Forumi Horizont Gjithsej 70 faqe: « E parė ... « 6 7 8 9 10 11 12 13 14 [15] 16 17 18 19 20 21 22 23 24 » ... E fundit »
Trego 70 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Historiku i studimeve gjeologjike (i detajuar) (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=153)
-- 3.III. Kėrkimet dhe Punimet Gjeologjike tė kryera nga shteti Shqiptar (1945-2000) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=752)


Postuar nga Fajtori datė 11 Prill 2003 - 04:15:

• Per te ngritur ne nje nivel me te larte kerkimet dhe studimet gjeologjike, me propozim te Ministrise, Keshilli i Ministrave me date 14 maj 1962 vendosi ngritjen e Institutit te Studimeve e projektimeve te Gjeologjise e Minierave, mbi bazen e ish Laboratorit Qendror te Gjeologjise, duke i hequr ketij te fundit analizat e percaktimet e serise, dhe duke e zgjeruar veprimtarine me studime te tjera qe nuk ishte marre me pare. Instituti perbehej nga disa sektore dhe brenda sektoreve vepronin kabinetet si sektori kimik, sektori i gjeologjise, sektori tematik, sektori mineralogji-petrografisė, sektori i paleontologjise, sektori teknologjik dhe i pasurimit. Ne vitet e para, disa nga pergjegjesat e sektoreve, apo shefa kabineti u caktuan drejtuesit e Institutit dhe te Drejtorise se Pergjithshme Gjeologjike. Ne mars 1966 me bashkimin e Ministrise se Miniera e Gjeologjise, me ate te Industrise dhe Artizanatin, u bashkua edhe Instituti i Industrise me kete, dhe me ndarjen e Ministrive ne janar 1973 u ndane perseri Institutet. Drejtora te Institutit kane qene: Eshref Pumo (nentor 1962-gusht 1965), Teki Biēoku (shtator 1965-shkurt 1966), Hajredin Kumbaro (mars 1966-shkurt 1971), Sotir Dodona (mars 1971-dhjetor 1977), Bashkim Lleshi (janar 1878-nentor 1984), Aleksander Ēina (nentor 1984-shkurt 1992), Ilir Alliu (shkurt 1992-tetor 1992), Alaudin Kodra (tetor1992-nentor 1996), Adil Neziri (nentor 1996-janar 1998), Halil Hallaēi (shkurt 1998-vazhdim). zev. drejtora pėr gjeologjinė: Rexhep Shehu (mars 1967-dhjetor 1971), Xhelil Karkanaqe (janar 1971-1975), Feti Arkaxhiu (1979-1992), Agim Pirdeni (1992-dhjetor 1998). Ne janar 1999 u shkri vendi i zev. drejtorit, dhe u be riorganizimi ne departamente, dhe mė vonė nė seksione.


  Gjithsej 70 faqe: « E parė ... « 6 7 8 9 10 11 12 13 14 [15] 16 17 18 19 20 21 22 23 24 » ... E fundit »
Trego 70 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.