Forumi Horizont Gjithsej 8 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8]
Trego 8 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Marin Barleti (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=73)
-- Kush eshte Marin Barleti (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=76)


Postuar nga amoxil datė 20 Gusht 2005 - 04:31:

ARQIPESHKVI PAL ENGJĖLLI

(1417 - 1470)

HUMANIST I SHQUAR SHQIPTAR DHE
BASHKĖPUNĖTOR I AFĖRT I SKĖNDERBEUT

Nė plejadėn e humanistėve tė shquar shqiptarė tė shekujve
XV, XVI, njė vend tė merituar ka Imzot PAL ANDREA
ENGJĖLLI nga familja e njohur e Engjėllorėve, dukė tė
Drishtit, familje e njohur patriote qė luajti njė rol me rėndėsi
nė mesjetėn shqiptare e sidomos nė periudhėn e Skėnderbeut.
Kjo familje me titull fisnikėrie kishte lidhje tė ngushta me
familjet kryesore princėrore shqiptare tė kohės.

Pal Engjėlli jetoi e veproi nė epokėn e Skėnderbeu si prelat
fetar e si humanist i pėrmendur dhe diplomat i shtetit tė
pėrqėndruar arbėresh tė kėsaj kohe. Pothuajse bashkėmoshatar
me Heroin Kombėtar, ai qe njėheri edhe mik i tij, siē
pohon disa herė Marin Barleti nė veprėn e njohur "De vita et
Gestis Scanderbeghi, Epirotarum Principis" Roma 1508 - 1510,
qe kėshilltar dhe diplomat i tij.
Pal Engjėlli lindi nė 1417 dhe vdiq rreth viteve 1469 - 1470.
Ai qe arqipeshkėv i Durrėsit.

Nė kryeveprėn e tij kushtuar Skėnderbeut, Marin Barleti
jep kėtė karakterizėm pėr Pal Engjėllin:
"Ky kryepeshkop qe epirot, nga kryeqyteti i Drishtit, bir i Andrea
Engjėllit pėr tė cilin folėm mė lart, burrė i pajisur me
mendje shumė tė lartė e me zotėsi tė rallė nė tė folur (nė gojtari),
me dituri si askush dhe i vaditur nė letėrsinė e shenjtė dhe nė
letėrsinė humane, si greke ashtu dhe latine, sidomos i shquar
pėr rreptėsi nė jetė e zakone... burrė qė Skėnderbeu e mbajti
mbi krye pėr maturinė e tij, kulturėn e pastėrtinė e jetės, burrė
qė e respektonin dhe e dėgjonin si ndonjė orakull tė gjithė
epirotėt dhe arbėrit..." (M. Barleti "Historia e Skėnderbeut"
T, 1964, fq. 395, 430)

Imzot Pal Engjėlli ėshtė i njohur sepse prej tij kemi tė shkruar
nė gjuhėn shqipe "Formulėn e Pagėzimit", tė parin dokument tė
gjuhės shqipe tė shkruar. Ėshtė viti 1462. Duke u gjurmuar nė
bibliotekėn Laurentiana tė Firencės, dijetari rumun Nikolae
Jorga e gjeti kėtė frazė nė gjuhėn shqipe dhe e botoi mė 1915
nė veprėn e tij "Notes et extraites pour servir ą l'histoire des
croissades au XV sičcle" (Bukuresht, 1915, f. 195).

