Forumi Horizont | Gjithsej 10 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 » Trego 97 mesazhet nė njė faqe tė vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shqiperia, traditat kulturore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=114)
-- Le te flasim pak per flamurin!!! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10275)
ju uroj per temen qe eshte vertete interesante qe te dime me shume rreth simbolit tone. une e kam nji shpjegim sipas gojedhenave e sa eshte i sakte nuk e di. thuhej dikur se ne (te paret tane) e kishin pas FLAMURIN e bardhe i cili simbolizonte paqen, por nga pushtimi i nji pas njishim i trojeve tona deshen sdeshen u rrasen ne lufte me popuj te tjere te cilet kerkonin pushtimin e vendit tone. thuhet se flamurtari (luftetari i cili mbante FLAMURIN) ishte vrare ne nje beteje dhe nuk i ishte marre FLAMURI nga gjoksi, dhe pas disa kohesh ate e hajne shqiponjat dhe qe nga ajo kohe vendosen te benin FLAMURIN kuq e zi qe qe simbolizon gjakun e derdhur dhe shqiponjen. e perse eshte me dy koka une do te thoja me mire te ishte me nji koke se mbase do te ishin gjitha trojet shqiptare NJE dhe vetem NJE. ju uroj gjithe te mirat. shpresoj qe ta thote dikush te verteten ne forum.
nuk eshte aspak i hapur per diskutim fakti historik se shqiponja me dy kre qe ndodhet dhe ne flamurin tone eshte nje nga simbolet me te vjetra qe njihen ne historine e emblemave te perdorura nga njerezimi.ketu behet fjale per me shume se 2000 vjet para krishtit dhe kjo gje eshte e faktuar nga arkeologjia.rrjedhimisht,te gjithe ne mund ta kuptojme fare mire se kjo kohe kaq e gjate ka pasur influencen e vet mbi aspektet e ndryshme te ketij simboli,por nje nga pikat me te sigurta eshte ideja se ky eshte nje simbol pagan i cili pasqyron ekzistencen e mashmangshme te shumellojshmerise se gjerave,(perfshire ketu dhe ate te mendimeve),por njekohesisht dhe nevojshmerine per unifikim ne nje trup te vetem te ketyre "diferencave".
si e tille,mendoj se jo me kot eshte zgjedhur dhe ky simbol,perderisa neve shqiptareve gjithmone na ka karakterizuar tendenca per te vepruar ne baze te kokefortsis sone individuale.por ajo qe ne duhet te kuptojme,eshte se ne duhet te bashkohemi ne nje trup te vetem,ne nje organizem solid,ne menyre qe te gezoje sa me shume efikasitet ne kryerjen e veprimeve tona te ndryshme.prandaj nuk ka mesazh me kuptimplote se sa vete ky simbol.nje mesazh qe predikon shumellojshmerine por dhe bashkimin njekohesisht!ky eshte simboli shqipetareve!
Citim:
Po citoj ato qė tha neder

flamuri!
Ju pershendes te gjitheve! Persa i perket flamurit shqiptar do te shtoja dicka. Shqiponja dykrenare ekzistonte si emblem e familjes se Gjergj Arianitit (komnini), i cili ishte pasardhes i komninit te famshem komandant i ushtris bizantine me origjine shqiptare. Persa i perket ktij te fundit, mbahet mend ne histori si > (bullgarevrasesi)! Kur ushtria bizante luftone me bullgaret per zoterimin e greqise veriore diku nga shekulli i 13-te, strategu famekeq Komnin e shpartalloi ushtrine bullgare dhe te gjithe roberit i qorroi duke lene vetem nje ne 1000 rober me nje sy per ti treguar rrugen te tjereve qe i la te ktheheshin mbrapa. Kur ai vinte ne luft, flamurin e bizantit, shqiponjen dy krenare ne sfond te verdh e kthente sfond te kuq, ne ngjyen e gjakut, gje qe ndikonte ne psikologjine e amikut. Duhet theksuar qe ky strateg shqiptar ne ushtrine bizante ishte shum i zoti si dhe shume strateg te tjere shqiptar ne ushtrine bizante. Ai mbajti si emblem te familjes se tij flamurin bizant te luftes ( me sfond te kuq ) te cilin e trasheguan me radhe pasardhesit tij deri tek GJergj Arianiti (Komnini), i cili e froi si simbol ne lidhjen e princerve shqiptar kunder turqeve me ne krye Skenderbeun. Skenderbeu e pranoi kete emblem si flamur per te forcuar dhe lidhjet midis shqiptareve jugor me ata verior.
Re: Le te flasim pak per flamurin!!!
