Forumi Horizont Gjithsej 3 faqe: « 1 2 [3]
Trego 111 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- kanceri dhe tumori (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6472)


Postuar nga Straniero datė 07 Janar 2008 - 19:10:

Kėrkimet identifikojnė 12 faktorė tė dyshuar si nxitės tė kancerit

Cod. B07012008

Kėrkimet identifikojnė 12 faktorė tė dyshuar si nxitės tė kancerit

--------------------------------------------------------------------------------

Nuk ka mendim mė tė shėndoshė sesa tė shijosh ushqimin duke e zgjedhur atė nė mėnyrė qė ta mbani sa mė larg kancerin. Kėshtu ėshtė shumė e nevojshme qė tė bėhet njė administrim i mėnyrės sė tė ushqyerit. Nė krahasim me 30 vitet e kaluara, rastet e pėrgjithshme tė mbijetesės ndaj kancerit janė dyfishuar falė trajtimeve mė tė mira, diagnozave tė hershme dhe tė qenit sa mė shumė tė informuar nga ana e shoqėrisė pėr dallimin e simptomave. Pothuajse gjysma e pacientėve (46.2 pėr qind) tė diagnostikuar nė 2000-2001 ishin tė predispozuar tė jetonin edhe 10 vjet tė tjera, krahasuar me ēerekun (23.6 pėr qind) e pacientėve tė diagnostikuar nė 1971, sipas rasteve tė shpallura nga shoqata bamirėse “Kėrkime mbi kancerin”. Dhjetė vjet mbijetesė ėshtė njė etapė e suksesshme nė trajtimin e kancerit dhe ėshtė e lidhur sa me izolimin aq edhe me kurėn dhe trajtimin. Progresi i rrezikshėm, i cili ishte intensiv nė dekadėn e kaluar, ka tendencėn tė vazhdojė, parashikojnė ekspertėt. Diagnostikimet dhe trajtimet mė tė fundit janė nė rrugė tė mbarė dhe me njė fjalė do tė thotė rritje nė pėrqindjen e tė mbijetuarve. Por nė ditėt tona shtimi i elementeve kanceroze dhe toksike pėrbėn njė problem serioz pėr shėndetin dhe zhvillimin e kancereve.

1- Tymi i makinave
Rrugėt e mbushura plot me makina jo vetėm qė janė njė problem fort i diskutuar nė ditėt e sotme pėr shkak tė tymrave tė tepėrta tė shkarkuara nė atmosferė, ndotjes sė ambientit dhe favorizimin e ngrohjes globale, por pėrbėn edhe njė problem serioz pėr shėndetin. Tymi i makinave ėshtė identifikuar nga shkencėtarėt si njė ndėr shkaktarėt kryesorė tė shfaqjes sė kancerit te njerėzit qė banojnė nė qendra urbane. Djegia e karburanteve pėrmban lėndė toksike dhe kancerogjene.

2- Pirja e duhanit
Ėshtė mjaft e konsumuar tema e dėmtimeve dhe pasojave serioze nė organizėm qė shkakton pirja e duhanit. Megjithatė vihet re se numri i duhanpirėseve femra rritet. Kjo pėrbėn njė nga faktorėt kryesorė nė shtimin e rasteve tė kancerit tė mushkėrive jo vetėm te meshkujt, po edhe te femrat. Duhani dhe drogat e ndryshme pėrmbajnė lėndė kancerogjene qė shkaktojnė mutacionė nė organizėm, duke shkaktuar kancer. Pirja e duhanit mund tė shkatėrrojė jo vetėm mushkėrinė, por edhe sistemin tuaj imunitar.

3- Mbetjet toksike dhe industriale
Nuk ėshtė aspak e rastit qė banorėt pėrreth zonave industriale janė mė tė rrezikuarit nga shfaqja e formave tė ndryshme tė kancerit. Dhe realisht janė kėta njerėz tė diagnostikuar me kancer mė sė shpeshti nė mushkėri. Ajri nė kėto zona ėshtė tejet i ndotur dhe i ngarkuar me mbetje toksike dhe industriale, tė cilat pėrbėjnė njė problem serioz jo vetėm pėr ata qė punojnė nė kėto industri, por edhe pėr banorėt e zonave pėrreth. Femrat qė banojnė nė kėto zona rrezikojnė menopauzė tė hershme.

