Forumi Horizont Gjithsej 11 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 11 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Gjuha Shqipe (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=122)
-- ALBANY (prejardhja e ketij emri) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10454)


Postuar nga Isra datė 21 Tetor 2005 - 13:08:

Kuptimi i fjaleve: Akademi, Univesitet, Lice, Gjimnaz

Nė biseda, nė medien e shkruar e atė elektronike hasen shpesh fjalėt akademi, universitet, student, lice e gjimnaz. Pėr kureshtarėt , shtojmė si mė poshtė:



AKADEMI

Nė “Fjalorin e gjuhės sė sotme shqipe” (1980), botim i Institutit tė Gjuhėsisė dhe tė Letėrsisė, fjala akademi pėrcaktohet: (1) Institucion i lartė shkencor ose shoqatė e pėrhershme dijetarėsh e njerėzish tė kulturės, qė merret me organizimin e drejtimin e punės shkencore dhe me kėrkime e studime. (2) Shkollė e lartė pėr disa degė tė veēanta.

Kėshtu thuhet nė fjalor. Po ku e ka fillesėn e nga vjen ky emėr?

Tezeu, mbreti i Athinės, rrėmben Helenėn, vajzėn e mbretit tė Spartės. Nė kėrkim tė motrės sė tyre vėllezėrit Kastori dhe Poluksi, u ndihmuan nga njė banor i Athinės me emrin Akadem. Spartanėt, nė luftėn kundėr Athinės, shkatėrruan gjithēka, por nuk prekėn pronat e Akademit, qė ndodheshin shumė afėr mureve tė qytetit. Vendi i quajtur Akademi u bė simbol i paqes dhe i qetėsisė nė vendin e shkatėrruar nga lufta.

Shumė vite mė vonė, afėr Akademisė, u vendos filozofi i lashtėsisė, Platoni (427-347 p.e.s), qė jetoi aty rreth gjysėm shekulli, i rrethuar gjithmonė nga nxėnėsit e shumtė tė tij. Kėshtu, Akademia ka qenė shkolla mė e njohur e lashtėsisė dhe nga ajo kohė e deri mė sot shumė institute shkencore dhe shkollore u quajtėn Akademi.



UNIVERSITET

Nė “Fjalorin e gjuhės sė sotme shqipe” (1980): Shkollė e lartė qė pėrfshin shumė fakultete, ku pėrgatiten specialistė pėr degė tė ndryshme tė shkencave dhe bėhen kėrkime e studime shkencore.

Nė mesjetėn e hershme shkollat e larta nė latinisht quheshin studium, qė kishte kuptimin pėrpjekje, mundim, zell, synim. Ndėrsa student vjen nga fjala “studiosus” - i zellshėm, i kujdesshėm, qė pėrpiqet, ose i ditur. Nė fillim tė shekullit tė 13-tė shkollat e larta filluan tė njihen me emrin universitete. Nė vitin 1209 u themelua Universiteti i Kembrixhit nė Angli, ndėrsa Universiteti i Parisit mė 1215.



LICE

Nė “Fjalorin e gjuhės sė sotme shqipe” (1980): Shkollė e mesme e arsimit tė pėrgjthshėm (nė sistemin arsimor tė disa vendeve tė Europės Perėndimore, si edhe nė Shqipėri para Ēlirimit)

Nga historia mėsojmė se mendimtari i madh i lashtėsisė, Aristoteli, (vitet 384-322 p.e.s) pati krijuar gjimnazin e tij nė afėrsi tė Athinės, nė korijen Likejon (Lykeion), pranė tempullit tė Apollonit. (Interesante ėshtė se edhe Platonit i pėlqente qė bisedat filozofike t’i zhvillonte nėn hijen e njė korije tė shenjtė). Ky gjimnaz mė vonė u quajt Like, prej nga rrodhi emri Lice.



GJIMNAZ

Nė “Fjalorin e gjuhės sė sotme shqipe” (1980): Emėrtimi i shkollės sė mesme tė arsimit tė pėrgjthshėm nė disa vende (deri para disa kohėsh edhe nė Shqipėri).

Fjala Gjimnaz vjen nga greqishtia gimnazo (gymnazo) - ushtroj, stėrvis. Nė kėto shkolla edukoheshin dhe kaliteshin luftėtarėt e ardhshėm. Kėtej rrjedh dhe fjala gjimnastikė.



(Nadia Korca)


  Gjithsej 11 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 11 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.