Nė udhėzimet e porositė qė Pal Engjėlli, me cilėsinė e
kryepeshkopit tė Durrėsit, i jepte klerit tė dioqezės sė Lisit
nė Mat, ku shėrbente peshkop Andrea, ndėr 37 fletėt nė
pergamenė qė pėrmbante ky dokument nė gjuhėn latine
(formati i fletėve 20 x 14 cm), dijetari rumun gjeti dhe dy radhė
tė shkruara nė gjuhėn shqipe me alfabet latin: "Unte' paghesont peremnit
Atit et Birit et Spertit Senit". Kėto radhė janė shkruar
nė faqen 4 (nė krye) tė kėtij dorėshkrimi latin. Duke lexuar kėtė
raport tė Pal Engjėllit mėsojmė se ai si kryepeshkop kishte
mbledhur gjithė klerin e dioqezės sė Matit nė kishėn e Shėn
Trinisė, mė 8 nėntor 1462 dhe se atje ndėr udhėzime tė tjera i
jepte porosi klerit qė prindėrit nė mungesė tė priftėrinjve mund
t'i pagėzonin fėmijėt e tyre me kėtė formulė duke u hedhur pakėz
ujė mbi krye. Dihet se dioqezi i Matit varej nga Ipeshkvia e Durrėsit
dhe se nė Mat janė mbajtur nė atė kohė shumė kuvende kishtare. Formula e
shkruar nė shqip dhe e pėrdorur nė ritet fetare tė kohės tregon njė
shfaqje tė gjallė tė patrotizmit nga vetė Pal Engjėlli dha
nga vartėsit e tij. Jemi nė kohėn e luftrave fitimtare tė Skėnderbeut
kur heroi ynė kombėtar quhej nė dokumente "DOMINUS
ALBANIAE" - Zot i Arbėrit.

Nė Bibliotekėn Laurentiana tė Firencės ky raport i shkruar nga
dora e Pal Engjėllit nė 37 fletė, mban numrin e inventarit 1167
dhe ruhet si njė ndėr dokumentet e ēmuara tė kėsaj biblioteke
tė kohės sė Rilindjes Europiane.

Nė vitet 60-tė tė shekullit XV, Pal Engjėlli, si diplomat e
kėshilltar pėr punėt e jashtme i Skendėrbeut, qe aktivizuar
shumė. Ai e shoqėroi Skėnderbeun nė vizitėn katėrditore qė bėri
nė Raguzė (Dubrovnik) dhe nė Itali mė 1461.

Dihet historikisht se Republika e Raguzės pati marrėdhėnie tė
mira me Gjergj Kastriotin gjatė gjithė kohės qė Shqipėria kalonte provėn
e rėndė tė ballafaqimit luftarak me forcat e pushtuesve
osmanė. Nė Raguzė, fjalimeve mburrėse tė udhėheqėsve raguzanė
pėr Skėnderbeun dhe popullin e tij, Pal Engjėlli, siē na tregon
Marin Barleti, iu pėrgjigj paralelisht me njė oratori tė rrallė,
duke lavdėruar zhvillimin kėsaj republike dalmate, shkencėn humaniste
dhe artet qė atje kishin lulėzuar. Ndėr tė tjera nė
fjalimin e tij ai tha: "... Kėtu nė Raguzė lulėzojnė tė gjitha artet
e lira, filozofia, teologjia, shkenca e ligjeve dhe
disiplinat e tjera... Unė ju jap fjalėn e zotohem se pėr tė mirat
qė na keni bėrė, kujtimi juaj, emri juaj dhe i qytetit tuaj do tė
jenė pėrgjithmonė tė nderuar sa tė rrojė Epiri, do tė jenė
ngulitur thellė nė shpirt, nė mendjet dhe zemrat tona".
Vėrtetė se kjo pjesė e fjalimit tė Pal Engjėllit ėshtė krijim i
penės mjeshtėrore tė Marin Barletit, po dihet gjithashtu
mirė fort se nė farkėtimin e miqėsisė mes Raguzės dhe shtetit
tė Arbėrit, njė rol me rėndėsi ka luajtur Pal Engjėlli. Natyrisht
tė dy shtetet fshqinje ishin tė interesuara pėr njė bashkėpunim
nė luftrat mbrojtėse kundėr hordhive osmane. Dihet
gjithashtu se Pal Engjėlli qe njė humanist dhe konsiderata e tij
pėr lėvizjen humaniste pėrparimtare tė njerėzimit qe e madhe.

