeve tė shfaqura nė mėlēinė e zezė, mjekėt popullorė kanė zbuluar kura tė ndryshme me bimė mjekėsore. Kėto mjekime, tė cilat kanė dhėnė rezultatet e pritshme, tashmė u sugjerohen njerėzve qė vuajnė nga hepatiti kronik, ose siē njihet nė gjuhėn e pėrditshme verdhėza.


Kungulli

Kungulli pėrveēse ėshtė njė ushqim shumė i mirė, nė mjekėsinė popullore ka dhėnė njė ndihmesė tė pazėvendėsueshme nė kurimin e tė sėmurėve tė prekur nga verdhėza. Pėr shėrimin e sėmundjes nevojiten 10 kokrra tė kungullit tė egėr. Pasi priten nė copa tė vogla dhe shtypen mirė kjo masė hidhet nė njė enė me ujė 150 ml. Kėtė lėng i sėmuri e thith nga hunda 3 deri 4 herė nė ditė. Kjo kurė rekomandohet tė zgjasė pėr pesė ditė radhazi, deri sa tė shkaktohet njė rrjedhje e njė lėngu tė verdhė nga hunda.

Lulet e kokoēelit

Njė tjetėr mėnyrė qė pėrdoret pėr shėrimin e hepatitit janė edhe lulet e kokoēelit. Katėr gramė lule tė thata tė kokoēelit pluhurosen dhe hahen esėll nė mėngjes. Ky mjekim merret ēdo ditė pėr 2 deri nė 3 javė rresht, derisa tė ketė njė pėrmirėsim tė dukshėm.

Bima e thundėrmushkės
Bima e thundėrmushkės ka dhėnė ndihmėn e vet pėr kurimin e tė sėmurėve qė vuajnė nga kjo sėmundje. Pėr pėrgatitjen e ēajit nevojiten 2 litra ujė dhe nė tė hidhen 50 gr me gjethe dhe tė grimcuara nga kjo bimė. Pėrzierja zihet pėr 10 deri nė 12 minuta. Pas ftohjes kullohet dhe shtrydhet. Pihet njė gotė e ngrohtė dhe e ėmbėlsuar me mjaltė. Nė rast se gjethet janė tė thata, nuk ėshtė e nevojshme zierja e tyre. Mjafton qė ato tė hidhen nė ujin e zier mė parė dhe tė lihen pėr 5 minuta dhe mė pas pihet.

Mėshtekna

Edhe mėshtekna ėshtė njė bimė qė ka dhėnė rezultate tė mira nė kurimin e sėmundjes sė verdhėzės. Ēaji i mėshteknės pėrgatitet duke marrė 3 deri nė 4 lugė dhe hidhen nė njė gotė me ujė tė valuar. Gjatė pėrgatitjes ėshtė mirė tė hidhet edhe pak sodė buke. Nga kjo masė pihen 2 doza nė ditė. Njė tjetėr mjekim qė ka dhėnė efekt nė kurimin e kėsaj sėmundjeje ėshtė edhe kura e pėrgatitur nga pėrzierja e disa bimėve. Merren 30 gr lule basani, 30 gr valerianė, 30 gr kore kulumbrie si dhe 30 gr rrėnjė ēikoreje. Kėto pėrbėrje imtėsohen dhe pėrzihen duke i pėrvėluar me ujė tė sapovaluar. Ena mbulohet me kapak dhe lihet pėr njė orė. Pihet 3 herė nė ditė nga 1 gotė para buke i paėmbėlsuar. Kjo kurė ėshtė mirė tė vazhdojė pėr 7 ditė.
Dieta
Tė sėmurėve qė vuajnė nga kjo sėmundje u kėshillohet tė pėrdorin ushqime sa mė tė lehta pėr t’u tretur dhe tė pasura me sa mė shumė vitamina. Kėta tė sėmurė duhet tė konsumojnė sa mė tepėr qumėsht, tė cilit t’i jetė hequr yndyra dhe mė pas tė jetė ėmbėlsuar me sheqer. Ushqime tė tjera qė pėrmirėsojnė shėndetin e tyre janė, kosi, kompostot, patatet, zarzavatet, supėrat e ndryshme tė gatuara me bimė barishtore, mish tė zier pa dhjamė ose biftek, tė bardhė tė vezės si dhe fruta tė ndryshme. Ėshtė pak e vėshtirė qė kjo sėmundje tė kapet qė nė fazat e para tė shfaqjes. Shpesh tė sėmurėt mund tė mos kenė fare simptoma tė sėmundjes ose ato mund tė jenė shumė dhe nuk lėnė shkas tė dyshosh pėr kėtė sėmundje. Virusi mund tė jetojė nė organizėm pa ndonjė simptomė tė dukshme me kohė tė tėra, ndėrkohė qė vazhdon tė sulmojė mėlēinė. Pasojat afatgjata tė hepatitit mund tė shkaktojnė sėmundje tė mėlēisė, shfaqje tė kancerit nė mėlēi deri nė humbje tė jetės. Duhet pasur kujdes, nėse shenjat e njė hepatiti tė mprehtė, vazhdojnė mbi 6 muaj atėherė sėmundja ka marrė karakter kronik . I sėmuri qė vuan nga hepatiti kronik ankohet pėr dhimbje barku nėn krahun e djathtė tė brinjėve. Kjo dhimbje nuk ėshtė shumė e forte, por e mundon tė sėmurin. Tė sėmurėt nuk kanė oreks, ndiejnė dobėsi tė pėrgjithshme si dhe ērregullime tė aparatit tretės. Lėkura e zbehtė dhe e verdhė, herė- herė dhe shfaqje tė njollave tė zeza, janė shenja qė tregojnė zhvillim tė sėmundjes.
Autori: Mimoza Kėrmezi


Postuar nga ~Enigme~ datė 03 Maj 2006 - 16:49:

Si te eliminojme gurin ne temth?

Cod. C03052006

Gurėt nė tėmth.

Mė shpesh gurėt formohen te gratė, tė cilat i kanė kaluar 40 vjet. Sipas studimeve tė kryera kohėt e fundit raporti midis grave dhe burrave, qė vuajnė nga gurėt ėshtė 2 me 1. Pėr kurimin dhe shkrirjen e gurėve nė tėmth mjekėsia popullore ka zbuluar mjekime nga mė tė shumėllojshmet.

Mustaqet e misrit. Bishtat e Qershise, Fruti i Boronices.
Pėrzierja e fituar nga mustaqet e misrit, bishtat e qershisė, si dhe frutit tė boronicės ka dhėnė rezultate tė efektshme pėr shkrirjen e gurėve tė vegjėl nė tėmth. Pas zierjes sė kėsaj pėrbėrjeje, lėngu i pėrftuar lihet pėr 2 deri nė 3 orė dhe mė pas pihet ēdo vakt nga 1 gotė para buke. Ēaji pėrdoret i ėmbėlsuar me sheqer.

Lėngu i lakrave turshi

Njė tjetėr mjekim pėr kurimin e gurėve nė tėmth ėshtė edhe lėngu i lakrave turshi. Lėngu i turshive pėrzihet me 2 gota vaj ulliri, duke i hedhur edhe lėngun e 4 kokrrave limoni tė shtrydhur. Masa e pėrftuar lihet e mbuluar pėr 5 orė. Mė pas pihet pėr ēdo 25 minuta nga njė gjysmė gote. Pasi kanė kaluar 24 orė nga pirja e lėngut, i sėmuri nuk duhet tė hajė e tė pijė, duke vazhduar pėrsėri derisa masa e pėrgatiturtė harxhohet. Edhe kėlmuthi gjembar ka dhėnė rezultate tė mira nė shkrirjen e gurėve tė vegjėl tė tėmthit. Pėr pėrgatitjen e ēajit merren 2 lugė kafeje nga kjo bimė, hidhet njė gotė ujė dhe zihen pėr 10 minuta. Nga ēaji i pėrftuar pihen 2 gota esėll nė mėngjes. Duhet tė kihet parasysh qė lėngu duhet tė jetė i vakėt pėrpara se tė pihet. Kjo kurė vazhdon pėr 1 muaj. Edhe lule ajka ka dhėnė rezultat nė tretjen e gurėve, si dhe pėr tė shtuar rrjedhjen e tėmthit. Merret 1 lugė kafeje me bimėn e larė dhe tė grimcuar. Hidhet nė njė enė me ujė tė sapovaluar dhe lihet pėr 5 minuta.
Ēajrat
Nga ēaji i pėrftuar pihet 1 gotė para buke pėr 10 ditė radhazi.

Pėrzierja e verės sė ėmbėl me vajin e ullirit

Njė tjetėr kurė kėshillojnė mjekėt pėr tė sėmurėt, qė vuajnė nga gurėt nė tėmth. Kura e pėrgatitur nga pėrzierja e verės sė ėmbėl me vajin e ullirit ėshtė mjaft frutdhėnėse pėr kėtė qėllim. Masa e krijuar zihet pėr 5 minuta dhe pasi ftohet pihet ēdo mėngjes nga 1 gotė. Mjekimi me kėtė kurė duhet tė vazhdojė pėr 5 ditė. Jo vetėm vaji i ullirit shėrben pėr kurimin e sėmundjes, por edhe gjethet e tij janė shumė tė mira pėr parandalimin e gurėve. Gjethet e thata tė ullirit zihen deri sa nga masa tė mbetet 1 litėr. Pasi kullohet, hidhet nė shishe dhe mbahet nė frigorifer. Gjatė pėrdorimit sasia, qė do pihet, duhet tė jetė e vakėt dhe e ėmbėlsuar me mjaltė sipas dėshirės. Pihen 2 filxhanė kafeje esėll nė mėngjes, po aq edhe nė mbrėmje para gjumit. Kjo kurė vazhdon deri nė 25 ditė. Po tė jetė e nevojshme kura mund tė vazhdojė sėrish pas njė periudhe prej 1 muaji.

