Forumi Horizont Gjithsej 21 faqe: « E parė ... « 8 9 10 11 12 13 14 15 16 [17] 18 19 20 21 »
Trego 1007 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e librit (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=107)
-- cili eshte libri i fundit qe keni lexuar.. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4171)


Postuar nga shelgu datė 30 Qershor 2009 - 18:28:

Citim:
Po citoj ato qė tha Talesofadream


............

Ma kane rekomanduar shume kete liber dhe me sa kam lexuar nje permbledhje duket interesant.

Ia vlen te lexohet apo mjafton edhe googlimi?



E bukur edhe kjo.

 


Postuar nga Katilesha datė 30 Qershor 2009 - 18:34:

Citim:
Po citoj ato qė tha cedrus


E bukur edhe kjo.

 



........

Mos me pre hovin ,sepse sapo mendoja ta porosisja.


Postuar nga Balerina datė 30 Qershor 2009 - 19:15:

"Keshtjella e Bardhe" nga Orhan Pamuk. Shume aludime dhe simbolizma ne liber, por s'mu duk ndonje kryeveper. Megjithate, eshte libri i pare qe kam mundur ta mbaroj pas kaq shume kohesh dhe me duket se e mposhta kete kompleks (ate te lenurit librat ne mes nga humbja e interesit).


Postuar nga shelgu datė 30 Qershor 2009 - 19:28:

Citim:
Po citoj ato qė tha Talesofadream


........

Mos me pre hovin ,sepse sapo mendoja ta porosisja.



Nuk do pendohesh jo.

Citim:
Po citoj ato qė tha Balerina
"Keshtjella e Bardhe" nga Orhan Pamuk. Shume aludime dhe simbolizma ne liber, por s'mu duk ndonje kryeveper. Megjithate, eshte libri i pare qe kam mundur ta mbaroj pas kaq shume kohesh dhe me duket se e mposhta kete kompleks (ate te lenurit librat ne mes nga humbja e interesit).


Ky autor eshte shume kompleks ne fakt dhe nga njera ane luan me fjalen si nje mjeshter i madh, nga ana tjeter te duket sikur sorrollatet kot e duke dashur te te thote shume nuk te thote asgje. Sidoqofte eshte mjeshter i fjales, nis nje gje dhe nuk pushon pa e shtrydhur nga te gjitha anet.

Di te preke mendoj une disa elemente kaq te verteta te jetes se njeriut dhe me kaq origjinalitet sa qe kupton menjehere se ke te besh me nje shkrimtar te madh( te mire te pakten)

 


Postuar nga IQVLORA datė 30 Qershor 2009 - 23:28:

Citim:
Po citoj ato qė tha Balerina
"Keshtjella e Bardhe" nga Orhan Pamuk. Shume aludime dhe simbolizma ne liber, por s'mu duk ndonje kryeveper. Megjithate, eshte libri i pare qe kam mundur ta mbaroj pas kaq shume kohesh dhe me duket se e mposhta kete kompleks (ate te lenurit librat ne mes nga humbja e interesit).


Duke kaluar shume kohe prane PC nuk te mbetet kohe per te lexuar.Nje shok me solli nga Shqiperia nje roman te ketij autori''Une jam e kuqja'',por kam vendosur ta lexoj kur te kthehem nga pushimet.
Jam duke lexuar nje roman te Petro Markos ne keto momente,por jo me ate shpejtesi qe lexoja dikur.Libri dhe radiojaja ne vitet e diktatures ishin te vetmit mjete qe kishim ne dispozicion.Tani kane ardhur kohe te tjera per njerezimin.


Postuar nga BIONDIA datė 30 Qershor 2009 - 23:49:

Citim:
Po citoj ato qė tha IQVLORA


.Nje shok me solli nga Shqiperia nje roman te ketij autori''Une jam e kuqja'',por kam vendosur ta lexoj kur te kthehem nga pushimet.



as mos e merr mundimin ta lexosh ne shqip sepse sdo marresh vesh asgje .... ajo zonjusha qe e ka perkthyer kuptimin e fjalise se merr vesh vete dhe jo ta kuptoje ai qe e lexon ..e kam rilexuar en italisht eshte me te vertet nje liber i bukur ...