4- Pirja e alkoolit
Shumė njerėz po ashtu edhe studiues tė ndryshėm, mendonin se pirja e sasive tė limituara tė alkoolit mund tė reduktonte rrezikun e shfaqjes sė kancerit. Por, studimet mė tė fundit kanė treguar se substancat parėsore qė shkaktonin kancer janė gjetur te alkooli, pėrfshirė kėtu verėn dhe birrėn. Analizat e bėra kanė treguar se konsumimi i ēdo 10 gr alkool rrit rrezikun e shfaqjes sė kancerit rreth 9 pėr qind. Pirja e alkoolit pėrbėn rrezik serioz, sidomos pėr ata persona tė cilėt abuzojnė me tė.

5- Elementet toksike te ushqimet
Ushqime tė ndryshme, pėrfshirė edhe ato tė konservuarat, mund tė pėrmbajnė pesticide tė ndryshme. Kėshtu disa lloj mishi tė disa lloj kafshėve tė ushqyera me pėrbėrės tė ndryshėm, rritja e peshqve nė akuarium etj., mund tė pėrmbajnė elementė absolutisht tė dėmshėm pėr organizmin e njeriut. Disa lėndė tė gjendura te mishi apo peshku, po ashtu edhe te qumėshti industrial, pėrmbajnė disa lėndė qė shkaktojnė mutacione nė organizėm dhe pėrbėjnė rrezik pėr shfaqjen e kancerit tė zorrės sė trashė apo tė aparatit tė tretjes.

6- Rrezet radioaktive
Njė studim i kryer nė vitin 2005 nga njė program toksilogjik amerikan i ka klasifikuar rrezet X dhe gama si shkaktare tė kancerit te njeriu. Kohėt e fundit ėshtė zbuluar se edhe radioaktiviteti jonizues apo solarėt e ndryshėm pėrbėjnė njė rrezik tė madh nė shfaqjen e tumoreve tė ndryshme. Ne jemi tė ekspozuar ndaj radioaktivitetit tė rrezeve X pėr shkak tė rrezeve X tė pėrdorura edhe nė mjekėsi. Duke menduar se kėto trajtime mund tė pėrmirėsojnė shėndetin tuaj, ato realisht edhe mund tė pėrbėjnė njė problem serioz.

7- Niveli i lartė i hormoneve
Kėrkimet e bėra kanė rezultuar se gratė e ekspozuara ndaj estrogjeneve natyrale pėr njė kohė tė gjatė, pra janė tejet tė ngarkuara emocionalisht, shtojnė rrezikun e shfaqjes sė kancerit. Kjo sepse estrogjenet sintetike dhe progresteroni, dy hormone, janė zbuluar si dy faktorė me rrezik tė lartė nė shfaqjen e llojeve tė ndryshme tė kancerit te njeriu. Studimet kanė treguar se edhe shumė simptoma tė menopauzės sė hershme shėrbejnė si tregues tė shfaqjes sė kancerit te kėto gra, tė cilat kanė nevojė pėr trajtime mjekėsore.

8- Konsumimi i ujit tė ndotur
Uji i ndotur dhe jo i dezinfektuar pėrmban pėrbėrės tė ndryshėm dhe lėndė tė shumta toksike tė cilėt mund tė shkaktojnė sėmundje nė masė te njerėzit. Uji i pijshėm, meriton gati vėmendjen kryesore gjatė kujdesjes pėr shėndetin tuaj. Konsumimi i ujit tė pijshėm pėrveē shfaqjes sė sėmundjeve tė ndryshme hepatitit, diarreje; pėrbėn njė rrezik pėr shfaqjen e kancerit. Nė tė mund tė ketė elemente tė ndryshme toksike qė bėhen shkak pėr mutacione tė ndryshme. Pėr kėtė ėshtė i nevojshėm klorimi ujit pėr t’u pastruar nga pesticidet dhe kimikatet e ndryshme.