Bima e pelinit

Edhe bima e pelinit pėrdoret pėr kurimin e gurėve nė tėmth. Ēdo mėngjes merret njė majė luge nga pluhuri i kėsaj bime dhe tretet nė ēaj, qumėsht apo supė. Kura vazhdon pėr 20 ditė. Ndėrpritet pėr 10 ditė dhe mė pas nis sėrish. Ėshtė mirė qė mjekimi me pluhurin e pelinit tė pėrsėritet 3 herė.

Lėvoret e gorricės

Lėvoret e gorricės ndihmojnė nė kurimin e gurėve nė tėmth. Ėshtė mirė qė ato tė pėrzihen me lule ake, fara tė gjembgomarit, si dhe fara fshese. Pasi zihen, ēaji i pėrftuar ėshtė mirė tė pihet nė mėngjes esėll dhe nė mbrėmje pas buke. Nga ky ēaj pihen 2 gota. Gurėt nė tėmth zakonisht formohen te gratė, veēanėrisht nė moshat e kaluara. Shkak i formimit tė tyre ėshtė jeta pa lėvizje, ērregullimet e tretjes sė ushqimeve ose shtatėzania. Shenjė e shfaqjes sė tyre ėshtė rėndimi nė anėn e djathtė tė barkut. Kėto dhimbje pėrhapen nė drejtimin lart, si dhe zverdhje nė lėkurė. Shpesh shfaqen edhe dhembje tė forta nė formė kolike. Kjo sėmundje mund tė zgjasė pėr shumė kohė. Me bllokimin e kanalit nė fshikėzėn e mėlēisė, tėmthi kalon nė gjak dhe i sėmuri zverdhet. Megjithatė tėmthi ndihmon nė tretjen e ushqimeve. Ai pėrmban substanca helmuese, prandaj kalimi i tij nė gjak ėshtė shumė i dėmshėm.

Autori: Mimoza Kėrmezi


Postuar nga ~Enigme~ datė 08 Maj 2006 - 13:03:

Si te evitoni dhimbjet e nervit shiatik?

Cod. A08052006

Rreth 90 pėr qind e rasteve tė tė sėmurėve, qė vuajnė nga dhembjet e nervit shiatik mund tė lehtėsohen me anė tė masazheve dhe mėnyrave tė tjera popullore. Vetėm 10 pėr qind e tyre kėrkojnė ndėrhyrje tė domosdoshme kirurgjikale. Kėto janė raste kur i sėmuri vuan qė prej 6 muajve nga kėto dhimbje ose mund ta ketė lėnė pas dore mjekimin.
Pėr pėrmirėsimin e dhimbjeve tė shpinės dhe nervit shiatik, ekzistojnė kura dhe ēajra tė ndryshme tė rekomanduara nga mjekė popullorė.
Masazhet me Vaj dhe me Akull.
Njė nga mėnyrat mė tė suksesshme qė ka dhėnė rezultate nė lehtėsimin e dhimbjeve ėshtė bėrja e masazheve me vaj dhe akull. Masazhet duhet tė bėhen ēdo ditė pėr 30 minuta ēdo seancė. Ēdo i sėmurė qė vuan nga dhimbjet e nervit shiatik duhet t’i vazhdojė masazhet pėr 15 ditė. Pėr pėrmirėsimin e dhimbjeve tė nervit shiatik shėrben edhe kura e pėrftuar nga pėrzierja e 100 gramė jodio, 30 gramė vaj gruri, 4 lugė gjelle vaj ulliri, 30 tableta aspirinė dhe njė kuti rozmarinė tė njomė. Tė gjitha kėto pėrzihen sė bashku nė njė enė dhe lihen nė qetėsi pėr 5 orė. Pasi kjo pėrzierje ka marrė trajtėn e pomadės, bėhet masazhi i kėmbės pėr 15 deri nė 20 minuta, atje ku nervi shiatik ėshtė i ngacmuar. Kjo kurė vazhdon pėr 7 deri nė 10 ditė rresht. Mėnjehėrė pas pėrdorimit ju do tė keni mundėsi tė shihni edhe efektet pozitive tė kėsaj kure.
Ēajrat
Njė tjetėr mėnyrė ėshtė edhe ēaji i pėrgatitur nga gjethet e urthit. Gjetheve tė njoma tė urthit, u shtohen 4 gota me ujė dhe lihen pėr t’u zier pėr 20 minuta. Pasi kullohet, pihet nga 1 filxhan esėll nė mėngjes dhe njė filxhan tjetėr para gjumit. Ēaj pihet i ėmbėlsuar me mjaltė. Kjo kurė vazhdon pėr njė muaj.
Njė tjetėr mėnyrė pėr tė lehtėsuar dhimbjet e nervit shiatik pėrdoren koret e shelgut, gjethe dhe sythe mėshtekne, lulet e shtogut, lulet e blirit si dhe gjethet e hithrės dhe kėputje. Pasi imtėsohen mirė dhe pėrzihen, merret njė lugė nga kjo pėrzierje dhe zihet nė njė enė me kapak tė mbyllur pėr 5 minuta me 200 miligramė ujė. Mė pas kullohet dhe pihet sa mė i ngrohtė. Nėse dhimbjet e nervit shiatik janė tė forta, nga pėrzierja merren 4 lugė dhe vlohen pėr 5 minuta nė gjysmė litri ujė. Mė pas ėmbėlsohet me mjaltė dhe pihet ēdo 2 orė, nga 1 gotė ēaji, por qė tė jetė shumė i nxehtė. Dhe kura e fundit ėshtė ajo e pėrgatitur nga kallinjtė e bredhit tė bardhė, tė cilėt zihen nė 200 mililitėr ujė. Pasi kalon 2 orė kullohet dhe ėmbėlsohet me mjaltė. Ky ēaj pihet i ngrohtė esėll ēdo mėngjes dhe nė mbrėmje vonė nga 1 gotė ēaji.

Autori: Mimoza Kėrmezi


Postuar nga ~Enigme~ datė 26 Maj 2006 - 20:21:

Ne parandalimin e kancerit

Cod. B26052006

Kanceri ėshtė njė nga sėmundjet mė tė rėnda, qė rrezikojnė jetėn e njeriut. Pėrveē operacioneve dhe kimioterapisė, njė ndihmesė tė dukshme nė moszhvillimin e kėsaj sėmundjeje, japin kurat e pėrgatitura me metoda popullore.
Alkoolin e bimės sė brokulės
Njė kurė, qė ka dhėnė rezultate nė ngadalėsimin e pėrhapjes sė sėmundjes, ėshtė pėrzierja me alkoolin e bimės sė brokulės.
Njė litėr alkool 60 gradė ose raki e fortė rrushi hidhet nė 100 gramė kalendule. Kjo masė hidhet nė njė shishe, e cila mbyllet mirė dhe lihet nė njė vend tė ngrohtė, por qė tė mos e zėrė dielli. Pas 10 ditėsh kjo masė kullohet. Merren 50 deri nė 60 pika nga kjo pėrzierje dhe hidhen nė 200 mililitra ujė. Ky lėng pihet nga pak gjatė gjithė ditės. Gjatė kohės qė pėrdoret kjo kurė rekomandohet dhe ngrėnia e tre karrotave ēdo ditė. Gjithashtu, mund tė pėrdoren rrėnjėt e bimės, tė cilat pasi tė thahen, duhet tė bluhen dhe pluhuri i pėrftuar hidhet nė njė gotė me lėng frutash ose ēaj. Kura me pluhurin e brokulės pėrdoret 3 herė nė ditė.
Bima e Aloe Verės
Po pėr kėtė qėllim pėrdoret edhe bima e Aloe Verės. Lėngu i nxjerrė nga kjo bimė pėrzihet me mjaltė. Ky mjekim ka dhėnė efekte tė pėrkryera nė pėrmirėsimin e tė sėmurėve.
Spinaqi
Spinaqi ėshtė njė nga ushqimet mė tė rėndėsishme nė luftėn kundėr kancerit, si dhe tė sėmundjeve tė tjera tė rėnda. Tė sėmurėt, qė vuajnė nga sėmundja e kancerit, duhet tė hanė spinaq me oriz dhe vaj ullri, duke i shtuar dhe lėng limoni. Prandaj, pėr parandalimin e kancerit ky ushqim duhet tė konsumohet sa mė shpesh.
Kokė-lakra
Edhe kokė-lakra ėshtė vėrtetuar se ka dhėnė efekte pozitive nė parandalimin e kancerit. Pėrqėndrimi i lartė i indolit te lakra bėn qė sėmundja tė mos pėrparojė mė tej. Njė studim i kryer nga shkencėtarė amerikanė ka treguar se te personat qė konsumonin mė tepėr lakėr, tė paktėn 2 deri 3 herė nė javė, zhvillimi i sėmundjes ka qenė mė i ngadaltė se te ata qė nuk e pėrdorin kėtė ushqim.
Salca e domates
Edhe salca e domates ka dhėnė rezultate mjaft tė mira nė sėmundjen e kancerit. Konsumimi i shpeshtė i salcės e frenon atė deri nė njė farė mase. Tė sėmurėve me kancer, mjeku u kėshillon tė pinė sa mė tepėr qumėsht. Qumėshti nė pėrbėrje tė tij ka vitaminėn D, armikun numėr njė ndaj kėsaj sėmundjeje. Studimet kanė treguar se njerėzit qė konsumojnė ēdo ditė qumėsht kanė mė pak mundėsi pėr t’u prekur nga kanceri. Gjithashtu, tė sėmurėve me kancer, mjeku ju kėshillon konsumimin sa mė tė shpeshtė tė frutave dhe perimeve nė veēanti tė frutave, qė mbėshtillen me lėkurė tė trashė si portokalli, limoni, shega.
Autori: Mimoza Kėrmezi


