Forumi Horizont Gjithsej 18 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »
Trego 18 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Analiza (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=291)
-- Viti Orvellian i Ismail Kadaresė (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14546)


Postuar nga tolstoy86 datė 21 Shtator 2007 - 13:47:

Ishpo, shko qetesohu pak se nuk e ke kadarene babe.

Thenje kaq te bukur te Nje GJENIU (te paqes, te tolerances,te te qenit njeri..) si Krishti te cilin e njeh gjith bota (packa se nobel nuk i kan dhene akoma..), nuk mund te lidhej ne menyre me qesharake se kaq, me gabueshmerite 'njerezore' te Gjeniut Kadare.. Dipende tamorsha, tutto dipende.. Keto gabime per te cilat behet fjale ne keto shkrime, e sa akuza te tjera, per te cilat kadareja nuk ka pas me cte mbrohet vec idiotllikut te ca tifozave te marre, jane 'kafsherore'.. I pe akuzat lale? po ti perseris:
Anti-semitizem, anti-gegerizem, anti-islamizem.. ka edhe te tjera..
Po pate mundesi pergjigju me keto, psh me thuaj 'ky zoteria ka shpifur, ne kete faqe te permendur nuk ekziston nje gje e tille'

Kur te jemi ne tema te letersise, me deshire do shpreh mendimet e mia per talentin e madh te Kadarese, te supermagnifikuar nga pushteti i kohes, nga miqt e tij franceze qe permenden ne kete shkrim, nga breza te djegur qe kerkonin nje idhull apo edhe nga pamundesia per te zgjedhur shume.

Na kenaqet me nobelin, eshte gjithcka politike, aq e veshtire qenka per tu kuptuar.. Vlereso po deshe edhe pershkrimet interesante qe bejn Fatmir Koci e Mustafa Nanoja, edhe ato jane vleresu nga juri evvvrropiane..

Gjenine e tij, e diskutojm ke letersia e papolitizuar (zor te gjesh ne fakt te kadareja), ketu po diskutojm deshiren e tij per tu be simbol kombetar dhe sa ia vlen te jete i tille. I cilit komb esht nje simbol i tille, i budallanjve qe i genje cmimi 'Nobel'? Gjenine e tij shko tregoja cunit te Sarandaebukur. Si njeri, gjithnje e me shume po bindem ke gjenia e tij shpirtfelliqesi..

Kush mbet pa modele, pa idhuj po te dale hapur (fare) felliqesia e Kadarese, mund te gjeje te tjere. nqs na duhen sezben shqipetare te famshem, te kerkojm ne kujtimet e letrat e Nenterezes, kam degju se ndodhen edhe vende ku permend se ka origjine shqipetare.. Mund te rremoni thelle Napoleonin, thone qe ushtaret e tij e degjoshin te shante ne nje gjuhe qe nuk e kuptonin me fjalet 'te q...nenen'..me shume mundesi ka qene shqipetar, dhe se paku ka luftu me shpate te zhveshur....

Shkrimi mu duk interesant, ndaj e solla, jo te merrem me habine e 'marrezive ballkanike' te ndonjerit qe per mua esht i shkundur fare. nuk shkruajm per ti tregu njeri tjetrit se cmendojm ne lidhje me ta. (po sigurisht, ma merr mendja se pjesa derrmuese e 'njerezve', kur degjojne felliqesite e kadarese, nuk u vjen te thone:'secili prej nesh jemi mekatare, por sa nga ne jane gjeni letersie??'!!!!!!!!!!)