9- Kimikatet qė gjenden nė shtėpi
Edhe shtėpia juaj mund tė pėrmbajė pėrqindje tė ndryshme kimikatesh. Ato mund tė gjenden kudo, tek muret, boja e mureve, mobilieve, tapetet, veshjet. Por edhe produktet kozmetike, shampot e ndryshme, produktet pėr pastrim shtėpiak etj; produkte kėto me tė cilat jemi nė kontakt tė pėrditshėm, sidomos femrat. Dėgjojmė pėr pesticide dhe kimikate tė ndryshme kundėr insekteve, buburrecave dhe mushkonjave; por s’duhet tė harrojmė se ato pėrbėjnė rrezik edhe pėr shėndetin tonė, duke u kthyer nė njė faktor i rrezikshėm nė shfaqjen e kancerit.

10- Gazi, benzeni, vajguri
Gazi po gjen pėrdorim ēdo ditė e mė tepėr jo vetėm pėr gatim, por edhe pėr ngrohje, duke bėrė qė tė jemi nė kontakt tė vazhdueshėm me tė. Por rreziku mė i madh ekziston pėr ata qė punojnė nė nxjerrjen dhe pėrgatitjen e kėtyre lėndėve. Kimikatet e ndryshme dhe pėrbėrėsit toksikė qė ato pėrmbajnė pėrbėjnė rrezik nė shfaqjen e formave tė ndryshme tė kancerit pėr shkak tė mutacioneve qė mund tė shkaktojnė nė organe tė ndryshme nė trupin e njeriut. Pastrimi kimik apo edhe puna nė garazh e servise tė ndryshme pėrmbajnė sasi tė larta elementesh toksike.

11- Produktet farmaceutike
Nuk ėshtė ēudi qė vetė produktet farmaceutike tė radhiten ndėr faktorėt kryesorė tė identifikuar si nxitės tė kancerit. Prodhimet farmaceutike pėrmbajnė sasi tė caktuara drogash, por pėrdorimi i dendur dhe i zgjatur nė kohė i tyre bėhet shkak pėr shfaqjen e tumoreve tė ndryshme. Po ashtu edhe shumė produkte farmaceutike tė njohura si anti-kanceroze, pėrgjithėsisht janė tė njohura si lėndė kancerogjene pėr njeriun. Pėrdorimi i tepruar i tyre dhe sidomos pa qenė tė kontrolluara nga mjeku, mund tė pėrbėjnė rrezik serioz nė keqėsimin e shėndetit tuaj.

12- Kimikatet te produktet kozmetike
“Bukuria kushton”. Kjo shprehje vazhdon tė ketė kuptim ēdo ditė e mė tepėr. Duke ditur se produktet e ndryshme tė konsumuar me tonelata nė tė gjithė botėn pėrmbajnė elemente toksike gati shkatėrruese pėr lėkurėn, duke shkuar deri aty sa mund tė shfaqin kancer tė lėkurės. Nuk pėrjashtohen kimikatet qė pėrmbajnė bojėrat e ndryshme pėr lyerjen e flokėve. Nė to pėrmbahen sasi tė larta amoniaku, dyoksidi karboni, e substanca tė tjera tė rrezikshme pėr lėkurėn dhe organizmin. Janė femrat, ato qė janė tė ekspozuara ēdo ditė e mė tepėr ndaj kėtyre pėrbėrėsve.
============
material i huazuar.se di a ka postuar ndokush me pare


Postuar nga Straniero datė 09 Janar 2008 - 18:34:

Vaji i ullirit

Cod. G09012008

Shkencėtarėt nė Shtetet e Bashkuara mund tė kenė zbuluar se dieta mesdhetare ku pėrdoret shumė vaji i ullirit mbron nga kanceri i gjirit.
Studiuesit qė i botuan rezultatet e punės sė tyre nė revistėn Analet e Onkologjisė thonė se acidi oleik qė gjendet nė vajin e ullirit mund tė ndihmojė nė kurimin e sėmundjes

Studimet e mėparshme kanė treguar se pėr gratė qė jetojnė nė vendet ku pėrdoret njė dietė e pasur nė proteina, rreziku nga kanceri i gjirit ėshtė pesė herė mė i lartė se nė ato vende ku kultura e tė ushqyerit ėshtė pėr njė dietė me mė pak kalori.

Megjithatė gratė qė ushqehen me vaj ulliri duket se janė tė mbrojtura nga ky lloj kanceri.

Studiuesit nė Spanjė dhe nė SHBA gjetėn se njė prej pėrbėrėsve tė vajit tė ullirit ul me gjysmėn e tyre nivelin e substancave qė shkaktojnė kancerin e gjirit.
Testet laboratorike mbi qelizat kanceroze tė gjirit treguan se acidi oleik e bėnte mė tė efektshėm medikamentin qė pėrdoret kundėr kancerit dhe rriste prodhimin e proteinave qė lufton tumoret.