Postuar nga naimi datė 29 Maj 2006 - 23:55:

Fara e zeze (Nigella Sativa ), ilaqi i cdo semundjeje

Cod. A30052006

Profeti Muhamed (a.s.) gjithmon i ka keshilluar njerzit te kujdesen per shendetin e tyre dhe si nje doktor i vertet i ka dhen zgjidhje semundjeve te ndryshme .
Ne kete faren e zeze gjendet sherimi i cdo shqetesimit ,pervec vdekjes .

shkurte ky thesar ka mbetur jashte vemendjes se shkencetarve derisa i ra ne dore doktorit gjerman , Maren Franz.
gjerman kreu nje sere studime dhe rezultatet e arritura i permblodhi ne librin me tituj sherimi qe vjen nga natyra ,Fara e Zeze .
fara e zeze permban vaj acidik te pangopur ,vaj me eter ,vitamina dhe sere substancash te tjera te domosdoshme per organizmin. tashme eshte vertetuar se vaji acidik i pangopur qe permban Fara e zeze ndikon pozitivishte mbi metabolizmin e trupit ,rrit imunitetin dhe ndalon alergjine
Fara permban perafersishte 38% karbbbohidrate ,35% vajra te ndryshme ,21% albumine dhe pjesa tjeter perbehet prej me shume se njeqind substancash te ndryshme .Per tu permendur jan vajrat acidike te pangopur ,acidi linoleni,acidi alfa -linolein,vajrat me eter (nigellon,alfa pinen etj)Vitaminat (B1,B2,B6,acidi folik,Niacina ),minerallet (hekur ,kalcium,magnez,zink etj.
Vecorite e vajrave acidike te pangopura:
Ndimojne metabolozmin e trupit Nevoiten ne rritjen zhvillimin dhe rinoverimin e qelizave .
Ndimojne ne zhvillimin e harmoneve dhe ne formin e nje sistemi nervor dhe harmonal-mbrojtese te shendetshem .
e shume tje
Trupi i njeriut nuk i prodhon keta vajra dhe eshte ,hte i detyruar ti marre nga jashte 1gr.vaj i fares se zeze eshte i mjaftueshem per nje nevojat ditore edhe diqka Ne farmacite gjermane fara e zeze tashme eshte e pranishme ne formen e saj origjinale si fare vaj ose tablete.


Postuar nga ~Enigme~ datė 31 Maj 2006 - 02:57:

Te shtoni qumeshtin e gjirit!

Cod. C31052006

Bima e koprės, pėrveē shijes mjaft tė mirė qė jep nė gatime, ndikon dukshėm edhe nė pėrmirėsimin e shėndetit. Nė mjekėsinė popullore bima e koprės njihet qindra vjet mė parė. Ēaji i pėrftuar ka dhėnė rezultate tė shkėlqyera nė shkrirjen e gurėve nė veshka.

Mjekė popullorė rekomandojnė pirjen e 2 deri 3 gotave me ēaj kopre dhe shumė shpejt tė sėmurėt do tė shohin rezultatet. Bima jo vetėm qė ndikon nė veshka, por edhe nė rrugėt urinare dhe shkakton urinim tė shpeshtė, duke ndihmuar nė pastrim tė organizmit nga helmet pėrmes urinimit. Ēaji i koprės ndihmon edhe ata qė vuajnė nga anemia, apo siē i thonė ndryshe, pagjakėsia. Pėr shėrimin e sėmundjes shėrbejnė farat e koprės, 1 lugė kaēė dhe tėrfil. Dhjetė gramė nga kjo pėrzierje hidhen nė 350 miligramė ujė tė nxehtė. Mė pas kullohet dhe kėshillohet tė pihet 3 deri 4 gota nė ditė.
Rezultatet
Me sukses pėrdoret kjo bimė edhe kundėr kollės, apo edhe pėr tė larguar gripin, sidomos kur ai shoqėrohet me bllokim tė rrugėve tė frymėmarrjes. Kėshillohet qė gjatė kėsaj kohe lėngu tė pihet esėll nė mėngjes dhe i ėmbėlsuar me mjaltė. Mjaft pozitive ėshtė kjo bimė kur pėrdoret te foshnjat e sapolindura. Ajo jepet nė formė ēaji pėr pengimin e dhimbjeve dhe shtrėngimeve, tė cilat e shoqėrojnė foshnjėn nė muajt e parė tė lindjes. Pėrdorimi i ēajit tė koprės ėshtė shumė i pėrshtatshėm edhe pėr nėnat lehona, qė nuk kanė sasinė e duhur tė qumėshtit, gjithashtu ndikon pozitivisht edhe nė shėndetin e foshnjės. Me pėrdorimin e kėtij ēaji bėhet pastrimi dhe rigjenerimi i mėlēisė. Bima ndihmon mjaft nė qarkullimin sa mė tė mirė tė gjakut nė organizėm. Gjithashtu, ēaji i pėrgatitur nga bima ndihmon nė tretjen e ushqimit. Prandaj kėshillohet nė rastet kur keni probleme me tretjen apo edhe kur e keni abuzuar me sasinė e ushqimit, nevojitet njė gotė me ēaj kopre dhe do ta ndieni veten shumė mė tė lehtėsuar. Ēaji gjithashtu ndihmon nė lehtėsimin e dhimbjeve stomakut. Bima e koprės kryesisht pėrdoret si infuz, ēaj, apo si tinkturė.
Vaji
Vaji eterik i kėsaj bime ėshtė shumė i pėrshtatshėm pėr qetėsimin e dhimbjeve nė lukth, si dhe pėr mjekimin e mukozės sė traktit tė jashtėqitjes. Pėr mjekimin e kėtyre sėmundjeve kėshillohet 2 deri nė 5 pika pas ēdo vakti. Marrja e vajit nuk duhet tė zgjasė mė tepėr se 2 javė.
Bima
Nė trevat tona kjo bimė njihet edhe me emra si maraq, nedėr, marackė. Gjethet i ka fijore me degėzime, tė gjata dhe me aromė karakteristike pėr kėtė bimė. Lulet e koprės sė rėndomtė janė me ngjyrė tė verdhė nė tė portokalltė, tė imta, tė pėrbėra me kurorė nga 5 petale, nė kupėn e sė cilės ndodhen 5 thekė dhe 2 pistila. Fryti ėshtė nė formė vezake, i cili nė gjendje tė freskėt ndahet nė dy gjysmėfryte. Rritet nė lartėsi prej disa dhjetėra centimetrash deri nė dy metra. Zakonisht gjendet ne lėndina dhe fusha. Nė mjekėsinė popullore pėrdoret kryesisht fryti i tharė i koprės. Aroma e fortė karakteristike e bimės tregon se sa ėshtė e pasur me vajėra eterike.
Autori:Mimoza Kėrmezi


Postuar nga ~Enigme~ datė 16 Korrik 2006 - 20:03:

Per te qetesuar dhimbjet e reumatizmes

Cod. C16072006

Speci djegės.
Speci ėshtė i pasur me elementė kurativė si alkaloide, esencė, pigmente karotinoide, vitamina dhe flavone. Nė saj tė kapsaicinės, speci djegės ngacmon sipėrfaqen e lėkurės.

Pėr qetėsimin e dhimbjeve:
kėshillohet tė pėrdoret masa, qė pėrftohet nga vendosja e disa specave nė njė sasi alkooli 60 gradė. Kjo masė lihet pėr 8 ditė, mė pas kullohet dhe me tė lyhet pjesa ku ndjen dhimbje. Nė vendin ku bėhet masazhi shkaktohet skuqja e lėkurės, qė rrit qarkullimin e gjakut duke pakėsuar dhimbjet. Nga pėrgatitja e mėparshme pihen 20 pika tri herė nė ditė. Pikat mund tė hidhen nė ushqim pėr tė gjithė ata qė nuk mund t’i pijnė siē janė.

Speci mund tė pėrdoret edhe nga personat, qė kanė probleme me oreksin. Pėr tė gjithė ata qė kanė probleme me ushqimin rekomandohet qė tė pihet lėngu i pėrgatitur. Nė doza tė caktuara nxit rrjedhjen e lėngjeve tė stomakut. Ėshtė provuar se pirja e njė luge me lėng speci djegės shkakton njė skuqje, qė vjen si pasojė e qarkullimit tė shpejtė tė gjakut, duke larguar nė kėtė mėnyrė lėngjet e dėmshme tė trupit.

Mjekėt kėshillojnė qė speci djiegės tė mos pėrdoret nga tė sėmurėt qė vuajnė nga koliti, pasi mund tė shkaktojė keqėsimin e tij.

Duke e marrė si kurim nga goja speci djegės mund tė pėrdoret nė forma tė ndryshme:
si pluhr,
tinkurė dhe
ashtu siē ėshtė
.

