Forumi Horizont Gjithsej 38 faqe: « E parė ... « 23 24 25 26 27 28 29 30 31 [32] 33 34 35 36 37 38 »
Trego 38 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- truri, semundjet e tij dhe te rejat e fundit rreth tyre (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11654)


Postuar nga NS-6 datė 02 Qershor 2007 - 00:07:

semundja e parkinsonit (5)

Rezultatet e para tek pak paziente treguan permirsime dhe se PET (positron emitting tomography) kishte treguar nje permirsim te dobet te marrjes se dopamines nga ato zona por keto rezultate jane vendosur ne dyshim nga nje trial i koheve te fundit qe nuk ka treguar ndonje permirsim krahasuar me nje placebo. Por do te ishte mire qe kerkimet te vazhdojne mbi kete terapi sepse edhe ilace te tjera si levodopa kane hasur te njejtat probleme ne fillim por sot jane ilacet kryesore per kurimin e parkinsonit (1).
Per GDNF, po provohet edhe metoda e terapise gjenike, me shpresen qe gjeni do jape prodhime te mjaftueshme. Gjeni eshte futur ne nje lentivirus, i cili mund ta trasferoje ne brendesi te qelizave dopaminergjike te berthames striatale. Rezultatet? Esperimenti i kryer ne 4 majmune tregoi rezultate te mrekullueshme ku problemet motore uleshin ne menyre te rendesishme dhe se nje injektim i ri i MPTP nuk shkaktonte ndryshime. Duke u bazuar ne keto rezultate, atehere u kerkua te futej neurturina, nje tjeter proteine e grupit te GDNF. Eksperimentet jane ne faze preklinike dhe eshte ne program eksperimentimi mbi njerez.

Metode tjeter eshte ajo e futjes se gjenit te proteines dekarboksilazi qe merr pjese ne prodhimin e dopamines dhe qe shton prodhimin e dopamines. Se shpejti do fillojne provat mbi paciente.

Diku tjeter ndiqet e njejta menyre por me nje drejtim tjeter: te perdoret terapija gjenike per te fikur zonat qe hiperaktivizohen kur sasia e dopamines ulet (duhet te kujtoj qe dopamina bllokonte neurone te acetilkolines dhe nje ulje e saj eshte edhe shkaktare qe keto neurone te riaktivizohen dhe jane pikerisht keto qe shkaktojne dridhjet). Eksperimentimet tek njeriu do fillojne se shpejti dhe parashikojne futjen ne ane te viruseve te gjenit te dekarboksilazit te acidit glutamik, nje enzime baze per prodhimin e GABAs nje neurotrasmetues bllokues, me shpresen qe ky te bllokoje ato qeliza dhe te ule levizjen tipike te parkinsonit.

Tjeter mundesi eshte ajo e qelizave staminali per te zevendesuar ato te vdekurat por qe hap shume debate sepse qelizat merren nga embrione me pak dite jete dhe perdorimi i tyre akoma nuk eshte i qarte. Te marresh qeliza staminali nga te rriturit paraqitet me me pak probleme nga ana bioetike por me shume nga ana funskionale sepse eshte shume e veshtire te punohet me to. Keshtu qe nuk dihet akoma nese trapianti qelizor do jete nje terapi e mundshme ne te ardhmen. Rezultatet e deritamishme kane treguar qe me dhjetra mijera neurone jetojne pas trapiantit por kane pasur shume efekte kolaterale dhe permirsimet kane qene modeste (2).
Metoda e fundit eshte ajo e stimulimit cerebral te thelle duke derguar stimuj elektrik.

Ka akoma shume per te kuptuar rreth kesaj semundjeje por gjetjet e fundit i kane hapur rruge kerkimeve dhe terapive te reja per kete semundje.

Referencat:
-Andres M. Lozano, Suneil K.Kalia “Horizonte te reja per kurimin e parkinsonit”,faqa 70-77, revista “Le scienze” ,numri i tetorit 2005.
- “Principet e Biokimise” (Lehningher)
- “Farmakologjia Mjeksore” (Ritten-Dale)

(1) levodopa-ilaci baze per parkinsonin (Cod. A 08072006)
(2) qeliza staminale per parkinsonin? (Cod. A 26062006)


  Gjithsej 38 faqe: « E parė ... « 23 24 25 26 27 28 29 30 31 [32] 33 34 35 36 37 38 »
Trego 38 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.