Forumi Horizont Gjithsej 8 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 »
Trego 8 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Marin Barleti (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=73)
-- Kush eshte Marin Barleti (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=76)


Postuar nga Ami- datė 01 Janar 2003 - 16:12:

Kush eshte Marin Barleti

Historiani i shquar Marin Barleti ėshtė figura mė e madhe e lėvizjes sė humanistėve shqiptarė tė shekujve XV-XVI. Ai lindi rreth vitit 1460 nė Shkodėr. Fare i ri, mė 1478, mori pjesė me armė nė luftėn pėr mbrojtjen e qytetit tė lindjes nga rrethimi i forcave osmane. Heroizmi i bashkatdhetarėve i mbeti nė sy e nė mendje, derisa e pėrjetėsoi nė veprat e tij historike kushtuar luftrave pėr tė mbrojtur atdheun "nga kujtimi i tė cilit,- shkruan ai,- tani pėrtėrihem si pėr mrekulli, por edhe pėr tė cilin s'mund tė shkruaj pa lot nė sy".
vepra qė i dha emėr Barletit nė kulturėn shqiptare dhe nė botė ishte "Historia e jetės dhe e bėmave tė Skėnderbeut", shkruar nė latinisht dhe e botuar nė Romė rreth viteve 1508-10. Kjo vepėr nė kohėn e vet u ribotua latisht tri herė, u pėrkthye nė shumė gjuhė evropiane dhe u bė burim i njė literature tė gjerė pėr heroin tonė kombėtar, tė shkruar nė gjuhė tė ndryshme tė botės, qė nga italishtja, spanjishtja, rusishtja, frengjishtja, greqishtja e deri nė japonisht
Nė veprėn "Historia e jetės dhe e bėmave tė Skėnderbeut„ autori mbron tė drejtėn e njė populli pėr tė jetuar i lirė, himnizon njeriun dhe forcėn e tij, heroizmin njerėzor dhe dashurinė e natyrshme pėr trojet e tė parėve.
Duke qenė njė vepėr historike, libri i Barletit ka rėndėsinė pėr tė dhėnat dhe faktet qė sjell. Pa kėtė vepėr historiografisė pėr Skėnderbeun do t'i mungonin burimet e para, qė e kanė ushqyer dhe vazhdojnė t'a ushqejnė edhe sot. Nė disa raste, i rrėmbyer nga entuziazmi qė i shkakton kujtimi i ngjarjeve heroike qė pėrshkruan edhe urrejtja pėr pushtuesin, Barleti i zmadhon ngjarjet e‚ sidomos ndryshon shifrat e pjesėmarrėsve nė luftime. Por, prapėseprapė, nė thelb dhe nė frymėn e saj tė pėrgjithshme vepra i pėrmbahet sė vėrtetės historike.
Me librin e tij Marin Barleti qėndron nė fillimet e letėrsisė shqiptare, e cila e nis udhėn e saj me njė vepėr tė pėrmasave tė mėdha. Kjo vepėr ėshtė shkruar nė latinisht, qė asokohe ishte gjuha e kulturės nė Evropė, por ajo i pėrket kulturės shqiptare, jo vetėm se ėshtė shkruar nga njė shqiptar, por se ėshtė bota shqiptare qė i ka dhėnė jetė kėtij argumenti madhėshtor tė kulturės sė hershme tė kėtij populli tė lashtė.


  Gjithsej 8 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 »
Trego 8 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.