Ishalla e fiton Nobelin, do me behet qejfi shume. Po te ishte per fushatat e 'ethshme' qe behen ne Shqiperi, e per rendesine qe u jep komisioni qe jep cmimin Nobel, Kadareja do e kishte marre Nobelin edhe per Kimi.. Rri i qete, se sna ve kush veshin, thjesht 'po bejm ca muhabet' per nje 'dhi te zgjebosur' qe nuk rri te fronin e tij te shenjte, por 'con bishtin' here pas here e kujto se i behet vone te gjithe shqipetareve per pordhet qe leshon.

tani, per te mos u largu nga tema:::::::::



Marre nga www.gazetastart.com



Viti Orvellian i Ismail Kadaresė

Nga Olsi Jazexhi


Viti 1985 ka qenė njė nga vitet mė tė zymtė pėr komunistėt shqiptarė. Nė kėtė vit kur Shqipėria humbi ‘Vėllain e Madh,’ ministri i vetėshpallur i Ministrisė sė tė Vėrtetės pranė Republikės Popullore Socialiste tė Shqipėrisė, Ismail Kadareja, shkroi romanin ‘Viti i mbrapshtė’. Kush e ka lexuar romanin ‘1984’ tė George Orvellit e ka pak a shumė parasysh se cili ėshtė misioni i Ministrisė sė tė Vėrtetės nė shtetin e ANGLOSOC-it. Funksioni kryesor i kėsaj ministrie ishte rikrijimi i tė shkuarės duke e furnizuar popullin me gazeta, filma, libra shkollorė, programe televizive, drama, letėrsi ose argėtim pėr tė krijuar njė tė vėrtetė fiksionale, tė cilėn populli duhej ta pranonte si tė vėrtetė. Nė shtetin e Anglosocit, ‘Vėllai i Madh’ paraqitej si udhėheqės dhe mbrojtės i Revolucionit qysh prej fillimit tė kohės. Ama pėrveē kėtij, punėtorėve tė Ministrisė sė Vėrtetės ju duhej qė herė pas here tė shpiknin edhe heronjė tė tjerė, siē ishte pėr shembull rasti i shokut Ogliv, i cili vdes nė betejė nė rrethana heroike duke mbrojtur Anglosocin, dhe legjitimizuar kėshtu njė vijimėsi ideologjike tė betejės mesianike tė ‘Vėllait tė Madh’ nė mbrojtje tė vatanit.

Unė nuk jam i sigurtė nėse Ismail Kadareja e ka pat lexuar romanin ‘1984’, nė vitin 1985, kur edhe shkroi romanin ‘Viti i mbrapshtė.’ Por skenat e romanit ‘Viti i mbrapshtė’ qė mua m’u desh tė rilexoj kėto ditė, i ngjajnė pak a shumė pėrrallave tė romanin orvellian ‘1984’. Fakti qė mė shtyu ta rilexoj romanin ‘Viti i mbrapshtė,’ pėr tė cilin kam shkruar edhe mė parė, ishte njė konferencė shtypi qė Ismail Kadareja bėri me regjizorin franko-shqiptar, Fatmir Koēi para disa kohesh nė Tiranė. Fatmiri qė ka siguruar njė shumė tė madhe parashė nga kompania Ciné-Sud Promotion nė Francė dhe disa organizma tė tjerė nė Gjermani dhe Belgjikė, duke patur edhe Kadarenė nė krah, njoftonte nė media nė mėnyrė triumfaliste se planifikon tė bėj njė film i mbėshtetur mbi romanin ‘Viti i mbrapshtė’. Filmi do tė quhej ‘Viti i Kometės’. Nga sa kuptova nga disa faqe tė internetit kompania Cine-Sud ėshtė njė nga ato shtėpi botuese zhgarravina tė Francės qė prodhojnė filma propagandistikė pėr vendet ku Franca ka bėrė historikisht pisllėqe dhe tani mundohet tė ruaj influencėn e saj. Kėshtu disa nga prodhimet kryesore tė kėsaj kompanie ishin edhe filmi "Tirana Year Zero" ( prodhim franko/shqiptar drejtuar nga Fatmir Koci), filmi "Rashida" (prodhim franko/algjerian drejtuar nga Yamina Bashir), filmi boshnjak "Fuse" etj.