Postuar nga Balerina datė 04 Korrik 2009 - 03:02:

Citim:
Po citoj ato qė tha cedrus


Nuk do pendohesh jo.



Ky autor eshte shume kompleks ne fakt dhe nga njera ane luan me fjalen si nje mjeshter i madh, nga ana tjeter te duket sikur sorrollatet kot e duke dashur te te thote shume nuk te thote asgje. Sidoqofte eshte mjeshter i fjales, nis nje gje dhe nuk pushon pa e shtrydhur nga te gjitha anet.

Di te preke mendoj une disa elemente kaq te verteta te jetes se njeriut dhe me kaq origjinalitet sa qe kupton menjehere se ke te besh me nje shkrimtar te madh( te mire te pakten)

 



Mbase eshte kompleks ne librat e tjere (shpresoj, perderisa ka fituar Nobel). Megjithate te ky liber s'me beri pershtypje menyra e te shkruarit. Kishte provuar te bente "stream of consciousness" alla-Faulkner, por per mua kishte deshtuar. Nuk e di ne ishte perkthimi apo stili me te cilin libri ishte shkruar. Ishte nje liber cka, qe e perfundova me shume per inertsi se sa nga pelqimi im.


Postuar nga Balerina datė 04 Korrik 2009 - 03:08:

Citim:
Po citoj ato qė tha IQVLORA


Duke kaluar shume kohe prane PC nuk te mbetet kohe per te lexuar.Nje shok me solli nga Shqiperia nje roman te ketij autori''Une jam e kuqja'',por kam vendosur ta lexoj kur te kthehem nga pushimet.
Jam duke lexuar nje roman te Petro Markos ne keto momente,por jo me ate shpejtesi qe lexoja dikur.Libri dhe radiojaja ne vitet e diktatures ishin te vetmit mjete qe kishim ne dispozicion.Tani kane ardhur kohe te tjera per njerezimin.



Ahh, Petro Marko. Si nuk e kam pare ndonjehere ne nje fotografi pa cigaren mes buzeve, se di. Shkrimtar i madh, mbaroje librin.

Une tani po lexoj (vazhdoj te lexoj, se e kisha filluar qekur) librin "Harku i Triumfit" dhe domosdo eshte fantastik. Remarku eshte njesh, me vjen keq qe nuk eshte shume i njohur dhe ne Amerike. E mbusha librin me nenvizime. Lere pastaj qe perkthyesi Robert Schvarc ka bere nje pune te mrekullueshme, ce do qe e humbem para disa vjetesh. Ky liber me beri te kujtoj fjale nga shqipja jone qe jane aq te bukura, por qe nuk i perdorim dendur. Tani jam ne faqen, fiks fare, te 300. Edhe 183 edhe e mbaroj.


Postuar nga IQVLORA datė 04 Korrik 2009 - 12:28:

Citim:
Po citoj ato qė tha BIONDIA


as mos e merr mundimin ta lexosh ne shqip sepse sdo marresh vesh asgje .... ajo zonjusha qe e ka perkthyer kuptimin e fjalise se merr vesh vete dhe jo ta kuptoje ai qe e lexon ..e kam rilexuar en italisht eshte me te vertet nje liber i bukur ...



Mendoj se perkthimi dhe pershtatja ne gjuhen e nje vendi te caktuar,eshte si ta shkruash nga e para nje liber.
E di qe sot nuk ka perkthyes si Shvarci i famshem apo perkthyesi i famshem nga frengjishtja ne shqip pinjolli i Vrionajve,Isufi.Keta nuk jetojne me dhe ne jemi te detyruar te ham sorra e larasaka e jo pula.
Kadareja ne nje prononcim te para 2-3 javeve, kur mori cmimin e akorduar nga Familja Mbreterore e Spanjes tha se nuk ish i kenaqur pme perkthimet nga french in English.Dikush ja perkthente veprat e tij nga shqipja ne anglisht dhe ai ish i kenaqur.