Tani shkencėtarėt do tė shohin nėse teoria e tyre provohet gjatė eksperimenteve me kaviet.
lk;kl
Vaji i ullirit mbron nga kanceri i gjirit, kjo pėr shkak tė acidit oleik qė gjendet nė vajin e ullirit. Testet laboratorike mbi qelizat kanceroze tė gjirit treguan se ky acid e bėnte mė tė efektshėm medikamentin qė pėrdoret kundėr kancerit dhe rriste prodhimin e proteinave qė lufton tumoret.

Kėshtu gratė qė ushqehen me vaj ulliri duket se janė tė mbrojtura nga ky lloj kanceri.

Ndėrkaq shkencėtarėt thonė se kanė zhvilluar njė ilaē tė ri tė efektshėm pėr trajtimin e kancerit tė gjirit. Por ata thonė se ilaēi i ri, i cili quhet Arimidex, ėshtė mė i efektshėm nėse kanceri i gjirit shfaqet nė periudhėn pas menopauzės dhe si i tillė nuk mund tė zevendėsojė ilaēin e deritanishėm, Tamoxifen, ilaē qė jepet pėr gratė qė vuajnė nga kanceri i gjirit. Gjatė 30 vjetėve tė fundit, Tamaxifen'i ka qenė mjekimi standart pėr gratė nė periudhėn e pas menopauzės.


Ne universitetin e tokyo-s ne japoni eshte shpikur nje instrument qe quhet HeadBand (si fasho rreth kokes) e cila perdor disa sensore me infrared edhe ky instrument kur edhe kur ka nje object afer teje... Kjo eshte nje teknologji e re edhe ka per te ndihmuar shume nejrezit e verber
----------
Shkruar nga Shekulli Online


Postuar nga Straniero datė 09 Janar 2008 - 18:36:

Mishi dhe kanceri

Cod. H09012008

Mishi dhe kanceri

Studimet tregojnė se pėrdorimi i pėrditshėm pėr njė kohė tė gjatė i mishit tė gjedhit mund tė shtojė rrezikun e prekjes nga kanceri i zorrės sė trashė. Amerikanėve u pėlqen shumė mishi i lopės, nė formė bifteku apo qoftesh dhe i hanė ato jashtė mase. Por pėrdorimi i shpeshtė e me sasi i kėtij lloj mishi, pėr shembull njė herė nė ditė, pėr vite me radhė, mund tė shtojė rrezikun e kancerit nė zorėn e trashė. Doktor Michael Thun thotė se kėto tė dhėna u vunė re gjatė njė studimi qė ai dhe kolegėt pranė shoqatės sė sėmundjeve tė kancerit zhvilluan me rreth 150 mijė vetė tė moshave 50 deri 74 duke ndjekur nga afėr gjendjen e tyre shėndetsore dhe zakonet e tė ngrėnit. Pjesmarrėsit nė studim mbushėn formularėt me pyetjet pėrkatėse nė vitin 1982 dhe nė vitin 1992 dhe gjendja e tyre shėndetėsore u vėzhgua nga ekspertėt deri nė vitin 2001. Doktor Michael Thun thotė tek njerėzit qė nė tė dyja formularėt kishin thėnė se kishin konsumuar mish shumė dhe vazhdimisht, rrezikoheshin 50 pėrqind mė shumė nga kanceri i zėrės sė trashė. Nė mishrat qė pėrbėjnė rrezik janė mishi i lopės, i derrit dhe i qingjit si dhe ato tė pėrpunuara. Pėrdorimin e mishit rreth 9 herė nė javė, shkencėtarėt e quajnė konsumim tė lartė. Studimi tregoi gjithashtu se mishi i pulės dhe peshkut pėrbėjnė mė pak rrezik pėr zhvillim tė kancerit tė zorės sė trashė. Doktor Michael Thun shton se sipas studimit konsumimi mė i madh i mishit tė pulės dhe peshkut ėshtė gjė e mirė pėr shėndetin, krahas pakėsimit tė konsumimit tė mishit tė lopės qingjit deri nė 1 herė nė javė. Sigurisht qė nė raste festash e gėzimi, ngrėnia i njė bifteku apo bėrxolle nuk do tė kishte ndonjė ndikim nė shtimin e rrezikut tė kancerit, por nėse ky lloj mishi ėshtė ushqimi kryesor i dijetės pėr njė kohė tė gjatė, njė gjė e tillė mund tė sjellė rrezik.


