Forumi Horizont Gjithsej 62 faqe: « E parė ... « 10 11 12 13 14 15 16 17 18 [19] 20 21 22 23 24 25 26 27 28 » ... E fundit »
Trego 62 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Ilace Popullore! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11362)


Postuar nga ~Enigme~ datė 02 Maj 2006 - 15:35:

Kurim Popullor per Hepatitin Kronik?

Cod. B02052006

Ē’ėshtė hepatiti?


Hepatiti bėn pjesė nė grupin e sėmundjeve virale qė dėmtojnė mėlēinė. Llojet mė tė shpeshta tė hepatitit janė hepatiti A, hepatiti B dhe hepatiti C. Gjithashtu ato dallojnė pėr nga mėnyra e bartjes, intensitetit dhe pasojat qė i shkaktojnė, tė gjitha llojet e hepatiteve janė tė rėnda. Nė veēanti, hepatiti B dhe C gjithashtu mund tė kenė pasoja afatgjata duke pėrfshirė dėmtimin e pėrhershėm tė mėlēisė, kancerin e saj dhe vdekjen.

Pėr shėrimin dhe zvogėlimin e dėmtimeve tė shfaqura nė mėlēinė e zezė, mjekėt popullorė kanė zbuluar kura tė ndryshme me bimė mjekėsore. Kėto mjekime, tė cilat kanė dhėnė rezultatet e pritshme, tashmė u sugjerohen njerėzve qė vuajnė nga hepatiti kronik, ose siē njihet nė gjuhėn e pėrditshme verdhėza.


Kungulli

Kungulli pėrveēse ėshtė njė ushqim shumė i mirė, nė mjekėsinė popullore ka dhėnė njė ndihmesė tė pazėvendėsueshme nė kurimin e tė sėmurėve tė prekur nga verdhėza. Pėr shėrimin e sėmundjes nevojiten 10 kokrra tė kungullit tė egėr. Pasi priten nė copa tė vogla dhe shtypen mirė kjo masė hidhet nė njė enė me ujė 150 ml. Kėtė lėng i sėmuri e thith nga hunda 3 deri 4 herė nė ditė. Kjo kurė rekomandohet tė zgjasė pėr pesė ditė radhazi, deri sa tė shkaktohet njė rrjedhje e njė lėngu tė verdhė nga hunda.

Lulet e kokoēelit

Njė tjetėr mėnyrė qė pėrdoret pėr shėrimin e hepatitit janė edhe lulet e kokoēelit. Katėr gramė lule tė thata tė kokoēelit pluhurosen dhe hahen esėll nė mėngjes. Ky mjekim merret ēdo ditė pėr 2 deri nė 3 javė rresht, derisa tė ketė njė pėrmirėsim tė dukshėm.

Bima e thundėrmushkės
Bima e thundėrmushkės ka dhėnė ndihmėn e vet pėr kurimin e tė sėmurėve qė vuajnė nga kjo sėmundje. Pėr pėrgatitjen e ēajit nevojiten 2 litra ujė dhe nė tė hidhen 50 gr me gjethe dhe tė grimcuara nga kjo bimė. Pėrzierja zihet pėr 10 deri nė 12 minuta. Pas ftohjes kullohet dhe shtrydhet. Pihet njė gotė e ngrohtė dhe e ėmbėlsuar me mjaltė. Nė rast se gjethet janė tė thata, nuk ėshtė e nevojshme zierja e tyre. Mjafton qė ato tė hidhen nė ujin e zier mė parė dhe tė lihen pėr 5 minuta dhe mė pas pihet.

Mėshtekna

Edhe mėshtekna ėshtė njė bimė qė ka dhėnė rezultate tė mira nė kurimin e sėmundjes sė verdhėzės. Ēaji i mėshteknės pėrgatitet duke marrė 3 deri nė 4 lugė dhe hidhen nė njė gotė me ujė tė valuar. Gjatė pėrgatitjes ėshtė mirė tė hidhet edhe pak sodė buke. Nga kjo masė pihen 2 doza nė ditė. Njė tjetėr mjekim qė ka dhėnė efekt nė kurimin e kėsaj sėmundjeje ėshtė edhe kura e pėrgatitur nga pėrzierja e disa bimėve. Merren 30 gr lule basani, 30 gr valerianė, 30 gr kore kulumbrie si dhe 30 gr rrėnjė ēikoreje. Kėto pėrbėrje imtėsohen dhe pėrzihen duke i pėrvėluar me ujė tė sapovaluar. Ena mbulohet me kapak dhe lihet pėr njė orė. Pihet 3 herė nė ditė nga 1 gotė para buke i paėmbėlsuar. Kjo kurė ėshtė mirė tė vazhdojė pėr 7 ditė.
Dieta
Tė sėmurėve qė vuajnė nga kjo sėmundje u kėshillohet tė pėrdorin ushqime sa mė tė lehta pėr t’u tretur dhe tė pasura me sa mė shumė vitamina. Kėta tė sėmurė duhet tė konsumojnė sa mė tepėr qumėsht, tė cilit t’i jetė hequr yndyra dhe mė pas tė jetė ėmbėlsuar me sheqer. Ushqime tė tjera qė pėrmirėsojnė shėndetin e tyre janė, kosi, kompostot, patatet, zarzavatet, supėrat e ndryshme tė gatuara me bimė barishtore, mish tė zier pa dhjamė ose biftek, tė bardhė tė vezės si dhe fruta tė ndryshme. Ėshtė pak e vėshtirė qė kjo sėmundje tė kapet qė nė fazat e para tė shfaqjes. Shpesh tė sėmurėt mund tė mos kenė fare simptoma tė sėmundjes ose ato mund tė jenė shumė dhe nuk lėnė shkas tė dyshosh pėr kėtė sėmundje. Virusi mund tė jetojė nė organizėm pa ndonjė simptomė tė dukshme me kohė tė tėra, ndėrkohė qė vazhdon tė sulmojė mėlēinė. Pasojat afatgjata tė hepatitit mund tė shkaktojnė sėmundje tė mėlēisė, shfaqje tė kancerit nė mėlēi deri nė humbje tė jetės. Duhet pasur kujdes, nėse shenjat e njė hepatiti tė mprehtė, vazhdojnė mbi 6 muaj atėherė sėmundja ka marrė karakter kronik . I sėmuri qė vuan nga hepatiti kronik ankohet pėr dhimbje barku nėn krahun e djathtė tė brinjėve. Kjo dhimbje nuk ėshtė shumė e forte, por e mundon tė sėmurin. Tė sėmurėt nuk kanė oreks, ndiejnė dobėsi tė pėrgjithshme si dhe ērregullime tė aparatit tretės. Lėkura e zbehtė dhe e verdhė, herė- herė dhe shfaqje tė njollave tė zeza, janė shenja qė tregojnė zhvillim tė sėmundjes.
Autori: Mimoza Kėrmezi


  Gjithsej 62 faqe: « E parė ... « 10 11 12 13 14 15 16 17 18 [19] 20 21 22 23 24 25 26 27 28 » ... E fundit »
Trego 62 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.