Duke ju kthyer romanit ‘Viti i mbrapshtė’ tė Ismail Kadaresė, fiksioni i tij nis me ngjarjen e kalimit tė Kometės Halley pranė tokės nė fillim tė shekullit tė XX-tė. Por edhe pse Kometa Halley ka kaluar nė 1910, Kadareja problemin e saj e lidh me vitet 1913 – 1914, kohė kur habsburgėt dhe italianėt, duke marrė shkas nga dobėsimi i Perandorisė Osmane, duan qė tė bashkojnė dy krahinat osmane tė Gegėrisė dhe Toskėrisė dhe me ato formojnė njė shtet tė ri. Por pėrkundėr fakteve historike tė asaj kohe, Kadareja, siē ndodh rėndom nė romanet e realizmit socialist, kėrkon qė nė kėtė aksident historik ku dy fuqi tė mėdhaja ndėrtojnė njė shtet tip Ruritania – kėrkon qė tė gjejė armiqtė, miqtė, tė mirėt dhe kėqijtė e vendit. Duke qenė se tamam si nė romanin ‘1984’ historia dhe arti duhet tė shėrbejnė pėr tė legjitimizuar sundimin e Vėllait tė Madh, edhe nė rastin konkret, shkrimtari, historinė e vitit 1914 e projekton nė tė tashmen, pėr tė legjitimuar nė vitin 1985 sundimin e Vėllait tė Madh dhe klanit tė tij nga Gjirokastra, ndėrsa nė ripunimet e mėvonshme, vazhdimin e sundimit post-komunistėve nė Shqipėri.

Shqipėria e viteve 1914 ka qėnė njė fushėbeteje, ku si nė tė gjithė Evropėn kacafyten turlifarė ushtrishė. Asnjė bir nėne qė jetonte nė kėtė copė tokė qė prej qindra vitesh, nuk e dinte se ēka do tė bėnin habsburgėt dhe italianėt me dy krahinat e pushtuara turke tė Adriatikut. Agjenturat frėnge, serbe, ruse, austriake, greke, italiane dhe trupat e tyre qė lėvrinin nė Shqipėri nė kėtė kohė kishin ngritur banda e mercenarė kudo. Pėr personat qė janė profesionistė nė histori e dinė shumė mirė qė shumica e banorėve qė jetonin nė Shqipėrinė e kėsaj kohe dhe ishin myslimanė, veten e tyre e shihnin ende si shtetas tė Perandorisė Osmane, pasi siē Ernest Gellneri do ta kishte pėrkufizuar, koncepti i kombit dhe Shqipėrisė sipas aksiomave nacional-komuniste nuk ishte shpikur ende.

Megjithatė, ashtu si nė shtetin orvellian, edhe kėtu, Ismail Kadareja pretendon qė kombi real-socialist ishte njėsi politiko – historiko – gjeografike e mirėditur dhe ata qė mendojnė ndryshe janė armiq. Duke dashur qė tė pėrdorė tė shkuarėn pėr tė legjitimuar tė tashmen, nė Shqipėrinė e vitit 1914 Kadareja prodhon edhe protoherojtė e saj, tė cilėt ashtu si shoku Ogliv nė romanin ‘1984’ janė gati tė vdesin dhe luftojnė pėr tu pėrkujtuar me madhėshti mė pas nė fjalimet e Vėllait tė Madh.