Postuar nga Straniero datė 09 Janar 2008 - 18:37:

Roli i proteinave

Cod. I09012008

Roli i proteinave

shkencėtarėt thonė se nivele tė larta tė disa proteinave nė gjak mund tė jenė shenja tė sėmundjeve tė rėnda. Tek meshkujt, niveli i lartė i proteinės Prostate-Specific Antigjen ose PSA, mund tė tregojė rrezikun e kancerit nė prostat. Por PSA dhe proteinat qė sinjalizojnė sėmundjet tjera mund tė jenė shumė tė vėshtira pėr t’u diktuar. Pėr kėtė qėllim, kimisti Chad Mirkin ka krijuar njė mėnyrė tė re pėr zbulimin e shenjave tė proteinave tė tilla. Ai thotė se me mėnyrėn e tij, prania e PSA-sė mund tė pėrcaktohet me saktėsi mjaft tė madhe. Pėr ēdo molekulė tė proteinės PSA analiza e Mirkinit krijon mijėra hallka tė ADN-sė duke e lehtėsuar kėshtu jashtėzakonisht zbulimin e PSA-sė. Kjo ADN, thotė kimisti Mirkin, shėrben si bazė pėr identifikimin e proteinės pasu u tregon shkencėtarėve nėse proteina PSA ėshtė aq e lartp sa tė mund tė sinjalizojė kancer nė prostat. Kimisti Mirkin thotė se mėnyra e tij mund tė zbulojė shenja proteinash pėr njė sėrė sėmundjesh. Kimisti Chad Mirkin pranė universiteit Northwestern parashikon qė brenda tre vejetėve mėnyra e tij tė pėrdoren gjėrėsisht pėr zbulimin e proteinave qė shkatojnė kancer apo sėmundje tė tjera.


Postuar nga Straniero datė 09 Janar 2008 - 18:39:

Kontrolle tė rregullta mjekėsore pėr kancer tė vezoreve

Cod. J09012008

Kontrolle tė rregullta mjekėsore pėr kancer tė vezoreve


Disa studime kanė treguar se rreziku pėr kancer tek njė grua bie nė nivel normal pak vjetė pas trajtimit. Megjithatė, tė dhėnat e reja tregojnė se gratė e trajtuara pėr tumorė para kancerozė duhet tė kryejnė ēdo vit analiza dhe se kanceri i vezoreve ėshtė njė prej kancerėve mė tė kurueshėm.

Nė Shtetet e Bashkuara, mjekėt rekomandojnė qė gratė tė kontrollohen pėr kancer tė vezoreve njė herė nė 1 vit ose nė 2 vjet, duke filluar rreth moshės 18 vjeē.

Ekspertėt thonė se nėse njė grua 30 vjeēare, tė cilės analizat pėr kancer nė vezore i kanė dalė mirė tre herė radhazi, ajo mund nė kryejė kontrolle mė pak tė shpeshta, pėr shembull, 1 herė nė ēdo tre vjet.

Por rezultatet e njė studimi tė ri arrijnė nė pėrfundimin se gratė qė janė trajtuar pėr tumore para kancerozė duhet tė tregohen shumė tė kujdesėshme ndaj ēdo shenje tė kancerit nė vezore. Mjekėt nė Suedi analizuan rezultatet e 132 mijė grave tė trajtuara pėr tumore para kancerozė dhe vunė re se ato ishin 2 herė mė nė rrezik pėr t’u prekur nga kanceri i vezoreve dhe 7 herė mė nė rrezik pėr t’u prekur nga kanceri nė mitrės, edhe pas 25 vjetėsh nga koha e trajtimit tė kancerit parakancerozė.

Disa studime tė mėparėshme kishin treguar se rreziku pėr kancer tek njė grua bie nė nivel normal pak vjetė pas trajtimit. Megjithatė, kėto tė dhėna tė reja tregojnė se gratė e trajtuara pėr tumorė para kancerozė duhet tė kryejnė ēdo vit analiza pasi kanceri i vezoreve ėshtė njė prej kancereve mė tė kurueshme. Kur ky lloj kanceri diktohet nė faza tė herėshme, trajtimi i tij ėshtė i suksesshėm nė 90 pėrqind tė rasteve.