Imzot Pal Engjėlli, si diplomat, u pėrpoq tė afrojė shtetet e
interesuara nė aleancėn kundėrosmane. Shqipėrisė nė
atė kohė i interesonte tė kishte marrėveshje e aleanca me
Raguzėn, Hungarinė, Venedikun dhe me vende tė tjera. Nė kėtė
drejtim pėrpjekjet nuk munguan, e sidomos nga ana e Pal
Engjėllit. Autoritetin e tij fetar e shfrytėzoi plotėsisht nė dobi
tė atdheut. Kėshtu, si shoqėrues i Skėnderbeut nė vizitėn nė
Itali mė 1461, ai u tregua i shkathėt nė marrėveshje me mbretėrinė
e Napolit, me Papatin dhe nė takime me princėr tė tjerė.
Gjithashtu edhe Traktati i Gaeta - s ėshtė vepėr e Pal Engjėllit
(1461). Shteti i pėrqėndruar i Arbėrit nėn udhėheqjen e Skėnderbeut
kishte nevojė pėr ndihma materiale e morale, kishte
nevojė pėr aleatė nė luftėn e pabarabartė kundėr pushtuesve
osmanė qė derdheshin ēdo vit kundėr kėshtjellave tona me sulmet
e tyre tė tėrbuara.

Mė 1464, Pal Engjėlli, si i dėrguar i posaēėm i Skėnderbeut, kreu
njė mision diplomatik pranė kontit Sforza tė Milanos. Nė
letėrkredencialet e paraqitura shprehet qartė misioni i tij i
rėndėsishėm nė kėrkim tė njė aleance dhe tė ndihmave materiale.
Skėnderbeu, siē na e tregon dhe Fan Noli, kishte pasur
letėrkėmbim me kontin Sforza qė nė vitin 1461. Siē duket,
misioni diplomatik i Pal Engjėllit pati sukses fillimisht, po mė
vonė nuk dihet pėrse ndihma materiale pėr Shqipėrinė trime qe reduktuar.
Pikėrisht nė ditėt kur Pal Engjėlli ishte nė Milano, humanisti i shquar
italian, Franēesk Filelfo u drejtonte letra
princėrve italianė si dhe dogjės sė Venedikut, Kristofor Maurit,
nė tė cilat shpreh gjithė simpatinė dhe pėrkrahjen pėr luftėn e
drejtė qė bėnin shqiptarėt. Pėrmbajtja e letrave lė tė kuptohet se
Pal Engjėlli e ka takuar edhe Franēesk Filelfon, njėri me influencė
dhe humanist i pėrmendur. Nė letrat e tij Filelfo shkruan:
"Skėnderbeu ėshtė shpirtmadh dhe i stėrvitur nė mes tė turqve
qė nė moshė tė re... Pas tij janė shumė kalorės dhe kėmbėsorė shqiptarė
nga mė trimat. Midis gjithė kombėsive tė tjera ndėrmjet
Danubit e Adriatikut dhe kufijve tė Italisė, shqiptarėt qenė tė
vetmit qė u bėnė ballė turqve me trimėri tė madhe..."
Dhe mė poshtė: " Skėnderi pra, do tė ketė mundėsi tė japė njė kontribut
jo tė vogėl nė ēėshtjen tonė tė pėrbashkėt... Fuqive
tė tij do t'i vinė nė ndihmė dhe fuqitė ushtarake tė Kontit Sforza,
tė kėtij princi trim e tė pėrmendur..."

Pal Engjėlli diti tė mbrojė drejt ēėshtjen shqiptare dhe tė bėjė
pėrkrahės edhe nė principata tė tjera tė Italisė. Nuk duhet tė na
habisė fakti qė njė kryepeshkop luan kaq mirė rolin e njė diplomati.
Nė Mesjetė, klerikė, shkencėtarė, shkrimtarė kryenin kėto detyra
duke pėrfituar nga prestigji qė gėzonin, gojėtaria dhe menēuria.
Kėshtu, nė Mesjetė edhe Dante e Bokaēio qenė ambasadorė, po
ashtu si matematikani e stronomi shqiptar, Gjon Gazulli,
presbiter, (prift i nderuar) qe pėr disa vite sherbeu si i dėrguar i
posaēėm i Skėnderbeut nė Republikėn e Raguzės, radhazi me
vėllezėrit e tij Pali dhe Andrea. Nė dokumentet e kohės: "Johannes
Gini Gazulo, artium doctor, astronomus praeclarissimus (Gjon
Gjin Gazulli, doktor i shkencave dhe astronom shumė i ēmuar)
qe edhe profesor i Universitetit Al'Bo' tė Padovės.