Duke qenė se vetė Kadareja por edhe Vėllai i tij i Madh, Enver Hoxha, janė qė tė dy jugorė - gjirokastritė, nė roman, herojtė qė autori krijon pėr Shqipėrinė, lokalizohen nė Jug tė vendit. Tamam si nė shtetin Orvellian, autori ėshtė i kujdesshėm tė shpikė njė gjuhė tė re dhe patriotike per vatanin socialist ku herojtė nga Toskėria duhet tė kenė tė gjithė emra kuptimplotė dhe politikisht korrekt me emrat qė Partia e Punės kėrkonte qė shqiptarėt nė Epokėn e Realizmit Socialist tė mbajnė. Herojtė e ‘Vitit tė mbrapshtė’ kanė tė gjithė emra politikisht tė pastėr nga ‘barbarizmat turke – orientale’ dhe pak a shumė pėrmbajnė kombinacione emrash qė ose lidhen me viset trimėrore tė komunistėve tė jugut gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, ose kanė kombinacione emrash herojshė ortodoksė, vllehė dhe bektashianė qė luftuan nė krah tė shokut Enver, apo qė partia i shpalli heronjė tė kombit.

Herojtė e romanit ‘Viti i mbrapshtė’ quhen Shestan Verdha, Alush Gjata, Doskė Mokrari, Tod Allamani, Xhemal Lufta, Hysmė Shteti, Nase Shmili, Arif Skamja, Cute Bėnja, Llaz Mandili, Gjergjan Vaja, Aleks Belshi, Prift Stiliani dhe Andre Kosturi. Herojtė nisin udhėtimin e tyre legjendar nga jugu i Shqipėrisė. Ata e njohin mirė situatėn politike nė vend, dhe me njė pjekuri patriotike formėsojnė trupėn e tyre atdhetare tė njohur si ‘forca mokrare’ dhe nėn udhėheqjen e Shestan Verdhės nisin marshin pėr tė mbrojtur Shqipėrinė. Rrugės drejt veriut tė Shqipėrisė, luftėtarėt mokrarė i prźt populli. Si nė filmin ‘Nėndori i Dytė’, nė vendin e quajtur Shtatė Krojet psh. gratė e katundit i dhurojnė Shestanit njė flamur kombėtar tė qėndisur me dorėn e tyre. Rrugės, herojtė e romanit takohen me turlifarė njerėzish, ndėrmjet tė cilėve edhe me trupat franceze tė cilat Kadareja nė ribotimin e librit nė 2003 – pasi ėshtė bėrė shtetas francez – i trajton si njerėz qė i deshėn tė mirėn Shqipėrisė, por qė nuk u morrėn dot vesh me ‘forcėn mokrare’ si pasojė e moskuptimit nė komunikim. Me gjithė peripecitė e rrugės, autori e mbyll pėrshkimin e udhėtimit tė mokrarėve drejt bėrjes sė Shqipėrisė me njė lutje nga prifti ortodoks Stiliani, i cili murmuriste ‘Zot mbroje Shqipėrinė’.

Ndėrsa toskėt janė herojtė e ‘Vitit tė mbrapshtė’, nė anėn tjetėr hasmit e kombit Kadareja i projekton nė Shqipėrinė e Mesme dhe veriore, apo pak a shumė nė Gegėri. Urrejtja dhe racizmi anti-gegė i Ismail Kadaresė tė cilin ai e ka treguar edhe nė njė intervistė dhėnė ditores sė Tiranės «Shekulli», nė 3 korrik 2006, kur tiranasit i quan ‘kolonė turq’, lexohet qė nė fillim tė librit. Kadareja e pėrshkruan Shqipėrinė e Mesme dhe veriun e Shqipėrisė si njė vend tė egėr ku rrojnė kafshė dhe jo njerėz. Njė krahasim kaq tė egėr dhe racist kundėr gegėve unė kam mundur tė gjej vetėm te njerėzit e egjėr, skithėt e Rusisė, nė Rihlėn e Ibn Fadlanit, tė portretizuar nė filmin ‘Luftėtari i Trembėdhjetė’ ku rusėt shfaqen si kanibalė qė udhėhiqen nga njė burrė qė i duket vetja se ėshtė ari. Pak a shumė tė njėjtin trajtim merr edhe Gegėria e Ismail Kadaresė e cila jo vetėm se ėshtė anti-shqiptare dhe filo-turke, por sundohet edhe nga disa njerėz gjysėm bishė:
… nė pyjet e Mamurrasit zdėrhalleshin bandat e Tur Kusarit, dhe mė tej ushtria veriore me tirq tė zinj e Uk Bajraktarit… ndėrsa bandat myslimane tė Esad Pashės qė kėrkonin rikthim te Turqia, vinin vėrdallė nė Shqipėrinė e Mesme nėn zhurmėn e lodėrtive, britmave ‘Dum Babėn’… dhe duke kėnduar si nė dergjė kėngė tė zymta:

