Forumi Horizont Gjithsej 136 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit »
Trego 136 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Gishta qe dridhen (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15119)


Postuar nga ingmetalboy datė 26 Mars 2008 - 07:12:

Vetmia kishte levizur pllakat e mendimeve ne nje menyre te cuditshme kete radhe dhe mozaiku i krijuar, me fuqite e saj magjike, shperngul unin tim ne nje ishull te vogel ne mes te oqeanit te pergjigjeve ku dikur shkoja per te peshkuar pergjigjet e pyetjeve qe pareshtur gudulisnin egzistencen time. Por, si duket fara ime ka ndryshuar mbasi dikur qetesia me prehte kockat dhe ndodhte qe i lumtur dorezohesha ne krahet e vetmise per te zbuluar nga vetvetja. Keto dite tashme jane shuuume larg. Tani... ndoshta ai pus eshte thare. Mos e dhente Zoti kurre! Ndoshta shekulli i njezetenjete ka rradhitur kodet e ADN-se ne nje tjeter forme ku me duhet te zhdukem ne mes te nje turme te panjohurish per te zbuluar qetesine e vertete dhe gjumi nuk me ze pa zhurmen e qytetit qe kurre nuk ndalon.
Por sot dicka ndodhi ndryshe dhe pragmatizmi im ne punet e te mbinatyrshmes, nuk me ndaloi te vendos kapelen e kashtes ne koke si dikur dhe te hedh grepat ne oqean, me reren e florinjte si stol dhe qiellin paskaj si shok. Dielli ndricon shume dhe me ben te mbyll syte. Era ndjehet provokuese ne gjymtyret e mij lakuriq, por i vendosur te ndjehem si dikur, nuk terhiqem. Nuk ka rendesi cfare pikepyetje do te mund te fshij tani nga lista e stermadhe e arsyetimit njerzor. Dua vetem te bej tik-takun e jetes te zbehet disi, duke zhurmuar edhe paarsye ne nje drejtim apo nje tjeter. Ah ai tik-tak i paharrueshem qe oshetin thelle ne venat e mija duke kerkuar heshturazi ate qe i takon.
Kuptohet qe vetem padija ime mund ti beje balle ketij curril te perjetshem iritimi. Tani rendesi ka kapelja ime e kashtes, ishulli im tropikal, dielli ku nuk duhet te merzitem per enderra te ndaluara, te verteten qe ka dale ne shitje, epshe me origjine kafsherore apo filozofime paorbite.


  Gjithsej 136 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit »
Trego 136 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.