Pal Engjėlli qe diplomat i Skėnderbeut edhe nė marrėdhėniet
komplekse e tė vėshtira me Republikėn e Venedikut. Kėtė e
dėshmon edhe njė marrėveshje e datės 13 shtator 1465, nė tė
cilėn Pal Engjėlli nėnshkruan "nė emėr tė madhnueshmit
Skėnderbe" si dhe konsultimet e shpeshta e tė herėpashershme
qė bėri Skėnderbeu me tė lidhur me marrėdhėniet me Venedikun.

Duke punuar me ngulm, menēuri e atdhetarizėm pėr njė
politkė tė jashtme sa mė aktive nė dobi tė ēėshtjes kombėtare,
Pal Engjėlli nuk harron asnjė ēast se burimi kryesor i forcės
shqiptare qėndronte nė bashkimin e popullit tė tė gjitha
krahinave nėn udhėheqjen e Skėnderbeut, nėn njė komandė
tė vetme e tė drejtė. Prandaj nė fjalimet e tij para popullit ai
mburri kurdoherė kėtė figurė kryesore tė qėndresės shqiptare.
Nė njė nga fjalimet e tij para luftėtarėve shqiptarė, sipas Marin
Barletit, Pal Engjėlli mė 1641 tha kėto fjalė pėr kryetrimin
e atdheut tonė:

"Fatbardha dhe fort tė lumtura janė ato republika, mbretėri e
shtete, qė qeverisen nga njerėzit mė tė mirė dhe mė tė ditur...
Nė kohėn e sotme ne e shohim qartė si drita, se kėtė fat e kanė
pasur Arbėrit tanė, tė cilėt qeverisen nga Skėnderbeu, i vetmi
princ aq i ditur, aq i mirė dhe kapidan i pathyeshėm..." Kėto
fjalė tregojnė konsideratėn e lartė tė Pal Engjėllit pėr
Skėnderbeun. Ata ngjallėn besimin e krenarinė e popullit
pėr kėtė figurė politike e ushtarake, pėr kėtė njeri me virtyte
tė larta, simbol i popullit tė vet.