Pėr xhenet u nisėm, sosėm nė xhehenem
Shqipėri moj kuēkė, ē’na bėre verem (fq. 12)

Pėr Kadarenė, nė Gegėri rrojnė disa lloje kafshėsh tė egra me dy kėmbė tė cilat jo vetėm qė nuk duan kombin, por janė edhe tė degraduar moralisht. Gegėt tė cilėt rrojnė nė ish-vilajetet myslymane, Kadareja i ndan nė disa derexhe, ku mė tė poshtrit e tyre duken qė janė islamikėt. Kėta udhėhiqen nga dy komandantė kryesorė, Esad Pasha dhe Haxhi Qamili. Kėta gegė qė Kadareja i ngjyros si armiq tė qytetėrimit janė tė pakuptueshėm nga ushtritė evropjane dhe kapter Vilhelm Vidi, princi kukull qė austriakėt i vunė Shqipėrisė.

Pėr Kadarenė, pushtuesit evropianė tė vitit 1914 nuk duket se janė nė Shqipėri pėr tė copėtuar atė, por pėrkundrazi pėr ta qytetėruar. Ama evropjanėt qė pėrballen me njė popull egėrsirash qė janė muslimanėt shqiptarė, kanė probleme me tė kuptuarit e gegėve qė kanė emra UK (Ujk), Tuē, Kus Baba, Tur Kusar etj. Njė rast moskuptimi Kadareja pėrmend psh. kur esadistėt fanatikė qė austriakėt duan ti rrethojnė, shpėtojnė pasi austriakėt kujtojnė se ka ardhur muaji i Ramazanit, ndėrsa esadistėt qė e kuptojnė moskuptimin e muajve islamė nga austriakėt, brohorasin duke thėnė:

Allahu na shpėtoi.

Njė nga faktorėt kryesorė nėpėrmjet tė cilit Kadareja justifikon barbarizmin e gegėve ėshtė vetė feja e tyre, islami. Ndėrsa nė roman autori tė krishterėt, tė bardhėt, evropjanėt, francezėt, prift Stilianin dhe priftin franēeskan Vinēens Marku i tregon si tė qytetėruar dhe human, myslymanėt qė rrojnė nėpėr ish-vilajetet myslymane, hoxhallarėt dhe dervishėt i tregon si hasmit e qytetėrimit qė kanė ēuar gegėt nė barbari. Anti-myslymanizmi proverbial qė shkrimtari franko-shqiptar Kadare ka shprehur edhe mė vonė nė librin nga Nėntori nė Nėntor, rrėfehet edhe nė kėtė roman si sėmundja kryesore e anti-qytetėrimorisė tė shqiptarėve. Islamikėt gegė nė roman tregohet qė arrinin tė konfuzojnė edhe vetė evropjanėt, tė cilėt edhe pse kishin futur spiunė tė shumtė nė mesin e tyre, e kishin tė vėshtirė tė parashikonin lėvizjet e myslymanėve esadistėve, pasi kėta nuk vepronin sipas ndonjė plani tė fshehtė, por sipas ftesave:

Qė baballarėt e teqeve u bėnin shefave… nga spicat e myftiut tė Tiranės… e sidomos nga fallet e Hanēe Hamdije Pezė e Madhe, njė fatthėnėse e re muslimane e cila kishte parashikuar se Shqipėria… do tė mblidhej kruspull e bėhej sa njė portokall. (fq. 47)