Nė formė pluhuri pėrdoret 3 herė nė ditė. Tinkura pėrgatitet duke hedhur nė njė shishe 10 gramė spec djegės tė thatė dhe i shtohet 100 gramė alkool 60 gradė. Pas disa ditėsh, duke e pėrzier herė pas here, lėngu kullohet dhe prej tij pėrdoren 20 deri nė 30 pika, tri herė nė ditė. Nga jashtė pėrdoret tretėsira alkoolike, e cila pėrgatitet duke lėnė 6 speca djegės nė 100 garamė alkool. Mė lėngun qė fitohet lyhet pjesa ku ndihet dhimbja. Kėshillohet qė speci tė ruhet me kujdes nė ambiente tė ngrohta, sepse thith me lehtėsi lagėshtirėn dhe shpesh preket nga insektet. Nė vende tė thata e ruan veprimin pėr 18 muaj.

Autori: Mimoza Kėrmezi


Postuar nga ~Enigme~ datė 27 Gusht 2006 - 18:34:

Lehtesim dhimbjesh me bimen e kufilmes

Cod. A27082006

Bima e kufilmės ose lulevathit

ėshtė njė prej bimėve mė tė njohura, qė ndihmojnė nė qarkullimin sa mė tė mirė tė gjakut, dhe ndihmon nė fuksionimin e mirė tė zemrės. Nė rrahjet e shpejta tė saj ēaji ka dhėnė rezultate shumė tė mira. Mjekėt kėshillojnė pirjen e dy gotave ēaji nė ditė. Edhe pėr qetėsimin e dhimbjeve tė kokės shumė tė shpeshta kėto ditė te kushdo, si pasojė e diellit tė fortė, kjo bimė ėshtė mjaft e mirė. Nė kėtė rast kėshillohet pirja e menjėhershme e ēajit tė ėmbėlsuar.

Perberjet e bimes:
Kufilma ose lulevathi ėshtė bimė barishtore shumėvjeēare, e zakonshme nė livadhe e vende tė freskėta. Bima arrin deri nė 1 metėr lartėsi. Gjethet i ka tė ashpra, nė formė vezake tė zgjatur. Lulet janė nė ngjyrė blu, por mund tė shfaqen edhe nė ngjyrė tė verdhė tė ēelėt, tė renditura njėra pas tjetrės gjatė degėzimeve tė bimės. Periudha e lulėzimit tė kufilmės ėshtė muaji maj deri nė korrik.
Kufilma ėshtė e pasur me lėndė vepruese, siē janė lėndėt jargėzuese, esenca dhe taninet, alkooloide tė ndryshme, si dhe alantoina dhe kalēium tė lidhur me komponentė organikė. Nė sajė tė kėtyre pėrbėrėsve ēaji i pėrftuar nga rrėnjėt e grimcuar dhe tė thara tė bimės, me mjaft sukses pėrdoret edhe nė sėmundjet kronike tė tė kyēeve dhe kockave. Pėr tė lehtėsuar dhimbjet nevojitet njė gotė ēaj dhe rezultati do tė jetė i shpejtė. Pėr qetėsimin e kollės dhe kur ajo ėshtė e shoqėruar me sekrecione kufilma ėshtė mjaft e domosdosshme. Nė sajė tė elementėve pėrbėrės, bėhet e mundur lėngėzimi i sekrecioneve dhe largimi i tyre gjatė kollitjes. Pėr tė larguar kollėn, qė shoqėron sėmundje e ndryshme, bima pėrdoret pėr tė qetėsuar dhimbjet dhe ndihmon nė ripėrtėritjen e indeve tė dėmtuara dhe shėrimin e plagėve. Larja e herpashershme e plagėve, dhe nė rastet kur ato janė tė qelbėzuara, do tė sillte shėrim tė shpejtė tė saj. Por pėrpara pėrdorimit tė kėsaj kure, kėshillohet konsulta me mjekun. Me sukses mjekė popullorė e kanė pėrdorur bimėn pėr bėrjen e masazheve nė rastet e ndrydhjeve dhe thyerjeve tė kockės.

Pėr tė pėrgatitur ēajin:
nevojiten dy lugė kafeje me kufilme tė copėtuar, qė hidhen nė njė enė ku shtohet njė gotė me ujė. Lihet tė zihet pėr 5 minuta, mė pas lėngu kullohet dhe pihet i ėmbėlsuar. Nė ēajin qė pėrdoret pėr mjekimin e plagėve kėshillohet tė hidhet mė tepėr sasi tė bimės sė grimcuar. Pjesa e bimės qė pėrdoret pėr kurim janė rrėnjėt e thara tė saj.
Autori: Mimoza Kėrmezi


Postuar nga ~Enigme~ datė 04 Tetor 2006 - 12:52:

Per kurimin e acarimit te bajameve...

Cod. B04102006

Lule pjeshke:
Pėr pėrgatitjen e mjekimit tė inflamacionit tė bajameve, nevojiten 15 deri 30 gramė lule pjeshke, qė mė pas duhen zier nė 500 ml ujė. Kjo masė pihet nė formė ēaji ose pėrdoret si gargarė. Pėr kėtė qėllim pėrdoret edhe pluhuri i luleve tė thara e tė imtėsuara tė pjeshkės, i cili merret me majė tė lugės pėr ēdo pėrdorim.

Bimet e sherebeles, keputja e arrave dhe bocet e hormoqit:
Njė tjetėr mėnyrė pėr kurimin e acarimit tė bajameve ėshtė edhe pėrzierja e disa bimėve. Nė njė raport 1 me 1, pėrzihen bimėt e sherebelės, kėputja e arrave dhe boēet e hormoqit. Nga kėto pėrgatitet ēaji, i cili ėmbėlsohet me mjaltė sipas dėshirės. Me ēajin e pėrgatitur shpėlahet fyti (gargarė) pėr ēdo 15 minuta. 

Mellaga e bardhe
Njė tjetėr bimė qė shėrben pėr kurimin e bajameve ėshtė edhe mėllaga e bardhė. Pjesėt qė pėrdoren pėr kėtė qėllim janė rrėnjėt e bimės. Pasi thahen, ato copėtohen dhe me to pėrgatitet ēaji. Edhe ky ēaj pėrdoret nė formė gargare pėr shpėlarjen e fytit. Mund tė pėrdoret sa mė shpesh, nė mėnyrė qė edhe efekti tė jetė mė i shpejtė.

Angjinarja
Njė tjetėr mjekim pėr inflamacionin e bajameve ėshtė edhe pėrdorimi i bimės sė angjinares. Angjinarja zihet mirė me gjithė gjethe. Me lėngun e pėrftuar prej tyre bėhen kompresa tė ngrohta nga jashtė fytit. Kjo mėnyrė pėrdoret pėr ēdo 20 minuta. Shpesh acarimi i bajameve mund tė shoqėrohet me ngjirje tė zėrit dhe dhimbje tė fytit. Pėr tė sjellė sėrish zėrin nė gjendjen e mėparshme, mjekėsia popullore sjell njė prej mėnyrave tė saj. Pėr kėtė qėllim, merren 1 deri nė 2 pika vaj dafine. Kėto hidhen nė shurup dhe mė pas pihen. Shumė shpejt do tė vihet re njė pėrmirėsim i dukshėm.

Mjalti
Sipas mitologjisė sė vjetėr greke, thuhet, qė bleta "i ka shpėtuar" jetėn Zeusit tė Ri, pas njė sėmundjeje, qė ai pati. Zeusi ia dinte bletės, saqė pėr tė shprehur respektin qė ai kishte, e kultivoi atė edhe mė tej. Megjithėse produktet e ėmbla shpesh nuk janė tė rekomandueshme pėr shėndetin, mjalti mbetet ende ushqim i veēantė pėr shkak tė vitaminės B, qė pėrmban. Mjalti ka veti kuruese dhe dezinfektuese, jo vetėm ndaj infeksioneve tė bajameve, por edhe ndaj sėmundjeve tė tjera. Shumė mjekė popullorė e rekomandojnė mjaltin nė pėrzierje me bimė tė tjera mjekėsore siē ėshtė sherebela. Ēaji i pėrftuar nga zierja e bimės sė sherebelės ėmbėlsohet me mjaltė sipas dėshirės. Kjo kurė vazhdon deri nė pėrmirėsim tė bajameve. Mjalti kėshillohet nga mjekėt edhe nė gėrvishtje tė vogla tė lėkurės, pasi pėrmban veti dezinfektuese pėr plagėn. Mjalti pėrmban 14-20% ujė, sheqer, materie azotike, vitamina. Ndėrkohė qė 300 gramė sheqer, mund tė krahasohen me 250 gramė mjaltė.

Kamomili
Njė nga bimėt mjekėsore, qė ka gjetur edhe pėrdorim tė shpeshtė pėr shėrimin e disa sėmundjeve, ėshtė kamomili. Edhe nė rastin e bajameve tė acaruara ai mund tė pėrdoret, duke u pėrgatitur me mjajtė. Masa e pėrftuar mė pas mund tė pihet nė formė ēaji deri nė tri herė nė ditė.

Autori: Mimoza Kėrmezi


Postuar nga Cindi datė 28 Nëntor 2006 - 03:55:

Kohet e fundit , pothuajse dy vjetet e fundit me duhet te ha darken jo me vone se ora 6 e mbremjes, qe te kem kohe per tretjen e ushqimit para se te flej.

A dini ndonje caj ose bime mjekesore, qe duhet te perdor per te eliminuar urthin, qe me krijohet ne ezofag nga sasia e lengjeve acide, kur shtrihem per te fjetur ne darke.

Me shume me shkaktojne djegje (jo dhimbje) karbohidratet (buka, makaronat, orizi), mishrat dhe peshku n.q.s. i ha keto ne darke.