Postuar nga Straniero datė 09 Janar 2008 - 18:59:

Njė molekulė e re kundėr kancerit tė kockės

Cod. K09012008

Njė molekulė e re kundėr kancerit tė kockės

Njė grup shkencėtarėsh nė Australi thotė se ka bėrė njė zbulim nė mėnyrėn e trajtimit tė kancerit nė kockė. Ky lloj kanceri i quajtur Osteosarkoma prek kryesisht tė rinjtė. Shkencėtarėt nė Australi thonė se njė molekulė e panjohur mė parė nė kėrcin e rritjes mund tė frenojė pėrhapjen e kancerit tė kockės.

Shkencėtarėt nė laboratorin e spitalit Saint Vincent nė Melburn kanė zbuluar njė armė tė re nė luftėn kundėr kancerit tė kockės. Kirurgu ortoped Piter Ēong shpjegon se kanceri i kockės apo osteo-sarkoma prek kryesisht njerėzit nė moshė tė re, periudhė kur kocka rritet e formohet. Ky lloj kanceri shfaqet kur qelizat qė kanė arritur fazėn e plotė tė zhvillimit nuk u pėrgjigjen sinjaleve pėr tė mos u rritur mė. Kėshtu ato vazhdojnė tė rriten dhe kjo shkakton kancer. Osteo-sarkoma, nga njė pikė e vogėl shpesh pėrhapet nė mbarė kockėn e pastaj kalon nė muskuj. Por kur ky kancer godet njė shtresė tė hollė kėrci, ai duket se ndalet. Doktor Ēang thotė se gjatė kėrkimeve ata zbuluan qė kėrci pėrmbante njė molekulė qė frenon pėrhapjen e qelizave kanceroze. Ai thotė se studimet tek kafshėt nė laborator tregojnė se ky zbulim i ri mund tė krijojė mundėsi pėr njė trajtim tė efektshėm tė sėmundjes. Nė fakt ky lloj trajtimi ka ndryshuar jetėn e tė paktėn tė sėmuri. Mark Naper kishte njė gungė nė gjurin e tij qė kur u diagnostikua doli se ishte osteo-sarkomė, kancer nė kockė. Pas 6 muajsh trajtimi me kimoterapi dhe operacion, ky pacient tashmė ėshtė rimėkėmbur. Ai thotė se e ndjen vetem mirė dhe ėshtė kthyer nė jetėn normale. Gjatė viteve tė fundit, cilėsia e jetės sė pacientėve me oeste-sarkomė ėshtė pėrmirėsuar dukshėm, por nė 25 pėrqind tė rasteve, pacientėt me kėtė sėmundje vazhdojnė tė mos reagojnė ndaj metodave tė deritanishme tė trajtimit. Shkencėtarėt besojnė se zbulimi i ri i mjekėve australianė do tė ndryshojė pėr tė mirė jetėn e tė sėmurėve me kėtė lloj kanceri.


Postuar nga NS-6 datė 07 Shkurt 2008 - 22:42:

Sensibiliteti dhe Specificiteti i nje testi

Cod. A07022008

Citim:
Po citoj ato qė tha NS-6

thene keto kalojme tek shpjegimi i SENSIBILITETIT dhe SPECIFICITETIT dhe tek disa terma te tjera qe kane lidhje me to (se mora vesh si u mbush kaq shpejt ky postim )...



pasi qe shpjegova ne menyre siperfaqesore menyren e shperndarjes se vlerave te analizave dhe disa emertime te ndryshme si:

NEGATIVE TE VERTETE (NV) : jane ato persona qe me te vertete te shendetshem.
POZITIVE JO TE VERTETE (PF): jane ato persona qe jane mbi vleren Y por jane te shendetshem gjithsesi (por per shkak te limitit qe kemi vendos konsiderohen si anormale).
ne grafikun b do kemi :
POZITIVE TE VERTETE (PV) : jane ato persona qe jane me te vertete me vlerat anormale dhe jane pertej vleres Y dhe jane me te vertete te semure.
NEGATIVE JO TE VERTETE (PF) : jane ato persona qe gjenden para vleres Y por qe jane te semure (por qe nuk konsiderohen te tille per shkak te limitit qe kemi vendos)

mund te kalojne ne shpjegimin e termave SENSIBILITET dhe SPECIFICITET

me termin SENSIBILITET nenkuptojme aftesine qe ka nje test per te gjetur te gjithe ata qe jane te semure duke lene jasht ato qe jane te shendetshem. nese do te na duhet ta shprehim me termat qe treguam me siper do ta shprehnim si :