Balerina ,po te kofirmoj se Petro Markoja,eshte shkrimtari im me i dashur,mbas Kadarese.Ne moshen 10 vjecare kam lexuar romanin e tij per femije ''Shpella e piratve'' ,i cili me ka pelqyer shume.Me vone i kam lexuar te gjithe librat e tij. Vleresoj si kryeveper ''Hasta la vista'',liber te cilin ma kane'' persekutuar'' disa miq te mijt te pakujdesshem, long time ago.Jeta e tij i ngjet nje kalvari te vertete.Ai nuk ju bind asnjehere diktatures.
Libri te cilin po e rilexoj,ka qene i ndaluar per lexuesin.Ne kete moshe pjekurie e vleresoj gjenialitetin e Petros,djalit rrebel te bregdetit,te cilin regjimi edhe e burgosi.;shpirtin e tij telire me cigaren ne buze e gjithmone i menduar.Rastesisht njehere kam shtrenguar doren me te.
Sivjet do qemtoje shume libra e do t'i vendos ne nje etazher te ri qe kam planifikuar te vendos ne shtepine time te re.Gruaja nuk ka qef qe une te vendos librat e mij te vjeter,te cilet jane shume te dashur per mua.Mendje mendje kjo dynja.Per te vjetrit do te sajojme disa shelfs te mbyllur krahas rafteve te hapur.
Ju uroj te kaloni pushime te gezuara kete te dyjave.I dashuroj njerzit qe lexojne libra!


Postuar nga Agent Provocateur datė 04 Korrik 2009 - 15:07:

Look Again


Lisa Scottoline ( duke e lexuar nderkohe ...)


Postuar nga BIONDIA datė 09 Gusht 2009 - 20:18:

Norwood Robin

Women who love too much.....Gra qe dashurojne teper

nje liber qe me pelqeu shume dhe nxorra disa mesime ..frasa me e bukur ishte kjo....."Jeta ka shume vuajtje dhe ndoshta e vetmja vuajtje qe mund te shmanget eshte vuajtja per te shmanguar vuatjen "


Postuar nga Tulipani datė 10 Gusht 2009 - 01:52:

Citim:
Po citoj ato qė tha BIONDIA
Norwood Robin

Women who love too much.....Gra qe dashurojne teper

nje liber qe me pelqeu shume dhe nxorra disa mesime ..frasa me e bukur ishte kjo....."Jeta ka shume vuajtje dhe ndoshta e vetmja vuajtje qe mund te shmanget eshte vuajtja per te shmanguar vuatjen "



Hahaha si per koincidence sapo pashe episodin qe kish vene Fajtori me gruan qe lexonte. E sipas asaj i bie qe gra mos lexoni ne prezence te burrave tuaj, ka rrezik te keni perballe ndonje komshije te rrezikshme


Postuar nga Enya datė 10 Gusht 2009 - 02:26:

Jam duke lexu nje novele sensuale te autores Kayla Perrin, me titull "Öbsession".


Postuar nga Petter datė 10 Gusht 2009 - 05:36:

Gjuetari i balonave.

Me ka pelqyer shume. Shume prekes.


Postuar nga shelgu datė 10 Gusht 2009 - 14:49:

"A brief hystoy of time" Stephen Howking.

No coment


Postuar nga Deb* datė 10 Gusht 2009 - 14:51:

''Bungee Boo Dance''
Ja lexova cupes sot heret.


Postuar nga BIONDIA datė 10 Gusht 2009 - 18:48:

Citim:
Po citoj ato qė tha Tulipani


Hahaha si per koincidence sapo pashe episodin qe kish vene Fajtori me gruan qe lexonte. E sipas asaj i bie qe gra mos lexoni ne prezence te burrave tuaj, ka rrezik te keni perballe ndonje komshije te rrezikshme




skam rrezik per kojshijen jo po e paguaj nje te tille ...mbas kaq viteve ta marri do me beje nje nder po se merr njeri dreqin ......


Postuar nga shelgu datė 10 Gusht 2009 - 19:39:

Citim:
Po citoj ato qė tha BIONDIA



skam rrezik per kojshijen jo po e paguaj nje te tille ...mbas kaq viteve ta marri do me beje nje nder po se merr njeri dreqin ......