Kam perdorur ilace dhe antiacide te ndryshme dhe perseri nuk ndihem e qete plotesisht.

Doktori ketu si gjithmone, me rekomandoi life time medicine, por mua nuk me pelqej te kaloj ne kete lloj therapie.

faleminderit ne advance


Postuar nga kontinenti datė 28 Nëntor 2006 - 22:56:

Football, mos ma merr per keq, por per kete semundje qe ke ti, duhet te degjosh kenge kineze.
Kete material e kam lexuar nga prof; Xhonathan Hickory Lis.
Nderhyrje ne tru te muzikes orientale kineze shkatonin disa thermija te cilat bombardonin ato zona nga ku fillon dhe pershkrim qe juve po beni.


Postuar nga NS-6 datė 28 Nëntor 2006 - 22:59:

konte,mund te na sjellesh artikullin origjinal?ose te pakten linkun qe te verifikoj qe ato qe po thua perputhen me ato qe po permenden nga football?

jo per gjo por thjesht dua te verifikoj shkrimin!
duke pritur...


Postuar nga kontinenti datė 28 Nëntor 2006 - 23:51:

Ta sjell mer, pse jo, por kam kohe qe e kam lexuar dhe kjo gje mbaj mend qe bente pjese ne psikoterapi gje e cila eshte gje kryesore ne sherimin e shume semundjeve.
Do ta kerkoj!


Postuar nga ~Enigme~ datė 29 Nëntor 2006 - 02:22:

Citim:
Po citoj ato qė tha football
A dini ndonje caj ose bime mjekesore, qe duhet te perdor per te eliminuar urthin, qe me krijohet ne ezofag nga sasia e lengjeve acide, kur shtrihem per te fjetur ne darke.

football me pelqen shume healthinfo center qe e frekuentoj shpesh i cili eshte nje link i besueshem, i sigurt dhe serioz. Ne kete link qe do te bashkengjit flitet per mjekesine alternative dhe terapine e saj me ane te bimeve mjekesore per keqtrejtien (dispepsine me termat mjekesore besoj) dhe djegesiren e stomakut.


http://healthinfo.cedars-sinai.edu/...hwid=hn-1037005




Action
Herbs

Bitter digestive stimulants
Andrographis, Artichoke, Barberry, Bitter melon, Bitter orange, Blessed thistle, Boldo, Centaury, Dandelion, Devil's claw, Elecampane, Gentian, Goldenseal, Greater celandine, Horehound, Juniper, Oregon grape, Picrorhiza, Prickly ash, Vervain, Wormwood, Yarrow, Yellow dock

Carminatives
Anise, Basil, Caraway, Cardamom, Chamomile, Cinnamon, Cloves, Coriander, Dill, European angelica, Fennel, Ginger, Lavender, Lemon balm, Linden, Oregano, Peppermint, Rosemary, Sage, Thyme, Turmeric

Demulcents
Bladderwrack, Licorice, Marshmallow, Slippery elm

Multiple, unclear actions
Chaparral

Sic e shikon ne kete tabele, bimet jane ndare ne 3 kategori. Ne stimulues tretes te hidhur, ne "carminatives" ne clirues te gazeve dhe ne "demulcents" bime qetesusa.
Nqs e lexon me vemendje informacionet sidomos pasi te shikosh tabelen qe postova ketu (qe nuk doli si tabele)  e shpjegon ne detaje cdo kategori. Shpresoj qe ky link te te ndimoje sado pak.


Postuar nga Cindi datė 29 Nëntor 2006 - 14:01:

Citim:
Po citoj ato qė tha kontinenti
Football, mos ma merr per keq, por per kete semundje qe ke ti, duhet te degjosh kenge kineze.
Kete material e kam lexuar nga prof; Xhonathan Hickory Lis.
Nderhyrje ne tru te muzikes orientale kineze shkatonin disa thermija te cilat bombardonin ato zona nga ku fillon dhe pershkrim qe juve po beni.



Te falenderoj qe me ndjek kudo dhe me ke kaq kujdes


Postuar nga Cindi datė 29 Nëntor 2006 - 14:08:

Citim:
Po citoj ato qė tha kontinenti
Ta sjell mer, pse jo, por kam kohe qe e kam lexuar dhe kjo gje mbaj mend qe bente pjese ne psikoterapi gje e cila eshte gje kryesore ne sherimin e shume semundjeve.
Do ta kerkoj!



Kjo eshte me se e vertete, ma more nga goja, pikerisht kete doja te thoja edhe une. Do te rrosh me shume, of korz si plake qe jam, kuptohet qe do te rrosh me shume.

Vetem nje dicka doja te shtoja persa i perket psikotherapise: Ne vend te perpiqemi te ndryshojme te tjeret, eshte me mire te ndryshojme vehten dhe menyren e te menduarit ne qenjen tone dhe te mirepresim gjithe te jashtmit ashtu sic jane. Vetem kjo na sjell qetesine shpirterore dhe pastrimin e mendjes.


Postuar nga Cindi datė 29 Nëntor 2006 - 14:16:

Enigma dhe NS_6 ju pergezoj dhe ju falenderoj per keshillat dhe sugjerimet ne lidhje me shqetesimet e mija te stomakut.

Kam vene re se edhe gjimnastika dhe noti ndihmon shume ne lehtesimin e procesit te tretjes dhe eliminimin e krijimit te aciditetit ne ezofag. Kete e kam nga eksperienca e koheve te fundit.

Respekte dhe nderime per punen e devotshme qe ushtroni ne keto tema.

Ju admiroj dhe nuk mund ta fsheh se jane shume ndihmuese ne jeten e perditshme, sidomos per ata qe urrejne ilacet si puna ime, sidomos ato life time. Besoj se me kupton NS-6, jo te gjitha. Si kudo ka ilace te mira, si edhe doktore te mire, si puna jote

Suksese


Postuar nga kontinenti datė 29 Nëntor 2006 - 17:33:

Citim:
Po citoj ato qė tha football


Te falenderoj qe me ndjek kudo dhe me ke kaq kujdes



Une nuk te ndoqa ty, por pashe dicka tek tema e mjekesise dhe dhashe mendimim tim.
Te te ndjek ty?
Pa shih se cfar ke shkruar tek mesazhi tjeter?


Postuar nga ~Enigme~ datė 29 Nëntor 2006 - 17:49:

Per te Ulur Tensionin e Larte Te Gjakut

Cod. A29112006

 Moshat e dyta dhe tė treta, mbi 45 vjeē, janė kontigjenti mė i prekur nga sėmundja e hipertensionit.

Tensioni i lartė i gjakut ėshtė njė sėmundje, qė bėhet mjaft seroze gjatė stinės sė verės, Me rritjen e temperaturės, sistemi kardiovaskular ėshtė i pari qė preket, pasi aorta dhe venat e tjera ngushtohen dhe shkaktojnė probleme me shėndetin.
Hipertensioni ėshtė njė prej sėmundjeve shumė tė rrezikshme gjatė periudhės sė verės. Edhe mė serioze sėmundja bėhet te personat qė paralelisht vuajnė edhe nga sėmundje tė tjera kronike. Pėr tė gjithė kėta tė sėmurė shumė e rėndėsishme ėshtė shmangia e ekspozimit nė diell gjatė pikut tė vapės, pasi mund tė pėsojnė infarkte ose kriza tė rėnda, qė ēojnė nė humbjen e jetės.

Pėr tė lehtėsuar disi kėtė problem, mjekėsia popullore vjen nė ndihmė me kurat e pėrftuara nga bimėt natyrore.
Kura
Njė mėnyrė mjaft e suksesshme pėr uljen e tensionit tė lartė tė gjakut, ėshtė lėngu i limonit.

Mjekėt popullorė rekomandojnė lėngun e pėrftuar nga shtrydhja e tė paktėn 4 kokrrave nė ditė. Lėngu mund tė pihet ashtu siē ėshtė ose i ėmbėlsuar. Kura me limon kėshillohet tė zgjasė pėr 2 muaj. Sėmundja e hipertensionit, ėshtė pasojė e ērregullimeve tė funksioneve tė aparateve nervore qendrore, qė marrin pjesė nė rregullimin e presionit tė gjakut. Por ajo mund tė shfaqet edhe me rritjen e moshės si dhe prej sėmundjeve tė veshkave. Shenjat e sėmundjes shfaqen gradualisht. Presioni arterial, nė fazat fillestare, lėkundet me ngritje e zbritje dhe mė vonė stabilizohet me shifra tė ngritura. Me zhvillimin e mėtejshėm tė sėmundjes shfaqen dhimbjet e kokės, marrja e mendve, ērregullimi i gjumit, shpejtimi i ritmit tė pulsit si dhe dobėsi e pėrgjithshme.

Thellimi i gjendjes sė hipertensionit mund tė sjellė edhe ndryshime nė zemėr, e cila fillon tė zgjerohet. Kjo sėmundje nganjėherė shoqėrohet me arteriosklerozėn e enėve tė gjakut, qė nuk lė pa prekur enėt koronare qė ushqejnė zemrėn, ngushtimi i tė cilave shkakton dhembje nė zonėn e zemrės, vėshtirėsi nė frymėmarrje gjatė sforcimit fizik.
Sėmundjet
Nė tė gjitha kėto sėmundje tė shkaktuara nga hipertensioni, lėngu i limonit jep rezultate shumė tė mira, ndaj dhe mjekėt popullorė kėshillojnė qė kjo agrume tė konsumohet sa mė shpesh pėr parandalimin e tyre.

