Forumi Horizont Gjithsej 38 faqe: « E parė ... « 27 28 29 30 31 32 33 34 35 [36] 37 38 »
Trego 38 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- truri, semundjet e tij dhe te rejat e fundit rreth tyre (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11654)


Postuar nga NS-6 datė 22 Prill 2008 - 00:45:

nevralgjia e trigjeminit

Cod. A22042008

nervi trigjeminal eshte nervi i 5 dhe invervon zonen e fytyres.ndahet ne 3 degezime,nje degezim qe inervon muskujt e nofulles (kjo konsiderohet edhe pjesa motore e muskulit te trigjeminit),njeri qe inervon zonen maksilare (ku shperndahet ne zonen e faqes,faqeve te hundes,buza e siperme) dhe degezimi oftalmik i cili inervon zonen e syrit (zona ballore,lakrimal dhe i hundes). duhet thene qe ne kete nerv udhetojne fibrat qe marrin pjese ne refleksin e pupiles se syrit ndaj drites. nje veprim i tyre shkakton ate qe quhet midriaze,nje rritje e bebes se syrit ndersa e kunderta kryhet nga nervi i 3 (okulomotor) neper te cilin udhetojne fibrat qe tkurrin beben e syrit.
pas ketij klasifikimi te shkurter mund ti kthehemi asaj per te cilen eshte nisur ky postim!
nevralgjia e trigjeminit eshte nje dhimbje e forte (e krahasojne me te kapurin e korentit),qe zgjat pak sekonda ose minuta dhe largohet pa lene shenja. godet kryesisht degezimin e nofulles dhe ate maksilar kurse ai oftalmik goditet shume me rralle. kjo dhimbje karakterizohet nga fakti qe nuk kemi humbje te ndjeshmerise sic mund te provohet me prova te ndryshme si prekja e zones se faqes ose nofulles me nje material te ngrohte ose te ftohte ose prekja me majen e gjilperes.
mund te mos kete ndonje shkak te vecante per te filluar ose mund te vije si pasoje e stimulimit te jashtem te zonave te ashtequajtura "kembez" qe jane gati te fillojne nje krize. format dytesore mund te vijne si pasoje e shtypjes se nervit ose ganglit trigjeminal dhe ne keto raste mund te kete nje humbje te ndjeshmerise te zonave te interesuara. duhet thene qe nga kriza ne krize ka nje hapesire kohore ku personi nuk ka asnje shqetesim.
kriza shoqerohet me mbyllje te muskulatures se syrit,tkurrje te muskujve te fytyres,kuqje e fytyres,lote,dalje peshtyme,djersitje,sekrecione te hundes (keto shenja mund te permblidhen nen emertimin "shenja vegjetative").
nervralgjia e trigjeminit i pergjigjet mire terapise me karbamazepine. ilace te tjere mund te jene fenitoina,gabapentina etj. nese terapia me ilace nuk eshte ne gjendje te kontrolloje situaten atehere mund te nderhyhet ne menyre mikroinvazive duke ndare nervin e trigjeminit nga enet e gjakut qe jane afer!


  Gjithsej 38 faqe: « E parė ... « 27 28 29 30 31 32 33 34 35 [36] 37 38 »
Trego 38 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.