Qa deshi me than qo qupka ketu


Postuar nga BIONDIA datė 10 Gusht 2009 - 19:42:

Citim:
Po citoj ato qė tha cedrus




Qa deshi me than qo qupka ketu




qe ne po iku burri rruga e mare e te fala kush ta pyesi ....ti je ne i zgjut gjynah qe duhet me te shpjegu


Postuar nga shelgu datė 10 Gusht 2009 - 20:00:

Citim:
Po citoj ato qė tha BIONDIA



qe ne po iku burri rruga e mare e te fala kush ta pyesi ....ti je ne i zgjut gjynah qe duhet me te shpjegu



Ke kojshia psh? Po po ta kete kinezke dhe kur te te vije te bjere era udher? :p

 


Postuar nga NS-6 datė 11 Gusht 2009 - 11:58:


Il Metodo Antistronzi....
shume i forte sepse analizon psikon e shefave dhe te jep disa keshilla mjaft te mira se si me i trajtu situatat!


Postuar nga Tulipani datė 11 Gusht 2009 - 13:01:

Ato qe duan te behen shefa si lexojne keto librat ... Ns do me ndejt gjithe kohes ne korsi? :p:p


Postuar nga NS-6 datė 11 Gusht 2009 - 14:02:

mendo qe te ndihmon jo vetem te shohesh si funksionon truri i shefave por edhe te shofesh edhe se si mund te punoje truri i atyre qe ke nen vete pastaj


Postuar nga Katilesha datė 11 Gusht 2009 - 15:27:

Citim:
Po citoj ato qė tha Petter
Gjuetari i balonave.

Me ka pelqyer shume. Shume prekes.



.....

Jo me larg se para 1 jave ma rekomandoj 1 mike ,por ma hoqi kuriozitetin nje mik qe e kishte lexuar. Si perfundim ia degjova llafin me shume mikut. Por per cfare flet? Mund te tregosh aq sa te me nxitesh ta lexoj.


Postuar nga shelgu datė 11 Gusht 2009 - 15:38:

Lexova "une jam e kuqja". Nobelist? Po pse nobelist? Sepse nje musliman ka marre guximin te hyje neper analiza te thella, dinake, shpesh te bukura, nganjehere shume te bukura deri gjeniale te kuranit dhe botes islame?

Per origjinalitetin? Ndoshta po.

Per mjeshterine e fjales dhe llafollogjine qe shpesh arrin deri ne logore? Ndoshta.

Kushedi? Mua disa here me erdhi nder mend qe ta hedh gjekundi dhe prape e lexova, madje disa here duke u befasuar dhe entusiazmuar ne kufijte e maksimales nga aftesia e cuditshme e ketij autori.

Ngjarja? Ku kishte ngjarje aty. Nje i mbytur, nje piktor miniaturist, dhe nje dashuri e tipit "ne kohen e koleres".

Gusto-gusto kjo dynja, xhanem.

PS Perkthimi? Bloze, ta shpifte.


Postuar nga kotka datė 11 Gusht 2009 - 16:13:

asnje, nuk jam ne dashuri me asnje liber kohet e fundit. i filloj dhe i hedh te pambaruara....


Postuar nga cecilia datė 11 Gusht 2009 - 16:25:

Libri i fundit...

Nje roman i cili me terhoqi vemendjen nga titulli "CYBER Coup De Foudre" i Dan Allan.

Libri flet per nje lidhje virtuale midis dy personave,qe kalojne nete ne internet...Kalojne netet e tyre mbrapa nje ekrani duke i dhene kenaqesi solitare.
Eshte i bukur, ajo gjthashtu, eshte i martuar, ajo gjithashtu, flirtrojne, zihen, pajtohen, si te gjithe te dashurit e kesaj bote...
E sigurta eshte qe s'jane pare asnjehere por Duhen dhe pikerisht ketu qendron thelbi...
Fatekeqsisht ! Universi i internetit eshte i pameshirshem qe te kalosh nga fantazma ne realitet nuk eshte dhe aq e lehte...
Keta du persona virtual do mesojne shume nga kjo lidhje...


Postuar nga Petter datė 11 Gusht 2009 - 19:07:

Citim:
Po citoj ato qė tha Talesofadream


.....

Jo me larg se para 1 jave ma rekomandoj 1 mike ,por ma hoqi kuriozitetin nje mik qe e kishte lexuar. Si perfundim ia degjova llafin me shume mikut. Por per cfare flet? Mund te tregosh aq sa te me nxitesh ta lexoj.