Megjithatė, limoni nuk rekomandohet vetėm nėse dhimbjet e kokės janė si pasojė e tensionit tė lartė, por edhe nga faktorė tė tjerė. Pėr lehtėsimin apo ndaljen e dhimbjeve, mjekėt kėshillojnė lėngun e limonit, tė cilin mund ta shtoni me ujė, nė rast se nuk e pini dot siē ėshtė. Edhe nė sėmundjet me temperaturė tė lartė dhe qė shoqėrohen me etje dhe pakėsim tė urinės, lėngu i limonit ka dhėnė efektin e dėshiruar. Pirja e menjėhershme e lėngut e ul atė dhe normalizon dhe qetėson tė sėmurin. Pėr kėtė qėllim, mund tė pėrdoret edhe lėkurat e thata tė limonit, tė cilat, pasi hidhen nė njė sasi tė vogėl alkooli, lihen pėr 8 ditė dhe nga masa e pėrftuar merren 20 pika qė treten nė ujė.

Mjekimi me lėkurat e limonit ka dhėnė efekte tė menjėhershme nė uljen e temperaturės dhe lehtėsimin e dhimbjeve tė kokės.

Nė formė gargare,lėngu i pėrftuar nga shtrydhja e limonit dhe shtimi me ujė,rekomandohet nė infeksionet e gojės. Nė acarimet e mishrave tė dhėmbėve si dhe pėr tė ndalur gjakrrjedhjen, specialistėt kėshillojnė gargarė, disa herė nė ditė. Limoni ėshtė i pasur me vitaminė C, vitaminė qė parandalon infeksionet dhe ndal hemorragjinė. Gjithashtu, gargara me limon shėrben nė qetėsimin e fytit tė skuqur dhe pakėson dhimbjet e shkaktuara prej tyre.

Studimi/ Mosha mbi 45 vjeē

Njė nė katėr vetė, i sėmurė me zemėr

Ekspozimi nė diell nė orėt mė tė nxehta gjatė ditės, i personave qė vuajnė nga hipertensioni dhe nė veēanti i atyre qė pėrveē saj vuajnė edhe nga sėmundje tė zemrės, mund tė shtojė rrezikun e e krizave dhe tė infarktit. Dhe ata qė vuajnė nga zemra nuk janė tė paktė. Njė studim i kryer nga mjekė tė klinikės “Mayo” nė Shtetet e Bashkuara, tregon se njė nė ēdo katėr vetė, mbi moshėn 45-vjeēare mund tė preket nga sėmundje tė zemrės. Tė dhėnat e studimit i shtyjnė mjekėt dhe pacientėt tė kenė parasysh se pushimi i zemrės nuk shkaktohet vetėm nga pompimi i pamjaftueshėm i gjakut, por edhe atėherė kur pompimi i gjakut ėshtė normal, por zemra nuk ėshtė nė gjendje ta absorbojė atė. Simptomat tipike tė kėsaj sindrome janė lodhja, vėshtirėsi nė frymėmarrje, enjtje tė kėmbėve dhe probleme nė ritmin e rrahjeve tė zemrės. Pėr tė shmangur njė fatkeqėsi, mjekėt e kėsaj klinike rekomandojnė zbatimin e masave parandaluese kundėr presionit tė lartė tė gjakut. Njė tjetėr mėnyrė pėr tė ulur rrezikun e sėmundjeve tė zemrės ėshtė pirja e verės sė kuqe. Ndėrkohė, shkencėtarėt britanikė kanė zbuluar arsyen pėrse vera e kuqe parandalon rrezikun e sėmundjeve tė zemrės. Ata thonė se kjo realizohet pikėrisht nga njė lėndė kimike natyrore qė ndodhet nė verėn e kuqe dhe qė pakėson rrezikun e bllokimit tė enėve tė gjakut. Kjo substancė quhet Polifenols dhe ajo gjendet nė lėkurėn e rrushit tė zi dhe tė kuq.

Autori i Lajmit M.K.


Postuar nga ~Enigme~ datė 30 Nëntor 2006 - 15:14:

Efektet te bimes se Rosmarines...

Cod. A30112006

Bima e rozmarinės ėshtė bima mė e njohur, qė ka ndihmuar nė kurimin e mjaft sėmundjeve. Kjo bimė ndihmon dukshėm nė kurimin e sėmundjes aq tė njohur tė diabetit, kur ėshtė i shoqėruar me depresion. Njerėzit, qė vuajnė nga diabeti, ka mė shumė tė ngjarė tė vuajnė edhe nga depresioni.

Diabeti
Diabetikėt, qė vuajnė nga depresioni, e kanė mė tė vėshtirė tė mbajnė nėn kontroll nivelin e sheqerit nė gjak. Mjekėt rekomandojnė pirjen e ēajit tė rozmarinės pėr tė luftuar kėtė sėmundje.

Pėr pėrgatitjen e ēajt rekomandohet 
1 lugė kafeje me gjethet e thara tė rozmarinės tė hidhet nė njė enė, qė mė parė janė hedhur 2 gota me ujė tė nxehtė. Lihet pėr 10 minuta, mė pas kullohet dhe pihet i nxehtė. Mjekėt rekomandojnė tė pihen 2 filxhanė nė ditė, para buke. Duhet patur kujdes qė ēaji tė mos ėmbėlsohet.

Ēaji i pėrftuar nga zierja e gjetheve tė rozmarinės ka dhėnė rezultate tė shkėlqyera edhe te personat, qė vuajnė nga tensioni i lartė. Pėr kėta tė sėmurė rekomandohet qė gjatė kohės sė rritjes sė tensionit, tė pijnė menjėherė njė gotė me ēajin e pėrftuar nga bima dhe rezultatet do tė jenė tė menjėhershme.

Mjaft e njohur ėshtė bima edhe nė ndihmesėn ndaj rritjes sė aktivitetit tė trurit dhe forcimit tė kujtesės. Pėr tė gjithė ata, qė kanė njė kujtesė tė dobėt dhe afatshkurtėr, mjekėt popullorė kėshillojnė pirjen e ēajit tė rozmarinės herėt nė mėngjes. Ėshtė mirė qė ēaji tė ėmbėlsohet me mjaltė, pasi dhe vetė mjalti ndikon nė rritjen e kujtesės.

Ēaji i rozmarinės, ashtu si dhe shumė bimė tė tjera tė pėrmendura mė parė, ndihmon mjaft nė pastrimin e rrugėve tė frymėmarrjes. Efekte tė menjėhershme ka dhėnė ky ēaj te personat me grip, tė shoqėruar me rrufė. Pėr shėrim sa mė tė shpejtė, tė sėmurėt duhet tė pijnė ēajin e pėrftuar nga bima e rozmarinės.

Kjo bimė shėrben edhe nė eliminimin e sėmundjes reumatizmale tė spondiloatrozės. Dhimbjet e shkaktuara nga kjo sėmundje shpesh bėhen tė padurueshme pėr tė sėmurin. Ka raste kur sėmundja nuk e lejon tė kryejė asnjė lėvizje. Prandaj, pėr ta lehtėsuar sėmundjen, kėshillohet tė pihet ēaj 3 herė nė ditė pėrpara buke. Kur dhimbjet janė tė forta, i sėmuri kėshillohet tė bėjė regjim shtrati.

Ēaji i rozmarinės kėshillohet edhe pėr lehtėsimin e dhimbjeve me origjinė reumatizmale, si dhimbjet e kyēeve, gjunjėve, si pasojė e motit tė keq. Edhe nė kėto raste kėshillohet pirja e ēajit tė rozmarinės. Rozmarina ndihmon mjaft nė pakėsimin e djersitjes, sidomos gjatė periudhs sė verės, kur djersa ėshtė pėrherė e pranishme. Por ēaji shėrben jo vetėm kur djersa ėshtė pėr shkak tė temperaturės sė lartė, por mund tė shkatohet edhe nga rėnia e rezistencės sė trupit apo nga humbja e kripėrave minerale. Shumė tė tjerė djersitin kur janė tė sėmurė me grip apo edhe nga shėndeti i tepėrt, pa qenė shkaktare e ndonjė sėmundjeje.

Rozmarina ėshtė shumė e efektshme edhe pėr kurimin infeksioneve nė mitėr dhe organeve gjenitale. Nga ēaji i bimės pihen 2 filxhanė nė ditė, por gjithmonė para buke.

Pėr qetėsimin e dhimbjeve tė kokės dhe kur dhembjet janė tė shoqėruara me marrje mendsh kėshillohet tė pihet ēaj i ėmbėlsuar me mjaltė. Pas pirjes sė ēajit do tė shihni efektet pozitive qė ai jep.

Te personat, qė vuajnė nga dhimbjet e stomakut, kur ato janė shkaktare tė njė sėmundjeje apo kur ėshtė dhimbje e rastit, njė gotė me ēaj rozmarine do tė ndalonte menjėherė dhimbjet shqetėsuese.

Dhe sėmundja e fundit qė kjo bimė kuron janė shqetėsimet e tėmthit. Kjo bimė shėrben pėr shkrirjen e gurėve nė tėmth, si dhe ndihmon nė rritjen e prodhimit tė lėngut nė kėtė organ.
Autori i Lajmit M.K


Postuar nga ~Enigme~ datė 05 Dhjetor 2006 - 14:58:

Pagjumesi...Qetesi ne sistemin nervor

Cod. A05122006

Dhimbjet e stomakut, tė kokės, pagjumėsia janė disa probleme, qė kurohen me ndihmėn e medikamenteve, por edhe mjekimi nė sajė tė ēajrave me bimė mjekėsore ka dhėnė rezultate shumė tė mira.

