Forumi Horizont Gjithsej 338 faqe: « E parė ... « 55 56 57 58 59 60 61 62 63 [64] 65 66 67 68 69 70 71 72 73 » ... E fundit »
Trego 338 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Feja krishtere (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=184)
-- A ėshtė Jezusi Zot? Bibla thotė JO! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11991)


Postuar nga Equis datė 03 Shtator 2006 - 13:13:

Jasemina,te falenderoj qe pak a shume i illustrove me disa citate nga Kurani ato qe thashe edhe une ne mesazhin e meparshem.

Vertet edhe une kam patur shume dyshime i nderuar Nik persa i perket prejardhjes hyjnore ose jo te Kuranit,por Jasemina ta shpjegoi mendoj shume qarte pse eshte e pamundur qe ne mendje njerezore te jete aq e larte dhe e zhvilluar ne shekullin e gjashte,kur njerezit jetonin akoma ne tribu dhe adhuronin demat apo lopet si perendi,kur nuk existonte as gjuha e shkruar,te pakten Muhamedi vete ka qene analfabet.

Gjithshka ne Kuran eshte e mrekullueshme,cdo fjale e tij eshte me vend dhe as nuk mund ta zevendesosh apo ta heqesh sepse ato plotesojne njera tjetren.Ne Kuran shpjegohet ne nje gjuhe hyjnore gjithshka qe ka lidhje me jeten me njerezimin,me universin me gjithshka.Thua qe shkenca nuk mund te ece perkrah fese,po pikerisht shkenca ka qene ajo qe ka faktuar fjalet e Kuranit,dhe eshte bere e mundur vetem ne saje te teknologjise se diteve te sotme.O Zot,aty flitet edhe per sistemin diellor,per levizjet e planeteve,per prejardhjen e yjeve apo me sakte (Big Bangut).Per formimin e stineve,eklipset apo ekuinokset,dhe te mendosh qe ne ate kohe njerezit mendonin qe toka ishte e rrafshet,dhe qendra e gjithesise,qe nuk mund te rrotullohet etj.Kur ndodhte eklipsi i diellit apo i henes njerezit hapnin varret duke menduar se erdhi fundi i botes,qe edhe termetet kishin nje perendi te termeteve apo tokes,qe shiu ishte perendi me vete.Njerezit ishin te zhytur ne nje injorance totale te tmerrshme,dhe nuk mund te shkruanin nje liber aq te mrekullueshem qe sot e kesaj dite eshte teper i veshtire per t'u kuptuar apo interpretuar qarte dhe korrektesisht.Jam i bindur ne prejardhjen hyjnore te kuranit sepse jo vetem eshte i sakte apo i dobishem nga ana morale dhe filozofike ne mesimet e tij,por edhe sepse mund te faktohet apo verifikohet cdo fjale qe ka lidhje me shkencen qofte edhe shkencerisht.
Vetem ne mesin e shekullit te 19 Darvini solli teorine e tij prejardhja e specieve,gje qe ne kuran ka qene e shkruar 13 shekuj me pare.dhe jo vetem eshte shpjeguar gjithshka por edhe ka parashikuar teorine e Darvinit,dhe i kundervihet asaj ne disa pika te rendesishme.Darvini eshte materialist qe nuk mund te shpjegoje pse jeta eshte kaq e mrekullueshme,pse nuk ka asnje specie te njejte ne toke,per lidhjet e kafsheve,ligjet e natyres ne čpergjithse.Ai ne pamundesi per te shpjeguar kete mrekulli i jep nje gjykim siperfaqesor qe eshte sipas tij instikti.
Kurani qendron me lart se cdo mendje njerezore qofte dhe gjeni i diteve tona,pra nese nuk eshte hyjnor por i shkruajtur nga nje njeri,atehere ky njeri ka qene i frymezuar nga shpirti i shenjte ose nje fuqi teper e larte dhe e mrekullueshme qe ka mundur te shkruaje kete liber.
Besoj se e njejta gje ka ndodhur ede me biblen cifute,apo shkrimet e shenjta budiste,qe kane nje filozofi te jashtezakonshme,aktuale, dhe ta mendosh qe jane krijuar 3 mije vjet me pare.

Bibla dhiata e re e kKrishtere mund te kete frymezim hyjnor,nuk e mohoj,por interpretimi qe i behet asaj,ndryshimet qe i jane bere ne shekuj jane te gabuara dhe njerezore.

Lost soul,ai vizatimi grafik per trinine e shenjte eshte nje absurditet me vete


Father is not the son, is not Holy spirit,but each of them is God.

sipas teje qenkan tre zota,sepse nese nuk jane te njejte me njeri tjetrin.Por pastaj jane te njejte sepse qenkan Zoti pra i njejti person.Ckuptim ka kjo?Jane apo nuk jane i njejti person pra Zoti,apo jane tre Zota te ndryshem?Cfare llogjike qenka kjo?


sipas teje:
A nuk eshte = B
A nuk eshte = C
A = X= 3


B nuke eshte = A
B nuk eshte = C
B = x=3

C nuk eshte = A
c NUK ESHTE = B
C = X=3

Pra A =X,B=X,C=X pra = 3.qe i bie qe a=b=c=X=3 por gjithashtu A nuk eshte = B Nuk eshte = C te cilat jane te = x (3),i bie qe as njera nuk eshte e barabarte me Xnese jane te ndryshme nga njera tjetra.Ckuptim ka kjo?

ose 2 nuk eshte = 3
2 nuk eshte =4
2 = X por 3 = x dhe 4 = x,pra 2 =4=3 sipas teje.Nuk di se cfare shembulli tjeter te japper te shpjeguar absurditetin e asaj pikture apo shpjegimi qe na dhe.Tamam sic e tha dikush tjeter qe Gomari fluturon dhe se duhet t'i besoj kesaj pa e vene ne dyshim.

E sakte do te ishte:


Perendia



Profeti



Njeriu


Perendia eshte nje dhe e vetme qe ka krijuar beselidhje me njeriun dhe menyra per te komunikuar me perendine eshte profeti,si nje ure qe bashkon brigjet e nje lumi.

Profeti nuk mund te jete perendi. Pra Krishti nuk mund te jete Perendi.


  Gjithsej 338 faqe: « E parė ... « 55 56 57 58 59 60 61 62 63 [64] 65 66 67 68 69 70 71 72 73 » ... E fundit »
Trego 338 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.