Pėr tė kuptuar sjelljen e gegėve barbarė, nė romanin e Kadaresė vuan edhe vetė princ Vidi i cili kishte qėndruar njė natė pa gjumė pėr tė kuptuar ‘pse Haxhi Qamili qė shkonte gjak e lak si me Esad Pashėn, si me serbėt nuk bashkohej me tė.’ Por mė fund princ Vidi e kupton qė kryetiranasi Haxhi Qamil ishte njė i ikur nga ēmendia (fq. 50). Pashpjegueshmėrinė e gegėve, Kadareja e projekton edhe nė sjelljet e ushtrive tirqzeza veriore tė Uk Bajraktarit. Evropjanėt ashtu si vikingėt nė filmin ‘Luftėtari i Trembėdhjetė’, nuk arrijnė tė kuptojnė dot lėvizjet e Ujkut Bajraktar dhe malokėve tė tij tė veshur me tė zeza. Por edhe kėsaj radhe, Kadareja solucionin e barbarisė e gjen te tė krishterėt apo mė saktė te prifti franēeskan Vinēens Marku, qė Karadareja e cilėson si ‘shqiptar’. Ky arrin tė dekodojė sjelljen e gegėve dhe kupton qė lėvizjet e forcave tė veriut shpjegoheshin nga gjetja e malokėve tė njė harte tė humbur austriake, e cila i kishte magjepsur dhe kėta lėviznin sipas saj. Por veriorėt tirqzinjė tė Uk Bajraktarit, mė nė fund zhduken nė roman kur pėrleshen me ushtrinė e principatės sė Mirditės, ku tė dy tributė e egra gege humbin nėpėr thellėsitė e bjeshkėve tė Gegėrisė pėr tė mos dalė mė. (fq. 50)

Kadareja si tė egjėr dhe anti-civilizuese nuk tregon vetėm sjelljen e gegėve, fenė islame tė shqiptarėve, mosdashurinė e tyre pėr t’u bėrė evropjanė, mospranimin e njė princi kristjan dhe dėshirėn e tyre pėr tė ndejtur me Turqinė. Egėrsinė, gegėve Kadareja ua fut edhe nė emrat e tyre dhe vendeve nga ata vinė. Emrat qė ai u jep atyre janė Rrem Qorr-Mehmeti, Tur Kusari, Ali Haxhija, Lalė Vuthi, Shaqir Aliu, Musa Muhtari, Tuē Osmani, Uk Bajraktari, Zija Beqiri, Hasan Zyberi, Hanēe Hadije Pezė e Madhe, Mazllum Agaj, Ceno Beu, Haxhi Dervishi etj. Ndėrsa pėr lider kryesor tė gegėve Kadareja vendos Kus Babain. Edhe pse Kus Babai ėshtė njė shenjtė i rrespektuar i bektashizmit, nė teqen e tė cilit nė Vlorė shkojnė mė mijėra besimtarė nga e gjithė Shqipėria sot, pėr Kadarenė, Kus Babai i cili edhe kėtu ėshtė dervish bektashian, ėshtė i dhėnė keq jo vetėm pas nderimit tė Babė Sulltanit dhe urrejtjes ndaj Shqipėrisė, por nė veēanti ndaj pederastisė. Kadareja, Kus Babain e paraqet si njė dervish qė lėngon nė teqen e tij gjithė ditėn pėr vdekjen e dylberit tė tij, Vasillaqit.

Kadareja tregon si tė egėr edhe vendet nga vinė gegėt islamikė. Emrat qė ai pėrmend pėr vendet e ish-vilajeteve myslymane ku rrojnė esadistėt janė Qishbardha, Zall-Herri, Rrashbulli, Zall-Bastari, Dumreja. Gegėt me nė krye Kus Babain qė nuk duan Shqipėrinė por Turqinė betohen se:

po qeder mos kini djema, sa shqitet mishi nga thoi aq shqitet Shqipėria nga Turqia, gjaku do tė derdhet gjer nė gju tė kalit si nė Qorrbela, dhe njė dervish pėrmendi yllin me bisht, kometėn, si i thoshin kaurėt, qė ishte shenjė e allahut...


