Forumi Horizont Gjithsej 11 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 »
Trego 11 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Gjuha Shqipe (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=122)
-- ALBANY (prejardhja e ketij emri) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10454)


Postuar nga robert datė 22 Nëntor 2014 - 17:03:

Duke hedhur syte kot tek kjo teme, pashe emertimin e Liceut dhe mu kujtua dicka nga nje punim qe mbarova para nja dy muajsh, dhe thashe ta hedh ketu vetem ate pjese; ndoshta i duket ndokujt interesante. Mbi vete Liceun nuk kam gje ne kete punim, por pas leximit te kesaj pjese qe vjen me poshte, cdo kush do mendoje se ka shume mundesi qe "Lice-u" vjen nga pema e Lisit, ku mblidheshin dikur burrat e ditur e diskutonin problemet e ndryshme. Kush ka durim le ta lexoje. Po e ndaj ne disa pjese.
...
Tek shohim fjalėt e mėposhtėme hungareze, e tek i krahasojmė me ato turke, shohim mė sė shumti mospėrputhje. E megjithatė, me tė drejtė ato janė kategorizuar nė tė njėjtin grup, atė alltajo-ugur. Por un do thoja se po me tė drejtė, si kjo hungareze ashtu dhe ajo turke kanė boll ngjashmėri me gjuhėt IE. P.sh., tek turqishtja kishim pėr qytetar = vatandash, ndėrsa tek hungarezja = polgar. Duket ashiqari, se si kjo turke, ashtu dhe kjo hungareze nuk kanė tė bėjnė me gjuhėt alltajo-ugure, (ndonėse ne nuk i njohim ato). Vetė si koncepte kėto janė tė reja, -jo mė tė hershme nga 4÷3 mij vjet-, dhe i pėrkasin shoqėrive tė zhvilluara, prej nga janė huazuar.
Vetė fjala vatan gjindet nė shumė gjuhė pėr vendin ku banon, pėr atdheun; si nė arabishte ashtu dhe kudo. Nė persishte bėn –nė mos gaboj– bhatan. Pra, turqishtja ėshtė bazuar pėr termin qytetar tek fjala e gjetur nė jug tė kontinentit aziatik, vatan. Por dhe kjo hungareze duket nuk ėshtė autentike alltajo- dhe fino-ugure, por duket ėshtė bazuar tek ajo fjalė e greqishtes sė vjetėr, poli-s, qė tregonte qytetin, grumbullin e njerzve. (Do flasim pak mė poshtė pėr ‘tė.) Edhe fonem-morfema e dytė nė emėrtimin hungarez, gar, ka shumė mundėsi tė jetė e huazuar nga aq e pėrhapura fjalė e gur-it (sasso, pietra; Stein) nė shumė gjuhė dhe (duket) me prejardhje nga semitishtet e vjetra veriore, kėr, kur. Pra, fise veriore ballkanase e kanė tė formuar emėrtimin e qytetarit nga fjalėt greke antike. Si poli-s ashtu dhe agora (vendi ku mblidheshin burrat dhe diskutonin problemet e fshatit apo qytetit nė shoqėritė greke antike), janė dy pjesmarrsit e fjalės hungareze. (Vazhdon


  Gjithsej 11 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 »
Trego 11 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.