SE= PV/(PV+NF)

nisur nga kjo thyese mund te kuptojme qe sensibiliteti rritet sa me shume ulet numri i negativeve fallco derisa arrin vleren 1 qe korrespondon me vleren 100% qe do te ishte maksimumi i sensibilitetit te nje testi qe do te thote qe ky test gjen te gjithe ata qe jane te semure dhe nuk perfshin asnje qe nuk eshte i semure.

nga ana tjeter kemi SPECIFICITETIN. me te nenkuptojme aftesine qe ka nje test per te gjetur vetem ata qe jane te shendetshem dhe jo ato qe jane te semure,gje qe eshte e rendesishme per te perjashtuar ata qe nuk jane te semure. nese do ta shprehnim ne formen e mesiperme do ta shprehnim si:

SP= NV/ (NV+PF)

edhe ne kete rast nese numri i pozitiveve fallco eshte 0 vlera e SP arrin ne 1 qe korrispondon me vleren 100% dhe qe do te thote qe ky test gjen te gjithe personat qe nuk jane te semure dhe le jasht ato qe jane te semure.

ne dit te sotme,jane shume te rralle testet qe paraqesin specificitet ose sensibilitet ne vlerat 100% per nje semundje...nje rast qe mund te permend eshte tomografia asiale per guret ne veshka qe ka nje sensibilitet 100% qe do te thote qe nese kjo analize nuk gjen shenja te gureve ne veshka,atehere me 100% siguri mund te thuhet qe personi nuk ka gure ne veshka...ne te njejten kohe ka nje sensibilitet 96% qe do te thote qe me 96% mundesi ne mund te themi qe nese tomografia tregon shenja per gure ne veshka,personi ka gure ne veshka [1]. ketu kemi 4% mundesi qe te mos jene gure ne veshka por ndonje gje tjeter qe u ngjan...ne te njejten kohe mund te themi qe nese kemi 100 persona,ne 96 raste do gjehet nje diagnoze tamam kurse ne 4 persona mund te kemi nje diagnoze gabim me kete analize.
pervec sensibilitetit dhe specificitetit ka edhe parametra te tjere qe perdoren neper shkrime sic mund te jete vlera parashikuese pozitive ose negative por per momentin keto qe thashe me siper jane te mjaftueshme per ato qe dua te shpjegoj ne vazhdimesi si dhe per gjerat qe permenden ne menyre te vazhdueshme ne kete zone.

[1] Update mbi diagnostiken e gureve ne veshka (Cod. A 21102007)


Postuar nga NS-6 datė 16 Shkurt 2008 - 00:48:

terminologji ne terapine onkologjike

Cod. A16022008

terapia onkologjike ndahet kryesisht ne 3 tipe:
-terapia adiuvante
-terapia neoadiuvante
-terapia paliative

terapia adiuvante eshte ajo terapi qe i bashkangjitet nje tjeter terapie qe konsiderohet si terapi baze (psh radioterapia pas nje nderhyrje kirurgjikale kundrejt nje kanceri). pra,eshte nje terapi shtese. kjo terapi duhet te behet mundesisht brenda 1 muaji nga terapia baze dhe cilesohet si terapi kunder "pjeses se mbetur te kancerit" dhe ka si qellim te heqe ato copeza qe kane mbetur nga nderhyrja.

terapia e dyte,neoadiuvante eshte ajo terapi qe jepet para se te nderhyhet me terapine kryesore (psh radioterapi para se te nderhyhet ne menyre kirurgjikale mbi nja kancer,ne menyre qe ta bejne sa me te lehte punen e kirurgjise). rendesia e ksaj qendron ne faktin qe lehteson nderhyrjen kryesore dhe ul numrin e problemeve qe mund te dilnin nese nderhyhet direkt me terapine kryesore.

terapia paliative eshte nje terapi qe ka per qellim te nderhyje mbi kancerin ne menyre qe te zvogeloje dimensionet e tij dhe te ule simptomat ose te ngadalsoje rritjen e tij!eshte nje terapi e fazes se avancuar te kancerit ku shumica e terapive te tjera nuk eshte me e aplikueshme (psh ne rastet e metastazave).