Terapia me bimėn e valerianės ka dhėnė njė ndihmesė tė madhe nė qetėsimin e sistemit nervor, lehtėsimin e dhimbjeve tė kokės e stomakut, duke qetėsuar tė sėmurin.

Bima e valerianės, e njohur pėr aromėn e saj karakteristike jo fort tė kėndshme, ka edhe efekte shumė tė mira nė qetėsimin e sistemit nervor dhe rezultatin e shpejtė, qė jep pėr tė luftuar pagjumėsinė. Rrėnjėt, tė cilat ndihmojnė nė lehtėsimin e sėmundjeve, janė tė pasura me esencė, kamfen, pinen, alkaloide, si dhe shumė acide, si ai valerianik, alkoole e ketone. Janė pikėrisht kėto pėrbėrės, qė i japin bimės aftėsinė e qetėsuesit.

Efektet

Nėse ndiheni nervoz dhe keni stres kėshillohet tė pini ēajin e valerianės dhe rezultatet do tė jenė tė menjėhershme, por ēaji mund tė pihet edhe nė tė gjitha format e shfaqjes sė nervozizmit. Nė dhimbjet e kokės dhe nė veēanti ato tė migrenės ėshtė e kėshillueshme tė pini ēajin e pėrftuar nga rrėnjėt e valerianės. Ēaji tė pihet 3 herė nė ditė deri nė 1 muaj.

Sėmundjet nervore shpesh shkaktojnė edhe sėmundje tė zemrės, siē janė rrahjet e shpeshta tė saj dhe tė rritjes sė presionit tė gjakut. Megjithatė, hipertensioni mund tė shfaqet edhe nga shkaktarė tė tjerė, siē janė sėmundjet e veshkave, por e rėndėsishme ėshtė mėnyra e kurimit tė tyre.

Hipertensioni nganjėherė mund tė shoqėrohet me ngushtimin e enėve tė gjakut dhe tė shkaktojė dhimbje nė zonėn e zemrės dhe vėshtirėsi nė frymėmarrje. Pėr qetėsimin e dhimbjeve duhet pirė menjėherė ēaji i bimės, i ėmbėlsuar me mjaltė. Kėshillohet tė pihet 3 herė nė ditė nga njė gotė.

Pėr tė ndalur dhimbjet e stomakut, qė mund tė shfaqen nga ngacmues tė ndryshėm, mjekėt popullorė rekomandojnė ēajin e valerianės si qetėsuesin mė tė efektshėm. Edhe nė kėto raste kėshillohet tė pihet ēaji i sapopėrgatitur, pasi ėshtė mė i pasur me veti kuruese.
Kujdes
Edhe nė kėtė rast ēaji tė pihet 3 deri nė 4 javė, pasi nėse pihet pėr njė kohė mė tė gjatė mund tė shkaktojė dhimbje tė kokės dhe mund tė nxisė shtimin e rrahjeve tė shpeshta tė zemrės.

Nė rastet e pagjumėsisė, tė shkaktuara nga lodhja dhe sforcimet qė ju kanė munduar gjatė ditės, ky ēaj do tė japė rezultate shumė tė mira. Kėshillohet qė ēaji tė pihet 15 minuta mė pėrpara. Pėr pėrgatitjen e ēajit pėrdoren rrėnjėt e grimcuara, qė hidhen nė njė gotė me ujė tė nxehtė dhe lihen pėr 15 minuta nė qetėsi dhe mė pas kullohet e ėmbėlsohet me mjaltė.

Por me mjaft sukses ēaji i valerianės mund tė pėrdoret nė tė gjitha format e shfaqjes sė nervozitetit. Duke pirė ēajin mund tė largohet stresi dhe lodhja. Lėngu i kėsaj bime largon stresin dhe lodhjen dhe sjell njė gjumė tė rehatshėm.

Lėngu i valerianės nuk duhet tė merret mė tepėr se 1 muaj, pasi mund tė shkaktojė dhimbje tė kokės dhe rrahje tė zemrės.


Qė kura me ēajin e rrėnjėve tė valerianės tė ketė efekt tė menjėhershėm, kėshillohet qė ato tė jenė tė freskėta dhe tė mblidhen pas lulėzimit tė bimės, nė shtator. Vetėm nė kėtė rast mund tė gjenden me shumicė elementėt kuruese tė saj; acidi valerianik liron erėn specifike tė bimės. Bima ka veti qetėsuese. Kundėr pagjumėsisė mund tė pėrdoret edhe pėrzierja e rrėnjėve tė valerianės me gjethet e barbletės. Tė dyja kėto bimė hidhen nė njė gotė me ujė tė ftohtė dhe lihen pėr 12 orė. Mė pas kullohet dhe pihet 15 minuta pėrpara se tė shkoni pėr tė fjetur, duke e ėmbėlsuar me mjaltė. Duhet tė ruhet nga drita dhe lagėshtia. Rrėnjėt mund tė pėrdoren edhe tė pėrziera me lėngje tė tjera ose nė formė tinkure, kur pėrzihen me alkool.

autori M.K


Postuar nga ~Enigme~ datė 06 Dhjetor 2006 - 16:32:

Per Te Kuruar Anoreksine

Cod. A06122006

Sipas statistikave, numrin mė tė madh tė atyre qė vuajnė nga anoreksia e zėnė femrat, pasi pėr tė mos shtuar peshė, u nėnshtrohen dietave ushqimore pėrtej kufijve ekstremė. Nė tė shumtėn e rasteve kjo sėmundje kalon nė njė gjendje akoma mė tė vėshtirė, nė bulemi.

Mjekėsia popullore, pėr pėrmirėsimin e situatės, vjen nė ndihmė me pėrdorimin e ēajrave bimore

Pėr tė rifituar oreksin e humbur, pėrdoren ēajrat bimore me shije tė hidhur, tė cilat pėrbėjnė grupin e medikamenteve tė hidhura ose tė hidhtinave. Ndėr ēajrat qė rekomandohet ėshtė ēaji i pėrgatitur me bimėn e kinfushės. Rekomandohet qė ēaji tė pėrdoret i shoqėruar me ushqime, nė tė kundėrt nuk shtojnė sekretimin e stomakut. Ēaji duhet tė merret tė paktėn 15 deri nė 30 minuta para marrjes sė ushqimit.
Ēajrat
Nė sajė tė heterocideve tė hidhura, bari i kinfushės ndihmon nė shtimin e lėngut tė stomakut, duke shkaktuar dhe hapje tė oreksit. Kėshillohet tė pihet dy herė nė ditė nga gjysmė gote me ēajin e pėrftuar.

Njė tjetėr bimė, qė pėrdoret pėr tė luftuar anoreksinė ėshtė edhe bari i pelinit. Ashtu si kinfusha edhe kjo bimė ndihmon nė shtimin e lėngut nė stomak, pėr rrjedhim edhe tė oreksit. Pėr pėrgatitjen e ēajit, kėshillohet njė lugė me bimėn e grimcuar, qė hidhet nė gjysmė gote me ujė tė nxehtė. Lihet pėr 15 minuta nė qetėsi dhe mė pas pihet disa herė nė ditė, por gjithmonė gjysmė ore para buke. Duhet patur kujdes, pasi pėrdorimi nė doza tė larta i kėtij ēaji mund tė shkaktojė dėmtime nė tru dhe dridhje tė trurit. Ky ēaj nuk duhet tė pihet nė asnjė mėnyrė nga gratė shtatzėna. Edhe ēaji i sanzės ėshtė mjaft i mirė pėr tė rifituar oreksin e humbur. Pjesėt qė pėrdoren janė rrėnjėt e bimės. Kėshillohet tė pihen dy deri 3 filxhanė nė ditė, para buke. Rezultate shumė tė mira pėr rikthimin e oreksit ka dhėnė edhe ēaji i pėrgatitur me gjethet e arrės. Ēaji tė pihet dy herė gjatė ditės, para buke deri nė pėrmirėsimin e oreksit.
Pėrdorimi
Kėto substanca duhet tė pėrdoren tė shoqėruara me ushqime, pėrndryshe nuk shtojnė sekretimin e stomakut. Ēajrat bimorė nuk japin efektin e dėshiruar, kur merren gjatė ushqimit ose mbas tij. Barnat e hidhura duhet tė pėrdoren vetėm para ushqimit 15 deri 30 minuta para tij. Po ashtu ēajrat nuk duhet tė ėmbėlsohen, meqenėse efekti i tyre sigurohet pikėrisht prej kėtyre substancave tė hidhura. Veprimi rritet pikėrisht me rritjen e hidhėsisė sė tyre. Bimėt mjekėsore me shije tė hidhur, krahas substancave tė hidhura, pėrmbajnė edhe elemente tė tjera, tė dėmshme pėr shėndetin. Prandaj gjatė pėrdorimit tė tyre duhet pasur kujdes, pėr tė mėnjanuar efektet e dėmshme qė kanė disa prej tyre.

autori M.K


Postuar nga ~Enigme~ datė 22 Prill 2007 - 16:06:

"Bima e Tėmblagjakut"

Cod. A22042007

Tėmblagjaku, bima mjaft e njohur e zonave gurishtore e me lagėshtirė, ėshtė njė ndėr bimėt mė efektive qė ndihmon nė parandalimin e rritjes sė qelizave tė tumoreve dhe veēanėrisht shfaqjes sė kancerit tė lėkurės.

Studimet mjekėsore tregojnė se kjo bimė, e cila ka veti fitoncide, me mjaft sukses ėshtė pėrdorur pėr parandalimin e shfaqjes sė kancerit nė lėkurė. Studimet mė tė fundit kanė treguar se bima frenon rritjen e qelizave tė tumorėve, pėr shkak tė elementeve qė ajo pėrmban.