Eshte nje liber qe pershkruan ngjarjet politike ne Afganistan, dhe gjithashtu ngjarjet personale te autorit te librit. Sdua te te them me shume, sepse te heq kuriozitetin Te sygjeroj ta lexosh,sepse eshte shume i bukur.. dhe nje nga librat me te shitur.


Postuar nga agata datė 11 Gusht 2009 - 19:42:

Citim:
Po citoj ato qė tha Talesofadream


.....

Jo me larg se para 1 jave ma rekomandoj 1 mike ,por ma hoqi kuriozitetin nje mik qe e kishte lexuar. Si perfundim ia degjova llafin me shume mikut. Por per cfare flet? Mund te tregosh aq sa te me nxitesh ta lexoj.



Te ta tregoj un, se nuk rri dot

Shkrimtari eshte Khaled Hosseini...


Postuar nga BIONDIA datė 24 Gusht 2009 - 19:15:

Kushurira Bete --Balzak
e kam rilexuar shume e shume here dhe nuk ngopem me kete liber...


Postuar nga cupka datė 24 Gusht 2009 - 19:38:

Citim:
Po citoj ato qė tha cedrus
Lexova "une jam e kuqja". Nobelist? Po pse nobelist? Sepse nje musliman ka marre guximin te hyje neper analiza te thella, dinake, shpesh te bukura, nganjehere shume te bukura deri gjeniale te kuranit dhe botes islame?

Per origjinalitetin? Ndoshta po.

Per mjeshterine e fjales dhe llafollogjine qe shpesh arrin deri ne logore? Ndoshta.

Kushedi? Mua disa here me erdhi nder mend qe ta hedh gjekundi dhe prape e lexova, madje disa here duke u befasuar dhe entusiazmuar ne kufijte e maksimales nga aftesia e cuditshme e ketij autori.

Ngjarja? Ku kishte ngjarje aty. Nje i mbytur, nje piktor miniaturist, dhe nje dashuri e tipit "ne kohen e koleres".

Gusto-gusto kjo dynja, xhanem.

PS Perkthimi? Bloze, ta shpifte.



shyqyr the dicka te hairit ne jeten tende forumiste. :p

mbas cdo faqeje ndihesha e tunduar ta hidhja tutje librin por nuk me linte sedra demek e fillova e duhet ta mbaroj plus kushedi ca faqe me tutje do behet interesant. pfff humbje e kohes time.

anyway, aktualisht e kam zene me virginia woolf...po i lexoj biografine. She used to be quite the rebel.


Postuar nga cecilia datė 28 Shtator 2009 - 20:33:

Nje liber te cilin se kam perfunduar akoma qe flet mbi PSYCHANALISE-en.

Tregon ne menyre shume te thjeshte jeten tone reale dhe si shume gjera jane te lidhura me nevrozen...tregon fare qarte qe jemi ne ata qe i komplikojme gjerat, nqs cdo gje e marrim me pak optimizem, bota do na duket ndryshe...
Nje fjali qe mu ngulit ne mendje eshte; (ndoshta ju ndihmon edhe ju)

"Mos neglizhoni familjen tuaj.Mos mendoni se duke u treguar simpatike, te dashur, te sjellshem me njerzit jashte saj dhe te pakuptuar brenda,ju mund te gjeni lumturine.
Vetem ne familje ju mund te mesoni se cfare eshte lumturia".
"Mos t'ju impresionoj asgje e huaj".


Postuar nga agata datė 27 Tetor 2009 - 11:43:

Gjuetari i balonave

Eshte hera e dyte qe e lexoj. Per here te pare e lexova ne versjonin frengjisht, Les cerfs-volants de Kaboul , kurse kete here po e lexoj ne versionin shqip... Nuk di, por e ndieva me shume heren e dyte...

Nje liber vertet fantastik, i pa harrueshem, i jashtezakonshem... qe me beri ta mbaroja per dy dite...
Eshte bere edhe film, me sa lexova ne fund te librit por filmin nuk e kam pare...


Postuar nga Katilesha datė 28 Tetor 2009 - 19:32:

Re: Gjuetari i balonave

Citim:
Po citoj ato qė tha agata
Eshte hera e dyte qe e lexoj. Per here te pare e lexova ne versjonin frengjisht, Les cerfs-volants de Kaboul , kurse kete here po e lexoj ne versionin shqip... Nuk di, por e ndieva me shume heren e dyte...