Gegėt dhe nė veēanti esadistėt; qė gjirokastriti Kadare i portretizon nė terma orientaliste – si e kundėrta e toskėve tė civilizuar qė janė superiorė dhe kristjanė, duan Shqipėrinė dhe udhėhiqen nga prifti ortodoks Stilian – nuk e duan Shqipėrinė. Ndėrsa toskėt kudo qė luftojnė pėrmendin Shqipėrinė, nė gojėn e gegėve myslymanė, qafiri Kadare vendos fjalėt pėr Allah dhe Pejgamber. Kur pėrleshen me mokrarėt psh, esadistėt Kadareja i portretizon si kanibalė tė cilėt vetėm nė muaj tė Ramazanit tėrhiqen nga kanibalizmi i tyre. Tironsi esadist qė nė kapitullin 8 vret ‘patriotin’ Andre Kosturi, thotė qė ‘gjynah se ishte muaj Ramazani’ ...pse... ‘do tė mė shihte po s’ia haja tė gjallė mėlēinė bashkė me shpretkėn’ (fq. 59).

Nė tė gjithė lesh e li-nė qė Kadareja zhyt Shqipėrinė e vitit 1914, qytetėrimin e kėtij lesh-vendi e projekton jo vetėm tė jugorėt por edhe ushtritė evropjane tė cilat nuk tregohen si pushtuese dhe kolonizatore tė Shqipėrisė, por si qytetėruese tė zuluve myslymanė shqiptarė. Mercenarėt hollandezė tė Princ Vidit, Kadareja nuk i quan okupatorė, por ‘ushtria e shtetit shqiptar’, tė cilėt ashtu si toskėt e Shestan Verdhės janė tė vetmit qė ju dhimbet Shqipėria. Por tiranasit e Haxhi Qamilit tė cilėt Kadareja i quan nė intervistėn e «Shekullit», nė 3 korrik 2006, si pasardhės tė pushtuesve turq, janė tė pacipė. Kėta trembin trembin edhe gruan e pushtuesit austriak – princ Vidit, Sophi Schonburg Valdenburgun, tė cilėn Kadareja e quan mbretėreshė e Shqipėrisė. Ashtu si gjirokastriti i tij, Kamban Kadareja qė nė 1914 priti me lule Venizellosin nė Gjirokastėr, edhe nė kėtė roman Kadareja ka vetėm lule pėr gruan e Vidit. Sophi Schonburgu nuk tregohet si njė kolonialiste e bardhė qė donte me gjithė tė shoqin ti hipė nė qafė shqiptarėve dhe tė ju marrė vendin, por, si njė ėngjėllushe qė trembej kur dėgjon qė tiranasit, kavajsit, shijaksit, elbasanllitė dhe durrsakėt i kanė kėrkuar burrit tė saj tė bėhet synet nėse do tė bėhet i pari i Shqipėrisė.