Sipas mjekėve, bima e freskėt, kur kėputet, nė vendin e prerjes nxjerr njė lėng qumėshtor me ngjyrė portokalli, shumė i pasur me alkaloide. Falė kėsaj pėrbėrjeje bari i tėmblagjakut, pas tharjes dhe grimcimit tė tij vepron dukshėm nė uljen e tensionit tė lartė tė gjakut, shumė shqetėsues ky problem nė pjesėn mė tė madhe tė moshės sė rritur. Nė kėto raste mjekėt kėshillojnė pirjen e lėngut, por edhe tė qėndrojnė pėr disa minuta shtrirė. Nėse ndiqen kėshillat, shumė shpejt do ta ndiejnė veten mjaft mirė.

Nė sajė tė vetive kuruese, tėmblagjaku kėshillohet si qetėsues e antispazmotik qė qetėson dhimbjet e mėlēisė sė zezė dhe si ndihmues nė zgjerimin e enėve tė gjakut, duke pėrmirėsuar qarkullimin e gjakut nė organizėm. Lėngu jep efekte pozitive edhe nė funksionimin sa mė tė mirė tė zemrės. Bima ndihmon nė parandalimin e sėmundjeve tė kėtij organi kaq tė rėndėsishėm. 

Lėngu i pėrftuar nga bima pėrdoret edhe nė rastet e tė sėmurėve me kollė dhe lehtėson krizat e shkaktuara nga astma.[U]

Bima e Tėmblagjakut nė krahinat e ndryshme tė vendit mund tė gjendet me emrat si letrapeci i madh ose lulja e jodit. Kjo bimė rritet nė vende gurishtore me lagėshtirė buzė arave, nga zonat e ulėta deri nė ato subalpine. Tėmblagjaku ėshtė bimė barishtore shumėvjeēare me gjethe thellėsisht tė prera, tė buta e tė gjelbra. Lulet janė tė verdha. Bima lulėzon nga muaji prill deri nė verė.

autori M.K


Postuar nga Vlonjati99Tave datė 22 Prill 2007 - 16:29:

opo jam me grip me duket... puna eshte se kam kolle te thate.. dhe me dhemb kufari kur kollitem.. ju qe jeni ne usa... mos dini ndonje ilac per se mbari.. se kam provuar nja tre deri tani edhe spo gjej derman :S


Postuar nga ~Enigme~ datė 22 Prill 2007 - 16:35:

Ore Kota po farmacistet ne CVS qe e kane pagen nga $ 100,000 ne vit :p perse nuk mi shfrytezon? Cough suppresants sic eshte shurupi Robitussin DM mund te te qetesoje gjithsesi konsultohu me farmacisten per barna "over the counter"


Postuar nga Vlonjati99Tave datė 22 Prill 2007 - 16:43:

po po vete na 3 her ne dit ne farmaci... me dalin ca cuperlinka atje... gerr gerr se ca me thone... un u them ilace per kolle.. ato me japin ilace per alergji... qepare mora suda fe a si e ka emrin ai lloj ilaci... po prap skam gje ne vije... se duhet te pres deri te marten per te doktorresha :S


Postuar nga ~Enigme~ datė 22 Prill 2007 - 17:00:

ilacet per kollen

Cod. B22042007

Degjo Kota jane 3 lloj ilace per kolle.
Suppresants : keto qetesojne kollen e bezdisshme dhe keto ilace jane si psh. ACTIFIED ose COUGH NURSE (night time liquid)
Pastaj ke:
Expectorants: keto ndimojne te nxjeresh phlegm (gelbase ..sorry) si psh. ACTIFIED (chest coughs)
Dhe klasa e 3te:
Demulcents: keto te ndimojne ta qetesojne apo lehtesojne gryken (the back of the throat) dhe ndimojne kur ngacmimi eshte krijuar qe atje si psh BUTTERCUP syrup
Ka dhe kombinime sic jane:
Expectorants dhe decogenstant sic eshte Sudafed Expectorant por ti nuk thua qe ke runny nose

Ajde te shkuara Kota :p
Ps. kerko farmacisten here tjeter jo tekniket qe bejne atje praktike.


Postuar nga atiola datė 22 Prill 2007 - 17:08:

Citim:
Po citoj ato qė tha ~Enigme~
Degjo Kota jane 3 lloj ilace per kolle.
Suppresants : keto qetesojne kollen e bezdisshme dhe keto ilace jane si psh. ACTIFIED ose COUGH NURSE (night time liquid)
Pastaj ke:
Expectorants: keto ndimojne te nxjeresh phlegm (gelbase ..sorry) si psh. ACTIFIED (chest coughs)
Dhe klasa e 3te:
Demulcents: keto te ndimojne ta qetesojne apo lehtesojne gryken (the back of the throat) dhe ndimojne kur ngacmimi eshte krijuar qe atje si psh BUTTERCUP syrup
Ka dhe kombinime sic jane:
Expectorants dhe decogenstant sic eshte Sudafed Expectorant por ti nuk thua qe ke runny nose

Ajde te shkuara Kota :p
Ps. kerko farmacisten here tjeter jo tekniket qe bejne atje praktike.




sherim te shpejte kota hahaha
mire te tha shoqja kerko dike qe di te ndihmoje jo femra te bukura qe shef aty dhe po i pyes hahaha


Postuar nga Vlonjati99Tave datė 22 Prill 2007 - 17:11:

rofsh enigme


po ku meret vesh aty kush eshte
farmacistja... me pelerina te bardha jan te gjitha


Postuar nga ~Enigme~ datė 22 Prill 2007 - 17:25:

Citim:
Po citoj ato qė tha KOTA_97
rofsh enigme po ku meret vesh aty kush eshte
farmacistja... me pelerina te bardha jan te gjitha


Asgje Kota sherime te shpejta !
Degjo uniformen e kane te gjithe por vetem 1 ose 2 jane farmaciste me eksperience. Te tjeret i ke studente qe bejne praktiken deri sa marin diplomen. Prandaj pyet kush eshte farmacistja dhe kerko te flasesh me ate.

Good Luck!


Postuar nga Vlonjati99Tave datė 22 Prill 2007 - 18:08:

thnx .. i will


Postuar nga ~Enigme~ datė 18 Maj 2007 - 21:46:

Zorra e trashe

Cod. A18052007

Tė sėmurėt nga zorra e trashė duhet tė kenė kujdes qė jashtėqitja tė mos jetė e fortė. Ata duhet tė pinė nga njė herė nė ditė nga njė gotė komposto frutash. Tė sėmurėt ėshtė mirė qė larjen ta bėjnė nė vaskė nė pozicionin ulur, duke i shtuar ujit lėvore tė bungut dhe kamomil.

Por, pėr t u shėruar nga kalbja e zorrėve, duhen ngrėnė qepė dhe hudhra tė freskėta. Nė tė gjitha rastet kur tek tė sėmurėt pezmatohen nga hemorroidet, u kėshillohet qė tė pėrdorin krundet e grurit nė supė apo nė gjellė, tri herė nė ditė, duke pasur kujdes qė ato tė mos pėrvėlohen, por tė hidhen atėherė kur serviret ushqimi nė tryezėn e ngrėnies.

Krundet e grurit duhet tė zėvendėsojnė mėlmesat e tjera qė janė shumė tė dėmshme pėr hemorroidet. Mėlmesa me pėrbėrje tė barishteve natyrore qė pėrgatitet e bluar, ka hekur dhe e pėrmirėson shėndetin e tė sėmurėve. Pėrdorimi i kėsaj mėlmese krijon lirimin e kapsllėkut. Mėlmesa e tillė nuk duhet tė pėrvėlohet, por tė qitet nė supė apo nė gjellė ashtu e "gjallė" tė pėrzihet dhe tė hahet.

Ngrėnia e njė molle tė ėmbėl para ushqimit liron zbrazjen e zorrėve. Ata qė kanė zorrė pėrtace duhet tė pinė rregullisht tri herė nė ditė nga njė gotė lėng molle para ushqimit, kėshillon mjeku amerikan Dr S. Hiams.
Edhe Hipokrati, babai i mjekėsisė, para 2.500 vjetėsh, kėshillonte pėrdorimin e mollėve kundėr infektimit tė zorrėve, telasheve nė mushkėri, tė ērregullimeve tė funksionit tė veshkave, etj. Asnjė nga pemėt nuk ėshtė ekzaminuar aq shpesh shkencėrisht, sa molla.

Zorra e trashė duhet tė pastrohet me pemė tė ėmbla, duke i ngrėnė gjithnjė para bukės, pra me bark tė zbrazėt. Tė sėmurėt duhet tė ziejnė komposte nga pemėt e ėmbla. Kundėr mbylljes kronike tė zorrės sė trashė (pėr rregullimin e jashtėqitjes), ndihmojnė gjethet e pelinit, lėvoret e dardhės si dhe kamomili, i cili mund tė pihet nė vend tė ujit, gjysmė ore para bukės.

I sėmuri nga zorra e trashė, kur ka tė bėj me majasėll tė jashtėm (nė lėkurė) duhet tė ketė kujdes nė ushqim dhe nė kryerjen e nevojave. Ėshtė mirė qė pėr ēdo mėngjes, me bark tė zbrazėt, tė hajė nga dhjetė kokrra kumbulla tė thata (hoshaf ), qė gjatė tėrė natės duhet tė vihen nė njė gotė me ujė tė vakėt, e pastaj t u pihet lėngu.


  Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 62 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.