Forumi Horizont | Gjithsej 2 faqe: [1] 2 » Trego 11 mesazhet nė njė faqe tė vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Aktualitete Ndėrkombėtare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=110)
-- Obama - Sfidat e presidentit te ri (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16582)
Obama - Sfidat e presidentit te ri
Dhe pse efektivisht merr postin ne janarin e 2009 ai tashme konsiderohet presidenti i Shteteve te Bashkuara. Do te mbahen mend keto zgjedhje jo vetem sepse caktuan fitimtar nje senator me ngjyre por dhe sepse mobilizuan gjithe Ameriken e lodhur gjate ketyre 8 viteve nen republikanet te bashkohej per nje ndryshim.
Per nje ndryshim qe nga rezultati duket te jete Obama.
Cilat do te jene sfidat e tij te ardhshme dhe prioritetet?
Do arrije dot te nisi rrugen per kapercimin e recesionit e krizes financiare qe ka perfshire Ameriken e vendet e tjera?
Do mund te gjeje gjuhen e perbashket me pjesen tjeter te botes e ti jape qytetareve te tij besimin e ti nxjerre nga ai rrethi vicioz ku i ka futur lufta ndaj terrorizmit?
Priten mendimet e juaja.
Re: Obama - Sfidat e presidentit te ri
Citim:
Po citoj ato qė tha Tulipani
Dhe pse efektivisht merr postin ne janarin e 2009 ai tashme konsiderohet presidenti i Shteteve te Bashkuara.
BARAKU ..........
PER HER TE PARE MBLODHI SHUMEN ME TE MADHE PER FUSHATEN ELEKTORALE, 900MILION USD
Nga te cilat 80% i ka marre nga lobi serb
ateher me thoni ju sfidat e ketij apo i harruAt deklaratat e tij para nje viti , se USA ka vepruar gabim me Serbine ?
vec kesaj eshte ngaterruar dhe me mafjen , dhe un besoj qe sfida kryesore e tij eshte te mbes gjalle , se me duket se do te perfundoj si Kenedy
Gento jam ne nje gjatesi vale me ju!Ne nuk kemi fuqi te bejme asgje kunder tij,por udheheqsit e popullit kosovar duhet te kundershtojne me force cdo veprim apo presion qe behet kunder sovranitetit te tyre.Goditjet e para kunder sovranitetit te Kosoves filluan me Planin 6 pikesh te Ban Ki Munit te dale nga negociatat e pipinos se Italise(kryeadministratori i UN ne Kosove) me lideret serb.Ne menyre te etheshme serbet filluan sulmet kunder sovranitetit te Kosoves pa marre akoma kolltukun presidencial keniani filo serb. Po mbas 20 Janarit?Me keto plane ata po bejne ndarjen e Kosoves.Disa mendjelehte qe fluturojne hava e nuk kane pike atdhedashurie per kombin e flamurin kuq e zi,mendojne dhe e quajne fitoren e Obames sikur te ish bere president babai i tyre.Nje qendrim i cuditshem ky.E kujt i plasi se kush eshte Baracku,kur ai eshte bythe e brek me lobin serb e kunder nje pjese te madhe te kombit tone!
O vlora. Nuk eshte se nuk jam dakord me ty une per obamen. Por nuk e di pse kam nje bindje se nuk eshte obama qe ka bere ndonje lidrship te tiji apo ndonje lob te fuqishem. Nese nuk duan anglo-saksonet nuk behesh as president e nuk ben dot as NGO ne USA.
Problemi dikur kishte ngelur te perfitimi i Rusise "avokatia per serbine". Kam pershtypjen se fare thate nuk do i ncjerrin serbet. Rusia e do nje satelit ne ballkan por kosova eshte e USA-ve te pakten per 99 vjet. Mendoj se nese SHBA e ka njohur kosoven nuk do dali obama ta prishe kete njohje. Aq me keq kur kandidate e forte per ministre e jashtme e USA eshe H. Clinton. Gjithsesi pazari eshte qe Rusia te fitoje vete dhe jo t'i jape serbise. Lobi serb? Nuk di cte them... por as nuk di te kete patur ndnjehere peshe ne USA.