Me autoritetin e tij kishtar Pal Engjėlli u pėrpoq tė realizojė
dhe bashkimin e koherencėn mes princėrve shqiptarė nėn
udhėheqjen e Skėnderbeut. Njė vepėr e mirė e tij ėshtė sidomos
ajo qė, me pėrpjekje e maturi, mė 1459 pajtoi mes
tyre princėrit dukagjinė me Skėnderbeun, duke shmangur
njė pėrēarje mes rradhėve tė shqiptarėve apo njė gjakderdhje
tė kotė.
Nuk ka dyshim se nė politikėn e jashtme tė shtetit arbėr,
nė shekullin XV, njė rol tė rėndėsishėm ka luajtur Imzot Pal
Engjėlli si njė i ditur, i kulturuar dhe i besuar i Skėnderbeut,
si prelat kishtar qė me autoritetin e prestigjin e tij ndikoi me
atdhetarizėm nė ngjarjet e kohės.
Ai ėshtė figura e diplomacisė shqiptare sė kėsaj periudhe qė
shėnoi njė epokė dhe diplomati i parė shqiptar qė njohim
deri tani.
Pal Engjėlli, si figurė historike, atdhetare e humaniste i
atribuohet dhe njė meritė tjetėr. Mendohet se ai ėshtė autori
i njė historie tė Skėnderbeut nė gjuhėn latine e botuar nė
Venedik mė 2 prill 1480, pra gati 30 vjet para veprės sė Marin
Barletit. Pėr herė tė parė dhe i vetmi qė e shfrytėzoi kėtė vepėr
ėshtė historiani italian G. Biemmi i cili botoi mė 1742 nė
Breshia (Brescia) "Istoria di Giorgio Scander'begh". Ai pohon
se historinė e Skėnderbeut tė vitit 1480 e gjeti nė njė
bibliotekė dhe e shfrytėzoi gjėrėsisht pėr veprėn e tij, ashtu
si dhe vepra tė tjera, si atė tė Barletit dhe tė shumė autorėve tė
huaj mbi Skėnderbeun. Vetė Biemmi na e jep titullin e kėsaj vepre,
titull tė cilin e gjeti nė fund tė librit, meqenėse fletėt e
para qenė tė grisura: eksplicit Historia Scanderbeghi, EDITA PER QUONAM
ALBANENSES..." (Kėtu merr fund Historia e Skėnderbeut, botuar prej njė
shqiptari...) Meqenėse autori mbeti
anonim, Biemmi e quajti "Antivarino" apo nė gjuhėn shqipe
"Tivaresi". Biemmi na thotė edhe se Tivaresi e shkroi
historinė e Skėnderbeut edhe mbi bazėn e dėshmive tė vėllait
tė tij, i cili shėrbeu si oficer nė gardėn e Skėndebeut. Duke
marrė parasysh kėto tė dhėna si dhe tė tjera, historiani ynė i
njohur Fan Noli, me tė drejtė mendon se ky autor anonim nuk
ka kush tė jetė tjetėr veēse Pal Engjėlli. Historiani gjerman
Franz Babinger e ndonjė tjetėr, pa u thelluar, e kanė menduar historinė
e Skėnderbeut tė vitit 1480 njė shpikje tė Biemmit, po
kjo kundėrshtohet me tė drejtė se kjo histori ka tė dhėna e
datime mė tepėr se ajo e Barletit dhe se mė vonė kėto tė dhėna
janė vėrtetuar nga dokumentacioni, se kjo histori ėshtė njė
burim i pavarur, se ajo ėshtė mė realiste e me njė vėshtrim mė
kritik se veprat e tjera dhe sė fundi, njė gjė tė tillė Biemmi nuk
kishte arsye tė bėnte. Duke arsyetuar mbi kėtė ēėshtje,
domethėnė mbi autorėsinė e veprės dhe mbi veprėn, Fan Noli bie nė
konkluzion e arsyetuar se kjo vepėr ėshtė shkruar nga
Pal Engjėlli, sepse prej njė njeriu tė ditur si ky mund tė pritej
njė vepėr e tillė, se Engjėllorėt vėrtetė kanė qėndruar nė Drisht,
po nė zotėrimin e tyre ka qėnė Tivari dhe se Pal Engjėlli,
kryepeshkopi i Durrėsit, kishte vėrtetė njė vėlla tė tij, Pjetėr
Engjėllin, oficer tė gardės sė Skėnderbeut dhe pikėrisht ai duhet
t'i ketė shėrbyer me tė dhėna tė sakta pėr luftimet kundėrosmane
e ngjarje tė tjera nga balli i pėrgatitjeve pėr luftė. Mė nė fund, duhet
tė themi se Pal Engjėlli, dhe i vėllai Pjetėr Engjėlli, vdiqėn nė
mėrgim, nė Itali dhe vepra ka mundėsi tė jetė shkruar nė
periudhėn e mergimit dhe tė jetė botuar nė Venedik, pikėrisht
aty ku bashkėvėllazėria shqiptare (Confraternitą albanese) e
asaj periudhe kishte krijuar njė vatėr tė kulturės shqiptare. Tė
kujtojmė Barletin, Biēikemin, Karpaēin e viganė tė tjerė tė
mendimit e tė artit humanist shqiptar dhe tė Rilindjes
europiane. Dy studiues tė huaj, tė mirėinformuar, tė kėsaj
periudhe e qė kanė shkruar vepra me vlerė si, Johann
Fallmerayer dhe Hof (Hoph), kanė pohuar se Lukari, analist
i mirėnjohur raguzan, nė veprėn e tij "Analet e Raguzės",
shprehet qartė se kryepeshkopi i Durrėsit ka lėnė njė vepėr
tė shkruar pėr Skėnderbeun. Ėshtė fakt se Pal Engjėlli
ka vdekur mė 1469 dhe se vepra mbi historinė e Skėnderbeut
u shtyp mė 1480, po kjo nuk pėrjashton mundėsinė qė
dorėshkrimi i tij tė jetė botuar si vepėr postume (pas vdekjes).
Pikėpyetja kryesore mbetet te vepra e Tivarasit (apo
Pal Engjėllit), qė nuk ėshtė gjetur deri sot. Nė kohėn kur u botua
kjo vepėr shtypshkrimi nė Venedik, po dhe nė mbarė botėn, ishte
nė hapat e para. Kjo nuk ėshtė e para vepėr incunabula (kėshtu
quhen veprat e botuara nga fillimi i shtypshkrimit e deri nė 1500)
qė ka humbur. Sidoqoftė ne mbėshtetemi tek studimet e thelluara
tė Fan Nolit dhe shpresojmė tė vėrtetohet njė ditė vepra dhe
autori.
Tė gjithė janė tė mendimit se prej Imzot Pal Engjėllit pritej njė
vepėr e tillė pėr Motin e Madh shqiptar dhe kryetrimin e arbėrve,
Skėnderbeun, sepse ai qe njė ndėr bashkėpunėtorėt e afėrt tė
heroit, mik, shok e bashkėmoshatar me te. Ai mė mirė se asnjė
bashkėkohės i tij, me erudicionin, me atdhetarizmin, me idetė humaniste,
mund tė shkruante kėtė vepėr nė kujtim tė atyre
ngjarjeve tė mėdha qė pėrjetoi Arbėria, njė vepėr pėr brezat qė
do vinin.

