Forumi Horizont Gjithsej 10 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 »
Trego 97 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shqiperia, traditat kulturore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=114)
-- Le te flasim pak per flamurin!!! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10275)


Postuar nga iliriusa datė 01 Dhjetor 2005 - 21:42:

Le te flasim pak per flamurin!!!

Pyetja e pare qe te bejne ne nje vend te huaj kur ti fillon edhe pershkruan flamurin e vendit tend eshte: 'Perse Shqiponja ne flamurin tuaj ka dy koka?'
Ne pergjithesi mundohem ti jap shpjegimin qe i kam dhene edhe heren e pare qe i kam bere vetevetes kete pyetje: Ndoshta sepse gjithemon na kane sulmuar vendet fqinje e na eshte dashur te ruajm trojet tona nga te gjitha anet. Edhe ne menyre simbolike e kemi shqiponjen me dy koka qe te mundet te shohi nga i vjen sulmi e te jete e pergatitur.
Megjithate nuk e di pergjigjen e sakte. Ndaj vendosa ta hap kete teme, qe nqs dikush e di pergjigjen e sakte edhe prejardhjen e nje figure te tille ne flamurin Shqiptar te mund ta shkruaj ketu. Keshtu te gjithe ata qe nuk e dine, keshtu si une te munden ta mesojne.
Faleminderit!


Postuar nga jimmy84 datė 02 Dhjetor 2005 - 14:32:

Shqiponja me dy koka ka qene simbol i Bizantit. Nen-kuptimi i kesaj mendohet te kete qene "Vigjilence si nga Perendimi edhe nga Lindja". Ky ka qene versioni me "zyrtar" (dmth me i pranuar). Nga Bizanti me pas ky simbol u be simbol i shume perandorive dhe mbreterive europiane. Francezet, austriaket, ruset , serbet (biles teni na dolen edhe malazezet) e moren si simbol nga Bizanti. (Por shqiptaret e kishin "marre" qe me pare) Por ne fakt Shqiponja me Dy koke eshte nje simbol teper i lashte (shumE me teper se Bizanti). Dhe per me teper eshte simbol PELLAZG. Me sa di une ka qene si pune shpendi i Zeusit. Dmth ka pasur lidhje me krye-perendine por pse eshte pikerisht me dy koka nuk e di. Dhe me sa di une akoma nuk ka nje ide te qarte pse ky simbol ka dy koka.


Postuar nga Eria datė 02 Dhjetor 2005 - 15:28:

Lightbulb

Kete shpjegim kam degjuar edhe une,por eshte edhe nje interpretim tjeter (per mua jo shume i sakte)qe lidhet me dialektet e Shqiperise,nje koke e shqiponjes shikon nga veriu (geg),nje koke nga jugu(toske).
Mbaj mend qe nga klasa e katert fillore,kemi bere nje vjershe ku thoshte pak a shume dicka te tille,qe dy kokat simbolizojne dy ““armet““ e shqiptarit,besen&mikpritjen,ndersa e kuqja gjakun e derdhur ne vite per liri e pavarsi.
Por sigurisht ende skam degjuar ndonje shpjegim te sakte fare................


Postuar nga jimmy84 datė 02 Dhjetor 2005 - 18:47:

Tani eshte edhe varianti "origjinal" qe shqiponja ka lndur ne Elbasan afer Metalurgjikut "Celiku i Partise".


Postuar nga agata datė 02 Dhjetor 2005 - 19:06:

Citim:
Po citoj ato qė tha jimmy84
Tani eshte edhe varianti "origjinal" qe shqiponja ka lndur ne Elbasan afer Metalurgjikut "Celiku i Partise".


ahahah o Jimmy sa me ke bere me qesh..

Iliriusa te pergezoj per temen. me duket vertet interesante
Un personalisht kam ditur aq sa din ti, e asgje me teper..


Postuar nga iliriusa datė 02 Dhjetor 2005 - 19:51:

Faleminderit Agata,
por ti personalisht si ju pergjigjesh njerzve kur te bejne kete pyetjeerse ka dy koka kjo shqiponje ne flamurin tuaj?
Njehere kur po i flisja nje femije 10 vjecar per flamurin Shqiptar ai me pyeti egzistojne vertet shqiponja me dy koka ne vendin tuaj. Po me vinte per te qeshur...edhe nuk dija si t'ja shpjegoja persen e ketij simboli ne flamurin tone. Ndaj thashe te pyes njehere ne forum mbase dikush ka me teper njohuri mbi kete. Ndaj e hapa temen.
Ndoshta na simbolizon ne shqiptareve me se miri kjo shqiponje. Nje trup edhe dy mendje me vete.