Nje liber vertet fantastik, i pa harrueshem, i jashtezakonshem... qe me beri ta mbaroja per dy dite...
Eshte bere edhe film, me sa lexova ne fund te librit por filmin nuk e kam pare...



...

O sa zili ta kam o Agata ,sepse ma kane rekomanduar edhe mua, por nuk kam mundur ta lexoj.

Une tani jam duke lexuar " Emri i trendafilit" te Umbero Ekos , por romanet policeske  nuk jane ne shijet e mia dhe ky i Ekos nuk po hyn fare ne zemer te them te drejten. Gjithsesi ,vitin para e kam.:p


Postuar nga kotka datė 28 Tetor 2009 - 20:22:

Citim:
Po citoj ato qė tha cecilia

Nje fjali qe mu ngulit ne mendje eshte; (ndoshta ju ndihmon edhe ju)

"Mos neglizhoni familjen tuaj.Mos mendoni se duke u treguar simpatike, te dashur, te sjellshem me njerzit jashte saj dhe te pakuptuar brenda,ju mund te gjeni lumturine.
Vetem ne familje ju mund te mesoni se cfare eshte lumturia".
"Mos t'ju impresionoj asgje e huaj".



sa me pelqeu kjo fraze edhe mua, if you work hard within your family I think you are going to have excellent results in the outside world too.

Sa per temen kam lexuar "WIRED" BIOGRAFI E XHON BELUSHIT holly crap


Postuar nga cecilia datė 29 Tetor 2009 - 21:35:

Citim:
Po citoj ato qė tha kotka


sa me pelqeu kjo fraze edhe mua, if you work hard within your family I think you are going to have excellent results in the outside world too.

Sa per temen kam lexuar "WIRED" BIOGRAFI E XHON BELUSHIT holly crap




Pershendetje Kotka!!

Ne rradhe te pare te uroj mirsearrdhjen ne forum...Je vertet shume e mire.Mungesa jote u ndie.(te pakten per mua).

Keto fjale i ndjej vertet sepse ne realitet i jap shume rendesi familjes...familja eshte BAZA ku mund te mbeshtetemi dhe sidomos ne momente te veshtira te jetes...
Te gjithe te duan kur jemi te mire,te bukur dhe me xhepin plot...njeriun shikoje ne raste te veshtira...


Postuar nga kotka datė 30 Tetor 2009 - 14:17:

Citim:
Po citoj ato qė tha cecilia



Te gjithe te duan kur jemi te mire,te bukur dhe me xhepin plot...njeriun shikoje ne raste te veshtira...



dhe ne keto raste eshte vetem familja qe te qendron prane, trust me.

Une besoj kaq shume ne unitetin e familjes, bekuar qofshin ata qe e krijuan...


Postuar nga AngelDevil datė 05 Dhjetor 2009 - 15:20:

po ri -lexoj historine e Shqiperise nga Zhan Klod Faveirial


Postuar nga lubi datė 05 Dhjetor 2009 - 16:26:

pershendetje

kam dy ore qe po lexoj kete librin e Rudina Xhunges,e meqe iu futa valles po mendoj qe sapo te dal tani nga forumi te vete te blej sikur edhe vetem te lexoj fundin,ta di si mbaron--eshte here e pare qe lexoj keshtu nje liber pasi tek ata qe kane flete direkt mbas titullit patjeter lexoj fleten e fundit e me pas/normalisht/filloj leximin e librit nga fillimi.


Postuar nga cecilia datė 05 Dhjetor 2009 - 16:55:

Re: pershendetje

Citim:
Po citoj ato qė tha lubi
kam dy ore qe po lexoj kete librin e Rudina Xhunges,e meqe iu futa valles po mendoj qe sapo te dal tani nga forumi te vete te blej sikur edhe vetem te lexoj fundin,ta di si mbaron--eshte here e pare qe lexoj keshtu nje liber pasi tek ata qe kane flete direkt mbas titullit patjeter lexoj fleten e fundit e me pas/normalisht/filloj leximin e librit nga fillimi.


