Forumi Horizont Gjithsej 8 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 »
Trego 8 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Moto GP (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=221)
-- Moto Gp (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3715)


Postuar nga qershor13 datė 19 Korrik 2004 - 09:58:

Cool Maks Biaxhi

Mė nė fund, Maks Biaxhi ka arritur tė marrė fitoren e tij tė parė nė kėtė sezon. Kjo fitore ka ardhur pikėrisht nė Ēmimin e Madh tė Gjermanisė. Piloti roman i Hondės ėshtė shprehur shumė i kėnaqur me kėtė rezultat. Nė pėrfundim tė garės ai ka deklaruar: "Ishte njė garė vėrtet shumė e vėshtirė dhe dukej sikur nuk do tė mbaronte asnjėherė. Kisha zgjedhur njė tip gome, e cila do tė mė jepte rezultatet qė prisja nė pjesėn e dytė tė garės dhe, me sa duket, kisha bėrė zgjedhjen e duhur. Gjatė gjithė garės mbaja njė ritėm shumė tė mirė. Gjithsesi, Rosi nė fillim dhe Baros mė pas mė shqetėsuan dhe mė vunė nėn presion pėr disa xhiro. Mė ėshtė dashur mė shumė se njė herė qė t'i mbyll rrugėn Barrosit qė tė mos mė kalonte. Nuk bėra as gabimin mė tė vogėl pėr gjithė ato xhiro dhe pėr kėtė arsye u vlerėsova me fitore," - ka thėnė Maks Biaxhi. Me kėtė fitore, romani i Hondės ka arritur t'i hapė rrugėn vetes pėr fitimin e titullit kampion pėr pilotė. "Jam shumė i kėnaqur pėr renditjen e re qė u ndryshua. Ishte vėrtet shumė e rėndėsishme qė tė bėja njė ndryshim tė tillė. Nė kėtė sezon seleksionohen nė ēdo garė pilotėt dhe pėr kėtė arsye nuk tė falet as gabimi mė i vogėl." Nė pistėn e Sasheringut, vendin e tretė dhe tė katėrt e zunė pilotėt e Hondės zyrtare. Respektivisht kanė qenė pilotėt Aleks Barros nė vendin e dytė dhe Niki Heiden nė vendin e tretė, qė kanė kompletuar edhe vendet nė podium. Pėrveēse kishin tė njėjtin motor, tė dy kėta pilotė kanė provuar tė njėjtat ndjenja kur janė ngjitur nė podium pėrkrah Maks Biaxhit. "Gjatė garės dukej sikur po garoja me njė makinė tė garave "Rally". Nė pjesėn e parė tė garės nuk isha aspak i qartė, por mė pas, kur mora ritmin e duhur, fillova tė jepja xhiro shumė tė shpejta. Megjithėse me vėshtirėsi tė mėdha, arrita t'i parakaloja 2 rivalėt e mi dhe nė fund po mendoja qė tė parakaloja edhe Biaxhin, por nuk ia dola mbanė," - ka pėrfunduar Barros. Ndėrsa piloti tjetėr i skuadrės Honda, Niki Heiden, ka thėnė: "Bėra njė gabim tė voėl nė fillim tė garės dhe mė pas me vėshtirėsi tė mėdha arrita tė rikuperoja vendin tim, sepse kishte shumė trafik nė pistė. Ishte vėrtet e lodhshme. Mė tepėr e lodhshme ishte tė qėndroje prapa Rosit," - i ka thėnė fund Heideni.


  Gjithsej 8 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 »
Trego 8 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.