Postuar nga myzeqari datė 02 Dhjetor 2005 - 21:27:

Askush deri sot nuk e ka vene ne dyshim se flamuri i Skenderbeut paraqiste nje shqiponje te zeze dykrenare ne fushe te kuqe. Diskutime jane zhvilluar rreth trajtes se shqiponjes, kryesisht rreth kraheve te saj, nese ishin te shpalosura ose te mbledhura. Diskutime jane zhvilluar gjithashtu rreth origjines se flamurit dhe simbolikes qe perfaqeson trajta e shqiponjes. Njoftimin me te hershem per trajten e ketij flamuri e ka dhene M.Barleti. Duke lexuar me kujdes Barletin, Faik Konica vuri re se humanisti shkodran shpjegonte me nje fjale te vetme edhe trajten e shqiponjes. M.Barleti, shkruan ai, thote se "Skenderbeu mbante flamur te kuq me shqiponje te zeze te shtruar me dy krere" (Rubea vexilla nigri bicipitibus distincta aquilis gerebat Scanderbegus). Distincta, te shtruara, sipas F. Konices, do te thote te shpalosura. Kjo ka rendesi mbasi shqiponja e Skenderbeut ndryshonte nga ajo me krahe te mbledhura qe kishte flamuri i Stefan Dushanit dhe i disa sovraneve te tjere evropiane. Madje Barleti e jep trajten e shqiponjes dykrenare me krahe te hapura, me ane te nje vizatimi qe zbukuron ne miniature krahun e majte te kornizes dekorative te vepres se tij mbi Skenderbeun. Duke u mbeshtetur te sqarimi i Faik Konices shteti shqiptar miratoi ne momentin e shpalljes se pavaresise, flamurin me shqiponje te zeze dykrenare me krahe te hapura ne fushe te kuqe. Variantet e flamurit qe jane perdorur rralle e tek me vone me nje shqiponje me krahe te mbledhura jane nje largim nga e verteta historike. E tille eshte p.sh.edhe shqiponja me krahe te mbledhura qe mbajne ende oficeret e ushtrise sone kombetare. Pervec flamurit, Skenderbeu kishte edhe dy simbole te tjera - stemen e pushtetit dhe vulen zyrtare. Ne te dy rastet ne qender te tyre eshte shqiponja dykrenare me krahe te hapura. Perjashtim ben vetem vula unazore, te cilen e perdorte ne aktet personale, si p.sh. ne urdher pagesat. Ne kete vule unazore mungon shqiponja. Vendin e saj e ze Leda, nje figure mitologjike. Ne lidhje me simboliken se cfare perfaqeson shqiponja me dy krere, ka disa shpjegime. Sipas mendimit tim dy kreret e shqiponjes nenkuptojne dy emertimet gjeografike me te cilat njiheshin ne shek. XV trojet shqiptare - Arberi (Albania) dhe Epir (Epirus), me sakte synimin e Skenderbeut per tu bashkuar ne nje trup te vetem, te cilen e simbolizonte shqiponja Arberine (pjesen veriore te vendit) dhe Epirin (pjesen jugore te vendit) ne analogji me shqiponjen dykrenare bizantine, e cila simbolizonte bashkimin e Lindjes (Perandorine Romake Lindore) me Perendimin (Perandoria Romake Perendimore). Deshmi eshte fakti se ne disa raste Skenderbeu eshte quajtur Zot i Arberise (Dominus Albanie), ne raste te tjera Princi i Epiroteve (Epirotarum princeps), por edhe zot i Arberise dhe Epirit (Princepse Albanie et Epirae)".

Ja edhe nje foto e hershme e flamurit


Postuar nga myzeqari datė 02 Dhjetor 2005 - 21:32:

Ja edhe nje tjeter version i flamurit , shume vite me perpara dhe konkretisht ne 1916


Postuar nga unforgiven datė 03 Dhjetor 2005 - 05:02:

Re: Le te flasim pak per flamurin!!!

Citim:
Po citoj ato qė tha iliriusa
Pyetja e pare qe te bejne ne nje vend te huaj kur ti fillon edhe pershkruan flamurin e vendit tend eshte: 'Perse Shqiponja ne flamurin tuaj ka dy koka?'
.
Faleminderit!




Kjo puna eshqiponjes me ka cuditur vite para..
Ne nje nga kishat e Athines teksa ecja per tu futur brenda shoh te gdhendur ne mermer shqiponjen me dy koka..Pyeta priftin se c'lidhje ka shqiponja me Kishen?? Ma shpjegoi ne menyre fetare (nuk e mbaj mend saktesisht)dhe me tregoi se ishte nje nga simbolet shume shekullore shoqeruese te kishes...Te njejten gje kam vene re ne nje nga kishat e Patras dhe po keshtu ne nje nga kishat greke te Torontos..

Nuk dua te ngjall diskutime apo polemnika, por thjesht jam kurioze te di si ka mundesi kjo koicidence...
Ne se ka mundesi dikush te me ktheje pergjigje nuk dua te ma ktheje ne sensin antihelenik apo very nacionalist..Pyetjen po e shtroj thjesht per te saktesuar nje pikepyetje..


Postuar nga myzeqari datė 05 Dhjetor 2005 - 22:11:

Ne fakt jane disa shtete qe e perdorin shqiponjen dy kokeshe si simbol , dhe ke te drejte Mona te pyesesh se gjerat jane pak te koklavitura, kisha ortodokse greke ne flamurin e saj ka shqiponjen dykokeshe ne fush te verdhe me disa ndryshime te vogla!
Perandoria Bizantine e ka pas shqiponjen ne flamurin e saj dhe ndoshta cdo gje fillon qe aty ne lidheje me flamurin !
Shqiponja egziston ne flamur te pakten 600 vjet , duke filluar nga Kastriotet qe e kishin ne fushe te kuqe dhe me pas Skederbeu pas lidhjes se Lezhes dhe bashkimit te princave e beri me dy koka , me pas ne 1912 u vendos perfundimisht te jete simboli kryesor i flamurit tone kombetare !
Une keshtu i shpjegoj gjerat nga cfare kam lexuar !


  Gjithsej 10 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 »
Trego 97 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.