Nė romanin ‘Viti i mbrapshtė,’ Kadareja nuk sulmon dhe tallet vetėm me islamin, muslimanėt shqiptarė, gegėt dhe veriorėt. Nė kėtė roman ai shfaq edhe shenja anti-semitizmi. Kėshtu psh. nė kapitullin 12 dhe 13 ai flet pėr kurvėn e Durrėsit, Sara Stringa nė shtratin e tė cilės kalonin gjithėfarė lloj diplomatėsh tė huaj. Sara tregohet tė bėjė akte tė turpshme, si ato qė Janulla Rrapi tregonte pėrpara ca kohėsh nė gazetat e Shqipėrisė qė vajza e Kadaresė bėnte nė vitin 1984 me djalin e saj, Renato Rrapin. Megjithatė, ēka tė tėrheq vėmendjen nė kėtė pjesė tė romanit ėshtė se Kadareja, i cili pėr nderin e vajzės sė tij internoi njė familje tė tėrė nė vitin 1984, kėtu, kurvėn Sara Stringa ja jep komunitetit ēifut. Sara ishte vajza e njė vejushe hebreje nga Malta (fq. 91). Projektimi i kurvės sė Durrėsit te njė ēifute duket se nuk ėshtė njė koicidencė. Ēifutėt, Kadareja i pėrmend edhe nė kapitullin e 20 tė librit, ku Isak Agai qė ėshtė po ashtu ēifut tregohet tė jetė trafikant droge. E keqja ēifute pėr Kadarenė ndodhet kudo. Kėshtu psh. dy herojtė e romanit, Shestani dhe Doska vdesin nė Ēifut Ēifligun, i cili tregohet si njė vend tersi dhe ndjellėkeq. Kadareja i ngre edhe kėngė Shetsanit tė vrarė nė Ēifligun Ēifut si mė poshtė:

Pse u ktheve pas nė Ēifut Ēiflig
Kapedan Shestan
Nė Ēifut Ēiflig nata ėshtė e ligė
Kapedan Shestan (fq. 119)

Racizmi anti-semitik, anti-gegė dhe anti-islamik i Kadaresė, qė ėshtė shpalosur edhe nė shkrimin e tij ‘Identiteti Evropjan i Shqiptarėve’, nė roman nuk lė mėnjanė edhe arixhijtė dhe evgjitėt. Kėshtu ndėrsa arixhijtė tregohen si hajdutė kuajsh, evgjitėt Kadareja i rrėfen si degjenerata sociale qė mendjen e kanė te qejfi dhe ahengu.

Deklarata e Fatmir Koēit disa ditė mė parė qė romani ‘Viti i Mbrapshtė’ i Ismail Kadaresė po bėhet film, mua mė ka shqetėsuar jashtė mase. Ndėrsa nė kohė tė PPSH-sė sulmi dhe zhdukja e grupeve armike dhe jo-konformiste, nga aparatēikėt komunistė ka qėnė detyrė dhe punė e Ismail Kadaresė; misioni i tė cilit ishte tė ndėrtojė njeriun e Realizmit Socialist dhe rikrijimi i tė shkuarės me realitete fiksionale, promovimi i sotėm i ideve tė Kadaresė nga kompania Ciné-Sud Promotion nė Francė ėshtė kriminal. Unė nuk e kam lexuar ende nė detaj skriptin e filmit ‘Viti i Kometės’. Ama anti-myslymanizmi, anti-gegėrizmi, anti-semitizmi dhe racizmi i Ismail Kadaresė nė romanin ‘Viti i Mbrapshtė’ mesa di unė, nė vende si Franca por edhe Gjermania dėnohet me burg.

Historia ka treguar shpesh qė Franca pėrdor standarte tė dyfishta kur merret me botėn e tretė. Ashtu si gjatė luftės nė Bosnje kur ajo mbėshteste krimet serbe apo edhe nė Ruanda Burundi, edhe nė rastin e filmit ‘Viti i Kometės’, kompania Ciné-Sud Promotion duke prodhuar njė film racist dhe anti-musliman si ky, po ndihmon nė nxitjen e racizmit, islamofobisė dhe urrejtjes kundėr shqiptarėve, gegė dhe muslimanė nė kulturėn post-komuniste shqiptare. Prodhimi i filmit ‘Viti i Kometės’ pėrbėn njė mbėshtetje me paratė e taksapaguesėve evropjanė tė projektit gjysėm shekullor orvellian tė komunistėve nė Shqipėri, tė cilėt, pėr tė legjitimizuar krimet e tyre kundėr shqiptarėve, kthyen mbrapsht historinė e njė populli tė tėrė .


19/09/2007


  Gjithsej 18 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »
Trego 18 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.