Forumi Horizont Gjithsej 24 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 24 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shkrimtare shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=295)
-- "Imazhet kane ftohte" - SUZANA ZISI (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14499)


Postuar nga Engjell_me_kthetra datė 13 Shtator 2007 - 20:23:

Post "Imazhet kane ftohte" - SUZANA ZISI

Po sjell ketu, poezi te shkeputura prej librit: "Imazhet kane ftohte" te poetes Suzana Zisi.
Eshte libri i saj i dyte.
Poezite e librit te saj te pare: "E bardha eshte pak", ju i keni lexuar ketu te sjella prej Indritit.
Ju uroj lexim te kendshem.




JAM PO AJO BEBE…



U linda tė martėn.
Ora 02.

Pėrballė teje
dhe njė planeti tė panjohur.
Unė-satelit-dhimbjesh,
ndiej gėrricje dhe therje
tė ngarkuara me shekuj,
minuta,
sekonda,
gdhendur prej teje nė testamentin gri,
nė trupin e lebrosur nga vitet,
bardhė-kuq-verdhė e zi.
Ende s’mė ke njohur?
Kam ndėrruar pelenat, jo fytyrėn.
Prekmė pėrsėri
si dikur,
kur Muzat m’i lėshove tė kafshonin tė uritura.
Skicoje pėrsėri buzėqeshjen,
tashmė mes rrudhave tė lehta,
qė pėrpijnė sa mundin
milimetrat - kilometra tė lėkurės sime.
Planetin qė fle brenda trupit tė irnosur, me kafshime.
Ti,
mos luaj nė skenėn e asgjėsė, rolin e tė habiturės.
Jam po ajo bebe…
Tashmė, mė e menēur me ēmendurira,
mė e varfėr me rini.
Luaj mė mirė tragjedinė e radhės
dhe lėrmė tė vdes nė rolin tim tė martires,
zgjedhur nė akropolin e perėndive te mėshirės,
me tė vetėshpallurėn verbėri tė mosqenies,
mes ėndrrave dhe pamundėsisė
qė m’i servire ti nė pjatėn e mungesės.
Po gdhin e mėrkurė.
Qeshu!!!
Jam unė ajo e pafajshmja e orės 02.
Ishte e martė si sot, tė kujtohet?
Dhe ylberi-shtrati im, ndrinte nėn kurorėn tėnde,
si tani - kjo foshnjė e fantazisė sime
qė do vdesė pas disa sekondash.
5…Mos m’i ndaj sytė
4…………....Mė puth pėrsėri
3……………………Bekoje Muzėn
2…………………..……………Ma fal ylberin
1………………………………………….Oiiiiiiiiiiiiiiii…

Dje ish e martė
Ora 02


  Gjithsej 24 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 24 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.