I lexova pak a shume te gjitha versionet mbi flamurin tone kombetar dhe nga e ka origjinen shqiponja dykrenare.Pak a shume jane te gjitha te pranueshme dhe kane vite qe qarkullojne si ide. Eshte e vertete qe shqiponja njihet si simbol i pushtetit dhe perandoret romake e kishin si simbol te dinjitetit te tyre,bile nje gjeneral romak ,ai qe mundi hanibalin quhej pikerisht SKIPION( mos valle ka ndonje lidhje me shqiponjen tone ky emer).Zyrtarisht shqiponja dykrenare njihet si flamur bizantin qe simbolizon perandorine romake te ndare nga trungu ne dy pjese ( perendimin dhe lindjen) dhe si rrjedhim historia sjell historine deri te Gjergj Kastrioti qe na paska huazuar flamurin nga bizanti.Por Skenderbeu yne ishte luftetar i ashper por ishte dhe me kulture ( fliste te pakten latinisht ,greqisht,sllavisht ) ai kishte njohuri se kujt fis i perkiste dhe nga e kishte prejardhjen ky popull.Ai e dinte qe ishte sternip i Pirros me nam dhe Arbrit ishin gjak ajakidesh( nga Ajaku ose Eaku qe rrjedhin Peleu ,Akili, Neoptolemi, Aleksanser Malasi,Aleksandri i madh,Pirro i Epirit.Gjergj kastrioti e dinte qe Pirros i flisnin shqiponje , e dinte qe Pirrua ishte nga fisi i Malesve qe kontrollonte Orakullin e Zotit(Zeusit) te Dodones Pellazge dhe simboli kryesor i Dodones , kryeqendres pellazgjike ishte SHQIPONJA ME RRUFETE E ZEUSIT NE KTHETRA. Si per te konfirmuar keto qe thashe me lart, ne Orikum( Oriku i vjeter ,qytet Epiriot) te rrethit te Vlores ,eshte gjetur simboli i SHQIPONJES SE ZEZE ME DY KOKA NE SFOND TE KUQ DHE ME RRUFETE E ZEUSIT NE KTHETRA.Nga ta kemi marre flamurin valle nga Bizanti apo nga Dodona.?Sikur edhe po ta kishim marre nga Bizanti flamurin prape njesoj do te ishte pasi si Bizanti ashtu edhe Roma e huazuan kete simbol nga Dodona e shenjte nga kryeqendra e divave pellazge.
Kush eshte me e vjeter Dodona apo bizanti?
Ku ka qene Dodona?
kontinenti me gjithe mend nuk e di se kush eshte dhe ku eshte Dodona?Apo tallesh per sport.
Ne asnje menyre nuk po tallem....pse duhet te tallem?
Se pari po te vendos dhe ca vargje te Naimit ketu qe mos te me quajne si shpifes, sic eshte zakoni me disa.
Thot' Herodoti,
Nė Tomor zoti
Shtėpi qėmoti
Kishte Dhodhonė
Eshtė m'e vjetėr
Ngaha ēdo tjetėr,
Shumė mė tepėr,
Kjo gjuha jonė.
Naim Frasheri
Citim:
Po citoj ato qė tha kontinenti
Ne asnje menyre nuk po tallem....pse duhet te tallem?
Se pari po te vendos dhe ca vargje te Naimit ketu qe mos te me quajne si shpifes, sic eshte zakoni me disa.
Thot' Herodoti,
Nė Tomor zoti
Shtėpi qėmoti
Kishte Dhodhonė
Eshtė m'e vjetėr
Ngaha ēdo tjetėr,
Shumė mė tepėr,
Kjo gjuha jonė.
Naim Frasheri
Teme e bukur kjo.
Ja pra edhe njehere po bindem se historia eshte nje seri te vertetash te modifikuara. Te modifikuara ne menyre te tille, qe ne te gjitheve te na pelqeje historia, dhe te biem dakort se si duhet bere modifikimi.
Se si qysh dhe tek as une sikur edhe ju nuk e kam idene e prejardhjes se flamurit.
Por persa i perket ngritjes se flamurit ne Vlore, kam pershtypjen se nuk eshte thene asnjehere e verteta. Se pse nuk e di.
Versionet jane nga me te ndryshmet. Spekullimet akoma me te medha.
Citim:
Po citoj ato qė tha Isra
ndersa une e di qe flamuri u be me dy koka shqipponje pas shpalljes se pavaresise ne 1912 ne Vlore.
Pasi skenderbeu e kishte shpallur po ne kete dite ne 1444 (ne mos gabohem)atehere ndodhi dhe nentori i dyte ndaj flamuri u be me 2 koka shqiponje ne 1912.
Ndersa fusha e kuqe, gjaku i derdhur.
Ky ishte versioni qe na shpjegonin ne tetevjecare
Gjithsej 10 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 » Trego 97 mesazhet nė njė faqe tė vetme |
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.