Forumi Horizont Gjithsej 89 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit »
Trego 89 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e librit (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=107)
-- Shkelqim Cela: meditime moderne (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17531)


Postuar nga Fajtori datė 20 Dhjetor 2009 - 16:54:

Poezi aeroportesh (2)

Mbėrritja e ushtarėve amerikanė nė aeroportin ndėrkombėtar Savannah – Hilton Head

Ata vijnė
Si pikėpyetje qė u humbi pika,
Me sy qė s’janė ende “kėtu”,
Me fokuset llogaritur ndryshe,
Me flokė
Qė kanė mbetur “andej”…
Tė dashurat qė i presin
Pėr ēudi
Janė sot tė gjitha mė tė gjata se ata,
Qė duket sikur kanė hyrė nė ujė,
Si dok pa cilėsi,
Rrėgjuar
Si hurma arabije
Nėn diej tė huaj.
Ushtarėt me etje tė elektrizuar,
Spina tė etura pėr priza,
Pėr ato dy vrimat e bekuara,
Tė futen,
Tė marrin dridhma
Elektronesh qė vibrojnė,
Tė marrin
Good vibrations
Si djemtė e plazhit….
Spina me kordonė telashqyer,
Gati pėr qark tė shkurtėr,
Nga ku kullojnė shkėndija….
I presin tė dashurat shalėgjata
I fusin nė rrėnjė katrore,
Kubike,
Pubike,
Ushtarėt e rrėgjuar,
Nėn strehėn zvogėluese,
Pas V-ve kėmbėngritura,
Tė rrėnjėve…..
Nga tė dashurat e gjata civile
Ushtarėt
Nuk duan tė dinė asgjė,
I dinė sekretet,
I marrin me mend,
Tė menēuron lufta,
Arsyet e tepėrta u zbrazėn me kohė,
Nė ajėr pa rikosheta,
Si karikatorėt e shpirtit tė tyre.
Spina tė etura ushtarėt,
Zgjatime trupore,
Me cipa oksidi nga mospėrdorimi,
Djegur nga dėshira mė tepėr se nga dielli i shkretėtirės,
Gati tė ngulen nė vrima
Tė ndjejnė vibrimin e harruar
Shpėrblim elektronesh
Nga bota e tokėzuar.


  Gjithsej 89 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit »
Trego 89 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.