Autor i dokumentit tė parė tė shkuar nė gjuhėn shqipe,
diplomat, atdhetar, humanist i njohur, Imzot Pal Engjėlli
si bashkėpunėtor e bashkėluftėtar i Skėnderbeut pėr ēėshtjen
shqiptare ka njė vend tė merituar nė historinė religjoze e
kulturore tė atdheut.
Imzot Pal Engjėlli ka luajtur njė rol tė rėndėsishėm nė
marrėdhėniet e Shqipėrisė sė kohės sė Skėnderbeut me Papatin,
dhe konkretisht me Papėt, Nicola V (1447 - 1453) humanist i pėrmendur,
Kalisti III (1453 - 1458), Pio II (1458 - 1464) dhe
Paolo II (1464 - 1471), gjatė pontifikateve tė tyre.

Enea Silvio Piccolimini, humanist i shquar qė mė vonė u bė
Papė, e ēmoi shumė humanistin Pal Engjėlli si prelat fetar dhe humanist.
Dihet historikisht se ky Papė (Pio II) qe nisur pėr
Shqipėri pėr t'i ardhur nė ndihmė Skėnderbeut dhe kishte
ndėrmend tė kurorėzonte Heroin Kombėtar mbret tė Shqipėrisė.
Por dihet se Papa Pio II, gjatė rrugės pėr nė Shqipėri, vdiq nė
Ankonė mė 15 gusht 1464.

Bibliografia

1. M. Barleti. "Historia e Skėndėrbeut", Tiranė, 1964 (pėrkth.
prof. Stefan Prifti) fq. 395, 396, 397, 430, 467.

2. N. Jorga. "Notes et extraites per servir ą l'histoire des
croissades au XV sičcle", Bukuresht, 1915, fq. 195.

3. Fan S. Noli "Historia e Skėnderbeut", Tiranė, 1967, fq. 245,
251, 270, 120, 159, 170; George Castrioti Scanderbeg (1405-1468)
by Bishop Fan Stylian Noli Ph.D., International Universities Press,
New York, 1947.

4. Giammaria Biemmi. "Istoria di Giorgio Castrioto
Scanderbegh, Brescia, Giam. Battista Bissimo, 1742
(Biblioteka e Muzeut Shkodėr).

5. M. Barlezio "De vita et Gestis Scanderbeghi Principes,
Romae 1508 - 1510. (Biblioteka e Universitetit Shkodėr).

(Shėnim i autorit: Nė librin tim "Kontribut shqiptar nė
Rilindjen Europiane" Tiranė 1980, mungojnė humanistėt
Imzot Pal Engjėlli dhe prifti nga Drishti Dhimiter Frangu,
historian i Skenderbeut. Me botimet qė po i bėn "Phoenix"
kėtyre dy figurave, plotėsohet
edhe kuadri i kėsaj trajtese).


  Gjithsej 8 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8]
Trego 8 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.