Vertet e ke?!

Aman ore djale se ta tregoj une...une e kisha ne shtepi kaq vite dhe se dija...

Perfundimi eshte si cdo gje e bukur...me fund tragjik...


Postuar nga Fajtori datė 05 Dhjetor 2009 - 17:03:

Re: Re: pershendetje

Citim:
Po citoj ato qė tha cecilia

Perfundimi eshte si cdo gje e bukur...me fund tragjik...



E kush vdiq?

Kush vdiq moj?

Kush vdiq moj, fol?


Postuar nga cecilia datė 05 Dhjetor 2009 - 17:06:

Re: Re: Re: pershendetje

Citim:
Po citoj ato qė tha Fajtori


E kush vdiq?

Kush vdiq moj?

Kush vdiq moj, fol?




Nuk dua t'ja prish temen erious-it...por ty do ta tregoj ne privat.


Postuar nga agata datė 05 Dhjetor 2009 - 18:03:

Re: Re: pershendetje

Citim:
Po citoj ato qė tha cecilia


Vertet e ke?!

Aman ore djale se ta tregoj une...une e kisha ne shtepi kaq vite dhe se dija...

Perfundimi eshte si cdo gje e bukur...me fund tragjik...



O Cecilia gjithmone i ngaterron gjinite e antareve... Lubi eshte femer moj...

libri i fundit qe kam lexuar eshte

Tant et si peu qe perkthehet: "Shume e kaq pak" te autorit Robert de Goulaine...

Nje liber shume i kendshem.


Postuar nga lubi datė 06 Dhjetor 2009 - 00:19:

shume faleminderit agata qe me kurseve shpjegimin qe do me duhej ti jepja cecilias mbi gjinine time--pavaresisht nga pseudonimi qe perdor ne kete forum prej vitesh--jam femer qe po u rrotullohem te tridhjetave.


Postuar nga ingmetalboy datė 22 Dhjetor 2009 - 08:42:

"Hocus Pocus" - Kurt Vonnegut.


Postuar nga lubi datė 06 Janar 2010 - 18:58:

GOLDEN FOX

Dhelpra e arte "il zorro d'oro"--WILLIAM SMITH

po e rilexoj per te treten here tashme dhe me duket edhe me i bukur

ne fakt kam lexuar per te disaten here disa nga librat e ketij autori qe ka nje stil fantastik te te shkruarit--te mahnit.

 


Postuar nga Isra datė 07 Janar 2010 - 08:49:

Re: GOLDEN FOX

Citim:
Po citoj ato qė tha lubi
Dhelpra e arte "il zorro d'oro"--WILLIAM SMITH




Wilber Smith me duket se e ka, edhe une e kam lexuar kete liber dhe me ka mahnitur...



kohet e fundit.

"1000 diej vezullues". Khlaed Husein


Postuar nga SmoKer datė 08 Janar 2010 - 13:48:

"My Heart Became Attached" - Mark Kukis

A Strange Journey of John Walker Lindh


Postuar nga SmoKer datė 08 Janar 2010 - 13:50:

Re: Re: GOLDEN FOX

Citim:
Po citoj ato qė tha Isra


Wilber Smith me duket se e ka, edhe une e kam lexuar kete liber dhe me ka mahnitur...



kohet e fundit.

"1000 diej vezullues". Khlaed Husein



Shrimtare Afgan

kam lexuar "the kite runner" nga ky autor, verte shume prekes si histori


Postuar nga lubi datė 16 Janar 2010 - 14:46:

faleminderit Isra

ke shume te drejte faji im--eshte shkrimtari Wilbur Smith,,ka nje stil fantastik te shkruari qe te gozhdon para librit,,mua nuk me durohet faqe per faqe sa t'i perpij faqet qe shkruan ai.....ja disa nga titujt e librave qe kam lexuar:

"Engjejt qajne"

"Triumfi i Diellit"

"Bijte e Nilit"

"Papirusi i shtate"

ndersa nga shkrimtari afganas Khaled Hosseini kam lexuar edhe :"Gjuetari i balonave". 


  Gjithsej 21 faqe: « E parė ... « 8 9 10 11 12 13 14 15 16 [17] 18 19 20 21 »
Trego 1007 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.