Tung
Politika e jashtme e nje vendin nuk ndryshon si sot neser me ashpersi,po kerkon nje horizont kohor me te gjere.
Obama nuk e ka deklaruar vete qe do te mundohej te ndihmonte Prishtinen per integrimin ne EU dhe ne Nato?Deklarata te thena apostafat per te heshtur zerat e 100 mije shqiptareve qe popullojne New Yorkun e shtetet perreth te friksuar nga lobby serb qe ka financuar presidentin e zgjedhur.
Nga ana tjeter,nje dore e forte e organizimit te fushates demokrate e ka dhene pikerisht nje shqiptar,Ilir Zherka,ne krye te DC Vote,i cili ka ushtuar shpesh here pushtetin e tij per t'i dhene nje drejtim ceshtjes shqiptare qe nga kohet e presidentit Clinton,te pakten sipas deklaratave.
Keto jane gjera qe parapercaktohen,nuk besoj do cenohet integriteti territorial i Kosoves.
Chicago ka numrin me te madh te emigranteve serbe ne mos gaboj, (jo te emigranteve ne pergjithesi, po te atyre serbe krahasuar me grumbullimin e tyre ne shtete te tjera). Keshtu qe lobi serb e ka qendren ne Chicago ku eshte edhe qendra e Demokrateve (apo gaboj?) Kjo e ben normale presencen e tyre ne stafin e Omabes ...... po nuk besoj se i ben ata me peshe ne vendim marrjen e politikes se jashtme amerikane. Por, por ..... e kam thene dhe nje here tjeter ....... ne qofte se serbet i ofrojne mbeshtetje amerikes, shkeputje nga influenca ruse (qe me thene te drejten nuk eshte se ka qene frytdhenese se fundi) .... mos t'ju duket cudi qe politika amerikane te ndryshoje ..... . Prandaj topi mbetet ne doren e qeverise se Kosoves ...... cfare ofrojne ata?????
Citim:
Po citoj ato qė tha briseide
Politika e jashtme e nje vendin nuk ndryshon si sot neser me ashpersi,po kerkon nje horizont kohor me te gjere.
Obama nuk e ka deklaruar vete qe do te mundohej te ndihmonte Prishtinen per integrimin ne EU dhe ne Nato?Deklarata te thena apostafat per te heshtur zerat e 100 mije shqiptareve qe popullojne New Yorkun e shtetet perreth te friksuar nga lobby serb qe ka financuar presidentin e zgjedhur.
Nga ana tjeter,nje dore e forte e organizimit te fushates demokrate e ka dhene pikerisht nje shqiptar,Ilir Zherka,ne krye te DC Vote,i cili ka ushtuar shpesh here pushtetin e tij per t'i dhene nje drejtim ceshtjes shqiptare qe nga kohet e presidentit Clinton,te pakten sipas deklaratave.
Keto jane gjera qe parapercaktohen,nuk besoj do cenohet integriteti territorial i Kosoves.
G 20
Bush pret sot ne Washington vendet e industrializuara per te diskutuar krizen aktuale ekonomike. Obama nuk merr pjese por perfaqesohet nga Madlen Allbright.
Mesazhi i tij i te shtunes qe ndryshe nga paraardhesit e tij nuk do te percohet me vetem me ane te radios por dhe me ane te youtube.
Ka vene ne dukje mire problemet kryesore por ska folur per zgjidhjet. Duket sikur eshte xheloz e nuk jep asnje direktive. Pret deri sa te vije ne post e te marre masat e tij ?
Edhe pa ate(Husein Obamen) USA dhe EU do ta zgjidhinin krizen.Sot specialistet e ekonomise nuk jane me ata te viteve 29-33,por shume me te avancuar.Nga 7 u ftuan edhe 13 te tjere ,te cilet jane shtojca e sehirxhinj qe marrin udhezime e mundohen te mesojne nga skilet e vjetra te politikes dhe ekonomise boterore.
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 » Trego 11 mesazhet nė njė faqe tė vetme |
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.