Forumi Horizont Gjithsej 38 faqe: « E parė ... « 18 19 20 21 22 23 24 25 26 [27] 28 29 30 31 32 33 34 35 36 » ... E fundit »
Trego 38 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- truri, semundjet e tij dhe te rejat e fundit rreth tyre (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11654)


Postuar nga NS-6 datė 15 Mars 2007 - 23:36:

semundja e parkinsonit (1)

Cod. A15022007

per te rizgjuar kete teme (qe ka edhe nje pyetje te papergjigjur qe do hape tema te tjera) po shtoj nje shkrim qe kam pase perkthyer para ca kohesh ...keto jane pak a shume te rejat e fundit per sa i perket semundjes se parkinsonit...

Semundja e parkinsonit eshte shpjeguar per here te pare ne fillim te viteve 1800 nga mjeku anglez James Parkinson qe e quajti “paralize e levizshme” , dhe sot eshte nje nder semundjet neurologjike me te perhapura. Sipas stimave numri shkon deri ne afersisht 1 milion individe te prekur, dhe cdo vit diagnostikohen nga 50.000 raste te reja dhe pritet qe ne vitet e ardhshme ky numer te rritet.
Ndryshe nga ajo qe eshte bere normale te degjohet kjo semundje nuk godet vetem te vjetrit. 50% e hasin si semundje pas moshes 60 vjec por pjesa tjeter eshte para kesaj moshe dhe jane arritur te gjehen raste edhe para moshes 40 vjec fale analizave me paisjet e fundit per diagnostiken. Terapite e momentit nuk jane terapi qe eleminojne shkakun por qe ulin shenjat dhe kjo ben edhe qe semundja te vazhdoje te jete prezente. Por vitet e fundit jane kryer shume gjetje te reja qe kane hapur rruge shume ideve te reja se si te kurohet kjo semundje.

Nga emri qe i kishte vendosur mjeku anglez mund te kuptohet se me cfare lloj semundje kemi te bejme. Nje semundje qe kryesisht paraqitet me probleme ne levizje: dridhje te duarve, kraheve, dhe pjeseve te tjera te trupit, nje ngrirje te gjymtyreve (si paralizim), ngadalesi ne levizje (jane persona qe duken sikur numerojne hapat sepse i bejne shume afer njeri tjetrit), ekuiliber dhe koordinim i prishur. Disa persona paraqesin edhe problem me te foluren, gjumin , urinimin dhe funksionet seksuale.
Shkaktari kryesor eshte vdekja e neuroneve. Qelizat e goditura jane te shperndara ne disa zona te trurit por kryesisht jane te goditura neuronet e substances se zeze (sostantia nigra) qe prodhojne neurotrasmetuesin dopamina. Pra kemi te bejme me neurone dopaminergjike (qe punojne me dopaminen). Neuronet dopaminergjik jane nje pjese themelore e berthamave te bazes qe paraqesin nje rrjet kompleks ne brendesi te trurit dhe qe kane si funksion koordinimin dhe perfeksionimin e levizjeve. Fillimisht truri mund te punoje edhe kur humb nje sasi te ketyre neuroneve por shenjat shfaqen atehere kur humbja nuk kompensohet nga pjeset e tjera. Kur ne fund goditen zonat si talamusi, ganglet e bazes (jane disa struktura qe mund ti keni degjuar me emrat putamen, berthama striatale, substanca e zeze dhe globi i zbehte (perkthim qe i permbahet fjaleve italiane)) dhe korja e trurit, kemi vetem kaos.
vazhdon...

per me teper mund te shikoni edhe:
-pyetja 41: si mund te shpjegohet dridhja qe ndodh tek personat me parkinson (Cod. A 11062006 )
-qeliza staminale per parkinsonin? (Cod. A 26062006)
- levodopa-ilaci baze per Parkinsonin (Cod. A 08072006)


  Gjithsej 38 faqe: « E parė ... « 18 19 20 21 22 23 24 25 26 [27] 28 29 30 31 32 33 34 35 36 » ... E fundit »
Trego 38 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.