Postuar nga NS-6 datė 09 Maj 2008 - 00:17:

markatoret tumoral (pjesa 1)

Cod. A09052008

postimet rreth specificitetit dhe sensibilitetit e kane nje arsye se pse u shpjeguan. pik se pari,sepse jane terma qe hasen shpesh ne literaturen mjeksore (ne ate amerikane ka edhe terma te tjera si intervali i besueshmerise dhe nje tjeter qe nese nuk gabohem eshte LR, likelihood ratio). se dyti,keto terminologji vleresojne analiza te ndryshme dhe tregojne saktesine e tyre.
tani qe eshte bere nje ide mbi termat specificitet dhe sensibilitet mund te kalojme ne peshkrimin e nje pike tjeter te rendesishme te fushes se onkologjise dhe kjo eshte ajo e markatoreve tumoral.
cfare kuptimi ka nje markator tumoral? nje markator tumoral mund te perkufizohet si nje sinjal biologjik (nje substance e prodhuar nga qelizat) e cila mund te rritet ne perqendrim gjate zhvillimit te nje kanceri ose mund te tregoje se si ky kancer (monitorim) dhe menyra se si funksionon nje terapi kunder tij.
mund te themi qe markatoret tumoral jane alternative per te vleresuar zgjerimin e mases tumorale ne ato raste kur kjo gje nuk arrihet te kuantifikohet me ane te analizave radiografike. pervec faktit qe mund te perdoren per te pare se si evoluon nje kancer dhe se si i pergjigjet nje terapie,keto mund te perdoren edhe per te gjetur rastet kur kanceri rishfaqet. nese me duhet te permend nje markator do permendja kalcitoninen qe perdoret per karcinomen midulare te tiroides e cila matet ne fillim,dhe me pas matet here pas here dhe kur ajo rritet serish,paraqet nje mundesi te larte qe te kete nje rishfaqje te kancerit.
ne fund,mund te perdoret edhe per te dhene ndonje informacion rreth pronjozes (parashikimi se si di shkoje situata klinike).
por ajo qe duhet te kemi parasysh eshte qe nje markator tumoral NUK DUHET ASNJEHERE TE PERDORET PER TE BERE DIAGNOZE DIREKTE. kjo sepse markatoret tumorale paraqesin nje specificitet dhe nje sensibilitet te ulet,mund te jene te larte edhe ne semundje jo kancerogjene,nuk jane te afte te bejne dallimin mes formave beninje dhe atyre malinje. kjo do te thote qe deri me sot nuk kemi nje markator tumoral ideal i cili ne teori duhet te jete specifik dhe i ndjeshem (sensibilitet) vetem per nje semundje dhe nga kjo nisemi kur themi qe perdorimi i tyre ne diagnozen direkte nuk duhet te behet.perdorimi i tyre paraqet vetem nje analize shtese e cila mund te jete e nevojshme ne nje moment te dyte. ne disa raste perdorimi i me shume markatoreve mund te shtoje specificitetin diagnostik! nese sheh qe 2 markatore jane rritur njekohesisht atehere dyshimi se mund te jete nje kancer rritet,edhe pse nuk thuhet me siguri qe kemi te bejme me kancer....


Postuar nga kotka datė 14 Maj 2009 - 14:33:

Shume tema interesante

dicka me teper per beninj-et ne gjoksin e femrave.

Eshte e nevojshme te nderhysh urgjent me ndonje cist aspiration ose opracion te vogel per te bere biopsine apo eshte me mire te presesh dhe t'i mbash nen kontroll duke matur here pas here dimensionet e tyre nese rriten apo mbeten njelloj.


Postuar nga kotka datė 14 Maj 2009 - 15:38:

Bravo

Me ke lene me goje hapur NS-6.
Keto jane tema vertet te shtjelluara kaq mire tek forumi-horizont.
complimente per seriozitetin e temes


  Gjithsej 3 faqe: « 1 2 [3]
Trego 111 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.